Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999
Faqja 1 e 1

Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj)
1998-1999
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Në rrethimin e hekurt të armikut serbe
Lodhja, frika dhe trishtimi kishin përthekuar tërë qenien e banorëve. Memzi lëshonin zërin e shterur. Pritnin çdo moment se çka do të ndodhë me ta. Armiku serbo-çetnik kishte arritur dhe kishte përthekuar turmën e madhe të banorëve. Policia dhe paramilitarët kishin ardhur nga disa drejtime dhe pritnin momentin e fillimit të vrasjeve dhe të masakrimeve të banorëve të grumbulluar…
Si të mos rrëqethet trupi i njeriut? Kur vijnë lajmet se serbo-çetnikët, jo vetëm Melenicën, që e kishin djegur dhe shkatërruar pas luftës me UÇK-në, por kishin djegur dhe shkatërruar edhe shumë fshatra të Shalës dhe kishin vrarë, kishin masakruar, kishin përzënë banorët nga shtëpitë e tyre, nga vendlindja e tyre. Lufta e ashpër në Melenicë dhe tërheqja e UÇK-së popullatën e arratisur nga vatrat e tyre e kishte frikuar për së tepërmi. Paramilitarët çetnikë dhe ushtarët serbë do të vijnë shpejt, do të na vrasin të gjithëve – thonin pa nda njerëzit. Prandaj, detyrohen të marrin rrugën tjetër, të mësyjnë në drejtim të Studimes së Epërme në fillim, e më vonë në drejtim të Vushtrrisë, më shpjegon Bel Gërgjaliu. Në këtë rast ishin tubuar dhe bisedonin shumë njerëz nga kjo turmë e madhe. Si të veprojnë? Sa është e mençur të qëndrojnë nëpër male, nëpër këto kreshta që ishin shkallmuar dhe varfëruar? Si të lëshohen për në qytet, në Vushtrri? Të dorëzohen ?!…
Ishte data 1.5. 1999, tregon bashkëbiseduesi im, Bel Gërxhaliu, që edhe ai me masën e gjërë kishte mësyrë dhe kishte ardhur në Studime të Epërme – ishte kthyer nga Sllakofci (Gryka). Në këtë fshat veç kishin vërshuar grupe të tjera të banorëve nga të gjitha anët: nga Artakolli, Drenica, Llapi, Shala etj., të cilët kishin marrë rrugën e arratisë dhe përpiqeshin të gjejnë shpëtim, si të gjithë bashkëkombasit e tjerë…
Ishte mbrëmje. Natyra kishte filluar ta ndërrojë, ta ndryshojë pamjen e vet. Terri kishte lëshuar krahët dhe kishte përthekuar këtë hapësirë. Ishte data 2.5.1999. Çdo gjë duket e errët. E zymët. Edhe natyra. Edhe njerëzit ishin errësuar, ishin kacavjerrë në fytyrë, ishin molisur: në trup, në shpirt, në mëndje – memzi qëndronin në këmbë. Lodhja, frika dhe trishtimi kishin përthekuar tërë qenien e tyre. Memzi lëshonin zërin e shterrur. Pritnin çdo moment se çka do të ndodhë me ta. Disa të dalluar nga turma që u shkonte fjala edhe më herët në qytet dhe rrethinë, kishin propozuar që turma e njerëzve të lëshohet për Vushtrri me një flamur të bardhë…Këtë iniciativë nuk e kishin pëlqyer disa burra të pranishëm, por mëgjithatë kishin vepruar ashtu siç kishin propozuar “disa të dalluar”…
Armiku serbo-çetnik veç kishte arritur dhe kishte përthekuar dhe shtrënguar këtë turmë të madhe të banorëve, këtë hapësirë… Policia serbo-çetnike kishte ardhur edhe nga drejtimi i Gojëbules. Më parë kishte djegur dhe shkatërruar fshatrat Sllakofc, Ceceli, Skoçnë, Kurullovë, Tërllabuq… Ishte nisur dhe kishte rrethuar fshatin Studime e Epërme, ku ishin të përqendruar turma e madhe e banorëve, duke përthekuar me rrethojë të hekurt të gjithë banorët e grumbulluar në këtë hapësirë. (UÇK-ja nuk ishte e pranishme. Kishin shkuar në pozicione të tjera. Sigurisht në mesin e kësaj turme të madhe ishte e pamençur të zhvillojnë aksionet e tyre luftarake).
Dikur policia serbo-çetnike hynë në turmën e njerëzve dhe fillon aksionin e tyre…
Rreshtimi në kolonë, drejt vdekjes
Me automatik të drejtuar në turmën e banorëve duarthatë çirreshin, britnin, shanin- ulurinin si bishat e çartura dhe urdhëronin që të radhiten në kolonë, të mësyjnë drejt qytetit të Vushtrrisë. Turma e madhe e banorëve kishin përthekuar natyrën e mbushur me errësirën e vdekjes… Memzi lëshonin zërin e shterur. Pritnin në çdo moment se çka do të ndodhë me fatin e tyre…
Me automatik të drejtuar në turmën e banorëve çirreshin, bërtitnin, shanin – ulurinin si bishat e çartura dhe urdhëronin që të radhiten në kolonë, të mësyjnë drejt qytetit të Vushtrrisë. Qerret me kuaj, traktorët, njerëzit, vargisen në kolonë për në Studime të Poshtme, në drejtim të qytetit – Vushtrrisë. Forcat policore serbe më parë vrasin disa kuaj, praptojnë disa traktorë në përrua, i qëllojnë me plumba gomat e tyre. Turma e madhe e banorëve (ishin më tepër se pesëdhjetë mijë) që kishin ardhur nga të gjitha pjesët e kësaj hapësire dhe kishin përthekuar natyrën e mbushur me errësirën e vdekjes…Nuk dinë çka do të ndodhë me ta në këto çaste. Ishin të humbur dhe të shkatërruar…
Banorët gjithnjë vërshonin si lumi i gjatë, i pafund. Sa tmerr ishte për të parë këtë lumë, këtë det të madh njerëzish! Dëgjohen: klithma, britma, vaji dhe zëri i fëmijëve, lutjet, gjëma e të sëmurëve që memzi kishin zënë një vend në qerren me kuaj, në traktorin me goma të shpuara nga plumbat. Këmbë duke ecur si të vdekur në kolonë…
Por, si të shkojnë? Si të qëndrojnë?...
Po shkojmë në gojë të ujkut – thonin disa pleq që kishin përvojë të hidhur me shkaun, sepse siç po shihet, asnjë të gjallë nuk do të na lëshojnë. Shkau ka vendosur të na çfarosë – komentonin disa të tjerë… Secili priste se çka do të ngjajë. Forcat policore-ushtarake dhe paramilitare veç kishin zënë shteqet, këndet e rrugëve, kishin bërë planin e tyre çnjerëzor dhe kriminel dhe prisnin banorët që rreshtoheshin në kolonë, të lodhur, të uritur, të frikësuar, në gojë të tyre…
Hapësira e mbuluar me errësirën e vdekjes
Retë e zeza kishin shtrënguar hapësirën, qiellin mbi fshat. Filloi të pikojë shiu, që nëpër këtë errësirë nuk dallohej a janë pika shiu, apo pika lotësh që rrokulliseshin në fytyrat e njerëzve, fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve, plakave, të sëmurëve… Ky shi ishte i ftohtë, akull si vdekja që të ngrin trupin… Tani vdekja kishte filluar të trokiste në kraharorin e tyre…
Mbrëmje. Në të dy anët e fshatit Studime e Poshtme (Martiraj ) lëshohet terri i zi, terri i vdekjes. Ngadalë vinte duke përthekuar tërë hapësirën: luginën dhe përroin që rënkonte, gjëmonte së bashku me rrënkimin, gjëmën e njerëzve. Retë e zeza kishin shtrënguar hapësirën, qiellin mbi fshat. Filloi të pikojë shiu, që nëpër këtë terr nuk dallohej: a janë pika shiu apo pika lotësh që rrokulliseshin në fytyrat e njerëzve, fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve, plakave, të sëmurëve… Ky shi ishte i ftohtë, akull. Ishte si vdekja që të ngrinë trupin. Ajo (vdekja) trokiste, tingëllonte zëshëm në këtë hapësirë, në këto momente, në zemrat e njerëzve…
Edhe bashkëbiseduesi im, Bel Gërxhaliu, me traktor, me familje ishte nisur në këtë drejtim: Studime e Poshtme – Vushtrri dhe vazhdon rrëfimin e tij tmerues për masakrën që ishte bërë në fshatin e tij – Studime e Poshtme (Martiraj), ku nga dora kriminale serbo-çetnike vriten dhe masakrohen: fëmijë, të rinj, burra, gra, plaka, pleq të sëmurë, të cilët me qerre kuajsh, traktorë (treqind deri katërqind traktorë të cilët armiku i djeg, i shkatërron në fund) kishin marrë rrugën dhe lëshoheshin për Vushtrri. Në krah të tyre paralel me turmën e banorëve, policia serboetnike qëndronte dhe urdhëronte që të mos e lakojnë, që të mos e lëshojnë kolonën. Me drita – bateri, afrohen te secili dhe shikojnë fytyrat e tyre që ishin zbehur, kishin humbur gjakun, dukeshin si fytyra të vdekura. Ishin strukur në traktor, në qerre kuajsh. Ecnin në kolonë. Nxinin në thua. Rrëzoheshin, memzi ngriteshin dhe vazhdonin rrugën e vdekjes… Forcat policore serbe, paramilitarët lokalë serbë, çirreshin si bishat duke urdhëruar që të ecin sa më shpejt për Vushtrri… Bashkëbiseduesi im – Bel Gërxhaliu, kishte zbritur nga traktori familjen: gruan, fëmijët dhe vajzën e rritur, Gëzimën, që të shkojnë më shpejt në kolonë për Vushtrri. Kishte mënduar se më mirë është të ecin në kolonë, këmbë, bashkë me turmën e njerëzve, ndoshta do të shpëtojnë më lehtë, kishte menduar Beli, duke mbetur me dy bashkudhëtarë nga Breznica, që kishin hypur në traktorin e tij gjatë udhëtimit.
Fillimi i vrasjeve dhe masakrimeve
Përroi i fshatit, si gjarpri, me zikzaket e veta kishte lëkundur shtratin me dhunë, me dhunë e kishte lëkundur dhe ngarkuar tmerri: njerëzit kishin hyrë për t’u fshehur. Ishin plagosur, ishin të sakatosur… Kishte të vrarë e të masakruar që kishin zënë rrjedhën e ujit, rrjedhën e përroit. Kishin hyrë në brendinë e përroit dhe përpiqeshin të shpëtojnë: në mes të drunjve të rrëzuar dhe gurëve të thepisur - kishin vdekur herët për së gjalli…
Mirëpo, derisa ishte në traktor, së bashku me dy bashkudhëtarët e tij, i afrohen serbo-çetnikët, paramilitarët lokalë dhe pyesin: kush ishin, nga ishin? Mos janë UÇK, dhe fillon maltretimi. Vërsulen, shajnë, i rrahin dhe në fund i vrasin, i qëllojnë në kokë bashkudhëtarët e tij, i lënë të vdekur afër traktorit. Pastaj serbo-çetnikët urdhërojnë që t’i shkelin me traktor. Këta vrasës, si duket, thotë Beli, ishin paramilitarë çetnikë lokalë nga Gojbula. Ata edhe njihnin mirë njerëzit dhe terrenin. Më vonë i drejtohen edhe Belit: i kërkojnë deviza (i a marrin 3300 DM) e më vonë e rrahin e shajnë, e maltretojnë dhe në fund e qëllojnë me plumba pas shpinës dhe e lënë për të vdekur… Mirëpo për çudi mbetet gjallë, u qëndron plagëve dhe nëpër terr, i përgjakur niset teposhtë fshatit Studime e Poshtme, duke u përpjekur të gjejnë shpëtim. Gjaku i shkonte si shokëz e kuqe pas. Memzi lëvizte hapat e përgjakur. Rrugës, për fat të mirë, kishte takuar familjen, gruan me fëmijët dhe vajzën Gëzimen, e cila e tmerruar kur sheh baban e plagosur me gjak, gati të vdekur, i bie të fikët… Mirëpo dikur e kap për krahësh dhe e dërgon në shtëpinë e Xhemail Gërxhaliut…Dr. Faik Bllata i kishte lidhur varret e Belit dhe e kishte shpëtuar nga vdekja… Faik Bllata kishte ndihmuar edhe të plagosur të tjerë gjatë luftës dhe masakres me kujdes, profesionalizëm dhe me trimëri, duke kryer kështu obligimin e humanitar dhe patriotik në ditët më të vështira…
Gëzime Gërxhaliu tregon se duke ecur në kolonë kishte dëgjuar policinë serboçetnike që thonin se kanë vrarë, deri në këto çaste 50 veta dhe se urdhëri ishte të vazhdojnë me vrasje edhe më tutje… Në të katër anët dëgjohen krismat. Ishte terr. Skëterrë. Natë e tmerrshme. Krahët e zezë të natës kishin mbuluar në tërësi fshatin Studime e Poshtme (Martiraj). Nëpër terr njerëzit lëvizin si hijet e vdekjes. Vallë, a do të ketë ndonjë rrugë, ndonjë shpresë, për të shpëtuar nga kjo barbari e kriminelëve serbo-çetnikë?... Përroi i fshatit, si gjarpri, me zikzaket e veta, kishte lëkundur shtratin, me dhunë, me dhunë e kishte lëkundur dhe ngarkuar tmerri: njerëzit kishin hyrë për t’u fshehur. Ishin të plagosur, ishin të sakatosur…kishte të vrarë e të masakruar që kishin zënë rrjedhën e ujit, rrjedhën e përroit. Kishin hyrë në mbrendinë e përroit dhe përpiqeshin të shpëtojnë: në mes të drunjve të rrëzuar dhe gurëve të thepisur – kishin vdekur, herët, për së gjalli… Njerëzit edhe nuk dinë si të veprojnë. Kudo klithma dhe britma për të shpëtuar nga dora e zezë serboçetnike, që në këtë natë të kobshme kishte marrë turr si bisha e çartur duke vrarë dhe duke masakruar banorët duarthatë, të pambrojtur e të pafajshëm…
Pamjet dhe rrëfimet tronditëse
Ahmet Gërxhaliu përpëlitej në këtë kazan të vdekjes me familjen: me të birin Haki Gërxhaliun dhe me nipin, Xhevdet Gërxhaliun. Serbët çetnikë gjurmonin, shanin, pshtynin… E hetojnë paramilitarët lokalë Hakiun, ekonomist i diplomuar, që në mesin ku punonte, në “Ekstra” gëzonte respekt dhe autoritet. E ndajnë nga familja, nga fëmijët dhe e qëllojnë në kokë, në trup, kudo- e plandosin për vdekje…
Më lart në një kaçubë, në afërsi të përroit dëgjohet një britmë që të therr në zemër, që të trondit shpirtin. Ishte kjo Mehreme Bunjaku, gruaja e Izet Bunjakut. Ishte e plagosur, kërkonte ndihmë. Kërkonte pak ujë…e kishte kallur etja prej dhembjes. Por kurrkush nuk kishhte mundësi, nuk kishte guxim t’i afrojë ndihmën e kërkuar… Si t’i ndihmohet dhe si t’i afrohet ndihmë, kur forcat policore serbe ishin pranë, kudo dhe gjuanin dhe vrisnin pa u ndalë… Dikur vonë kishte shpëtuar çuditërisht nga plagët e marra, me vuajtje e mundime të mëdha- tregon Beli. Hasan Gërxhaliu me të shoqen Hatiqen dhe me tre djemtë ishte në kolonë. Serbo-çetnikët i ndalojnë furishëm, i kontrollojnë dhe para syve të tyre i vrasin dy djemtë: Kadriun dhe Sejdiun, tregon Beli. Kadri Gërxhaliu ishte inxhinier i diplomuar i bujqësisë, ndërsa Sejdi Gërxhaliu ishte stomatolog. Ishin vëllezër të dashur, të vyeshëm dhe punëtorë të mirë. Kishin respekt në mesin ku jetonin dhe punonin. Nëna Hatiqja memzi e kishte shpëtuar djalin, Bajramin, të cilin e kishte mbuluar me tesha dhe me trupin e vet… Memzi flet, i dridhet tërë trupi… Edhe Ahmet Gërxhaliu përpëlitej në këtë kazan të vdekjes me familjen: me të birin Haki Gerxhaliun dhe me nipin Xhevdet Gerxhaliun. Serbo-çetnikët gjurmonin, shanin, pshtynin… E hetojnë paramilitarët lokalë Hakiun, ekonomist i diplomuar, që në mesin ku punonte, në “Ekstra” gëzonte respekt dhe autoritet – ishte ndër më të mirët. E ndajnë nga familja, nga fëmijët. E qëllojnë në kokë, në trup, kudo – e plondosin për vdekje. Xhevdeti kur sheh vëllain e vrarë, përpiqet të shpëtojë. Kërcen prej traktorit, mirëpo serbo-çetnikët e vrasin duke u përpjekur për të shpëtuar… Shaban H. Gërxhaliu me djalin, gruan dhe vajzën, gjithashtu kishte pasur fatin e zi dhe kishte qëlluar në këtë turmë të njerëzve, në këtë rrugë të tmerrit dhe të vdekjes. Përpiqej, si të tjerët, të shpëtojë. Policia serbo-çetnike, paramilitarët lokalë i nxjerrin nga kolona babë e bir: Shabanin, 54-vjeçar dhe Nuhiun, 25-vjeçar. (Sa vështirë ishte për të parë këtë skenë, kur nëna, Metija, e kishte përthekuar djalin, Nuhiun dhe nuk e lëshonte, e shtrëngonte, i luste serbo-çetnikët që të mos ia vrasin Nuhiun – birin e saj të dashur). Nuhiu kishte kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe priste që një ditë ta ushtrojë këtë profesion që e donte dhe e adhuronte. Babai i tij shpeshherë fliste për të birin që e kishte kryer fakultetin. Policia serbo-çetnike, paramilitarët lokalë: Aca Kompiroviq (Bukosh), Vojko Periq (Gojbulë) Lubinko Miladinoviq (Miraqë), Vuçina Janiçijeviq (Bajskë, kryepolic i stacionit të policisë në Vushtrri ), i vrasin babë e bir përnjëherë. I qëllojnë në kokë dhe i lënë të vdekur. Babë e bir kishin mbetur njëri pranë tjetrit, të përqafuar- rrëfen gruaja e Shabanit, Metija, e cila nga tmerri kishte mbetur një kohë mbi trupin e tyre dhe tani duke treguar lotët i shkonin si shiu fytyrës… Ejup Gërxhaliu kishte mbetur i shtangur, kur pas një kontrolli në traktorin e tij i zbresin vëllain Zenë Gërxhaliun dhe djalin Fatmir Gërxhaliun, të cilët i rrahin, i torturojnë e në fund i vrasin. Zenën e kishte vrarë Zoran Periçi (djali i Dragishës)- tregon Ejup Gërxhaliu. Në këtë moment e vrasin edhe Shaban Krasniqin nga Svaraqaku, baballak i Fatmirit, i cili bashkë me dhëndrin dhe miqtë ishte në traktor dhe përpiqej të shpëtojë…
Me sytë e mi e pashë kur një plakë e masakruan me thika, e pren në fyt, - tregon i mbijetuari i masakrës, Zeqir Gërxhaliu
Imer Gërxhaliu kishte mbetur gjallë një kohë të gjatë. Dikur pas shumë vuajtjeve dhe mundimeve kishte vdekur. Kishte gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa babanë e tyre. Ishte natë, nuk e njihja askend. Më zbriten prej traktorit e ma morën vëllain dhe e pushkatuan paramilitarët dhe policët lokalë. Me sytë e mi e pashë kur një plakë e masakruan me thika dhe e pren në fyt,- tregon i mbijetuari i masakres në Martiraj, Zeqir Gërxhaliu…
Sa e dhembshme ishte edhe vrasja e Nexhip Gërxhaliut, 23-vjeçar, të cilin e kishte qëlluar policia në befasi, pas shpine. (Kishte mëshehur fytyrën që të mos diktohet, ishte bërë tevdil). Ndërsa babanë e tij, Hajrullah Gërxhaliun, pasi kishte pëshpëritur diçka, e kishin plagosur për vdekje. (Hajrullahi kishte mbetur tërë natën i plagosur… kishte vdekur pas një muaji në shtëpinë e Vesel Pasomës. Avdyl Gërxhaliun, 39-vjeçar, babë i pesë fëmijëve, e vrasin para nënës, para gruas, para fëmijëve. E kotë ishte lutja e nënës, e gruas dhe vaji i fëmijëve që të mos e vrasin. Ata (serboçetnikët) më parë e kishin tërhequr nga kolona dhe kishin pyetur: kush ishte, nga ishte? Mos është luftëtar i UÇK-së, tregon Beli dhe e kishin qëlluar në kokë, e pastaj e kishin rrotulluar në përrua. Skënder Gërxhaliu, ekonomist i diplomuar, ishte i varfër, memzi mbante familjen, duke punuar në treg, sepse e kishin larguar herët nga puna. Në këtë ditë të kobshme – tregon gruaja e tij, Habibja, mësuese, edhe ajo me të shoqin dhe fëmijët ishin në këtë kolonë të vdekjes. I afrohet serbo-çetniku, si duket, ishte Periqi, paramilitar lokal nga Gojbula, që e njihte Skenderin dhe i drejtohet Skënderit: a po më njeh kush jam?... E vret para fëmijëve, para gruas. Gruaja pisket, i hedhet përmbi. Mundohet t’i ndihmojë dhe alivanoset nga dhembja dhe tmerri – tregon Habibja, e lotët i shkojnë teposhtë, faqeve si shiu…Pas dy-tre minutash e vrasin edhe vëllain e Skënderit, Imer Gërxhaliun. Imeri kishte mbetur gjallë një kohë të gjatë. Dikur pas vuajtjeve të mëdha kishte vdekur. Kishte gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa babanë e tyre. Ishte një masakër e rendë, ishte natë, nuk e njihja askend. Më zbriten nga traktori e ma morën vëllain dhe e pushkatuan para meje policë, paramilitarë, me njolla në fytyrë. Me sytë e mi e pashë kur një plak e masakruan me thika, e pren në fyt”- tregon i mbijetuari i masakrës, në Martiraj, Zeqir Gërxhaliu…
Jetish Xhafa, pas 48 orëve me plumb në kokë, shpëton pas intervenimit kirurgjik të Dr. Shukri Gërxhaliut
Jetish Xhafën e ndajnë kriminelët serbë, e qëllojnë me plumba automatiku në kokë dhe e lënë për të vdekur. Babai i tij, Mirani, kishte ndërhyrë për ta mbrojtur djalin, mirëpo kriminelët e vrasin dhe e shtrijnë të vdekur… Jetishi me plumb në kokë kishte qëndruar 48 orë. Kur e kishin konstatuar se është i gjallë, e kishin dërguar në spitalin fushor në Sllakovc (Grykë) dhe kishte shpëtuar nga vdekja…
Zeqir Konjuhi nga Gllavotini me të birin Rexhepin dhe me nipin Afrimin ishin në këtë skëterrë, në këtë rrugë të vdekjes. I afrohen serbo-çetnikët traktorit të tyre. I shohin Rexhepin dhe Afrimin, dy të rinj, ishin të maskuar dhe të mbuluar me tesha, për të mos u diktuar. I zbresin prej traktorit. Më parë i rrahin, i maltretojnë, e më vonë i vrasin. Zeqiri përpiqet të flasë diçka, mirëpo serbo-çetnikët e qëllojnë edhe atë në bark, e lënë për të vdekur. Për çudi Zeqiri kishte mbetur gjallë… E kishin nxjerrë më vonë të mbuluar, nën trupin e të birit, Rexhepit dhe të nipit, Afrimit. Në këto çaste, pas traktorit të Zeqirit, vinin djemtë e motrës: Ali Rashica dhe Deli Rashica. E ndalojnë edhe traktorin e tyre dhe i vrasin. Policia serbo-çetnike urdhëron që traktorët të kalojnë mbi trupin e tyre… Musa Abazi nga Cecelia, me vendbanim në Vushtrri – profesor i edukatës fizike, edhe pse ishte i sëmurë, nuk kishte pranuar të lëshojë vendin dhe të shkojë jashtë, siç kishin shkuar gruaja e tij dhe fëmijët. Kishte mbetur vetëm… Këtë ditë të kobshme, duke ecur në kolonë serbo-çetnikët lokalë e kishin njohur profesorin dhe e kishin ndalur, e kishin maltretuar, e kishin rrahur e në fund e kishin vrarë. Musa Abazi ishte profesor i dashur dhe i respektuar te nxënësit dhe të kolegët e tij, ku punoi dhe ku tërë jetën e shkriu në lëmin e edukimit dhe të arsimit. Ishte aktivist i dalluar për kulturë dhe sport në komunën e Vushtrrisë. Jetish Xhava nga Sfaraçaku (Manza) ishte gjithashtu në kolonë me familje. Kriminelët serbë e ndajnë dhe e qëllojnë me pluma automatiku në kokë dhe e lënë për të vdekur. Baba i tij, Mirani, kishte ndërhyrë dhe ishte përpjekur për ta mbrojtur, mirëpo serbo-çetnikët e vrasin dhe e lënë të vdekur. Jetishi kishte qëndrua i plagosur afër 48 orë, deri sa e kishin konstatua se ende është i gjallë dhe e kishin dërgua në spitalin fushor të UÇK-së në Sllakofc, ku mjeket në krye me dr. Shukri Gërxhaliun i kishin nxjerrë plumbin nga koka dhe e kishin shpëtua nga vdekja…
Dëshmia e Dr. Shukri Gërxhaliut në Hagë
Dr. Shukri Gërxhaliu është njëri ndër mjekët më të njohur gjatë luftës çlirimtare në këtë hapësirë. Ai më tërë qenien e tij ishte gjithmonë prezent pranë të sëmurëve dhe të plagosurve, duke ndihmuar, shëruar dhe shpëtuar jetën e tyre. Gjatë masakrave serbe në komunën e Vushtrrisë kontributi i tij si mjek ishte i madh. Ishte i kyçur prej fillimit të luftës në radhët e UÇK-së dhe deri në mbarim mbeti me përkushtim në radhët e saj. Dr. Gërxhaliu shpjegon shumë momente të vështira dhe rrëqethëse të përjetuara gjatë punës dhe misionit të tij të lartë humanitar dhe patriotik. Ёshtë njëri ndër dëshmitarët e gjallë të masakrës në Studime të Poshtme. Mirëpo fal fatit, kishte shpëtuar… Ai më mirë se shumë të tjerë që përjetuan masakrën në Studime të Poshtme, ka njohuri të rrëfejë për ngjarjet trishtuese dhe tragjike të popullatës shqiptare gjatë kësaj përiudhe të masakrimeve, sepse ai gjatë kësaj periudhe të rendë kishte dhënë kontribut të vaçantë duke shëruar dhe shpëtuar shumë të sëmurë dhe të plagosur. Për këto ngjarje dhe përjetime trishtuese ishte ftuar dëshmitar në Hagë kundër kriminelit, Sllobodan Millosheviq. Dëshmia e tij ishte e qartë, me argumente, autentike për zbardhjen e ngjarjeve tragjike në fshatin e tij, Studime e Poshtme ( Martiraj ) dhe më gjerë. Prandaj dëshmia e tij në Gjykatën e Hagës ishte me rëndësi të vaçantë…
E vranë një ditë pasi ishte martuar
E kishin zbritur Adnanin duke e fyer dhe duke e sharë. Babai i tij, Sherif Bunjaku, kur e sheh të birin në këto momente kritike, përpiqet ta shpëtojë, duke i lutur serbët çetnikë që ta falin, të mos e vrasin, pasiqë mbrëmë ishte martuar. Serbët çetnikë i kishin thënë: “Pasi qenka martuar, do ta martojmë edhe një here” dhe e vrasin duke e qëlluar në kokë me breshëri plumbash të automatikut…
Adnan Bunjaku nga Studimja e Epërme një ditë më parë ishte martuar. Pasi që ishte i fejuar më parë, prindërit e vajzës ishin pajtuar dhe kishin insistuar që të martohet, ta marrë vajzën në shtëpinë e vet, pasi që në këto ditë të vështira, të liga, më mirë nusja të jetë pranë burrit të saj. Kështu edhe kishin vepruar. Ishin martuar pa ndonjë tubim, pa ndonjë dasmë të rëndomtë…Në këtë natë të kobshmë, si të gjithë banorët e tjerë edhe Adnani me të shoqen dhe prindërit kishin marrë këtë rrugë tragjike – në drejtim të Studimes së Poshtme – Vushtrri. Serbo-çetnikët, paramilitarët lokalë i ndalin dhe i kontrollojnë në traktorin në të cilin gjendej edhe Adnani, tregon Qerim Beqiri nga Sllakofci. E kishin zbritur Adnanin, duke e fyer dhe duke e sharë. Baba i tij, Sherif Bunjaku, kur e sheh se i marrin të birin, përpiqet ta shpëtojë, duke i lutur serbo-çetnikët që ta falin, mos ta vrasin, pasi që mbrëmë ishte martuar. Serboç-çetnikët i kishin thënë: “Pasi qenka martuar, do ta martojmë edhe një herë” dhe e vrasin duke e qëlluar në kokë me breshëri plumbash të automatikut dhe e lënë të vdekur pranë traktorit, para prindërve, para gruas, që vetëm një natë dhe atë në kohë të vështirë, në kohë të lig, kishte kaluar me burrin e saj, Adnanin…
Bislim Ferizi, Mihrije Ferizi, Ruzhdi Ferizi, të gjithë nga Pasoma dhe Ilaz Maksuti, mik i tyre, me traktor të Latif Pllanes – tregon Beli, kishin kaluar rrugën e Studimes së Poshtme dhe kishin mbërri të rruga magjistrale, në hyrje të Vushtrrisë. Ishin gëzuar shumë duke menduar se do të shpëtojnë, më në fund nuk do të vriten nga dora e zezë serbo-çetnike. Mirëpo prej gëzimit dhe habisë, u rrëshqet traktori në kanalin e afërt të rrugës. Përpjeken ta nxjerrin dhe të vazhdojnë rrugën, mirëpo serbo-çetnikët që ishin në afërsi, afrohen, i shikojnë duke u përmeqatur dhe pa bërë fjalë i vrasin të gjithë, duke i grumbulluar në një kanal, njërin mbi tjetrin… Këtë natë të tmerrshme ishin në kolonë edhe i riu Hamdi Shala nga Akrashtica, së bashku me vëllain Ganiun. Afrohet serbo-çetniku Zoran Vukotiq dhe me vrazhdësi e zbret prej traktorit Hamdiun dhe e vret. Pas dy-tre minutash Zorani vret edhe katër të tjerë. Për vrasjen e Hamdiut dhe për katër të tjerë më shpjegon Fadil Beqiri, kryetar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Vushtrri. Ai (Fadili) me deklaraten e vet të datës 25.4.2000 përveq këtij krimineli përmend edhe Lubishën nga Sllakofci, Ilija Elezoviqin nga Nedakovci, Vuqinën nga Bajska, Periqin nga Gojbula, Kompiroviqin nga Bukoshi, Milladinoviqin nga Miraqa…
Të vrarit dhe të masakruarit më 2 maj 1999
Këto krime, këto vrasje dhe këto masakrime mund t’i bëjnë vetëm kriminelët e mëdhenj, siç ishin serbo-çetnikët, të cilët u vërsulen si bishat e çartura, me metoda çnjerëzore u përpoqen ta shfarosin qenien tonë kombëtare… Këta kriminelë ishin më tepër paramilitarë serbë lokalë që njihnin terrenin dhe shqiptarët në këtë hapësirë…
Rrëfimet për vrasjet dhe masakrimet nuk kishin të ndalur. Çdo rrëfim kishte ngjyrën e vet tronditëse, trishtuese dhe tmerruese. Vështirë ishte edhe për mua të dëgjoj dhe të shënoj për të gjitha këto vrasje, për të gjitha këto masakrime, për të gjitha këto tmerre. Vështirë ishte edhe për bashkëbiseduesit e mi, të cilët të shtangur dhe me lot në sy memzi rrëfenin për këto vrasje dhe masakrime të papara në historinë e njerëzimit. Këto krime, këto vrasje, këto masakrime mund t’bëjnë vetëm kriminelët e mëdhenj, siç ishin serbo-çetnikët, të cilët u vërsulën si bishat e çartura, duke u përpjekur me metodat më çnjerëzore ta shfarosnin qenien tonë kombëtare shqiptare.
Këtë natë të kobshme (2.5.1999) u vranë dhe u masakruan:

- Fatmir E. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Zenë Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Kadri Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Sejdi H. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Fahri Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Shaban H. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Nuhi Sh. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Haki Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Xhevdet N. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Avdyl Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Skënder Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Imer Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Hajrullah Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Nexhip Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Bajram Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Qazim Hyseni (Vushtrri)
- Hysen Hyseni (Dumnicë e Poshtme)
- Xhevdet Hyseni (Vushtrri)
- Enver Prronaj (Studime e Poshtme)
- Zymber Prronaj (Studime e Poshtme)
- Musli Gërguri (Studime e Epërme)
- Deli Rashica (Studime e Poshtme)
- Ali Rashica (Studime e Poshtme)
- Naip Rashica (Studime e Poshtme)
- Hasan Rashica (Studime e Poshtme)
- Behar Rashica (Studime e Poshtme)
- Muhamet Rashica (Studime e Poshtme
- Eshref Rashica (Studime e Poshtme)
- Fatmir Rashica (Studime e Poshtme)
- Sherif Sfarça (Studime e Poshtme)
- Skënder Sfarça (Studime e Poshtme)
- Ramadan Haziri (Studime e Poshtme)
- Hazir N. Muli (Studime e Poshtme)
- Asllan N. Muli (Studime e Poshtme)
- Bislim Ferizi (Pasomë)
- Mihrije Ferizi (Pasomë)
- Ruzhdi Ferizi (Pasomë)
- Ilaz Maksuti (Pasomë)
- Mehdi A. Musliu (Vushtrri)
- Ragip A. Musliu (Vushtrri)
- Bahri B. Hyseni Vushtrri
- Ali B. Hyseni ( Vushtrri)
- Rexhep Konjuhi (Gllavotin)
- Afrim Konjuhi (Gllavotin)
- Xhavit Musliu (Vushtrri)
- Ismail Popova (Vushtrri)
- Namon Gërguri (Studime e Epërme)
- Enver Gërguri (Studime e Epërme)
- Agim Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
- Adnan Bunjaku (Studime e Epërme)
- Ramush Gërguri ( Studime e Epërme)
- Rrahmon Hyseni (Kaqanoll)
- Veli Xhafa (Sfaraqak)
- Kadrush Musa (Bajgorë)
- Xhavit Mulaku (Ceceli)
- Ekrem Mulaku (Ceceli)
- Hysen Bunjaku (Pestovë)
- Musli Abazi (Vushtrri)
- Remzi Morina (Akrashticë)
- Bajram I. Mulliqi (Sfaraqak i Epërm)
- Sabri Maxhuni (Maxhunaj)
- Sahit Tiku (Samadrexhë)
- Driton Maxhuni (Maxhunaj)
- Rahmon Ademi (Begaj)
- Hamdi H. Shala (Akrashticë)
- Miran Xhafa (Bare)
- Nazif Xhafa (Bare)
- Nezir H. Beqiri (Kaqanoll)
- Shaban Krasniqi (Sfaraqak i Poshtëm)
- 74. Feride Syla (Ferizaj)
- Sali H. Muzaqi (Kurullovë)
- Bejtë Kolla (Kollë)
- Tafil Ibishi (Bajgorë)
- Islam F. Musa (Ceceli)
- Agim R. Hyseni (Druar)
- Driton B. Xhafa (Bare)
- Beqir K. Hyseni (Skromë)
- Agim H. Sadiku (Vidishiq)
- Ali Mërnica (Vesekovc)
- Naser Zhegrova (Vushtrri)
- Bahri Haxhaj (Sfaraqak)
- Bajram Kurti (Bare)
- Hysni Bunjaku(Pestovë)
- Sali Muzaqi (Kurullovë)
- Shehide Sfarqa (Studime e Poshtme)
- Ramadan Aliu (Skromë)
- Milazim H. Ferati (Bare)
- Ramiz Baliu (Skromë)
- Fetah A. Tahiri (Selac)
- Besim I. Muzaqi (Kurullovë)
- Fehmi Tërnava (Vushtrri)
- Brahim S. Mehmeti (Gumnishtë)
- Faik Vidishiqi (Vidishiq)
- Murat Peci (Rahovë) 99.
- Azemine Vërsheci (Sllakofc)
- Remzi B. Aliu (Begaj)
- Gani H. Muli (Kunovik)
- Rifat H. Ferati (Bare)
- Istref Xh. Ferati (Bare)
- 100.Qamile Fejzullahu (Bajgorë)
- 101.Nazife Bajrami (Dumnicë e Poshtme )
Në lapidarin e ngritur në Martiraj janë të skalitur 116 emra të martirëve të vrarë dhe të masakruar nga forcat kriminele serbe. Në këtë lapidar janë përfshirë edhe martirët të tjerë që ishin vrarë dhe masakruar pas datës 2 maj 1999
Grumbullimi i popullatës në oborrin e Kooperativës Bujqësore
Oborri i Kooperativës Bujqësore në Vushtrri ishte i ngushtë për t’i zënë të gjithë të grumbulluarit. Policia dhe paramilitarët serbë menjëherë kishin filluar keqtrajtimet dhe vrasjet e disa të dalluarve. Ali Mërnicën e kishin nxjerrë nga turma. Më parë e kishin lidhur, e më vonë te fabrika e “Ekstrës” e kishin vrarë dhe masakruar…
Në këtë rrëmujë të vrasjeve dhe masakrimeve, popullata e tmerruar kishte mbërrijtur, me gjysmë shpirti në oborrin e Kooperativës Bujqësore, që ishte i ngushtë t’i përthekojë të gjithë…Në këtë grumbull të madh policia kishte filluar maltretimet dhe keqtrajtimet ndaj disa personave që mendonin se gjatë periudhës së luftës e më herët kishin dhënë kontribut të dalluar. Prandaj kishte filluar nxjerrja nga ky grumbull i disa të dalluarve. Kështu në këto momente kishin ndarë Ali Shaban Mërnicën sepse vëllezërit e tij kishin dhënë kontribut të vaçantë gjatë mësimit nëpër shkolla shtëpi. Shtëpia shkollë e vëllezërve (kushërirëve) të tij në veçanti e Halim Mërnicës, ishte e hapur kurdoherë për nxënësit shqiptarë të përzën nga shkolla e tyre nga pushteti diskriminues serb. Kështu angazhimi atdhetar i tij ishte ra në sy armikut serb. Ali Mërnica gjithashtu e kishte vëlla Isë Mërnicën, komandant i UÇK-së, i vrarë në ofensivën e dytë në fshatin Sumë, më 24 mars 1999, prandaj kur e kishin hasur në këtë grumbull, e kishin ndarë barbarisht, i kishin lidhur duart prapa dhe afër fabrikës së “Ekstrës” e kishin vrarë dhe masakruar… Ndërsa të tjerët prej moshës 18-vjeçare i kishin dërguar në burgun e Smrekovnicës, më parë i kishin plaçkitur, i kishin rrahur dhe pastaj i kishin deportuar me dhunë për Shqipëri dhe Maqedoni…
Të vrarët dhe të masakruarit kishin mbetur rrugëve të fshatit, buzë përroit, në përrua nëpër therra dhe kurkush nuk kishte guxim, nuk kishte mundësi të kujdeset, t’i marrë, t’i largojë, t’i përgatisë për varrim – deri të nesërmen kur bëhet identifikimi dhe varrimi i tyre nga UÇK-ja. Përkundër përcjelljes rigoroze të policisë serbo-çetnike, shumë banorë muarën pjesë duke u ndarë prej tyre me respekt të lartë dhe dhembje të madhe…
Më tepër e deshën vdekjen, se çnjerëzimin
Para vdekjes vajzat kishin përshpëritur: “Më mirë të na vrasin sa më shpejt, se sa të nae marrin fytyrën… Vdekja është më e mirë dhe më e pastër, më e shenjtë”… Vajzat kishin përqafuar njëra-tjetrën dhe kishin vdekur…
Pas vrasjeve e masakrimeve të 2 majit 1999, popullata që ishte në Kooperativën Bujqësore në Vushtrri shpërndahet, me dhunë depërtohet për Shqipëri dhe Maqedoni. Ndërsa shumë burra e të rinj, pas një maltretimi të paparë, i kishin dërguar në burgun e Smrekovnicës. Pleq, gra, plaka e fëmijë i kishin “lejuar” të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Edhe disa nga familja Gërxhaliu dhe Gërguri nga Studimja (Martiraj) ishin kthyer në shtëpitë e tyre, duke menduar se pas këtyre vrasjeve të papara kanë shpëtuar, nuk do të vriten më. Kishin filluar të lëvizin nga pak nëpër oborr, nëpër kopsht dhe rreth përroit që gurgullonte dhembshëm. Një ditë të kobshme kishin marrë rrugën për Studime të Epërme edhe vajzat Gërguri dhe Krasniqi. Kishin mësyrë që për së afërmi të shikojnë ç’mund të bëjnë? Çfarë ndihme
duhet afruar banorëve të kthyer: të pastrojnë, të lajnë, të
gatuajnë, të përgatisin ushqim për banorët e kthyer që kishin mbetur në mëshirën e kohës. Mirëpo deri sa shkonin për në fshat përpjet përroit, pikërisht më 24.5.1999 papritmas u dalin përpara policë, paramilitarë lokalë dhe i ndalin vajzat. Më parë i kishin fyer, i kishin sharë, i kishin provokuar se ato po shkojnë për t’i furnizuar “terroristët”, për UÇK-në po përgatisin bukë etj. Në fund i kishin vrarë, tregon Gëzimja, duke i lënë buzë përroit të gjitha njëra pranë tjetrës. Ato ishin frikësuar kur i kishin parë policët serbë afër tyre dhe nuk dinin si të gjenden, prandaj ishin afruar njëra pranë tjetrës, ishin shtanguar dhe nuk kishin bërë zë, kishin heshtur, kishin shikuar njëra-tjetrën para vdekjes dhe kishin pëshpëritur: “Më mirë të na vrasin sa më shpejt, sa më parë, se të na marrin fytyrën. Vdekja është më e mirë, më e pastër, më e shenjtë”. Vajzat kishin përqafuar njëra-tjetrën dhe kishin vdekur, tregon Gëzime Gërxhaliu. Sa vështirë ishte për Fejzë Krasniqin nga Zhilivoda, kur dy vajzat e tij, Raza e Nazmia, i gjen të vrara e të masakruara. Ato tërë kohën kishin qëndruar si burrëresha gjatë luftës heroike në fshatin e tyre rrëzë Çiçavicës, në Zhilivodë. Kishin ndihmuar luftëtarët e lirisë me respekt e dashuri. Kishin përgatitur ushqim për familjet e zhvendosura drenicare. Baba i tyre, Fejza, një ditë ishte frikësuar, në kohën e operacioneve të NATO-s për vajzat, prandaj prej Qyqavicës i kishte sjellë në Studime të Epërme, te dajat e tyre: mos vallë do të shpëtojnë pa ndonjë të ligë – kishte thënë Fejza… Vështirë ishte edhe për prindërit dhe të afërmit e vajzave Gërguri, që me dhembje të madhe e lot në sy qanin mbi trupin e njomë të vajzave të tyre. Ishin këto lule të kuqe të rinisë që dora e zezë serbe i vrau dhe i masakroi. Nëna e Shemsisë, Shukrija, duke qajtur tregon se gjatë kësaj kohe të kobshme kishte qenë në fshat. Mirëpo kishte njohuri se vajzat kishin mësyrë për të ardhur në fshat, kishin me vete disa çanta me ushqim… Dronte në çdo moment në më të keqen, në më të ligën, sepse ende në këtë hapësirë qarkullonin policia serbe… Papritmas kishte dëgjuar krismat që kishin jehuar lugut të fshatit Studime e Poshtme. E kishte kapur frika. Kurrkund vend si gjente vetit. Ishte shtanguar dhe dridhej…kishte ardhur lajmi se vajzat ishin vrarë dhe masakruar. Ishin këto lule të kuqe të rinisë që dora e zezë ua shou ardhmërinë:
- Lutfije Sabit Gërguri (1976) Studime e Epërme (Martiraj i Epermë)s
- Shemsije Isak Gërguri (1973) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
- Hysnije Jakup Gërguri (1978) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
- Imrane Musa Gërguri (1980) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
- Zejnepe Musa Gërguri (1984) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
- Lumnije Fejza Krasniqi (1974) Zhilivodë (Trimor)
- Nazmije Fejzë Krasniqi (1970) Zhilivodë (Trimor)
8.Remzije Gërguri (1972) – Studime e Epërme (Martiraj i Epërm)
Kur i kishin parë dhe kur i kishin marrë, të gjithë kishin mbetur të tronditur dhe të tmerruar. Këtë ditë të kobshme edhe natyra me ngrohtësinë e saj sikur përpiqej të marrë pjesë në këtë pikëllim. Lulet që kishin çelur në këtë stinë të majit ishin rrëzuar për tokë. Ishte errësuar natyra. Retë e zeza kishin mbuluar qiellin shllungë, shllungë. Shiu kishte filluar të bjerë… Njomësinë e tyre e kishte thithur toka e zezë…
Si u vranë 13 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut
Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e kishte mbuluar trupin e tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën jorgan të vrarë. Ishin përpjekur ta fshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa në qoshen e dhomës, afër derës, ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e thyer dhe muri i dhomës i shtëpisë ishin stërpikur me gjak. Lodrat dhe çanta me libra të fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me gjakun e tyre. Nën kraharorin e nënës Sabahudini i vogël ishte afruar, kishte kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte shtrënguar me duar të vogla nënën…
Terrori serb nuk ka të ndalur. Në çdo vend, në çdo skutë përpiqet të përthekojë hapësirën dhe të maltretojë, të shkatërrojë dhe të vrasë. Policia serbe ende nuk di të ngopet, nuk ndalin veprën e tyre barbare dhe kriminele. Kështu, më 31.V. 1999 kriminelët serbë, një grup i tyre, në mëngjesin e hershëm të kësaj dite të kobshme kishin filluar të lëshohen, të qarkullojnë rreth familjeve që pas masakrës së madhe të 2 majit 1999 kishin shpëtuar, ishin kthyer në shtëpitë e tyre. Kishin qëndruar disa ditë, disa javë me frikë e pasiguri, sepse policia serbe vendqendrimin e tyre e kishin te magazina e “Çiçavicës” në Studime të Poshtme, te Gërxhalitë. Ky grup policësh dhe paramilitarësh serbë kishin mësyrë përsëri në familjet Gërxhaliu. Pasi shtëpitë e tyre nuk ishin në një rrugë të njëjtë të hyrjes, policët serbë kishin shkuar në rrugën që shpie për në shtëpinë e Selatin Gërxhaliut, të cilin e kërkonin. Selatini ishte në oborr duke rregulluar dhe menduar diçka. Policia hyjnë në oborrin ku gjendej Selatini, me vrazhdësi e marrin dhe drejtohen për në shtëpinë, ku flinin fëmijët në dhomën e tyre. Një polic deri sa ishte në oborr, sheh afër shtëpisë, përballë Xhemail Gërxhaliun që lidhte lopën, kujdesej për të. Polici e kishte thirrë që të vijë. Mirëpo Xhemaili sikur nuk e kishte dëgjua dhe nuk kishte shkuar menjëherë… Djali i Xhemailit dhe vëllezërit e tjerë që ishin në shtëpitë e tyre, kur i hetojnë policinë serbe dhe paramilitarët çetnikë duke lëvizur dhe duke kontrolluar shtëpinë e Selatinit, nëpërmes rrugës anësore që ishte e mëshehur, në drejtim të përroit, e padukshme prej policisë serbe kishin ikur dhe kishin shpëtuar, tregon Dr. Shukri Gërxhaliu, që gjithmonë ishte pranë të plagosurve, të sëmurëve në këto kohë të liga të luftës. Mirëpo Xhemailin pas një kohe e kishin marrë dhe e kishin bashkuar me Selatinin në shtëpinë e tij. Policët serbë kishin hyrë brenda, në dhomën e fëmijëve – te fëmijët dhe në prezencën e tyre i kishin vrarë dhe masakruar të gjithë…(Djalin e Selatinit, Shahinin, e kishin vrarë më 28.III.1999, në ditën e Festës së Bajramit, duke u kthyer për në shtëpi me gruan e mixhës, Sofinë, te Ura e Hekurit, te Dallkajt, që në qytet kishin blerë diçka për Festën e Bajramit. Policia e kishte thirrë Shahinin, i cili e kishte çantën me libra në krah. Posa afrohet, policët e plagosin për vdekje. Jeton një orë e tridhjetë minuta, pas dhënies së ndihmës në shtëpinë e Ganimete Mulit, e cila ishte motër medicinale…)
Te “Hambari i Gumnishtës” i vrasin për të humbur gjurmët e krimit
Selatin Gërxhaliu herët, në kohën më të vështirë kishte filluar që ta ndihmojë UÇK-në dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në çastet e fundit të jetës. Ai me kalin dhe qerren e tij qarkullonte në hapësirën ku zhvillohej lufta dhe me një guxim të rrallë depërtonte në zonat ku luftonin luftëtarët e lirisë dhe bënte furnizimin e tyre me ushqim, armatim dhe ndihmonte të plagosurit…
Më vonë kishin marrë Selatinin Shabanin dhe Xhemailin për t’i humbur gjurmët, për të pamundësuar identitetin e tyre kriminal, sepse këta kriminelë ishin të njohur, paramilitarë lokalë, të cilët gjatë kësaj periudhe kohore të luftës kishin vrarë, kishin masakruar shumë shqiptarë të pafajshëm, prandaj i dërgojnë në kodrën e afërt, te “Hamari i Gumnishtes”. Aty i maltretojnë, i rrahin dhe në fund i vrasin – tregon Gëzime Gërxhaliu. (Më 13 maj forcat policore dhe paramilitare të “Hamari i Gumnishtës” kishin vrarë dhe masakruar gjashtë shqiptarë, të cilët kishin mësyrë për ushqim në qytet. Forcat policore dhe paramilitare serbe i kishin hetuar, prandaj i kishin rrethuar, i kishin vrarë dhe masakruar dhe nuk kishin pasur mundësi të shpëtojnë. Këta të vrarë dhe të masakruar ishin:
1.Jetulla Mulliqi -Sllakovc /Grykë/
2.Bedri Beqiri - Sllakovc /Grykë/
3.Milaim Muhaxheri – Lum i Madh
4.Ramadan Zeneli - Tërllabuq
5.Besim Muhaxheri - Lum i Madh
6.Hamdi Krasniqi – Zhilivodë (Trimor)
Kush ishte Selatin Gërxhaliu
Selatin Gërxhaliu ishte një punëtor i mirë dhe një aktivist i shquar. Herët kishte filluar ta ndihmojë UÇK-në dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në çastet e fundit të jetës. Selatini në kohën më të vështirë me kalin dhe qerren e tij qarkullonte në hapësirën ku zhvillohej lufta dhe me një guxim të rrallë depërtonte në zonat ku luftonin luftëtarët e lirisë dhe kështu bënte furnizimin e tyre me ushqim, armatim dhe ndihmonte të plagosurit, duke i bartur në vendshërimet e veçanta. Kontributi i tij në këtë drejtim ishte i madh… Kriminelët serbë herët e kishin përcjellë veprimtarinë e tij, prandaj e vrasin dhe e masakrojnë me tërë familjen… Nëna e Gëzimes, me renë e Xhemailit, Nexhminë dhe me Salih Gërxhaliun, shkojnë në orën 8,30 në shtëpinë e Selatinit dhe kuptojnë vrasjen dhe masakrën e bërë.
Ishte skenë trishtuese, tregojnë Gëzimja, Nexhmija dhe Sali Gërxhaliu. Dhoma ishte e thyer dhe e shkatërruar. Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e kishte mbuluar trupin e tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën jargon të vrarë. Ishin përpjekur ta mëshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa, në qoshen e dhomës, afër derës, ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e thyer dhe muri i dhomës, i shtëpisë, ishin stërpikur me gjak. Lodrat dhe çanta me libra të fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me gjakun tyre. Nën kraharorin e nënës, Sabahudini i vogël ishte afruar, kishte kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte shtrënguar, me duar të vogla nënën… Ishte tmerr i paparë. Familja e tërë e Selatinit ishte vrarë dhe masakruar…
Kishin ardhur për ta “zbuluar” krimin e bërë
Rrugës i kishte diktuar UÇK-ja që gjendej aty pari. Ata e gjuajnë pizgauerin, duke e dëmtuar e shpuar gomat e tij. Policët duke parë çka po ndodh, zbresin prej pizgauerit dhe prej blindit e mundohen për të ikur… Në pizgauer kishin qenë 7 policë në krye me Petroviqin, një epror i stacionit të policisë në Vushtrri…
Pas 5 ditëve kishte ardhur policia dhe disa oficerë të ushtrisë serbe, duke u përpjekur që të “zbulojnë” se si janë vrarë anëtarët e familjes së ngushtë Gërxhaliu. Në këtë rast i marrin: Hyrën, Fatbardhën dhe Selvinë që të tregojnë vendin ku janë vrarë Xhemaili, Selatini dhe Shabani… Me pizgauer dhe me një blind nisen për në vendin te “Hamari i Gumnishtes”. Rrugës i kishte diktuar UÇK-ja që gjendej aty pari dhe e gjuajnë pizgauerin duke e dëmtuar dhe shpuar gomat e tij. Policët duke parë çka po ndodh zbresin prej pizgauerit dhe prej blindit dhe mundohen për të ikur… Në pizgauer, siç tregon Gëzimja, kishin qenë 7 veta që u printe Petroviqi, një epror i policisë në Vushtrri… Pizgauerin më vonë e kishte marrë UÇK-ja. Gratë që kishin qenë në pizgauer me policinë serbe kishin shpëtuar. Kufomat e Xhemailit, Selatinit dhe të Shabanit i kishin bartur (marrë) me kali: Salih Gërxhaliu, Hyra dhe Fixheria dhe kështu ishin varrosur në orën 18 të mbrëmjes. Në këtë ditë të kobshme ishin vrarë dhe masakruar:
- Xhemail Gerxhaliu (63) Studime e Poshtme
- Selatin Gerxhaliu (50) Studime e Poshtme
- Sala Gerxhaliu (85) Studime e Poshtme
- Fexhrije Gerxhaliu (40) Studime e poshtme
- Sofie Gërxhaliu (30) Studime e Poshtme
- Shaban S. Gërxhaliu (16) Studime e Poshtme
- Shahin Gërxhaliu (15) Studime e Poshtme
- Muharrem Gerxhaliu (13) Studime e Poshtme
- Mexhid Gerxhaliu (12) Studime e Poshtme
- Avdurrahman Gerxhaliu (9) Studime e Poshtme
- Sabahudin Gerxhaliu (5) Studime e Poshtme
- Mubera Gerxhaliu (6) Studime e Poshtme
- Safet Gerxhaliu (6) Studime e Poshtme
Sa e vështirë ishte pjesëmarrja, përgatitja, përcjellja dhe varrimi i tyre.
Të gjithë të pranishmit me lot në sy dhe dhembje të madhe u ndanë prej tyre. Ishte moment që njeriu nuk di si ta përshkruajë…
(Fragment nga një punim më i gjatë)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hilmi Saraçi: Masakra serbe në qytetin e Vushtrrisë (1998 - 1999)
» Hilmi Saraçi: Koalicioni me “shtylla”
» Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste...
» Hilmi Saraçi: Vrasja e luftëtarëve të Ballit Kombëtar
» Hilmi Saraçi: Lashtësia, emertimi dhe trashegimia kulturore, historike, arkeologjike e qytetit të Vushtrrisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi