Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: A ja vlen që të të dua?!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: A ja vlen që të të dua?! Empty Lediana Kapaj: A ja vlen që të të dua?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 11:47 pm

Lediana Kapaj: A ja vlen që të të dua?! N744374599_1888
Lediana Kapaj: A ja vlen që të të dua?!

Netet pas nje ndarje ashtu si dhe ditet jane dhe na duken aq te gjata sa nuk mbarojne kurre!!
Si neper legjenda pret nje trokitje ne dere nga nje zane malesh qe te te tregoje histori te pambarueshme qe bashke me fundin e tyre te marrin me vete naten dhe diten dhe te sjellin ndriçimin e nje dite plot jete!

Por ne netet tona ajo qe sundon me pas,eshte vetmia ajo qe ve siparin kryesor ne ditarin e nates duke vene nje autograf te madh aq sa vete nata....
Shtresa te ftohta qe nuk ngrohen dot....vuajtje!

Nje njeri nuk mund te zere ngrohte me veten e tij duke u dridhur...
Trupi i atij qe vuan mbeshtillet si kermill qe te futet ne bark duke te lene duart,krahet,kembet,gishtat te ftohta deri ne ngrirje.Kjo ngrirje vazhdon deri ne mengjes ku aty mundohesh te gjesh ngrohtesine diku mes turmes,punes,shoqerise...

Por edhe atje te mohohet si pakuptuar nga te gjithe ata qe njohim!!
Dashuria e te tjereve na duket kaq e pakuptimte...
Qarte kur dashuria vdes....por kur ne fund e kupton se kurre nuk te kane dashuruar atehere vuajtja eshte e dyfishte!!!!
E tmerrshme....

A ja vlen te vuash per dike qe kurre ste ka dashur dhe e ke dashur me gjithe forcen e shpirtit?
A meritojme te vuajme dhe te jemi sakrifice e nje njeriu qe ka "pretenduar" qe te ka dhene dashurine?


Mendoj se ne femrat jemi te brishta dhe perveç dashurise kemi nevoje te marrim nga meshkujt dhe njefare mbrojtje pa te cilen na duket e pamundur te jetojme!

Por,ne te vertete ky eshte nje iluzion.....Gjate gjithe kohes qe kam qene e lidhur kam kuptuar se nuk jemi ne qe kemi nevoje per mbrojtjen e tyre.ky eshte vetem nje mantel virtual,jane ata qe kane nevoje per ne....
I them keto me nje ton bute ku kam pershtypjen qe nga momenti ne moment do te fiket...

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: A ja vlen që të të dua?! 10325_150973639599_744374599_2524926_637448_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi