Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: DEL SULLTANË E QAFËS

Shko poshtë

Gjakush Tana: DEL SULLTANË E QAFËS Empty Gjakush Tana: DEL SULLTANË E QAFËS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 1:44 pm

Gjakush Tana: DEL SULLTANË E QAFËS N1289294870_9960

Gjakush Tana: DEL SULLTANË E QAFËS

( I kushtohet bijës së malësisë nga Kërçova , e cila
Më 1913, vrau nipin e kryekomitit të Mikail Brodit
i cili, me fallangën e tij vrastare dogji dhe shkretoi
shumë fshatra të shqiptarëve të Kërçovës ,
dhe mbushi bunaret me koka e trupa njerzish te masakruar ! )




Atë ditë të rëndë ,atë ditë plot gjak
Mikail përbindëshi - hyri n’çdo konak !

Hyri vrau e preu - pleq, gra e fëmijë!
E mallkonte fusha , kur ngjitej në malësi !

Por, përbindësh Mikaili n’galop turrte kalin
Pas i vinte çeta , në Qafë hapin ndalin !

-Dil o Mazllam Qafa ! -Jam Mikail i Brodit !
-Kam për të të nënshtruar - në shekuj rod pas rodit !

Dhe rrethojnë Mazllamin ,nagantin në ballë !
Sulltana shqipe mali, Cuca – del në shkallë !

-Mbahu babë Mazllam ! O ti burrë malësie !
S’dijnë kaurrët e Brodit - për zemër trimërie!

Nuk të le Sulltana , gjakun unë ta marr,
Që ta ndjejnë kaurrët , damarin shqiptar !

Dhe Sulltanë e Qafës hidhet shqipe mali,
Vret e pret kaurrë ! Ik e ik Mikaili !

Ndaj sa herë përbindshat ,i turren Vatanit!
Del Sulltanë e Qafës – pret kokë të tiranit !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi