Vizita e Berishës në Vlorë:Vlora, metropol evropian i Shqipërisë
Faqja 1 e 1

Berisha: Vlora, metropol evropian i Shqipërisë
Bota sot (Tiranë)
Kryeministri premtoi se në mandatin e dytë qeverisës, liberalizimi i vizave do të jetë objektivi kryesor për t'u arritur.
Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së, premton liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Vlorë- Kryeministri Berisha në vazhdën e takimeve në Vlorë theksoi se për këtë qytetet si dhe për mbarë Shqipërinë, anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, janë ngjarjet më të rëndësishme për shtetin shqiptar. “Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet’, u shpreh Kryeministri. Ai thotë se Vlora çdo ditë e më shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë, Kryeministri tha se Vlora është tashmë në rrugën e pakthyeshme drejt zhvillimit dhe modernizimit, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj. “Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit, Vlora ka sot një nga qendrat universitare më te fuqishme të vendit. Vlora nga sot do të fillojë të ndërtojë parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora do të ketë njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Ky qytet do të ketë aeroportin e tij, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian”, thotë kreu i Qeverisë dr. Sali Berisha. Kryeministri premtoi se në mandatin e dytë qeverisës, liberalizimi i vizave do të jetë objektivi kryesor për t'u arritur. “Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol evropian, mandatin lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie evropiane”, citon në fjalën e tij kreu i Qeverisë, dr. Berisha.
Fjala e plotë e kryeministrit Berisha.
Është një kënaqësi e veçante t'ju përshëndes ju shumë përzemërsisht, të takohem me ju, pas ngjarjeve të mëdha që ndryshuan Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, pas ngjarjeve të mëdha që shndërruan në realitet ëndrrat tuaja më të bukura, më fisnike. Pas anëtarësimit në NATO-s, Shqipëria paraqet kërkesën për anëtare në BE. Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet, ndaj gëzuar ju, gëzuar çdo shqiptari, gëzuar mbarë shqiptarëve.
Të dashur të rinj dhe të reja
Kam kënaqësinë që takohem sot me ju në një kohe kur Vlora çdo ditë e me shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë. Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit. Vlora ka sot një nga qendrat universitare më te fuqishme të vendit. Vlora nga sot do të fillojë të ndërtojë parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora do të ketë njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Vlora do të ketë aeroportin e vet, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian.
Të nderuar qytetarë
Për qeverisjen time, projekti i më i bukur i Shqipërisë, projekti më i bukur i Vlorës është në mendjen tuaj, në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Ndaj dhe unë kam bërë zgjedhjen time, do të bëj gjithçka për ju, që ju të bëni Vlorën dhe Shqipërinë ashtu siç ju e doni vetë. Në katër vite ne trefishuam numrin e studentëve nga 52 mijë në 150 mijë. Në katër vitet që vijnë, ky numër do të arrijë në 160 mijë studentë. Diplomat tuja janë vektorë të zhvillimit të Shqipërisë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të shkolloheni në kushtet më të mira. Sa më të ditur të jeni ju, aq më e bukur do të jetë Vlora, aq më e bukur do të jetë Shqipëria. Sot, ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin dhe unë ju garantoj se do ta trefishojmë atë, në katër vitet që vijnë. Internet dhe kompjuter për çdo të ri shqiptar, është premtimi im për ju. Unë e di se për ju, pas familjes, shkollës, ndjesia evropiane është ndjesia kryesore. Ju do të lëvizni si të gjithë të rinjtë e Evropës, ndër më të bukurit, ndër më të diturit. Liberalizimi i vizave brenda vitit të parë, të mandatit tonë të dytë është objektivi ynë, është premtimi ynë dhe ne do ta mbajmë atë. KM Berisha gjatë takimit me të rinj të qytetit të Vlorës
Shqipëria është sot kantier ndërtimi nga Konispoli në Valbonë, nga Morina e Kukësit, në Qafë Plloçë, në Levan, në Vjosë e kudo. Vlora së shpejti do të nisë punimet për njërin prej porteve më të mëdha të Mesdheut, port i cili punëson jo më pak se 50 mijë qytetarë të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë. Në këto vite, janë firmosur me dhjetëra kontrata, të cilat punësojnë dhjetëra e mijëra punëtorë, specialistë, ekspertë. Ndaj dhe ne do të punojmë me përkushtim, do të bëjmë çdo gjë për punësimin tuaj, derisa dhe një i ri i vetëm të ketë nevojë për punë në Shqipëri.
Ti ruajmë vlerat tona nacionale
Anëtarësimi ynë në NATO, pas ditës së pavarësisë, është arritja jonë më e madhe. Vlora dhe mbarë Shqipëria do të jenë njëherë e përgjithmonë të sigurta, do të ndërtojnë të ardhmen të lirë, dinjitozë, ashtu siç e meritojnë. Së shpejti, së bashku do t'i shndërrojmë ëndrrat në realitet. Ne kishim si ëndërr anëtarësimin në NATO dhe e arritëm atë. Ne kishim ëndërr anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe sot, jemi më afër se kurrë. Ne kishim ëndërr lëvizjen e lirë dhe sot jemi më afër se kurrë. Ne kishim ëndërr që kombi ynë të qëndronte një. Hapja e tunelit të Kalimashit është tuneli që bashkon shqiptarët, është tuneli që sjell Prishtinën në Vlorë, në Tiranë, në Durrës, që sjell Kosovën në brigjet tona.
Në katër vitet që vijnë, arsimi do të jetë përparësia jonë më madhore. Në katër vitet që vijnë, nuk do të ketë të ri, që mbaron shkollën 9 vjeçare, që të mos vazhdojë shkollën e mesme, në rast se ai dëshiron, nuk do të ketë të ri që mbaron shkollën e mesme dhe nuk vazhdon universitetin, në rast se ai dëshiron.
Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol europian, mandatin lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie ashtu siç e ëndërrojmë ne, e një Shqipërie europiane.
Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria."

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
» Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
» Europarlamentarët-Berishës:Vlerësojmë arritjet e Shqipërisë
» Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë
» Prishtina metropol apo bashkësi fshatrash

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi