Fadil Demaku: Demokracia primitive kosovare; O loptë e mia ma t'mirat n'katun
Faqja 1 e 1
Fadil Demaku: Demokracia primitive kosovare; O loptë e mia ma t'mirat n'katun
Fadil Demaku: Demokracia primitive kosovare; O loptë e mia ma t'mirat n'katun
PDK-së dhe AAK-së si parti që dolen nga lufta, në vend që të ishin shembull i demokracisë , ato vazhduan të funksionojnë edhe pas lufte sikur të ishin në luftë. Lufta e tyre , tashmë ishte shumë më e lehtë, sepse përballë kishin vëllazërit e tyre që i shikonin si heronj. Dhe këta duke u krekosur para tyre edhe mund t'ua merrnin kokën apo hipnotizonin për të marrur koka tjera.
Tragjedia kosovare nuk mbaron me shkuarjen e shkive... Pas tyre fillon tragjedia e re...
Sa njerëz jetojnë të ndarë dhe me mallin e familjës si rezultat i demokracisë primitive të Hashim Thaqit e njerëz gjysëmanalfabetë që sillen rreth tij dhe përdhunojnë inteligjencën kosovare tek heshtë e fyer para tyre dhe pa dinjitet. Por Hashimi është i mençur vet dhe nuk ka nevojë për njerëz tjerë të mençur veç ndonjë Azem Syle apo Xhavit Haliti në prapaskenë, që përgatisin kurthe pë intelektualët apo i ndërsejnë "qentë e tyre"...duke i hipnotizuar sikur bëjnë vepra patriotike dhe vrasin inteligjencën në emër të popullit.
E populli është Hashimi, Ramushi, Azemi, Xhaviti...ata kanë të drejtë të falsin në emrin e popullit të tyre...E ne që nuk jemi populli i tyre endemi nëpër botë me mallin e familjës , apo edhe raste më drastike të ndarjës nga prindërit pa qenë prezent aty, sikur unë apo miqtë e mi që jetojnë të ndarë edhe nga fëmijtë e tyre, me të vetmin faj pse nuk jemi populli i tyre.
Drenica kurrë nuk ka patur njerëz më të mirë në pushtet, më thotë vëllau i im. E vëllau i im është profesor...
As ai nuk e kupton lojën me krenarinë e Drenicës dhe pres ta bëjnë ata që viktimat e terrorit të kuq Azemian...shkojnë i frikësojnë për të shkuar te Azemi e gjunjëzohen para ti e ti thonë" se ti je "zoti vetë" dhe nuk u besoj akuzave ndaj teje,sepse ti je " hero i popullit" tënd...Ti kurrë nuk ke vrarë as lënduar kend.
Ja deri në ç'shkallë është rritur tragjedia e kuqe në Kosovë, më falni në Drenicën time...
Intelektualët e dështuar- gjysëmintelektualët me hu në krah ndërtojnë demokracinë kosovare. SHIK-u i ngritur pa kurrëfarë baze ligjore edhe më tutje vazhdon punën për të ngritur listat e atyre që duhet likujduar pas shpine, apo ndrequr samarin...
Kjo është Drenica e Hashim Thaqit!
Drenica, Skënderaj, Malisheva...ku mbeti Kaçaniku apo edhe ndonjë Shtime...edhe Abria ime, gadi harrova...mos harrova ndonjë katund tjetër...
Prototipi i Hashimit në rrafshin e Dukagjinit vazhdon me te njejtin avaz...Deçani dhe rrafshi i Dukagjinit duhet të paguajnë taksa edhe për shtetin e Kosovës, por edhe për heroin e tyre dhe Partinë e tyre...
AKR nuk ka nevojë të paguajë antarësi, shyqyr zotit Behxheti ka para mjaftë dhe nuk kërkon haraç, por e ka shok Hashimin dhe për të renovuar një objekt merr aq miliona sa do të ndërtonte edhe një tjetër,madje pak më të bukur. Paraja te para thotë populli i mjerë, por jo ai i Hashimit.
Regjioni më i padëmtuar prap ngelet Dardana dhe do fshatra për rreth, bile Behxheti nuk ka nevojë të vret askend. Kjo është veti shumë pozitive për një politikan aktual kosovar. Sa kisha dashur të jem nga Dardana tash. Do të krenohesh se Behxheti nuk ka vra kend me plumb...
Të gjithë e dijmë se udhëhqësit e popujve të vet në Kosovë kanë përgjakur duart me popullin tjetër në Kosovë, që nuk është i tyre...
A thua sa popuj jetojnë në Kosovë!?
Llogaritni secili udhëheqës ka popullin e vet dhe në emër të tij ka të drejtë të vras popullin tjetër, që ja okupon karrigën, por edhe kuislingët nga radhët e veta, që shfaqin ndonjë simpati ndaj popujve tjerë. Nuk dij çfarë do të thonë për mua pse i dua të gjithë këta popuj njësoj.
Populli i Dukagjinit
populli i Drenicës
populli i Dardanës
populli i Llapit
populli i Kosovës Lindore, nuk mund ti veçoj, por për këtë do të detyrohem të vazhdojë qëndrimin e përkohshëm në SHBA. Po sikur Kosova ti kishte treqind milion banorë, atëherë dyqind popuj të ndryshëm do ta përbenin atë. Pas dyqind vitesh, prap do të ringjallej Xhorxh Washingtoni për t'i bashkuar sërish...
Edhe unë kam diçka të përbashkët me Xhorxh Washingtonin, jetoj në Amerikë dhe kam dëshirë të bashkojë gjithë popujt e Kosovës!
Në Prishtinë, në sheshin "Nëna Tereze", tash e dhjetë vite po mbahet koncert publik i Hashimit, Azemit, Xhavitit, Ramushit, Behxhetit, Nexhatit dhe Sejdiut me moton:
"Loptë e mia ma t'mirat n'katun."
Dikund atje në mes lopët vriten. Ajo me brinat më të mprehtë therrë shytën se ato me lara janë të gjitha;kuq e zi. Të ngjyrosura për bukuri...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Demaku: Diçka si ese mbi patriotizmin kosovarë dhe ligjet e Darvinit
» Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare!
» Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku:EMRI YT SKALITUR NE GUR
» Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare!
» Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku:EMRI YT SKALITUR NE GUR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi