Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh)

Shko poshtë

Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh) Empty Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 08, 2009 1:27 am

Reportazh nga Greqia
Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh) Ajet-nuro-2

Nga Ajet Nuro

Ndodh shpesh që të shkruaj diçka dhe ta harroj siç ka ndodhur me këtë reportazh të shurtër shkruar në vjeshtën e 2008. Në 2007, pas një dasme që kisha në Tiranë u nisa për në Greqi dhe pa dashur "festova" 1 majin aty...- Autori



Ndonëse kisha vetëm dy javë në dispozicion, një vizitë në Greqi ishte e pashmangëshme. E hëna, pasdasme nuk është e lehtë por në mbasditen e asaj të hëne më 30 prill e kisha harruar lodhjen dhe vëllai më tha – “Pse nuk nisesh sot, po do të nisesh nesër herët. Nisu në darkë dhe shkon rehat...” Shkon rehat... një fjalë goje. Nejse, u nisa pra, për në Greqi me një autobus të shoqërisë Joy Travel e njohur nga të gjithë shqiptarët si shoqëria e bashkëshortes së ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nanos, Xhoana Nano. Udhëtimi bëhej nga autostrada që lidh Tiranën me Durrësin pra jo nga rruga e Kavajës që sidoqë nuk është dhe aq e rehatshme. Do të kisha dashur shumë që udhëtimi të ishte bërë ditën sepse kisha kohë që nuk kisha udhëtuar nga Tirana në Durrës nga ai segment dhe dua të them që në atë rrugë kam parë ndryshime që nuk i kisha parë as në 2003-shin as në këtë udhëtim të fundit pra në 2007. Gjithçka mu duk moderne dhe nuk e di pse më jepte përshtypjen se udhëtoja diku në udhët ndërprovinciale kanadeze apo nëpër rrugët ndërshtetërore (Interstate) në Amerikë. Nuk mund të them se shijova gjithçka, pasi shpejtësia me të cilën ecte autobuzi dhe errësira që po binte, bënin punën e vetë e ndoshte përshtypja e mirë që më la kjo rrugë ishte edhe produkt i dritave por sidoqë të jetë kjo rrugë më la përshtypje të mira. Nga Durrësi gjer në Kakavi, nuk besoj se ka shqiptar që nuk di ta përshkruaj këtë pjesë rruge që është ndoshta edhe aksi më i ngarkuar nga të gjitha rrugët kombëtare. Shtatë orë udhëtim nga Tirana në Kakavi flasin vetë. Me të vërtetë një udhëtim i rehatshëm...
Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh) Greece20072007111

Keni udhëtuar nga Kakavia natën apo më mirë pas mesnate? Zbrisni, hipni, pse, nga, qysh... janë nga shprehjet tip që ti bëjnë në të dy anët e kufirit. Aty u bëra pishman që nuk u nisa në mëngjes herët. Çfarë do një shqiptar me pasapost kanadeze në këtë orë? Ku shkon, nga ke ardhur. Nejse, edhe unë po të isha në vendin e atyre që pyesnin nuk do toleroja dhe mbase nuk do bëja ndryshe. Për më tepër që një shqiptar tjetër që kush e di se si e kishte hallin e kthyen, pra nuk e lejuan të hynte në Greqi. Aty, në atë pikë e sheh se ç'do të thotë të jesh shtetas i një shteti që në 17 vjetë nuk ia mbrrin dot të siguroj një minimum, të bëjë që shtetasit shqiptar të munden të lëvizin të lirë. Veç kaq. Veç kaq?! Po të paktën si fillim...

Kur kalon kufirin grek, asgjë për tu shënuar. Monotoni. Mëngjesi na zë afër Patrës që ishte dhe destinacioni im i fundit me Joy Travel. Duke zbritur nga kodrat që të çojnë në atë ngushticë që dikur kalohej me traget, që larg dallohet ura e famshme Rio-Antirio një nga mrekullit më të fundit të arkitekturës evropiane. E pra nuk mund të vazhdoja rrugën pa shijuar këtë vepër arkitekturore dhe pa bërë disa fotografi.




Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh) Urarioantirioan1Pas urës në rrugë. Më duhej të shkoja në Zaqintho ku jetonte motra me familjen. Stacioni i autobuzit që të çonte drejt bregut më të afërt me ishullin e Zaqinthos ishte pranë portit. Mbrrita në port dhe aty më duhej të prisja. E dija që ishte e martë, por as që më kishte shkuar në mendje se ajo ditë ishte 1 maj. Një maji ndoshta në Amerikë dhe Kanada është një ditë si gjithë të tjerat, ndërsa në Shqipëri ka qenë dita e klasës punëtore, pra dita e klasës që në Shqipëri dikur thuhej se ishte në pushtet. Më 1 maj për 45 vjet bëhej parakalimi triumfues i klasës punëtore në Tiranë (dhe kudo por sidomos në Tiranë ku dilte për të festuar edhe shefi i kllasës...) E pra, aty, në Patra duke pritur autobuzin, mora pjesë padashur në festimet e 1 majit. Thjesht për theksuar që Greqia ka një prirje majtisto-komuniste edhe më të theksuar nga Shqipëria që padashje u udhëhoq nga komunistët. Partia Komuniste greke, ndonëse një parti “margjinale” është një parti që ka patur gjithmonë përfaqësues në parlamentin grek. Nuk është qëllimi këtu të analizoj të majtën greke por nuk mund të le pa përmendur se një nga grupet më radikale e pse jo kriminele siç ishte grupi 17 nëntori, frymëzohej nga idetë komuniste. Nuk mund të kuptohet ndryshe ai antiamerikanizëm që manifestojnë grekët, ndonëse Amerika ka derdhur miliona nëse jo milliarda në programe civile e ushtarake në Greqi. Si rezultat ajo që mbetet nga këto llogaritje është se ndonëse Amerika u ka dhënë para (Amerika i ka mbajtur me bukë) grekët nën influencën e komunistëve (KKE) por dhe ekstremit të majtë të PASOK-ut kanë krijuar ndjenja urrejtjeje ndaj imperializmit amerikanë (grekët pra u bien me gurë... ) Kështu që në atë ditë të 1 majit 2007 përveç sindikatave që e kishin ditën e tyre, të plakur, por të vendosur, marrshonin edhe anëtarët e KKE (Komunistiki Komma tis Eladhos apo Kapa-Kapa-Epsilon). Janë ata garancia e mbrojtjes së interesave të Klasës punëtore por pse jo edhe varrmihsit e kapitalizmit... Ujku qimen (flokët e bardhë...) e ndërron ...
Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh) Greece200720112an1

Nejse, ndonëse shi, udhëtimi për në ishull nuk shkoi keq. Në autobus dhe pastaj në traget nuk mungonin bashkëkombasit e mi. Shumë prej tyre, me dukumenta, shumë pa dokumenta, në një vend që i ka sjellë halli por që sidoqë të jetë puna, shumicën prej tyre i mban me punë dhe u siguron të nesërmen.

Zaqintho, është një ishull shumë i bukur dhe, si shumica e ishujve grek, shumë turistik. Aq sa, veprimtaria kryesore në verë është turizmi. I kënaqur që mbrrita në Zaqintho për të takuar motrën që kishte kaluar probleme shëndetsore, përfitova nga qëndrimi i shkurtën në Zaqintho për të shijuar bukuritë e këtij ishulli grek, një nga më të frekuentuarit e turistëve të huaj.
Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh) Greece2007202811

Me anë të digitalb shqiptarët kanë mundësi tashmë të jenë në lidhje “direkte” me atdheun. Kështu në mbrëmjen që mbrrita në Zaqintho, ndoqa lajmet nëpërmjet Top-Channel. Edhe në Shqipëri ishte 1 Maj. Çuditërisht, ndërsa në Greqi, forca që bënte më shumë zhurmë ishte KKE pra partia komuniste, në Shqipëri tonin kësaj dite ia dha një organizatë jo qeveritare siç është MJAFT. Ndoshta kjo është fitim prurëse për një organizatë që dëshiron të jetë sa më masive. Por, dhe ky është mendimi im, ky zell ndoshta e zbulon MJAFT para akuzave për qëndrim të njëanshëm nga e majta për të mos precizuar një preferencë të kësaj organizate për një nga partitë e opozitës së majtë. Me drejtues që përgatiteshin të futeshin në politikë, mbase edhe unë ia fus kot... Një pozicionim i parakohëshëm është i paguar në të ardhmen. Ani se, më 1 maj 2007, shpenzimet për aktivitetet i paguante një organizatë jo qeveritare...

Larg politikës... Udhëtim drejt Athinës. Një “Jo” kthimit me autobuz. Veç autobuzit ka dhe Albanian Airlaines... Kthimi në Tiranë për tu përgatitur për tu kthyer në Kanada.

Ajet Nuro


Shënim: Ky shkrim është shkruar në vjeshtën e vitit 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi