Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për balotazh, angazhohen 4 mijë policë

Shko poshtë

Për balotazh, angazhohen 4 mijë policë Empty Për balotazh, angazhohen 4 mijë policë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:19 am

Për balotazh, angazhohen 4 mijë policë Zgjedhjet-490x320
Për balotazh, angazhohen 4 mijë policë


Nga Express

Për garën e balotazhit që do të mbahet këtë të diel, në 21 komuna të vendit do të jenë të angazhuar rreth katër mijë zyrtarë policorë.

Kjo u bë e ditur sot gjatë konferencës së rregullt për media të policisë.

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, Granit Fetahu, tha se sikurse në zgjedhjet e raundit të parë, edhe kësaj here, Policia e Kosovës do të punojë me planin e saj operativ. “Policia e Kosovës është e përgatitur që në çdo situatë të jetë në gjendje t’i ofrojë siguri qytetarëve që ata të mund të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Fetahu.

Me këtë rast, u bë e ditur se tashmë materiali sensitiv për votime ka mbërritur në Kosovë dhe se është nën kontroll të vazhdueshëm nga ana e njësive të specializuara policore.

Drejtori ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peçani, saktësoi se të shtunën, materiali josensitiv do të distribuohet në të gjitha qendrat e votimit, derisa materiali sensitiv do të shpërndahet në mëngjesin e 13 dhjetorit, duke filluar prej orës 5.

Listat e votuesve do të jenë po ato që janë përdorur më 15 nëntor, megjithë mangësitë që janë vërejtur. Por, Peçani premtoi se azhurnimi i listave të votimit do të jetë prioritet në vitin 2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi