Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci''

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci'' Empty Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci''

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 2:23 am



Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci'' U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

NË KOMUNIZËM “SHQIPTAR I NDERSHËM” -
“PATRIOT” NË DEMOKRACI

Në kohën e komunizmit, në periudhën famëkeqe për shqiptarët e Jugosllavisё, kishim komunistё... Ballistё... Spiunë… Patriotë… “Shqiptarë të ndershëm”… Nacionalistё... Irredenistё... Separatistё... Dhe, armiqë të shtetit…
Tashti në “Demokraci”, kemi vetëm patriotë. E mua, më ka marrë malli për spiunë… “Shqiptarë të ndershëm”… Jo, se tashti nuk i kemi prezentë në shoqëri… Shtet... Parti politike… Institucione të shtetit… Universitete shtetёror e privat... Shkolla... Drejtori të manifestimeve kulturore… Mjete të informacionit… Gazeta... Internet... Libra... I kemi, si nuk i kemi… Edhe atë, me shumicë e pakicë, si patate tё kalbura nё Bit - Pazar… Po, tashti të gjithë e kanë vënë maskën e patriotit. Shkurt, gjatë ndryshimeve demokratike u shndërruan në kamelonë. E kanë ndërruar ngjyrën, po jo edhe veprimet “patriotike”… Hujin e vjetër legjendar brez pas brezi…
Përditë i sheh nëpër mitingjet e partive politike… Zbulimin e përmendoreve të dëshmorëve të Luftës… Pёrpara kёmbёve tё Hoxhёs nё xhami... Emisione dokumentarë të dramatizuar në MTV, që për nga “patriotizmi” e kalojnë edhe Skënderbeun, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Isё Boletinin, Fan Nolin, Hasan Prishtinën, Kalosh Zajazin, Sulltanё Qafёn, Azem e Shotë Galicën, Adem Jasharin…
Krekosen, luajnë role të të përndjekurve politikë, aq shumë të “përvuajtur” në kohën e komunizmit si: politikanё, poetё, gazetarë, redaktorë e profesorë universiteti… Lotët u shkojnë rrëke pёr faqe, sa që edhe ne që i kemi njohur në atë kohë e i njohim sot kёta dumdumё, na dhimben si “viktima” të komunizmit… Ndonjërin, e shohim tё dalё nё fushёn e mejdanit edhe me ndonjë libër kuqezi me vjersha, ku u këndon prijësve të UÇK-së… Komandantëve të luftës, tё gjallё e tё vdekur duke i radhitur njëri pas tjetrit me vargun antologjik:

“Të gjithё këta trima shqipëtarë
hynë në histori,
e dhanë jetën për liri…

Ose, tjetri duke vjellur zjarr:

Derrat e Karpateve le të dalin në dyluftim
me mua qё parti mё parti u hodha si trim!

Mjaft më gjatё fushatave rash mes minash
mjaft më karakurva me kopila shkinash !
Erdhi koha tё rrokem fytas me makosllavёt,
si trimat e Prekazit ku luftuan Jasharët !

Të gjithë jemi Mic Sokola, e rrokim pёr fyti topin
sveti makosllavët në Kaukaz, nuk e japim Shkupin!...

E ngrejnë lartё nё qiell zërin për liri… Flamurin kuqezi… Gjuhë shqipe… Kosovë… Shqypni Etnike… E vrasin dhe e presin shkaun… Shkinat... Mezi i zbresim nga binat… Foltoret... Emisionet televizive… Faqet e gazetave… Interneti... Gjakun e derdhin lumё... E heqin veten si te ajo kёnga popullore: Kaçanikut i raftё pika/ nёntё sahat u ther me thika/... Jetën e japin për liri…
Dhe, të nesërmen nga ky zjarr i ndezur nga “patriotët” e këtij soji, këngëtari popullor i Tun Batunit nёpёr oda e koncerte nё sallё, e bënë çiftelinë copë-copë… Tym e flakë nxjerrë nga goja… E ka nxjerrë shpatën e Skёnderbeut nga brezi… Topin e Mic Sokolit për liri… Dy koburet e Isё Boletinit... Mitralozin e Adem Jasharit me dy kёmbё.. E bёn Shqypni Etnike...
E, Im Atë shpesh e përsëriste një urti popullore: uji që nuk ecën, nuk pihet... Dhe, unë i biri i tij sot bëj një krahasim me partitë tona politike shqiptare. Imzot, janë si uji që nuk ecin mes shelgjeve. Vite me radhë janë hurdha, ku notojnë të njëjtit individë politik me brekёt mbi pantollona. E mirreni me mend, çka mund të jetojnë në hurdha. Gjithëçka, lloj-lloj gjallëresash me dy e katёr kёmbё, përveç peshqёve.
Hurdhat tona janë mbushur me gjarpërinj... Bretkosa... Mushkonja... Grerëza... Bumballa... E hanë njëri tjetrin për të mbijetuar në hurdhë. Zvarriten nëpër kënetë... Shumohen... Herë pas here dalin në diell... Rreziten... I kërcejnë njëri tjetrit edhe në shpinë... Ose, qafё. U pëlqen uji që nuk ecën, nuk pihet... Hurdha... Kallamishtet... Bërlloku... Xhirizi... Barishtet... Vendi ku gjallërojnë, marrin frymё dhe fshihen vite me radhë nga sytё e popullit... Luftojnë pёr pozita politike... Humbin e “fitojnё” nё zgjedhjet lokale e parlamentare...
Përditë themelojnë parti te reja politike... Pёrsёri, dalin në zgjedhje... E “fitojnë” pushtetin... Brez pas brezi argatё nё Qeveri. I ngrejnë gishtat në Parlament... E “sjellin” ligjin për flamurin kuqezi... Gjuhën shqipe... E realizojnë marrëveshjen kornizë të Hurdhës... I dalin zot arsimit... Kulturës shqiptare... Popullit... E kanë televizorin e vet të Hurdhës... Radion... Gazetat e pavarura... I hapin dritaret... Fotografohen qafё pёr qafe para kamerave televizive...
Dhe, këndojnë për liri: guak... Guak... Guak... E thirrin Lejlekun... Haxhibekun tonë që ia thotë kёngёs mbi oxhak... Lisa... Ka-ka-kaaa... ta pastrojë Hurdhën... Gjuetarin, që me çifte në dorë i turret pas një pate të egër...
E, im Atë, shpeshherё thoshte nё odёn e burrave: uji që nuk ecën, nuk pihet...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi