Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Pёr çfarё ''Republike tё Tanushёs'' shkruan ky dumdum melez - ''shqiptar''

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Pёr çfarё ''Republike tё Tanushёs'' shkruan ky dumdum melez - ''shqiptar'' Empty Kalosh Çeliku: Pёr çfarё ''Republike tё Tanushёs'' shkruan ky dumdum melez - ''shqiptar''

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 3:43 am

Kalosh Çeliku: Pёr çfarё ''Republike tё Tanushёs'' shkruan ky dumdum melez - ''shqiptar'' U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

PЁR ÇFARЁ “REPUBLIKE TЁ TANUSHЁS” SHKRUAN
KY DUMDUM MELEZ - “SHQIPTAR”

Shqiptarёt nuk kanё nevojё mё tё bёjnё luftё e shpallin republika nёpёr katunde tё malёsisё me dy-tre banorё. Shkaku se: kurrё deri mё tani, nuk kanё shpallur republika nёpёr katunde. I kanё shpallur dy republika: Republikёn e Shqipёrisё dhe atё tё Kosovёs. Nё rrugё janё edhe Republika e Maqedonisё dhe ajo e Malit tё Zi…
Problemi ёshtё si tё shpallet: Shqipёria Etnike.
E pёr çka shkruan nё gazetё dhe derdh lotё krokodili ky Dumdum melez – “shqiptar”: “Republika e Tanushёs”???!!!...
Jo, pёr inatё tё Patriotit Melez nuk e shpallim “Republikёn e Tanushёs”. Shkaku se, i kemi nё plan shpalljen e disa republikave nё rrugё: Shqipёri Etnike.
Pёrditё i dёgjoni patriotёt melezё: Njёri shpallё “Republikё tё Tanushёs”. Tjetri: “Janё tё harxhuara politikat e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit”. I treti: … E ku ta di unё, çka mund t’u teket atyre trusakatёve tё shkruajnё e deklarojnё nё mjetet e informacionit. Vetёm, politikat e patritotёve melezё, flijimet e tyre “artistike” nёpёr organizata “joqeveritare”, sipas tyre nuk janё tё harxhuara edhe sot e kёsaj dite.
Nё rregull, them unё: Falё Zotit, qё erdhi Dita e Madhe ta vёndojmё nё sheshin “Maqedonia” pёrmendoren e Aleksandrit tё Madh me gjithё kalё. Po, çka kanё kundёr BDI dhe Demokracia e Re?! Pse bёjnё ish, kur nuk u hy pula nё arё?! Nё vend, qё ta pёrshёndesin kёtё hap historik, t’i urojnё Aleksandrit tё Madh mirёsesrdhje nё sheshin “Maqedonia” nё Shkup, ata dalin me deklarata teknefese. Pёrmёtepёr, duhet t’i pёrveshin pantallonat deri nё gju, mёngёt e kёmishёs deri nё bёrryla, edhe Skёnderbeun ta nxjerrin nga parkingu i makinave nё Bit – Pazar matanё Vardarit, tё rri krah pёr krahu me shokun e luftёs siç i ka hije.
Çudi!? Pёrsёri them: Thyeni qafёn patriotё tё vonuar melezё! Nuk na duhen republika tё katundeve pa banorё. Nuk na duhen parti tё reja politike. Nuk na duhet luftё. Po, na duhet ekonomi e zhvilluar, arsim, kulturё!...
Maqedonia, duam ne ta pranojmё, apo nuk duam, ёshtё nё gjysёm protektorat. Fatkeqёsi e madhe qё nuk e shohin kёtё partitё tona politike shqiptare, e as analistёt tonё gjysёmanalfabetё. Edhe Kosova e “pavarur” ёshtё nё protektorat. Rrezik i madh ёshtё, qё edhe Shqipёria tё hyj njё ditё nё protektorat!...
O shqiptarё tё ngratё, siç do tё thoshin rilindasit tanё po tё ishin sot gjallё, “leni kisha e xhamia”, po mblidhni mendtё nё kokё! Dhe, bashkohuni nё Ditёn e soçme, qё ёshtё e shqiptarёve! Protektorati ёshtё fundi i kёsaj politike shterpё, siç ёshtё pika nё fund tё fjalisё. Njёzetё vjet nuk kemi pika, kemi vetёm presje, dy pika, tre pika. Prandaj, jam i mendimit t’i vёndojmё pikё politikёs shterpё tё partive tona politike shqiptare, siç i vёndojmё nё fund pikё fjalisё. Shkaku se, nuk jemi tё barabartё me “vёllezёrit”, as nё ekonomi, as nё arsim, as nё kulturё. Nuk kemi çka tё humbim mё, ne shqiptarёt. Humbje do tё pёsojё pala tjetёr sllavomaqedone.
E nisim nga fillimi!
E ka thёnё kёtё edhe Menduh Thaçi: Maqedonia nё protektorat! E ka zёnё pulёn nё Lёmё. E dini pse e them kёtё?! E them se, maxhatorja kur do ta zё pulёn pёr ta therё, kёpusё kokёn pёr miqtё qё i kanё trokitur nё shtёpi, e ndjek nё anёn e kundёrt. E thotё me vete: Dhashtё Zoti, do ta zё nё kёtё anё, nё qosh tё avlisё!
Maqedonia i ka harxhuar tё gjitha letrat e lojёs. I ka mbetur edhe letra e fundit. Me kёtё letёr tё fatit edhe luan nё tavolinё me Bashkimin Evropian. Fundi i kёsaj letre tё fatit mund tё jetё katastrofal pёr Maqedoninё. Faji nё fund, nuk duhet t’u mbesё shqiptarёve. Njёzet vjet pёrpёlitet nё shtrat si e sёmura e Evropёs. E ka kancerin. Dhe, nuk ka mjek qё e shёron dot, e ngre mё kёmbё. Prandaj, ilaçi i fundit ёshtё: Protektorati i Menduh Thaçit. Ndofta e shpёton nga Zonja Vdekje. E çka duhet tё bёjnё Partitё Politike Shqiptare? Asgjё mё tepёr, pёrveçse ta pёrkrahin protektoratin e PDSH – sё, Menduh Thaçit pёr Maqedoninё, t’ia kthejnё shpirtin.
Ndofta e shpёtojnё Maqedoninё nga varri…
Vёshtirё e kemi edhe sot, ta hudhim qafe mentalitetin e halldupit pesqindvjeçar. E kemi pranuar si popull me dhunё apo me dёshirё fenё islame. Njё pjesё e popullit shqiptar edhe veshjen dhe zakonet. Fat i yni, qё nuk jemi asimiluar plotёsisht si popull. Kulminacioni: Edhe tё sllavit, qё ende e kemi mbi kokё e shpinё me vite.
Dhe, fundi: nuk do tё merrem mё, humb kohё me kёsi dumdumёsh melez - “shqiptarё”. Nёse, ndonjё ditё arrini tё keni mё tё mençur se soji i kёtillё melez “shqiptar” me brekёt mbi pantallona, m’i dёrgoni nёpёrmejt mjeteve tё informacionit: televizionit, gazetave, internetit…
Dhashtё Zoti i Madh, tё jemi shёndosh e mirё! Dhe, me siguri edhe atyre “dёshmorёve” tё Lirisё do t’ju pёrgjigjem njё ditё…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi