Në Tiranë pa pasaportë, realiteti i një ëndrre studentore
Faqja 1 e 1

Prof. dr Musa Limani
Autostrada e ribashkimit kombëtar (1)
Në kohën bashkëkohore të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, integrimet dhe lidhjet fizike të trevave shqiptaro-shqiptare dhe me vendet e tjera të Ballkanit, janë të domosdoshme dhe të mundura, në rend të parë përmes infrastrukturës rrugore automobilistike. Njëra nga këto rrugë pa dyshim se është autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare.
Është folur dhe shkruar shumë për rëndësinë dhe rolin e kësaj rruge, sidomos nga ana e Shqipërisë, ndonëse mund të shkruhet edhe më, sepse kjo paraqet një objekt me rëndësi shumëdimensionale gjithëkombëtare e rajonale. Motivi kryesor që më shtyri të shkruaj këtë artikull për autostradën në fjalë, ishte forma e kalimit të kufirit të Shqipërisë, me rastin e shkuarjes sime në pushim veror. Ka disa vite që nuk kisha qenë në pushim. Në bisedë me një mik timin nga Deçani (Hazir Qufaj) vendosëm që së bashku me bashkëshortet tona në këtë vit të shkojmë në pushim veror në Ulqin. Dilema ynë ishte se kah të shkojmë: Kah Rozhaja apo Shqipëria. Këtë dilemë na e hoqi djali im (Arlindi) i cili ato ditë ishte kthyer nga Ulqini, i cili kishte shkuar kah Rozhaja dhe ishte kthyer kah Shqipëria. Rrugës kah Rozhaja kishin pasur probleme nga sulmet e kohëpaskohshme të serbëve. Për këtë gjë u bindëm edhe ne me qëndrimin tonë në plazhin e Ulqin, ku njerëzit që kishin udhëtuar me autobusë kah Rozhaja tregonin se për shkak të sulmeve serbe, ishin ardhur me përcjellje policore. Duke u nisur nga kjo gjë, ne vendosëm të shkojmë kah Shqipëria dhe nuk gabuam.
Ishte ditë e diel 9 gushtë 2009. Nga Deçani u nisëm në ora 4,30 minuta të mëngjesit. Në kufij të pikës kufitare Vërmicë arritëm diku rreth orës 6,30 minuta. Në pikën kufitare të Kosovës ishte vu rregull. Polici mbante rendin dhe askënd nuk e lejonte të hyjë pa rend edhe pse disa tentonin të bënin një gjë të tillë. Në saje të disiplinës së mirë për 15 minuta kaluam kufirin e Kosovës. Edhe në pikën kufitare të Shqipërisë ishte vu rendi. Ishin formuar tri kolona. Për makinat me targa të Kosovës ishte caktuar kolona e mesme. Me të ardhur te kufiri, ne përgatitëm dokumentet, kur polici që orientonte makinat, me fjalë të ëmbla vëllazërore dhe ton të butë na tha: “avanco, avanco, nuk ka nevojë për dokumente, ju jeni në shtetin Tuaj”. Këto fjalë na prekën thellë në zemër dhe në këtë moment mu kujtua një anekdotë që më herët e kisha dëgjuar nga profesori i nderuar Nuri Bashota, i cili shpesh e tregonte para luftës në kontekst të ribashkimit kombëtar. Anekdota është kjo: Deri sa nuk ishte hapur Universiteti i Prishtinës, shqiptarët e Kosovës studionin në qendra të ndryshme të ish Jugosllavisë, sidomos në Beograd dhe në Zagreb. Një ditë prej ditësh studentët shqiptarë që studionin në Beograd zunë basë: Kush e sheh ëndrrën me të mirë do ta fitojë drekën. Të nesërmen u takuan në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Filluan të rrëfehen. Njëri tha se, kishte parë një ëndërr ku e kishte takuar një vajzë të bukur dhe kishte kaluar shumë mirë me të. Punë e madhe i thanë shokët. Tjetri kishte menduar një ëndërr tjetër e kështu me radhë. Ndërkaq, njëri nga ata tha: mbramë kam parë ëndërr që në Beograd udhëtova me pasaportë, e në Tiranë pa pasaportë. Të lumtë goja i thanë shokët, t’i paske parë ëndrrën më të mirë, ëndrrën shekullore të shqiptarëve dhe ty të takon dreka. Ja pra, kjo ëndërr e dikurshme tani u bë realitet. Pikërisht tani kështu është, në Beograd shkohet me pasaportë, kurse në Tiranë pa pasaportë. S’ka dyshim se këto paraqesin hapat e parë drejt ribashkimit kombëtar. Derisa dikur Shqipëria ishte zonë e ndaluar, për shqiptarët jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë, tani kalohet pa dokumente identifikimi, që tregon hapin e parë drejtë ribashkimit kombëtar. Këtë gjë më së miri e vërtetoi kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha me rastin e promovimit të tunelit të Kalimashit, ku ndër të tjera tha: “Ky është tuneli i bashkimit kombëtar”. Pos Z. Berisha deri më tani nuk e tha këtë fjalë asnjë udhëheqës në krye të institucioneve apo partive as në Shqipëri e as në Kosovë. Në kontekst të kësaj duhet theksuar se, nuk duhet të frikohemi që të kërkojmë të drejtën tonë historike dhe kombëtare, ribashkimin kombëtar. Andaj, tema e ribashkimit kombëtar nuk guxon të jetë tabu temë, pa marrë parasysh se çka mendojnë të tjerët, ajo si e tillë ishte me shekuj, tani është opsion. Ribashkimi kombëtar është proces dhe do të bëhet atëherë kur krijohen kushtet politike të brendshme dhe të jashtme, e që mbështetet në të drejtën tonë historike dhe kombëtare. Kjo nuk e kupton dhunën, por të drejtën e shqiptarëve si çdo komb tjetër që të jetojë në një shtet, pra një komb, një flamur një shtet. Kjo tani duhet të jetë prioritet i strategjisë sonë kombëtare. Me këtë nuk duhet kuptuar shpërbërja e shteteve fqinje, por vetëm rikthimin e tokave etnike shqiptare të aneksuar nga grabitqarët sllavo ortodoks, pra rikthimi i kufijve natyral të shqiptarëve.
S’ka dyshim se autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare, paraqet një objekt me rëndësi shumëdimensional: gjithëkombëtare, ekonomiko-politike, rajonale (internacional), artistike etj. Nga aspekti nacional, pas pavarësisë së Shqipërisë (1912), pavarësisë së Kosovës (2008) dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (2009), kjo rrugë paraqet objektin më madhor me interes dhe në funksion gjithëkombëtar. Kjo rrugë rrënoi kufirin artificial shekullor mes tokave shqiptare që e vuan Fuqitë e Mëdha për interesa të tyre dhe për t’i joshur orekset e pa ngopura të fqinjëve sllavo-ortodoks për aneksimin e territoreve etnike shqiptare. Në këtë aspekt autostrada në fjalë paraqet boshtin (axin) rreth të cilit gravitojnë tokat shqiptare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Të formohet Unioni Ekonomik Kosovë – Shqipëri

Autostrada e ribashkimit kombëtar (2 )
Kur të kryhet edhe pjesa e Kosovës e autostradës, distanca kohore mes Prishtinës dhe Tiranës do të jetë më së shumti tri orë me makinë. Kështu, njerëzit mund të hanë mëngjesin në Prishtinë, drekën në Tiranë dhe darkën prapë në Prishtinë dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo rrugë në mënyrë të ndërsjellët do të mundësojë shumë lehtë qarkullimin dhe plasmanin e mallrave në tregun e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në këtë mënyrë me intensitet shumë të madh do të fillojnë proceset integruese mes ekonomisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që do të shprehen në intensifikimin e zhvillimit ekonomik mes trojeve tona. Kjo rrugë në veçanti do të ndikojë dhe hap perspektivën e zhvillimit të turizmit veror në Shqipëri dhe atë dimëror e rural në Kosovë. Lidhur me këtë po sjellë vetëm një të dhënë. Me të kthyer nga pushimi (20 gusht) në pikën kufitare të Shqipërisë pyetëm një doganier se sa makina brenda 24 orëve kalojnë kufirin. Ai u përgjigj: 3000 makina. Të njëjtën pyetje ia bëmë një doganieri në kufirin e Kosovës, i cila na tha se brenda 24 orëve kalojnë kufirin rreth 5.000 makina. Ndonëse, nuk përputheshin të dhënat, këto shifra tregojnë se ishte një fluks i madh i turistëve që ia mësynin bregdetit të Shqipërisë. Fluksin e numrit kaq të madh të njerëzve nuk kanë mundur ta parashikjnë as optimistët më të mëdhenj. Andaj, s’ka dyshim se, me kryerjen e tërësishme të autostradës në fjalë numri i turistëve, veçmas në Shqipëri do të shtohet dukshëm, dhe turizmi, nëse ndërtohet infrastruktura rrugore e brendshme, intensifikohet zhvillimi i bujqësisë dhe hotelerisë do të paraqes pol të zhvillimit ekonomik në këtë vend. Kjo rrugë hap portën e përjetshme për Kosovën ndaj botës, dhe tani më asnjë shtet fqinjë nuk mund të bëjë embargo (bllokadë) ekonomike ndaj vendit tonë, siç ndodhi në vitin 2001 nga Maqedonia dhe si po ndodhë tani nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Nga aspekti ekonomiko-politik kam guximin dhe lirin si ekspert i politikave zhvillimore makroekonomike, që të sugjerojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës të formojnë Unionin Ekonomik, si formën më të lartë të proceseve integruese bilaterale, e cila formë e integrimit ekonomik në vete përfshinë, jo vetëm heqjen e doganave për qarkullimin e mallrave, por edhe të gjitha inputeteve (faktorëve), pra të fuqisë punëtore, të kapitalit, të shërbimeve etj. Kjo do të paraqes formën më të lartë të integrimeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe njëheritë hapin më të siguritë drejt integrimeve ekonomike ballkanike dhe evropiane. Në Unionin Ekonomik, pos elementeve të sipër cekura përfshihen edhe përcaktimi i politikës së përbashkët zhvillimore, kjo aq më parë kur dihet se Shqipëria dhe Kosova janë komplementare mes vete me resurse natyrore dhe me faktorë të tjerë të zhvillimit. Me këtë rast po përmendi vetëm hartimin e strategjisë së përbashkët në fushën e energjetikës. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 95% nga hidrocentralet, kurse në Kosovë 98% nga termocentralet. Andaj, gjatë verës Kosova mund ta furnizojë Shqipërinë me energji elektrike, kurse gjatë dimrit Shqipëria Kosovën. Andaj, me një strategji të përbashkët, si Shqipëria ashtu dhe Kosova në periudhë afatgjate mund të zgjidhin problemin e energjisë elektrike, si faktor limitues i zhvillimit ekonomik. Lidhur me politikat e përbashkëta zhvillimore, mendojë se Shqipëria dhe Kosova duhet të formojnë trupa të përbashkëta profesionale, si: Këshilla, Komisione e të ngjashme për hartimin e strategjisë së përbashkët të zhvillimit makroekonomik. Mendojë se në këtë drejtim jemi vonuar, këto gjëra duhet të zbatohen në praktikë sa më parë, sepse është interesi reciprok i dy vendeve tona, përkatësisht interesi kombëtar. Këto procese njëherit janë edhe në frymën e proceseve integruese ballkanike, evropiane dhe të globalizmit ekonomik botëror. Aspekti rajonal i autostradës në fjalë, është shumë i madh. Për mes kësaj rruge, si Shqipëria ashtu dhe Kosova shumë shpejtë do të integrohen në proceset integruese ekonomike dhe në tregjet ballkanike, evropiane dhe më gjerë. Po ashtu, kjo rrugë vendeve të Evropës Qendrore, Evropës Lindore dhe Juglindore u bënë të mundur që shumë më lehet të dalin. në portin e Durrësit dhe të kyçen në komunikacionin detar botëror. Me këtë rast, si Shqipëria ashtu dhe Kosova do të kenë përftime të mëdha financiare, nëpërmjet taksave (doganave) tranzitore dhe taksave të tjera që u nënshtrohen të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë. Andaj, s’ka dyshim se kjo rrugë ka karakter ndërkombëtar dhe si e tillë luan rol pozitivë në intensifikimin e proceseve integruese ekonomike bilaterale dhe multilaterale, veçmas ndaj vendeve të Ballkanit dhe të Evropës. E gjithë kjo tregon që pjesa e autostradës së Kosovës duhet të fillojë dhe të kryhet sa më shpejt që është e mundur dhe duhet të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës në ngritjen e infrastrukturës rrugore. Autostrada në fjalë, ishte ndërtuar me standarde evropiane. Pos, elementeve bashkëkohore rrugore, ajo kishte edhe një konstruksion artistik. Bukurinë e kësaj rruge e shtonin tarracat që ishin ndërtuar shkallë, shkallë në prerjen e çdo kodre. Ato ishin atraktive dhe të tilla që kur i shikon të pushon syri dhe paraqitnin një ambient autokton konfigurativ të Shqipërisë.

Similar topics
» Xhevat Muqaku:Vështrim i librit " Pasion ëndrre ", të poetes Gonxhe Letmi- Begisholli
» Shkon për pasaportë i thonë “Ke vdekur”
» Faik KRASNIQI:Një komb, një pasaportë!
» Janë caktuar çmimet për pasaportë biometrike
» Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi