Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lushta: Ka pasur parregullsi në përpilimin e procesverbaleve

Shko poshtë

Lushta: Ka pasur parregullsi në përpilimin e procesverbaleve Empty Lushta: Ka pasur parregullsi në përpilimin e procesverbaleve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 18, 2009 3:59 am

Lushta: Ka pasur parregullsi në përpilimin e procesverbaleve

Lushta: Ka pasur parregullsi në përpilimin e procesverbaleve Nesrin-Lushta

Me gjithë vlerësimet e para pozitive për zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, tashmë kanë dalë mjaft parregullsi që mund ta kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve jo vetëm në Prizren por edhe në Gjilan, në Lipjan apo edhe në ndonjë komunë tjetër.
Kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta ka pranuar se ka pasur parregullsi edhe në përpilimin e procesverbaleve që përmbajnë rezultatet dhe prandaj ka vendosur që të anulojë votimet në 9 vendvotime, prej te cilave 600 vota janë në Prizren. Kjo nënkupton se rezultati në këtë komunë edhe mund të përmbyset për njërën ose partinë tjetër.
Kryetarja e KQZ-së, Lushta nuk e ka përjashtuar as mundësinë e rinumërimit të votave në vendet kontestuese, nëse kjo kërkohet.
Zyrtarisht është thënë se çështja ka kaluar në Komisionin për Parashtresa dhe Ankesa dhe se akoma nuk dihet se kur do të ketë një përgjigje përfundimtare se në sa vendvotime do të anulohen rezultatet.
Kryetari i këtij komisioni, Tahir Rreci, pranon se ka marrë 74 ankesa, me vërejtje serioze, por thotë se për shqyrtimin e tyre duhen edhe disa ditë dhe këtë vonesë ai e arsyeton me procedurat që i përcakton ligji.
Në fakt ka disa komuna që kanë rezultat tepër të ngushtë zgjedhor, dhe prandaj është kontestuar rezultati i tyre. Po thuhet se situata mund të sqarohet pas numërimit të votave me kusht. Burim Ahmeti nga qendra e numërimit thotë se numërimi i votave me kusht fillon sot por nuk saktëson një ditë se kur do të përfundojë.
Sidoqoftë kapitulli i zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë akoma është larg përmbylljes. Fakti që janë kontestuar rezultatet e zgjedhjeve në disa komuna të mëdha siç janë Prizreni, Gjilani, Lipjani ka bërë që çështja të kërkojë trajtim serioz.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi