Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!

Shko poshtë

Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…! Empty Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 20, 2009 3:47 am

Me referendum kundër referendumit…!

Nga Tërnoci PRESS

Në hapësirat shqiptare, sërish ka filluar të shfaqet në skenë sindromi i referendumit. Shqiptarët në Shqipëri janë ndarë në dysh: ata që e mbrojnë votën e fituar në zgjedhje dhe të tjerët, të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, të cilët kërkojnë votën me arsyetimin se u është keqpërdorur, përdhosur dhe vjedhur. Aksionet për ta sheshuar votën e kontestuar, po nxjerrin në rrugë me mijëra protestues, madje duke kërkuar edhe referendum për rrëzimin e pushtetit.
Një sindrom i tillë ka filluar të shfaqet edhe në Kosovë, pikërisht pas zgjedhjeve të reja, të cilat u përshkuan me akuza të ndërsjella ne mes dy partive të mëdha partnere të dikurshme të qeverisjes vendore, për manipulim me votën dhe zgjedhjet. Ka zëra edhe në Kosovë, që çështja e zgjedhjeve të bëhet problemore edhe pse ajo nga vendorët dhe ndërkombëtarët u vlerësua demokratike.

Kutitë

Opozita në Shqipëri kërkon hapjen e kutive votuese, për të parë vullnetin politik, duke organizuar protesta në mbrojtje të saj. Në mitingjet protestuese në opozitës nuk kursehen as kërkesat për përmbysjen e pushtetit të udhëhequr nga Sali Berisha.
Nuk është në kulturën e shqiptarit dhe në dinjitetin e tij, urrejtja kaq bizare mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, pastaj tentimi që edhe në Kosovë dhe shpërthejnë protesta të ngjashme për t’i kthyer proceset mbrapsht.
Për ta nxirosur njëri - tjetrin krerët e subjekteve politike PD e Sali Berishës dhe PS e Edi Ramës, nuk kursejnë as jetën private, duke nxjerr në shesh të palarat e një politike e cila në vend se të drejtohet drejt integrimeve evropiane. Madje në Kosovë u përdor edhe në metodë akoma më problemore, duke tentuar që në emër të votës së lirë, të nxirren në sipërfaqe disa procese, që kanë mundur ta fusin vendin një qorrsokak politik.
Këto lëvizje të akorduara mirë nga qarqe të ndryshme prishin imazhin e vendit të shqiptarëve, të cilët në vend se të bashkohen, ata çarten mes vete, duke mos kursyer as mjetet as metodat për të ardhur në pushtet.

Sfidat

Në prag të festave të motmotit, këto lëvizje nuk u shkojnë për shtati shqiptarëve kudo qofshin ata. Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj vëllezërve të tyre, që janë mbetur të shpërndarë në disa shtete të tjera, të cilat përkundër të këqijave që kanë mbjellë mbi kurriz të tokave shqiptare, po hyjnë në Evropë, madje pa viza.
E shqiptarët e dy republikave grinden për pushtet, duke u marrë me vetveten. Kjo dukuri shumë do të ishte më e dëmshme dhe më prapanike nëse barten edhe në Kosovën Lindore.
Të frymëzuar nga këto dukuri të pahijshme disa parti politike në Kosovë Lindore, kërkojnë me referendum ta formojnë Këshillin Nacional për tu integruar në Serbi. Po të njëjtit njerëz dikur mbanin referendum për tu ndarë nga Serbia dhe për t’iu bashkuar Kosovës, në emër të vullnetit politik të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992.
Është paksa e çuditshme, të kërkohet referendum kundër referendumit.
Ndërsa, deputeti i rrejshëm dhe pseodonjohësi i ligjeve dhe zakoneve parlamentare serb( i ashtëquajturi deputeti popullor ) Riza Halimi, përdor të gjitha metodat për t’i amortizuar proceset, të cilat i dhanë emër Kosovës Lindore. Ai kërkon që të intensifikohet paraqitja e kërkesave të votuesëve shqiptarë për t’u kyqur në listën e votuesëve shqiptarë me qëllim që jo vetëm të plotësohet kushti ligjor prej 24.656 votuesëve por që lista e votuesëve shqiptarë të jetë komplete dhe t’i përfshijë mbi 50.000 votues. Ai vazhdimisht para opinionit kërkon mjete nga Serbia, kurse në parlament të serbisë nuk e voton buxhetin, nga ana tjetër merr para të majme në emër të postit deputet dhe nuk përton të vrapoj për kreun e Këshillit Nacional.
Këto dukuri nuk i sjellin progres shoqërisë shqiptare, por duhet të ndërrohet mentaliteti i krerëve politikë dhe institucionalë, për ta çuar vendin përpara me punë, angazhime dhe bashkëpunim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi