Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtina metropol apo bashkësi fshatrash

Shko poshtë

Prishtina metropol apo bashkësi fshatrash Empty Prishtina metropol apo bashkësi fshatrash

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 3:03 am

Prishtina metropol apo bashkësi fshatrash

Agim Vuniqi
Nuk ishte qytet modern
Prishtina kryeqytet i Republikës së Kosovës, sipas të dhënave tani të njohura ka
qenë i banuar qysh para 7.000 vjetësh. Shtrihet në lartësi mbidetare
prej 570 gjer në 670 metra. Si udhëkryq i disa rrugëve ndërkombëtare
ajo prehet nga magjistralet që lidhin Evropën Perëndimore dhe Evropën e
Mesme me Lindjen e Afërme. Pozita e tillë, pasuritë e mëdha natyrore
dhe roli i saj i rëndësishëm si qendër politiko-administrative,
kulturore e arsimore e Republikës së Kosovës, përbëjnë kushte
jashtëzakonisht të volitshme për zhvillimin e mëtejmë të gjithanshëm
socio-ekonomik.

Nuk them se e dua Prishtinën aq tepër sa i doja njerëzit e thjeshtë
që e bënin atë më të dashur. Nuk ka mbetur gjë nga e kaluara, njerëzit
tashmë e kanë bë më ndryshe, kanë ngritur pallate të larta, edhe në
fushat e gjelbërimit, i ka humbur rrënja qytetit, edhe tuneleve të
gjata të cilat fillonin që nga qyteti i vjetër në qendër deri te
varrezat e jahudinjëve... Kësaj radhe, në shansin e madh që kemi për
t’iu afruar dhe pastaj bashkuar BE-së, do të na duhet njëherësh të
bëjmë dy gjëra: të ngremë qytete të vërtetë dhe në të njëjtën kohë ta
bëjmë veten qytetarë. Sepse mund të ndodhë, në këtë transformim
historik që po kalojmë, të ndërtojmë qytete me ndërtesa shumëkatëshe
dhe pallate të xhamtë, rrugë të mbushura fyt me makina të markave të
fundit, diskoteka, dyqane dhe klube e sërish ai të jetë një fshat shumë
i madh. Ose një bashkim fshatrash.

Kohën e bëjnë njerëzit, janë qytetarët ata që i japin pamje qytetit,
edhe pse mundësitë e tyre për zgjerim dhe planifikim hapësinor janë të
vogla, ngase pasqyrë e ndërtim-zhvillim-zgjerimit është elita-pushteti
lokal dhe ai qendror. Prishtinës filluan t'ia ndërrojnë pamjen, atëherë
kur "newborn"-sit ideologjik, ndërtuan trerremshin, për t'ia shkulur
gjurmët qytetit të vjetër dhe dyqaneve të ulëta, të cilat ishin shumë
më atraktive sesa shumëkatëshet e grumbulluara në një hapësirë të
ngushtë rreth Kuvendit të tashëm dhe të atëhershëm të Kosovës, i cili u
ndërtua me një qëllim djallëzor, për t'ia humbur gjurmët qytetit të
vjetër, dhe zejeve të shumta. Sa i ëmbël ishte zëri i gjithë atyre
ustave të vjetër, të cilët rrezatonin me fisnikëri, vërtet ata nuk
ishin të shkolluar si këta të sotmit, por ata nderonin myshteriun, aty
rrëfeheshin edhe tregime të këndshme, tregoheshin barcoleta që të bënin
të qeshesh deri në delirium.

Nuk mund të them se Prishtina ishte ndonjë qytet modern, atëherë,
ngase njerëzit mbanin edhe berre, zëri i bariut dëgjohej nga Çekliku e
deri në Tophane. Kishte edhe nallbanë të cilët mbathnin kuajt atëherë,
në qytezën e tashme moderne Pejton, mu aty në hyrje ku fillon zinxhiri
i dyqaneve, dhe pijetoreve të shumta. Atëherë vërtet dihej kush është
"bekri", më dukej se i jepnin hijeshi vendit edhe pse nganjëherë bënin
zhurmë, por gjithçka ishte në kufijtë e tolerancës. Rregullat e jetesës
i ndërtojë qytetari i Prishtinës, edhe normat e sjelljes dhe moralit,
si në çdo vend tjetër të civilizuar. Fqinjët ishin shumë të afërt me
njëri tjetrin, si një familje e madhe, nuk kishte ngatërresa, as hile
të mëdha. Fëmijët ishin shumë të kujdesshëm ndaj të vjetërve, por edhe
ndaj femrave, nuk dëgjohej ndonjë zë i ngritur apo ndonjë fishkëllimë
djallëzore, ngase fjala shkonte te prindi, i cili bënte ndëshkimin e
menjëhershëm apo pasonte ndonjë këshillë me primesa kërcënimi, ashtu
siç bëjnë qendrat e forta diplomatike, sot.

Edhe pse jeta i përplasi shumë bashkëqytetarë, larg shumë larg, ata
nuk kishin menduar ndonjëherë që do të ndahen fizikisht nga familjarët
dhe miqtë e shumtë, si erdhi deri te kjo shumica e kanë të qartë, por e
drejta për t'u informuar për shtetin e tyre është e pashtershme. Meqë
Prishtina ishte qendra kryesore administrative e Kosovës, kryeqytet
më..., ajo popullohej shpesh dhe shpejt dhe ndryshonte përbërjen e
popullatës. Populli bënte jetën normale deri në kufijtë e prekjes në
politikë, çdo tentativë që kishte ngjyrim politik ndëshkohej rreptë, e
çka përbënte politika atëherë, asgjë më tepër se kultura dhe gjuha,
ngase kërkesat politike ishin të rrudhura, çizmja e shovenzimit serb
shkelte pa mëshirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prishtina metropol apo bashkësi fshatrash Empty Kundër kolonializmit (2)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 3:05 am

Kundër kolonializmit (2)

Agim Vuniqi
Si
çdo kohë tjetër edhe ajo kohë kishte burra fisnik, të ndershëm dhe me
autoritet, lëvizja NDSH-iste ishte e fuqishme, si politikisht ashtu
edhe ushtarakisht, e udhëhequr nga Ymer Berisha, intelektual, por edhe
nga Gjon Sereçi, ushtarak, i cili i takonte krahut luftarak. Ç'është e
mirë duhet përmendur shpesh, por edhe ajo ç'është e hidhur duhet
rikujtuar, edhe po që se është e dëgjuar nga dëshmitarët e atëhershëm.

Se sa larg shkonte dhuna serbe (tashmë e kemi përjetuar edhe vet) e
përshkruajnë ata të cilët e përjetuan aktin e vrasjes së Gjon Serreçit,
të cilit ia kishin vu prangat në duar dhe në këmbë, duke e ngrehur
zvarrë, njeriun që e deshti aq shumë vendin dhe popullin e tij, që edhe
aktin e fundit e përballoi me shumë krenari, "parakalimin" e fundit
përshëndetës nëpër qytet për ta parë qytetarët, shumë nga ata edhe të
detyruar të gjuanin ndonjë guralec, apo ndonjë fishkëllimë; kishte të
tillë që edhe pështynin, atëherë pra kishte servilë siç ka edhe sot,
bile pas luftës çlirimtare të fundit që u kurorëzua me pavarësi të
mbikëqyrur, kryheshin edhe atentate publike në emër të "luftës së
drejtë", ngjatje që përfliten nga shtypi vendor, u thanë edhe
publikisht; grabitqarët modern krijuan një pikturë të re, atë të
dhunës, plaçkitjes, vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës publike, këtë
vendosmërisht e përkrahnin strukturat politike, për të përfituar ata
vet sa më shumë.

Nuk mendohej si të rindërtohej Prishtina dhe Kosova nga plagët e
luftës, siç bëri Konrad Adenhaueri dhe populli gjerman, duke iu
përveshur luftës së re të rindërtimit me punë, djersë dhe drejtësi.
Tashmë pasi u arrit pavarësia, veç po dihen kush janë përfituesit më të
mëdhenjtë të saj, përfitimet maten me miliona euro, me pallate moderne,
me vila dhe jetë përrallore, ata janë "kremi" i shoqërisë së re të
"newborn"-ve të rinjtë, të politikanëve. Asnjëherë nuk ka shkuar aq
larg shkopi i tyre si tash, të jesh i detyruar të mbash uniformën
partiake për të mbijetuar..! Tash të bënë të rikujtosh ata, për të
cilët u ndërtua strategjia helmuese e urrejtjes, për të ashtuquajturën
"klikën gjakovare" që udhëhiqte vendin. Ata vërtet ishin ideologë
komunist, por ata edhe pse të kërcënuar krijuan paradispozitat
kushtetuese për pavarësi.

Ata nuk u majën nga kapitali popullor, privilegjet i kishin shumë të
vogla, ndonjë drekë, apo darkë e majme, ndonjë gjueti e aranzhuar gjatë
sezonës së gjuetisë, dhe aq; fëmijët e tyre vijonin mësimet në të
njëjtat objekte shkollore-publike, ata dalloheshin shumë nga
politikanët e sotëm që me parat e buxhetit vet rishkollohen dhe blejnë
grada shkencore, së bashku me fëmijët e tyre, deri vonë në
universitetet private, tash kolegje, të cilave veç pat filluar t'u
mbyllet rubinete e financimit.

Nuk përmbyllet me aq rruga e nisur e pavarësisë, atë e shënuan me
djersë, gjak e burg shumë të rinj, njëri ishte më i dalluari, disidenti
i vetëm politik atëherë, Adem Demaçi, i cili sfidoj një regjim despotik
jugosllav shumë të organizuar, por i cili asnjëherë nuk shpërndau
"lakmuesin" e urrejtjes, ai ishte edhe njeriu më i vullnetshëm për të
drejtat e njeriut për të gjithë.

Edhe sot e kësaj dite, edhe pas krijimit të tërë aparatit shtetëror
nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit, nuk u formua asnjë grup juridik,
apo avokatësh për të hulumtuar rastin e ish sekretarit për marrëdhënie
me jashtë të Kosovës, i cili në vend të karrierës zgjodhi rrugën e
drejtë, atë të disidentit politik, i cili kundërshtoi statusin e
atëhershëm politik të Kosovës, duke kërkuar status më të avancuar në
shkallë republike. Ata bënë që të ndërtohet një realitet i ri, i
shkollarëve të shumtë, të cilët u përballën ushtarakisht kundër
kolonializmit, duke mos harruar për të përkufizuar linjën e
respektuesit të ligjit dhe shkelësit të ligjit, tash. Para se të bëja
një përshkrim paksa ekzagjerues, që ndërlidhej me Prishtinën, përmenda
njerëzit e thjeshtë, ata që si milingona nuk ndaleshin asnjëherë për të
kryer punën e vet, shumë herë pa pagesë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi