Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri

Shko poshtë

Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri Empty Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 16, 2012 1:11 am

Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri


Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri Kuvendi_4
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në harmoni me grupet e tjera parlamentare pritet të nxjerrë një deklaratë të përbashkët për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës.

Në fillim të seancës së kuvendit, ky grup parlamentar ka shtruar këtë kërkesë, e cila pritet të harmonizohet dhe më pastaj të votohet.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar të nxirret një deklaratë e përbashkët në seancën e stome të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Ne jemi dëshmitar që dje ka ndodhur një ngjarje në veri të vendit. Mbajtja e një referendumi ilegal, siç është vlerësuar dhe siç është realitet edhe i kundërshtuar nga gjithë faktori ndërkombëtar, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Grabovci.

Kuvendi i Kosovës këtë kërkesë e ka fut në pikën e katërt të rendit të ditës. Ndërsa gjatë seancës, deputetja Hykmete Bajrami në emër të LDK-së ka kriktikuar qeverinë se po abuzon me ligjin për Buxhetin e Republikës sidomos sa i përket rrugëve dhe me komunat që udhëheqë LDK-ja Podujvën dhe Prishtinën. Ajo tha se tashmë ekziston një dokument që buxheti i vendit të pësoi ndryshime në rreth 50 projekte buxhetore.

Në seancën e sotme deputetët që vijnë nga komuna e Dragashit kanë falënderuar institucionet, FSK-në dhe popullin e Kosovës për mbështetjen që kanë dhënë me rastin e tragjedisë së Restelicës, ku nga orteku i borës humbën jetën 10 anëtarë të familjes Reka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi