UNIONI, SHQIPËRI-KOSOVË GARANCI PËR INTEGRIMIN NË BE
Faqja 1 e 1

Ekuacioni thyesor me numëruesit Kosovë e Shqipëri ka një emërues të përbashkët: shqiptarët. Sepse ka këtë emërues pa merr ngjyra mirfilli legjitime, harmonike, të drejta e pa kurrëfarë “reaksioni kimik lidhur me stabilitetin në Ballkan”. Qënësia e Shqipërisë si shtet, nuk mund të jetë pengesë për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ashtu sikurse mund t’ju servirnim shembuj nga historia e krijimit të shteteve te tjera. As Rumania nuk qe pengesë për krijimin dhe mbijetesën e shtetit të Moldavisë ose, as ekzistimi i Francës nuk paraqiti pengesë për kantonet-shtete në Zvicër, madje, as bashkimi i dy gjermanive nuk prodhoi reaksion të një precedenti negativ-perkundrazi. Pra, precedent të tipit dhe llojit idem janë me shumicë dhe që paraqesin shembuj pozitivë lidhur me këtë çështje. Më në fund, edhe Kosova e shpallur si shtet i shqiptarëve (ashtu si duhej të ndodhte), nuk është aspak rrezik i shtimit të influencës shqiptare në Ballkan. Përkundrazi, prania e dy shteteve shqiptare në Ballkan ( qoftë edhe në këtë formë hibride), duhet konsideruar më tepër si një handikap, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Evropë, duke pasur parasysh synimet dhe të drejtën historike të shqiptarëve për të jetuar së bashku, nga njëra anë dhe nga tjetra, qëndrimet negative të disa shteteve ( që nuk njohin ende pavarësinë e saj). Këto vende, Kosovën shtet të ri, e shikojnë si kazus-precedent të rrezikshëm për shtëpitë e tyre kur fare qartë dihet se ky rast është unikal në llojin e vet. Në rastin konkret, Kosova i përmbush të gjitha kushtet e qënies shtet i pavarur dhe sovran. Nëse do të kontestohej nga pikëpamja territoriale, mund të kujtojmë se në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova. Nëse do të kontestohej nga ana numerike e popullatës, në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova. Nëse do të kontestohej si shtet i ri, në OKB në periudhën prej 1990 – 2002, janë pranuar 34 shtete të reja. Prandaj, nuk thuhet kot se aty ku janë të pranishme faktet, fjalët bëhen të panevojshme.
Edhe pse deri më tash po “notojmë” në ujra të turbullta brenda kontekstit “Kosova e pavarur”. Kështu që jo vetëm ekzistenca si shtet i pavarur është më se legjitim( madje e vonuar), por edhe një union i mundshëm Kosovë-Shqipëri, sërish, do të ishte legjitim po aq, qoftë juridikisht e qoftë historikishtë. Do të ishte normal një union i tillë sepse do të bashkonte, të paktën ekonomikishtë, dy gjysmat e së tërës. Ja pse ekzistenca e dy gjysmave të ndara nuk përfaqëson aspak ekzistencën e një pjese të tërë: Nga njëra anë, veriu i Kosovës (zona e Mitrovicës ku komandojnë enklavat e biznesit serb) ku forca e shtetit të ri është e papërfillshme si ligjërisht, ashtu dhe administrativisht; aneksimi i pjesës lindore të saj (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në vitin 1945 ) dhe moskokëcarja e qeverive të shtetit të ri, për mbështetje qoftë edhe propogandistike-morale, janë argumente të mjaftueshmë të ekzistencës së një shteti të drojtur e frikacak. Shet i privuar nga territori i tij historik, i privuar nga popullsia e tij e së njëjtës etni dhe, më dramatikja, pa përvojën e një sjellje politike të edukuar. Ky është, de fakto, shteti i ri i Kosovës. Nga ana tjetër, Shqipëria politike (ose londineze), ose gjysma tjetër, që vërtitet ndërmjet kinse stabilitetit e krizave qeveritare, herë shërbëtore e interesave ekonomike që i detyron vetë globalizmi e herë e nënshtruar nga presione “pozitive” të ndërkombëtarëve, e ndodhur shpeshherë në rolin e fëmijës me sjellje të dobët, nuk ka gjetur vetveten, aq sa të vetëshndërrohet në epiqëndër “edukimi-politik” për klasën e saj politike e aq më pak udhërrëfyese e politikës “adoleshente” të shtetit të ri të Kosovës. Edhe pse, për ta bërë këtë, politika e Tiranës, ka disa armë legjitime: aspiratën shekullore të një populli të së njëjtës etni të legjitimuar si vullnet të shqiptarëve, qartë në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ;”me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…”, të drejtën juridike të shtetit shqiptar për suport juridiko-ekonomik ndaj shqiptarëve kudo që gjenden, sërish, nga ligji themeltar i tij ( kushtetuta e tetorit, 1998) në nenin 8 pika 1 ku cilësohet : “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Kështu që, përvec elementëve juridiko-historikë që garantojnë një union të mundshëm dhe jo të rrezikshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, lipset një vullnet dypalësh me një strategji të mirfilltë kombëtare. Edhe pse, për momentin, nuk “lejohet” bashkimi politik në një shtet të vetëm, çfarë të keqe do të sillte, për rajonin apo më gjerë, një Union-Federativ ( të paktën) ndërmejt dy shteteve shqiptare në rajon? Mendoj se unifikimi ekonomik dhe harmonizimi i mendimeve politike, implementimi në terren i politikave administrative e doganore ndërmjet dy shteteve shqiptare në Ballkan, as nuk duhet të shihet si një rrezik i rritjes së influencës së shqiptarëve në rajon e as si një “mollë sherri” brenda shteteve përreth që mund, apo kanë probleme të ngjajshme por jo të njëjta ( siç janë ato Turqi-Greqi për Qipron, ato Maqedoni-Greqi për emrin, ato Serbi-Hungari për Vojvodinën, Turqi-Kurdistan etj..). Përkundrazi, ky bashkëpunim, në formën e një unioni, do të edukojë gradualisht politikën e Tiranës, të Prishtinës, pse jo edhe mendësinë ballkanike, atë të kokëçarjes dhe grindjeve ndërshtetërore, qoftë edhe për vogëlsira siç është rasti i freskët i Maqedonisë me shtetin grek rreth emrit “Maqedoni”. Vetë Europa ka interes, aq sa politik po ashtu dhe ekonomik, që stabiliteti përfundimtar në Ballkan të zyrtarizohet. Ky interes vjen edhe si shkak i shtrirjes së saj ( për ditë e më shumë) në Ballkan, por edhe si kusht themelor për evitimin e konflikteve brenda një bashkimi të tillë demokratik e paqedashës. Unioni-Federativ Shqipëri-Kosovë, mendoj se do të jetë jo vetëm një shans historik për vetë Europën dhe një faktor i rëndësishëm në shërbim të ekonomisë evropane në tërësi, por edhe kompesim i një “borxhi” historik ndaj kombit shqiptar. Gjithashtu, ky union do të shërbejë si katalizator cilësor i shtrirjes së shpejtë të BE në Ballkanin perëndimor. Pra, Shqiptarët të organizuar në dy shtete-politike më vete, por në një formë organizimi si UNIONI-Federativ ndërmjet tyre, do të jenë shumë herë më të besueshëm te evropianët sesa shqiptarët të endur sa në njërën apo në tjetrën politikë të pakolauduar dhe të pakoordinuar. Aq më tepër kur politikat kushtëzuese për t’u integruar në Europë duhet të kalojnë përmes disa kritereve, standarteve apo rregullave të parapërcaktuara nga forumet e saj. A nuk do të ishte më i shpejtë plotësimi i standarteve ekonomiko-sociale, demokratiko-institucionale dhe atyre juridiko-gjyqësore, me qëllim integrimin në BE, në qoftë se Unioni-Federativ Shqipëri- Kosovë do të impelentohej në terren? Kush, prej tregjeve, është më efikas: një treg ekonomik me 2 milionë banorë ( saç është ai kosovar), tjetri me 3 milionë banorë ( saç është ai i Shqipërisë politike) apo një treg i përbashkët, midis të dy shteteve, prej 5 milionë banorësh? Kush nga këta tregje do të intregohej apo do të konkuronte cilësisht, në tregun europian, më me shpejtësi e më me efikasitet? Sigurisht që politika ekonomike e kontrolluar nga ky UNION brenda një tregu prej 5 milion banorësh do të ishte më e fuqishme sesa dy gjysëm politika të veçuara të dy tregjeve të ndarë, njëri në 3 dhe tjetri në 2 milion banorë. Vlersuar se politika është shprehje e përqëndruar e ekonomisë, rrjedhimisht kuptohet qartë se kjo politikë, e Tiranës dhe Prishtinës, duhet të shërbejë si leva e “arkimedit” për integrimin cilësor dhe në kohë të dy shteteve shqiptarë në Ballkan së pari ekonomikisht duke i çelur një rrugë solide e garantues edhe vetë korpuseve ekonomike evropiane që pretendojnë pjesën lindore të Evropës së nesërme...
Genc llakaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në Tiranë pa pasaportë, realiteti i një ëndrre studentore
» Shqiperi - Kosove me nje celular
» PA ÇAMËRI NUK KA AS KOSOVË AS SHQIPËRI!
» Kosovë-Shqipëri, smund e bën Zoti më zi!
» Adem Zaplluzha:NĖ KOSOVĖ E NĖ SHQIPĖRI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi