Albert Zholi:Doli ne treg monografia e“Artistit të Popullit” Luftar Paja
Faqja 1 e 1

Doli ne treg monografia e
“Artistit të Popullit” Luftar Paja
Falënderoj
regjisorin dhe publicistin e talentuar Pëllumb Kulla që më ndihmoi shumë në
botimin e këtij libri.
Luftar Paja
është një artist i rrallë, njeri i shkëlqyer, por i padisiplinuar
Luftari të plaz
buzën, por të zgjat jetën
Ishte 23 maj
2005. Ra zilja e celularit. Ekrani nxori në pah emrin e “Artistit të Popullit”
Luftar Paja. Më kërkoi të bisedonim. Lashë ccdo punë dhe shkova në vendin e
takimit. Pasi më përqafoi si din ai me shumë ngrohtësi, hoqi të qeshurën e
përhershme që ka në fytyrë dhe me seriozitet më tha: Berti dua të më bësh
monografinë time. Shtanga! Nuk e besoja! Ai kishte shumë miq të artit që mund
t’ua besonte librin e jetës së tij. Do më lësh dy ditë kohë të mendohem i thashë.
Mirë, mendohu! –dhe u ndamë. Në vetvete isha i dyzuar. Ishte libri i pari
monografik. S’dija ctë bëja. Ishte një përgjegjësi e madhe për mua. E para se
ishte një artist i vecantë i humorit, e dyta se diskutuam se libri do të bëhej
në vetë të parë. Por pas dy ditësh ju përgjigja pozitivisht. Si aktor i njohur,
ai rrallë gjendej bosh dhe kjo ma vëshirësonte punën për të bashkbiseduar kokë
më kokë, pasi monografia do detaje. Dua të theksoj se ky është libri parë monografik në Shqipëri i shkruar në vetë
të parë. Sot ai është në duar të lexuesit. Unë jam munduar, lexuesi le të
gjykojë…Në vazhdim do bëhen prezent pjesë të librit….
Albert Zholi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Albert Zholi:Pjese nga monografia e Artisti te Popullit Luftar Paja
Albert Zholi
Pjese nga monografia e Artisti te Popullit Luftar Paja
Kur jam vetëm…
Më ndodh shpesh tëjem vetëm në shtëpi. I ulur në divan, rri e shoshit kujtimet e mia të cilat më shfaqentë qarta sikur t’i kem jetuar dje. Më duket vetja sikur bredh në Beharaj ose Kremenaraj,Bregas ose Dautaj, duke më ardhur pas gumëzhima e zogjve ndërsa shtrihem në shtratin e butë të përroit, që gushtit kthehej në një kërce të butë rëre. Kujtoj 11 fshatrat
që gjithnjë ëndërroja t’i shihja nën krahët e zogjve fluturakë si një gjerdan i
zbukuruar mbi qafën e fushave plot jeshillëk. Nuk mund të harroj kurrë erën e njelmët
të bajameve dhe tufat e manushaqeve brishnjare që mblidhnim në fusha, apo zgavrat
e ullinjve ku fshiheshin insekte të argjendta të cilat fluturonin ngadalë mbi ajrin
e pastër. As kërcitjen e paharrueshme të kërcunjve në vatër, kur dëbora zbardhte
12 fshatrat rreth e rrotull, mardhjen e trupit, ndërsa lagesha kokë e këmbë rrugës
për në shkollë dhe trupi im, që terej nga lagështira nën rrezet e energjisë së moshës.
Nuk mund të harroj as erën e mirë të kulaçit të ngrohtë, që ashtu i shoqëruar me
një copë djathë nape, ishte shpeshherë vakti ynë i mëngjesit.
Albert Zholi dhe Luftar Paja.jpg
Kopertina_Luftari_PARA per shtyp copy.jpg

Familja, gjeni dhe im atë
Familja, gjeni dhe im atë
Më pëlqen shumë të dëgjoj përvojat e njerëzve dhe herë pas here e gjej veten duke e bërë një copë rrugë
për dy-tri orë të mira. Qaj hallet me njerëzit. Më çudit fakti që gjithsekush nga
ne shqiptarët e ka në majë të gjuhës kureshtinë e origjinës nga vijmë, duke të pyetur
për kuç e për maç. Rrimë e flasim për gjyshërit, prindërit tanë dhe shprehjet e
historitë burojnë. Dikush, një ditë, po më shpjegonte se psikologjia tregon se përvojat
e fëmijërisë sonë kanë ndikuar në krijimin e personalitetit tonë, dikush tjetër
mendon se është gjeni e dikush tjetër, se është vetë personi. Ne shqiptarët, që
jemi rritur me mentalitetin komunist për shumë vite me radhë, u bindëm se ishim
prodhim i partisë dhe udhëheqësit tonë. Por unë kam qenë dhe jam i bindur se në
formimin e një njeriu ka të bëjë shumë familja dhe gjeni. Personalisht gjenin e
humorit e kam trashëguar nga prindërit e mi. Të dy ishin qenie me humor. Nga nëna,
mendoj se kam trashëguar batutën popullore dhe mendjemprehtësinë e përgjigjes. Nga
babai, ndoshta kam marrë forcën e fjalës dhe autoritetin, gjë të cilën e kishte
të padiskutueshme. Ai më ngjasonte me një vigan dhe me një hero të luftës, por me
tipare shumë njerëzore. Kujtimet e mia të fëmijërisë me të lidhen kryesisht me metodat
e edukimit, që çuditërisht në çdo familje shqiptare, i kanë takuar të parit të familjes,
babait. Çdo natë, ai do na grumbullonte rreth vetes dhe do na bënte moral. Na mësonte
të ishim të kujdesshëm, të bëheshim të mirë, të disiplinuar, punëtorë. Mbi të gjitha
kishte merak ndershmërinë. Im atë nuk rrinte shpesh në shtëpi, sepse puna e detyronte
të udhëtonte me shërbime, por ishte burrë babaxhan, dhe pse atëherë ishte në modë
që prindërit duhej të ishin autoritarë dhe nursëzë. Gjithsesi, unë e adhuroja kur
ai, me atë stilin e hollë dhe të sinqertë, më tregonte për njerëzit e rinj që kish
njohur, për këndvështrimet e tij ndaj ngjarjeve të cilat ndodhnin asaj kohe në fshatrat
tona, për të ardhmen, për transformimet që koha-kohës arrinin deri në Gorishovë.
Me tim atë kam pasur një lidhje shumë të bukur dhe, në njëfarë mënyre, kam qenë
gjithnjë nën vëmendjen e tij. Ndonjëherë ankohesha se mbi mua binin të gjitha ngarkesat
e vëllezërve të tjerë, siç ndodh shpesh me djalin e madh. Kontradikta që davariteshin
nxitimthi sepse e dija që për tim atë familja ishte gjithçka. Ai ishte jetim, biri
i një fshatari që kishte lindur në Gorishovë, por për shkak të vdekjes së parakohshme
të nënës kur ishte çilimi, 4 vjeç dhe rimartesës së të atit vendosi të largohej
në Hekal, duke u rritur nga dajallarët e tij. Njerka, njëlloj si te gojëdhënat e
lashta të shqiptarëve dhe atij do t’i tjetërsohej në gogol. Mendoj, se për shkak
të përvojës së tij të hidhur, ai e quante familjen gjënë më të vyer. Një faktor
më shumë për ta dashur dhe respektuar tim atë. Përveç meritave të tij personale
ishte: njeri i fortë, i guximshëm, muhabetçi, autoritar, i mbyllur; një komandant
që çdo gjë e organizonte suksesshëm. E kaluara e tij rrihte si një çekan i fortë
mbi të. Gjithnjë më ka bërë përshtypje fakti se ai u largua nga i ati dhe nuk foli
kurrë me të në gjallje, siç nuk u kthye në fshatin e tij të lindjes, derisa ai vdiq.
Ganiu (im atë) e donte shumë punën dhe nëse kam ngrënë ndonjë dackë prej tij, e
kam ngrënë pikërisht për çështjen në fjalë. Që adoleshent ai do rropatej në kazanët
e serës në Selenicë dhe më pas do aktivizohej me luftën, në njësitet guerile. Do
ishin shokët e tij të luftës, që do bëheshin njerëzit më të afërt për të, aq sa
unë i kujtoj me përpikëri: Hazbi Lamçja, Baftjar Jonuzi, Ahmet Beshaj, Ismail Dino,
Vangjel Leskoviku, që u hidhte dhe fall, Gjysho Lulaj e Mane Sinani nga Kreshpani.
Më kujtohet herë pas here, që më përkëdhelte kokën me dorën e tij të fortë dhe ndërsa
e bënte këtë ledhatim do më jepte dhe pak edukatë gratis. Ishte në natyrën e burrave
të zonës ta bënin këtë në një mënyrë krejt të natyrshme sikur me ato fjalë të të
transmetonin gjithë mençurinë e botës. Kur vdiq i ati, ai u kthye në shtëpinë e
tij në Gorishovë, bashkë me një vajzë halle, dhe ajo jetime. U kthyen në konakun
e tyre, në një vatër ku qaheshin hallet e gjithë fshatit. Kur kjo e fundit u martua,
mendoi dhe për vëllanë e lidhur për shpirt dhe i gjeti si grua një vajzë tjetër
jetime. Bënë një dasmë të vogël në shtëpinë me gardhishte me baltë, ku ishte ngritur
në këmbë vetëm një dhomë, një korridor dhe një kuzhinë e cila dallohej prej së largu
se ishte një shtëpi modeste që e klasifikonte tim atë te fukarenjtë e fshatit. “17-të,
ditë e enjte, vjeshtë e mesme 1940”, është shkruar në sepeten e nënës sime dhe kjo
datë është fiksuar sakaq në mendjen time si data e artë e martesës së tyre. Si njeriu
që kish përjetuar një fëmijëri të hidhur, të rritur nëpër dyert e botës, im atë
do të besonte shumë te familja e tij dhe, gjithë dashurinë e tij të cunguar do dinte
ta përcillte në familjen e krijuar me shumë dëshirë dhe vullnet. Një format të cilin
e gjej ende shumë të fortë te vëllezërit e mi dhe te modelet familjare që ne ndërtuam
në jetën tonë. Të gjithë vëllezërit kanë ndjekur shembullin e tij, në mënyrë të
padiskutueshme dhe kanë qenë të suksesshëm. Komunikimi ishte arma më e fortë e jona
dhe vëllazëria. Kemi qenë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin e babai dhe pse
ka vdekur, ka mbetur përsëri njeriu i fuqishëm që na udhëheq në problemet familjare
që ne kemi sot, pavarësisht se mungon fizikisht. Me urtësinë e tij, mënyrën si i
diskutonte gjërat, pa e ngritur zërin, por duke u ballafaquar guximshëm dhe me njerëzit
më të mençur, ai për mua ka qenë një shkollë më vete, ndoshta shkolla më e madhe
e jetës sime.
Çka sundonte në familjen
tonë ishte respekti dhe toleranca. Një lloj hierarkie natyrale, që te ne fëmijët,
transmetohej ëmbëlsisht nga mëma. Një grua e mençur, punëtore, e dhënë pas familjes
dhe e përkushtuar pas saj deri në madhështi. Sot e kësaj dite më kujtohen gatimet
e saja, mënyra si i tollte byreqet, si fluturonte te bagëtitë, si pastronte shtëpinë
dhe sajonte gjithçka. Një bletë punëtore. Gjatë kohës kur unë rritesha, rrallë më
ndodhte që të gjente kohë për të më përkëdhelur, sepse punët e fshatit nuk të linin
shumë tangërllëqe të tilla, por e mbaj mend buzët e saja tek na ceknin në gjumë,
ndërsa shtriheshim nëpër mindere, tek endej natën për të kontrolluar nëse i kishim
akoma shtrojat mbi trup dhe kur thurte trikot tona deri në të gdhirë, strukur në
një qoshe të shtëpisë. Nuk e di sa orë flinte ajo grua. Asnjëherë nuk e kam kuptuar
se ku e gjente gjithë atë forcë dhe energji për të çuar përpara familjen e saj,
me vështirësitë e mëdha të fshatit dhe mungesat që shoqëronin jetën tonë të përditshme.

Monografia Luftar Paja nga Albert Zholi-pjese

Një jetë me
trasta në krahë
Jam bërë i madh për të kuptuar gjithçka në periudhën e pasçlirimit. Për kontributet e tij në luftë,
babanë do e thërrisnin të ishte pjesë e policisë së zonës. Vetëm në vitin 1946,
me Reformën Agrare, do i jepnin të drejtën të kthehej në shtëpinë e tij, pasi gjatë
luftës beu ia kishte rrëmbyer atë. Ka qenë i dhimbshëm fakti se si gjatë luftës
me trasta në krahë tim atë e përzunë nga shtëpia e tij, për shkakun e vetëm se
po kontribuonte me rininë e tij që t’i sillte vatanit lirinë. Bashkë me disa fshatarë
ndërtuam një shtëpi me baltë e kallamishte përgjatë një rrëpire, afër pyllit ku
jetuam për pak vite gjatë luftës. Një shtëpi, që me të vërtetë më rrëqeth kur e
kujtoj. Aty kam kaluar vitet e para të fëmijërisë, të mirëseardhjes sime në jetë.
Nuk e di nëse jam ndjerë ndonjëherë fajtor pse isha aq i varfër edhe pse koha ishte
e tillë, ku problem ishte sigurimi i bukës së gojës dhe nuk kishte shumë pikëpyetje,
apo krahasime me të tjerët. Shtëpia jonë, që me fitimin e luftës ia morëm beut,
përmblidhte 3-4 dynymë tokë, ishte e stolisur me rrush, bajame, shegë, mana dhe
caracë të cilët në gjuhën vendase i quanin goxhamisha. Të gjitha rrethinat ishin
të veshura me hardhi rrushi të bardhë, serinë eregjel dhe rrush korith. Kishim një
lopë të cilën e mbanin sa për qumësht. Më kujtohet se në ato vite te stallat e beut
u strehuan dhe ca muhaxhirë, që kishin ardhur nga Tepelena. Njëri prej tyre ka qenë
Ali Bënça ose Ali Lazja. Ai ishte një nga figurat e shquara të naftës. Po në atë
shtëpi ka jetuar edhe violinisti i talentuar Et’hem Qerimi. Kam kaluar dy-tri vite
fëmijërie me Et’hemin në atë vend. Mjeshtëria, talenti dhe eleganca e tij si violinist
më kanë mbetur në mendje. Kur u bë reforma, në tokën tonë ishin ngritur edhe disa
stalla ku beu mbante lopët në atë kohë dhe ato mbetën ashtu siç ishin. Ish hapur
një pus në cep të shtëpisë të cilin e vumë në funksionim shumë vite më pas. Fillimisht
merrnim ujë në pusin e Beshajt dhe më kujtohet se shpeshherë e ngarkonim në kuaj
ose mushka, një punë që të nxirrte djersët çurg e që shumë herë kënaqeshim kur si
detyrë i ngarkohej vëllamit tjetër. Nga viti 1946 im atë shkoi në një kurs 1 vjeçar
të policisë në Tiranë. U kualifikua si oficer dhe e emëruan në Patos. Përkohësisht
do vendoseshim në një fshat afër tij, në Rrerës. Mbaj mend si nëpër ëndërr shpërnguljen
me një karvan 8 kuajsh dhe që na ka shoqëruar një fshatar deri në qafën e Rrerësit,
ku im atë kishte marrë një dhomë me qira në shtëpinë e Rrapo Agos. Kujtoj si vegim
të largët, por të paharruar, se Rrapoja kishte një nënë që e quanin Hyrije. Një
grua zemërflori. U stabilizuam aty dhe, duke qenë se isha në moshë fillova shkollën
te xhamia e Rrerësit. Në atë kohë familja ime përbëhej nga babai, nëna dhe tre vëllezër.
Asqeriu sa kishte lindur dhe Mit’hati ishte dy-tre vjeç. Isha në moshën kur hapej
një dritë e re për mua: shkolla. Në fshatin Rrerës, xhamisë i kishin marrë një dhomë
dhe e kishin sajuar si mësonjëtore. Kam bërë klasën e parë aty dhe kam pasur disa
moshatarë të mitë si Sherif Brokën, Antoneta Nikolla (Papa) Ferik Kasa, Lefter Sinani,
Dashamir Hajne, Xhevat Ademi të cilët u bënë shokët e klasës sime të parë. Ndërtesa,
për fat, ndodhej vetëm 200 metra larg nga shtëpia dhe ky mund të konsiderohej fat
për kohën e atëhershme, duke menduar se rrugët në raste shiu ktheheshin në këneta.
Mirëpo për të arritur te shkolla më duhej të rrugëtoja afër një vendi të shenjtë,
një shkëmb ku njerëzit ndiznin kandila me vaj, se në atë kohë nuk kishte qiri. Aty
gratë faleshin dhe njerëzit besonin se ishte vend i bekuar. Në ag, ndalnin plakat
e luteshin me ato fytyrat e tyre të rrudhura dhe të rreshkura nga vitet, në drekë,
ndalnin gratë e reja me ato futat e tyre shpeshherë të rreckosura dhe pasditeve,
burrat me kostume ngjitur pas trupit, këmishët e lëtyrta dhe kasketat e shtypura
pas kokës. Të gjithë hidhnin lekë atje. Mbaj mend se një ditë, një moshatari im
më shtiu në mendje të rrëmbenim ndonjë monedhë fshehurazi për të blerë sheqerka.
Më kujtohet si tani se e kundërshtova tërë bindje. Vetëm ideja se mund të bëhesha
hajdut, më drithëronte gjymtyrët. Babai na edukonte që të shihnim punën tonë, të
lodheshim shumë, të derdhnim djersë dhe kurrë të mos merrnim gjënë e tjetrit. Por
miqtë, kur je në një moshë delikate të qorrollepsin mendjen. Dhe unë, 7 vjeçar,
me dëshirën e gjithë fëmijëve për të poseduar para, u marrosa nga ky ves. Rrëmbyem
nga një monedhë dhe pasi e futëm fshehtazi në xhep vajtëm në shkollë. Çoç na u duk,
ama. E mbaj mend shokun tim që u ngrefos si gjel deti ndërsa unë si gjel kokoshi.
Ngrefosje që na doli nga hundët sepse kur u kthyem nga shkolla na priste aty si
pincë kujdestari i vakëfit të cilit ndokush i kishte spiunuar për dy çunat e vegjël
që kishin përvetësuar lekët e vakëfit. Me fytyrën e tij si qeramikë e papjekur,
me gishtin tregues të shtrembëruar nga dobësia dhe disa pufka kalloje dhe me fjalorin
e tij të mallkimit na tmerroi, aq sa ika duke u dridhur në shtëpi. Më çaleshin këmbët
dhe tani, kur e kujtoj tmerrin e të dridhurat që kam pasur, më kap një shtrëngim
në zemër. I kallëzova prindërve për Salon dhe kur i hapa barkun se ç’kisha bërë,
ata më detyruan të kthehesha menjëherë të dorëzoja lekët, pasi t’i kisha kërkuar
falje. Pleqtë, që ishin të pranishëm dhe më dëgjuan, pëshpëritën nën zë se kisha
bërë gjynah të madh, duke më frikësuar me shprehjet se vakëfi të ngrin dhe të tjetërson
si njeri. Unë isha kërthinjë dhe me atë botën time imagjinoja kushedi se çfarë transformimi
do pësoja. Dru, gur, kërcidhe. Kafshë brejtëse. Çfarëdolloj dreq transformimi kam
imagjinuar në atë çast. Fjalët e atyre pleqve, aq shumë kanë ndikuar tek unë sa
mund t’ju them se, ndonëse e mbaja veten për djalosh trim dhe të prapë, çdo ditë
pas atij vendimi të mallkuar për të futur një monedhë në xhep, tmerrohesha kur kaloja
në atë copë rrugicë. Më telikoseshin këmbët çdo herë dhe gati sa nuk më shpëtonte
shurra mbi pantallona. Frikë të cilën e kuptuan edhe prindërit e mi dhe që prej
asaj dite më shoqëronte nëna deri sa dilja përtej vakëfit.
Por pavarësisht kësaj
ndodhie që më lidh me fshatin e Rrerësit, mendoj se ai ka qenë një vend ku unë kam
njohur për herë të parë shkollën. Ndonëse fëmijët shpeshherë e shohin si pengesë
disiplinimin që të jep ky institucion, për më tepër ne fshatarët që harboheshim
në lodra pa fund, në shkollë nisëm të mësonim gjëra të reja. Gjëra të cilat shkonin
përtej fshatit tim, historive, bëmave, përtej Patosit që në atë kohë më dukej si
qyteti më i madh, më i bukur dhe më gjiganti në botë. Shkolla ishte çelësi që do
të më bënte të udhëtoja me fantazinë time, që të mund të deshifroja një libër dhe
të njihja historinë e botës së pafundme. Mund t’ju them se, në kohën kur unë kam
shkuar në shkollë, ishin vitet e para të pasçlirimit. Vite ku fjala rindërtim ishte
në majë të gjuhës dhe ku pjesa më e madhe e njerëzve akoma nuk e kishin marrë veten
nga lufta. Për brezin tim të shkonte në shkollë ishte luks edhe pse unë nuk mbaja
në dorë një çantë me libra siç e kanë të gjithë fëmijët e klasës së parë sot. Kisha
vetëm një dërrasë të zezë ku shkruaja me shkumës të cilën e merrja gjithnjë me vete,
të mbrojtur nga një këllëf prej lecke që më lehtësonte transportin e saj. Ajo për
mua ishte dhe fletore dhe çantë dhe libër. Në atë kohë nxënësit nuk përdornin as
penë dhe as bojë. Me shkumësa bënim kërrabat, shkronjat ose veprimet dhe më pas
i fshihnim me fshirëse lecke.
Por, edhe pse në
kushte të vështira dhe me shumë mungesa, kureshtja më shtynte ta kisha qejf atë
gjë të re e cila po hynte në jetën time dhe quhej shkollë. Kam pasur mësuese një
grua mbi 40 vjeçe e cila e kishte emrin Gjenovefa, që për vetë faktin se ndenja
pak me të, sot nuk arrij dot ta përcaktoj se ç’mësuese ishte.
Albert Zholi dhe Luftar Paja.jpg
albert ZHOLI.jpg

Similar topics
» Albert Zholi:Luftar Paja monografi
» Albert Zholi:Pjesë nga monografia Luftar Paja
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Koketa
» FLAKA E JANARIT 2011-Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi