Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90

Shko poshtë

Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90 Empty Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 1:04 pm


Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90 U1blendifevziu1

Bisedoi: Edison Kurani, Koha Jonë

Interviste me gazetarin dhe analistin e njohur Blendi Fevziu, drejtues i emisionit "Opinion" ne Tv Klan, dhene per gazeten "Koha Jone", ne kuadrin e pervjetorit te Levizjes se Dhjetorit '90 ku ai ishte nje nder protagonistet, ne rreshtin e pare te atyre qe kerkonin ndryshimin e madh per Shqiperine

Me 8 dhjetor mbushen 19 vjet nga dita kur ne Shqiperi, duke nisur nga Qyteti Studenti, nisi levizja studentore e cila solli pluralizmin. Sot shumekush kujton faktin se ishin kohe vertet te veshtira. Regjimi komunist, ndonese ne grahmat e tij te fundit, perpiqej te mbahej me cdo kusht. Policia dhe strukturat e tjera te aferta me to, ishin plotesisht ne sherbim te shtetit dhe te dilje ne protesta ishte me shume se nje guxim i castit.

Megjithate, 8 dhjetori dhe mengjesi i te nesermes 9 dhjetor me marshimin e studenteve ne rruge duke nisur nga Qyteti Studenti e me tej, i hapi rrugen 3 dite me vone shpalljes zyrtarisht te pluralizmit politik dhe nje dite me pas, u lajmerua krijimi i Partise Demokratike, e cila pak jave me vone nxori dhe organin e saj "Rilindja Demokratike". "RD", ishte ne ate fillim, gazeta qe perpihej nga shqiptaret, e etur per ndryshim.

Blendi Fevziu ishte nder ata studente qe pse jo, bene historine pasi u rreshtua perkrah te rinjve te tjere qe donin mese te bindur, qe ne Shqiperi te vinte demokracia, per me teper ne kushtet kur ndryshimi, ne thuajse te gjitha vendet e tjera te rajonit, kishte nisur ose ishte ne precipitim e siper.

Kane kaluar 19 vjet, megjithate, si nje ngjarje unike, ka interes te vecante per t'u treguar qytetareve, jo vetem atyre qe nuk i kane perjetuar ato dite te medha por edhe te tjereve qe kane qene kaluar nen ankth dhe gezim njeheresh, detaje nga ato dite te ftohta te dimrit '90 kur askush nuk e dinte me siguri se si do te perfundonte kjo Levizje.

Ne nje bisede me "Koha Jone", gazetari Blendi Fevziu kujton ato dite qe ndryshuan Shqiperine.

Sot, 19 vite pas Dhjetorit '90, cila mendoni se ishte arritja me e madhe e levizjes studentore?

Ka vetem nje arritje te asaj levizjeje, qe i sfumon gjithe te tjerat dhe i ben ato periferike, Pluralizmi politik. Kjo eshte e para, e dyta, e treta dhe e fundit!

Ju ishit ne vitin e diplomimit por, ashtu si ne shkolle te mesme, kishit marre mesime ideologjike komuniste permes lendeve te shumta qe regjimi detyronte te studioheshin, si Histori e PPSH, Marksizem-Leninizem, etj.. Madje dhe letersia qe studiohej ishte e politizuar dhe shume kryevepra boterore konsideroheshin dekadente. Pse mendoni se nuk ndikoi gjithe ai "terror ideologjik" ne vendimin tuaj per t'iu bashkuar levizjes per ndryshim?

Personalisht besoj se kjo pyetje nuk me perket. Une vija nga nje familje qe nuk e donte komunizmin, qe nuk e kish dashur qe ne fillimet e tij dhe si e tille, besonte se komunizmi ishte nje filozofi e gabuar, e keqe, qe do te binte nje dite. Rrezimi i tij, dhe me heret degradimi i tij, ishte nje nga fitoret morale te atyre qe me kishin mesuar te besoja se cdo gje e keqe, pavaresisht triumfit te perkohshem, bie nje dite. Ky besim me eshte ngulitur thelle, dhe sot, besoj edhe me shume se dicka abuzive, nuk mund te triumfoje kurre perfundimisht. Ne fakt, historia nuk lidhet vetem me 8 dhjetorin, apo 9 dhjetorin. Historia nis me heret. Me 1989 - 1990, ne kuptuam se ata qe nuk e donin komunizmin, nuk ishin me pakice, por shumica e popullates ne Shqiperi. Perestrojka dhe Gllaznosti, figura e Gorbacovit dhe shume detaje te tjera, edhe pse pa lidhje direkte me Shqiperine, e kishin shkermoqur ne syte e njerezve komunizmin tone. Ngjarjet e Polonise, ato te Murit te Berlinit dhe sidomos vrasja e Causheskut, i binden njerezit qe komunizmi shqiptar ishte vetem ceshtje kohe. Pastaj erdhen ambasadat. Problemi nuk ishte se c'do te ndodhte, por kur do te ndodhte. Dhe ndodhi nga data 8 deri me 12 dhjetor 1990!

Ne prag te nderrimit te viteve, kujtoj mesin e dhjetorit, ne disa qytete kryesore te vendit, shperthyen protestat. Ne ato dite te veshtira shteti nuk ngurroi dhe nxori tanket ne rruge. Shume njerez u konfrontuan me to dhe kjo erdhi ne situaten kur pluralizmi ishte shpallur dhe de jure. Pse mendoni se precipitoi situata ne ate menyre?

Ajo situate eshte ende kaotike sot, por besoj se shume vete nuk kishin besim se komunizmi do te ikte me vote dhe me zgjedhje. Per shume njerez pluralizmi ishte dicka qe nuk iu duk se do te ndeshkonte nje klase politike qe ata e benin pergjegjese per urine, shkaterrimin ekonomik, moral, izolimin dhe dhunen. Mendonin se vendi kishte nevoje per nje zgjidhje me radikale dhe ndoshta tentuan ta benin kete. Nuk besoj se kjo ishte zgjidhja me e mire, por mund te ishte shfrytezuar politikisht. Ne keto kushte PPSH nuk do t'i fitonte zgjedhjet e 31 Marsit 1991 dhe Shqiperia nuk do te humbte nje vit tjeter te vlefshem deri me 1992.

Ne levizjen e dhjetorit spikaten me shpirtin rebel, i ndjeri Azem Hajdari, por edhe kryeministri aktual madje dhe kryetari i sotem i PS, Edi Rama dhe nje sere emrash te tjere. Si i keni njohur ne ate periudhe dhe sa mendoni se i kane qendruar afer ose larg atyre aspiratave?

Te gjithe i kam njohur personalisht dhe nga afer kryesisht ne ato dite, ose ato qe pasuan. Azem Hajdarin e kam pare fillimisht ne demonstraten e dates 9 dhjetorit tek Liceu Artistik. Ishte dita qe kish veshur nje xhup inkeliti dhe nje pale pantallona blu xhins te zbardhura, nje luks i rralle per kohen. U ngrit mbi supet e disa djemve dhe replikoi me Lisen Bashkurtin ne nje menyre befasuese. Rinine shqiptare, e perfaqesojme ne, tha, jo nje coban! Nuk e harroj dot ate moment dhe kam bindjen se Hajdari i takon asaj kategorie personalitetesh, qe gjithe karriera e mepasme, iu sfumohet nga momenti qe i nxori ne pah. Gjithe karriera e mevonshme e Hajdarit, nuk e kapi kulmin e atyre 4 diteve. Kater dite qe i kane siguruar nje vend kyc ne historine e Shqiperise. Berishen e kam njohur me 10 dhjetor, paradite ne Qytetin Studenti dhe mbaj mend se ma ka prezantuar Besnik Mustafaj. Ishte nje moment tensioni, por edhe kaosi. Nje gje s'duhet ta harrojme: Ne dhjetor 1990, nuk mendonim si mendojme sot dhe nuk i dinim gjerat sic i dime tani. Kam pare kujtime qe me befasojne. Kam pare ish-protagoniste te asaj kohe qe flasin sikur e dinin jo ate qe po ndodhte, por edhe ate qe do te vinte 20 vjet me pas. Kjo eshte absurde. Askush nuk e dinte se c'do te sillte e nesermja dhe kishte vetem nje bindje: Shqiperia nuk mund te mbetej Kuba e Ballkanit dhe duhej te ndryshonte. Kam pershtypjen, nga sa e kam pare edhe keto 20 vjet, qe Berisha ishte njeriu me i qarte ne ate dhjetor. Ai kishte nje lloj projekti politik. Dy persona mendoj se kane pasur me shume aftesi te shikonin pertej atyre diteve: Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Edi Ramen e njihja nga basketbolli i Dinamos, por personalisht jam prezantuar nje muaj me vone. Ai mungoi rastesisht ato dite, por mendoj se Blendi Gonxhe perfaqesonte edhe frymen e tij. Mbaj mend mbledhjen nga e cila ai u largua mes kaosit dhe fjaleve te kota qe prodhonte cdo njeri qe e ndjente veten protagonist. Rama donte te angazhohej, ai ndihej i ngarkuar politikisht dhe kete e tregoi edhe me vone, kur u be mjaft aktiv ne politike.

Disa dite pas 8 dhjetorit, ju keni shkruar nje artikull te cilin, me sakte me 24 dhjetor 1991, qe e publikuat ne gazeten "Studenti". Ishte ky, shkrimi juaj i pare? Mund te na permblidhni disa nga pikat qe parashtruar ne ate artikull?

Nuk ka qene shkrimi im i pare dhe daten e detajet nuk i mbaj mend, por me siguri, duhet te kete qene shkrimi i pare i lire. Shkrimi qe mbaj mend shume mire, ka qene "4 ditet e medha te studenteve", qe botova bashke me Ben Blushin ne numrin e pare te gazetes "RD", organit te pare te opozites ne Shqiperi pas thuajse 70 vitesh. Ishte shkrimi im i pare ne nje organ te vertete dhe besoj se ndoshta kurre ne jete nuk do kem me nje tirazh dhe lexim te atille. 100 mije kopje te prodhuara dhe nje uri per ta gjetur dhe lexuar qe nuk besoj se rikthehet serish nje dite. E kujtoj ate dite, kujtoj Frrok Cupin e Prec Zogajn qe qendronin ne nje tavoline me 3 studente per te bere, me 5 - 6 vete, gazeten me te kerkuar te historise se Shqiperise. Me ate shkrim, hyra ne gazetarine e vertete, nje profesion ku qendroj ende.

Ndonese sot ju jeni ne menyre konstante larg politikes, nuk mendoj se gaboj nese them se ne ato vite te para te pluralizmit shqiptar, jeta juaj ishte e perfshire shume nga atmosfera politike. Keni perjetuar te gjitha ndryshimet qe ndodhen ne keto 19 vjet por serish mbetet jashte politikes. Pyetja ime eshte: Kjo zgjedhje u ndikua vetem nga fakti se ju perqafuat profesionin e gazetarit dhe analistit, apo parapelqyet te mos perfshiheni ne politike, duke e ndjekur ate nga afer permes profesionit te zgjedhur.

Nuk ka qene as kaq e menduar dhe as kaq e prere! Kam tentuar te merrem me politike, por kjo kerkonte braktisjen e plote te profesionit qe e kisha me shume pasion. Mendoj se qe nga viti 1996 e ketej, kur politika e angazhuar nuk ka qene me pjese e jetes sime, nuk kam pushuar asnjehere te ecuri ne kufijte e politikes. Jane ca kufij jo te qarte, kur ti nuk e kupton dot se ku mbaron gazetaria dhe ku fillon politika. Por ka edhe dicka, s'ka asnjeri tjeter qe merret me politike me shume se sa nje gazetar politik. Ndaj mund t'ju them se tani, dita ime eshte e gjitha e mbushur me diskutime politike dhe jo vetem. Prej thuajse nje viti, po shkruaj nje liber te ri, nje ditar politik qe permbledh ngjarjet me te rendesishme te Shqiperise, qe nga 9 nentori 1989 deri me 31 dhjetor 2009. Jane ngjarje ku kryesisht kam qene deshmitar i vemendshem si pasoje e profesionit dhe pasionit tim. Ne te kuptohet se sa te lidhur jane gazetaret me politiken dhe se sa ndikojne direkt apo indirekt, me artikujt e tyre ne te.

Dy vite pas levizjes dhjetoriste qe i celi rrugen demokracise ne Shqiperi, ne vitin 1993 ju publikuat librin "Piedestale pa statuja". Per lexuesit ka interes te kujtoni tani pas 16 vitesh si lindi ideja per ta shkruar?

E kam shkruar ne pranveren e vitit 1992, kur filluan shkrimet e para debatuese dhe denigruese per shume protagoniste te levizjes se dhjetorit 1990 qe nuk ishin me dakord me drejtimin politik te PD se asaj kohe. Ishin deformime te frikshme, qe vijojne ende sot ne shtyp, nisur nga pasione politike apo preferenca personale. E shkrova ne 3 muaj dhe besoj se eshte nje deshmi korrekte, e asaj qe kam pare une, nga kendveshtrimi im. Nuk eshte nje histori qe i perfshin te gjithe, por nje version i personalizuar i asaj ngjarjeje te rendesishme. Sot, thuajse 19 vjet me pas, eshte nje nga tre botimet e vetme per ate kohe.

Po behen gati dy dekada te permbysjes se regjimit totalitar, atehere, me moton "E duam Shqiperine si gjithe Europa". A mendoni se afro 20 vjet ishin shume qe endrra juaj e asaj kohe te nise te behet realitet, fillimisht me 2010 me liberalizimin e levizjes ne Evrope dhe ndoshta pas 5 vjetesh me hyrjen ne BE? Cilet kane qene sipas jush, faktoret qe ngadalesuan procesin dhe a shihni mundesi pershpejtimi ne te ardhmen?

Nuk ka asnje dyshim qe Shqiperia ka ndryshuar shume. Mund te ishte bere me shpejt, me mire? Padyshim po. Por mund te kishte ecur dhe me keq. Une besoj se ne pergjithesi, ritmi i ecjes keto 19 vjet, eshte me i larti ne historine e shtetit shqiptar, i ngjashem me ate te viteve 1925-1939. Debatet e tjera padyshim qe vlejne, por askush nuk mund te thote se e dinte me saktesi rrugen ne ate dhjetor te 1990, kur vendi dilte nga nje izolim politik 50 vjecar dhe nje izolim gjeografik shume shekullor.

Nje pyetje e fundit: A do te merrni pjese sivjet ne pervjetorin e Levizjes? Ne mos gaboj, vitet e tjera ju keni refuzuar ta beni kete...

Jo, nuk besoj se do te marr pjese. Qe prej vitit 2000 nuk marr pjese ne asnje festim. Me duket gjithcka banale dhe pre e protagonizmit te disa njerezve qe s'kane bere me dot asgje ne jete dhe qe e perdorin kete date si nje flamur qe e ngrene ne ballkonin e jetes se tyre, cdo 8 dhjetor per t'u kujtuar. Mbaj mend se hera me e bukur qe kujtoj ka qene viti 1994, kur te mbledhur ne kiosken e Blendi Gonxhes, shume vete qe kane qene atje ne dhjetor, treguan se si kishin ardhur dhe ku kishin qene ate jave. Ate dite, zbulova se rruget e mberritjes, shtysa dhe protagonizmi kishte qene shume i ngjashem per shume nga ne qe as e njihnim njeri - tjetrin. Fati na kish bashkuar pa dashje, ashtu si di ai, ne Rrugen e Elbasanit apo ne sheshin e Qytetit Studenti, per te projektuar te ardhmen tone te perbashket dhe per te na arshivuar ne kujtese, padyshim 4 ditet me te bukura te jetes...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi