Sejdi Berisha: Krijuesit janë ambasadorë të vlerave shpirtërore të kombit
Faqja 1 e 1
Sejdi Berisha: Krijuesit janë ambasadorë të vlerave shpirtërore të kombit
Bisedë me shkrimtarin dhe publicistin, Sejdi BERISHA
KRIJUESIT JANË AMBASADORË TË VLERAVE SHPIRTËRORE TË KOMBIT
Shumë prej shkrimtarëve tanimë janë emra të njohur në nivel të Kosovës dhe atë kombëtar.
Nga Shkolla e artit kanë dalë piktorë, skulptorë dhe grafistë të shquar që sot me ta mburret arti pamor i Kosovës dhe ai kombëtar. Arti skenik në Pejë doli jashtë kufijve të Pejës dhe Kosovës. Ndërsa, Teatri Populluer Krahinues në Prishtinë, pothuaj se u themelua dhe u kompletua kryesisht nga aktorët të cilët dolën nga skena e teatrit të Pejës.
Si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Pejë, kam organizuar shënimin e dyzetvjetorit të krijimtarisë letrare të katër krijuesve letrarë, të cilat jo vetëm se ndjeheshin mirë, por atyre u dukej se shoqëria e paguante në njëfarë mënyre borxhin ndaj tyre por edhe vetë e përjetonin rrumbullakimin e punës së tyre. Me manifestimet letrare, kemi sensibilizuar edhe rëndësinë për të mësuar dhe për ta dashur e respektuar historinë dhe rrjedhat e saj nëpër periudha kohore.
Bashkëpunimi i ndërsjellë me krijuesit dhe institucionet kulturore të Kosovës, Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare nuk është në nivelin e duhur, apo nuk është koordinuar as për së afërmi.
Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon.
Me gjithë këto probleme dhe me gjithë këto kushte të rënda e të vështira, kujtoj se vlerat dhe aktivitetet kulturore e stolisin dhe gjithnjë e më shumë janë duke arritur drejtë kurorëzimit dhe synimit se vlerat shpirtërore dhe kulturore janë fondamentale
KRIJUESIT JANË AMBASADORË TË VLERAVE SHPIRTËRORE TË KOMBIT
Shumë prej shkrimtarëve tanimë janë emra të njohur në nivel të Kosovës dhe atë kombëtar.
Nga Shkolla e artit kanë dalë piktorë, skulptorë dhe grafistë të shquar që sot me ta mburret arti pamor i Kosovës dhe ai kombëtar. Arti skenik në Pejë doli jashtë kufijve të Pejës dhe Kosovës. Ndërsa, Teatri Populluer Krahinues në Prishtinë, pothuaj se u themelua dhe u kompletua kryesisht nga aktorët të cilët dolën nga skena e teatrit të Pejës.
Si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Pejë, kam organizuar shënimin e dyzetvjetorit të krijimtarisë letrare të katër krijuesve letrarë, të cilat jo vetëm se ndjeheshin mirë, por atyre u dukej se shoqëria e paguante në njëfarë mënyre borxhin ndaj tyre por edhe vetë e përjetonin rrumbullakimin e punës së tyre. Me manifestimet letrare, kemi sensibilizuar edhe rëndësinë për të mësuar dhe për ta dashur e respektuar historinë dhe rrjedhat e saj nëpër periudha kohore.
Bashkëpunimi i ndërsjellë me krijuesit dhe institucionet kulturore të Kosovës, Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare nuk është në nivelin e duhur, apo nuk është koordinuar as për së afërmi.
Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon.
Me gjithë këto probleme dhe me gjithë këto kushte të rënda e të vështira, kujtoj se vlerat dhe aktivitetet kulturore e stolisin dhe gjithnjë e më shumë janë duke arritur drejtë kurorëzimit dhe synimit se vlerat shpirtërore dhe kulturore janë fondamentale
__________
Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, është një prej figurave më të dalluara dhe më karakteristike, krijimtaria e të cilit ka veçantinë e ngrohtësisë shpirtërore dhe të përjetimit, ka zërin dhe mesazhin metaforik, kurse universi i tij krijues së bashku me filozofinë e mendimit, lexuesin jo vetëm se e bën për vete dhe kureshtar, por edhe e provokon për analiza të mëvetësishme të veprave të këtij krijuesi. Deri me tash, ky punëtor i mirëfilltë i kulturës dhe i vlerave shpirtërore dhe kulturore, ka botuar njëzetë e pesë vepra nga fusha e krijimtarisë poetike, prozë, eseistikë, monografi dhe drama. Ndërsa, angazhimi i tij si publicist për afro tridhjetë vite me radhë, në fushën e informimit me kohë, të drejtë dhe në mënyrë profesionale, është një prej kontributeve më qenësore për afirmimin e vlerave shoqërore, individuale, por edhe për luftimin e të gjitha dukurive negative, të cilat kanë qenë prezent dhe e kanë penguar zhvillimin e mirëfilltë të shoqërisë dhe të të gjitha segmenteve të jetës.
Sejdi Berisha, është një prej atyre që i dha shpirt dhe jetë edhe zhvillimit të artit skenik por edhe të fushave të tjera. Ai, prej viteve të gjashtëdhjeta ishte anëtar i Teatrit të Qytetit të Pejës, ishte anëtar i Klubit letrar të Pejës, kryetar i të cilit ka qenë për dy mandate gjatë kohës së paraluftës, pastaj është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse katër vitet e fundit, ishte kryetar i degës së këtij asociacioni në Pejë. Ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit të Qytetit të Pejës, anëtar i Bordit të Galerisë së Arteve në Pejë dhe anëtar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.
Prej vitit 2002 ka organizuar kursin e gazetarisë pranë Organizatës Joqeveritare IRC dhe pranë Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.
Në vitet e 90-ta, ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Pejë, dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Veprimtarëve të Kulturës të Pejës, atëherë kur shqiptarëve u ishte ndaluar çdo veprimtari për shkollim, kulturë, punë etj.
Ky ishte edhe shkaku për të zhvilluar këtë bisedë për gazetën tonë në prag të Vitit të Ri 2010.
Pyetja: Komuna por edhe qyteti i Pejës njihet për kah zhvillimi i kulturës qysh në vitet e pesëdhjeta e më herët, edhe përkundër rrethanave të okupimit. Pra, Peja ka një traditë të begatë kulturore.
S. Berisha: Është e vërtetë se Peja ka një traditë të begatë në zhvillimin e kulturës, në zhvillimin dhe ruajtjen e afirmimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore. Këto të arritura kanë bërë që kjo komunë, por përmes saj, edhe tërë Kosova të jetë një lloj ambasadori i kombit në fushën e zhvillimit të kulturës. Në këtë aspekt, kontribut të madh, atëherë kanë dhënë zejtarët dhe intelektualët, të cilët organizoheshin në forma të ndryshme, duke filluar nga shoqëritë muzikore e deri tek arti skenik, krijimtaria letrare dhe arti pamor.
Atëbotë, SHKA “Përparimi” kishte arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në fushën e muzikës, veçmas të asaj popullore, prej nga më vonë marrin guximin të themelohen edhe shumë SHKA, si “Ramiz Sadiku”, “Xhemajl Kada”, Ansambli i Folklorit Burimor “Rugova” si dhe shumë grupe e seksione tjera muzikore si “Sofra Pejane”, SHKA “Bakraçët” e kështu me radhë.
Pyetja: Të gjitha këto të arritura janë arritur me një përkushtim dhe vullnet të madh. Por, kjo do të thotë se Peja ka pasur edhe talent të shumtë?
S. Berisha: Po. Të gjitha këto janë arritur me një angazhim dhe mund të madh. Bile, me mburrje mund të thuhet se në të gjitha fushat kulturore që i përmenda, janë arritur rezultate, por artistët dhe ansamblet e shoqëritë e këtushme edhe janë shpërblyer duke zënë vendet e para në shumë festivale dhe manifestime të ngjashme. Si duket, atëherë përkushtimi dhe vullneti ishte më i madh se çdo përkundër problemeve dhe tendencave për të penguar punën. E tani është, fatkeqësisht krejt ndryshe. Kultura nuk çmohet dhe as nuk respektohet sa duhet...
Teatri i Pejës-çerdhe e aktorëve më të spikatur të Kosovës, kurse shumë shkrimtarë u bën emra të njohur të letërsisë kombëtare
Pyetja: Teatri i Pejës, dikur ishte një çerdhe prej nga kanë dalë artistët më të spikatur të Kosovës?
S. Berisha: Kudo në botë, teatri është dhe konsiderohet si një prej institucioneve me kulmore të vlerave dhe arritjeve kulturore. Andaj, ky epitet, në Kosovë thuaj se i takonte Pejës. Sepse, arti skenik këtu u zhvillua që nga vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar dhe mori hov në vitet e pesëdhjeta, kur në vitin dyzetë e nëntë, me Vendimin e Kuvendit të atëhershëm Komunal u themelua edhe zyrtarisht Teatri i Qytetit. Prej aty, artistët pejanë anë e këndë Kosovës, por edhe në të gjitha viset e ish Jugosllavisë shfaqin me sukses dhe zunë vendet më prestigjioze në festivalet e shumta. Këto rezultate, edhe sot e kësaj dite, besoj se mbahen në mend, sidomos ato në Festivalin Federativ të Teatrove në Hvar, në Trebinje, në Kullë të Vojvodinës, në Zrenjanin dhe Velika Pllana të Serbisë, në Festivalin e Teatrove të Kosovës në Ferizaj dhe në Festivalin Ndërkombëtar “Mbrëmjet e Vëllazërimit” në Prizren etj.
Kjo donë të thotë se arti skenik në Pejë doli jashtë kufijve të Pejës dhe Kosovës. Ndërsa, Teatri Populluer Krahinues në Prishtinë, pothuaj se u themelua dhe u kompletua kryesisht nga aktorët të cilët dolën nga skena e teatrit të Pejës.
Pse e theksova tërë këtë histori. E vura në spikamë, sepse, edhe përpara, por edhe tash duhet ta ndjejmë një përgjegjësi dhe obligim që shoqëria pejane sidomos, por edhe ajo në nivel të vendit që duhet ta kanë për artin skenik, respektivisht, për Teatrin e Pejës, i cili disponon me të gjitha objektet më moderne të infrastrukturës dhe me një sallë të përkryer.
Pyetja: Edhe në fushën e letërsisë, Peja ka dhënë shumë emra krijimtaria e të cilëve ka begatuar letërsinë e Kosovës dhe atë kombëtare?
S. Berisha: Edhe në këtë fushë, Peja është shquar. Në vitet e pesëdhjeta, nga bankat e gjimnazit kanë dalë shumë talent të fjalës së shkruar, të cilët më vonë u bënë emra të njohur edhe të letërsisë, por edhe të gazetarisë. Ndërsa, më kujtohet kur isha gjimnazist, me angazhimin tim dhe të disa shokëve, themeluam Grupin letrar, i cili fillimisht, kohë pas kohe organizonte orë letrare në nivel shkolle, kurse më vonë morëm guximin që orë letrare të begatuara edhe me art skenik të organizojmë edhe në qytet. Kjo, sikur zgjoi kureshtjen, por edhe u dha guxim talentëve që të merren me këtë formë të kulturës, e cila është ndër më të rëndësishmet për kombin dhe historinë e një populli.
Atëherë, u poqëm kushtet për themelimin edhe të Klubit letrar të qytetit, i cili për një kohë të gjatë funksionoi për mrekulli. Pastaj, krijuesit e moshës më të re, filluan të marrin vetën dhe të pjekin guximin për tu marrë me krijimtari letrar, shumë prej të cilëve u bën emra të njohur, disa në nivel komunal, disa në atë rajonal, kurse disa edhe në nivel të Kosovës dhe atë kombëtar.
Pyetja: Gjithnjë ende jemi me zhvillimet në Pejë. Arti figurativ, edhe kjo fushë e kulturës në Pejë ka qenë dhe është e njohur me krijimtarinë e begatë dhe me shumë piktorë, që tani janë emra të njohur?
S. Berisha: Shkolla e Mesme e Artit, ka qenë një prej faktorëve që ka ndikuar në zhvillimin e artit pamor, por edhe në shkollimin dhe zbulimin e artistëve figurativë dhe atë jo vetëm nga Peja, por nga i tërë rajoni, Kosova dhe jashtë Kosovës, siç është Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Tani, por edhe përpara, kemi pasur Shoqatën e artistëve figurativë që vepron me sukses. Mos harroni se nga këtu kanë dalë piktorë, skulptorë dhe grafistë të shquar që sot me ta mburret arti pamor i Kosovës dhe ai kombëtar.
Përkundër rreziqeve, në atë kohë u organizuan mori aktivitetesh kulturore
Pyetja: Të kthehemi pak tek puna e Juaj. Ju, para luftës në Kosovë ishit edhe në krye të letrarëve pejanë por edhe në Kryesinë e Veprimtarëve të Kulturës në Pejë. A mund të na përshkruani këtë periudhë me siguri aspak të lehtë?
S. Berisha: Në atë kohë sikur ishte zgjuar më shumë se asnjëherë vetëdija por edhe këmbëngulja për punë sa më masive. Përkundër të gjitha vështirësive dhe rreziqeve që iu ekspozoheshim, thuaja se çdo javë, çdo pesëmbëdhjetë ditë, çdo muaj organizonim orë letrare nëpër shkolla, kurse, ato në nivel të qytetit i organizonim nëpër kafiteri dhe lokale të cilat ishin më të përshtatshme për aktivitete të tilla. Dhe, për habi, pjesëmarrja ishte masovike dhe shumë e zgjedhur. Po ashtu, organizonim edhe promovime veprash të autorëve të ndryshëm nga qyteti i Pejës. E tërë kjo, sikur forconte çdonjërin për të vazhduar edhe më me ngulm aktivitetet jo vetëm letrare por edhe ato të fushave të tjera. Atëbotë, Lidhja e Veprimtarëve të Kulturës në Pejë, organizonte koncerte të shumta muzikore. Por, këto forma, të cilat ishin të përziera edhe me poezi, i organizonim në Kishë, sepse okupatori atje më pak dyshonte për aktivitetet tona. Dhe Çfarë ndodhi atë kohë. Në saj të punës së palodhur e themeluam edhe Korin e vajzave, i cili ishte i pari i këtij lloji në tërë Kosovë. Nuk i kemi lënë anash edhe aktivitet tjera, siç janë ekspozitat, të cilat atëbotë organizoheshin në Qendrën e Re të Zejtarëve por edhe në Galerinë “Evropa”, e cila ishte një asociacion i cili ishte themeluar më cilësinë e institucionit privat nga një piktor yni i mirënjohur. Këtë galeri e kemi shfrytëzuar shpeshherë edhe për aktivitetet tjera.
Kur njeriu i mendon të gjitha këto aktivitete që janë organizuar në atë kohë, tash sikur të detyrohet pezmatimi, sikur të ngarkohet mendja me dyshimin dhe papërgjegjësinë individuale dhe kolektive. Kur i kujton të gjitha këto të arritura, sikur të troket frika për asgjësim, për mungesën e vetëdijes dhe të ndërgjegjes, sikur të shkon mendja tek dyshimi për gërryerjen apo rrënimin e vlerave shpirtërore nga vetë njeriu ynë, nga vetë shoqëria jonë?!...
Fjala e bukur letrare fisnikëron dhe ushqen shpirtin
Pyetja: Ju, deri me tash keni botuar njëzetë e pesë vepra letrare nga fusha të ndryshme. Ndërsa, katër vitet e fundit, keni qenë edhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Pejë. Çfarë mund të na thoni për punën Tuaj, por edhe për aktivitetin letrar në Pejë?
S. Berisha: Tash, të punosh dhe të arrish rezultate dhe të shënosh suksese, të them të drejtën, është shumë vështirë. Mirëpo, kur njeriu e pranon një detyrë të tillë, duhet përkushtim dhe sakrificë. Për këtë edhe u përcaktova. Ndoshta nuk është modeste, por për katër vite, kam arritur që të shënoj rezultate dhe të organizoj aktivitete aq të begatshme sa që ishin për lakmi. Për lakmi, por edhe madhështore, të cilat ushqenin shpirtin e çdo dashamiri të fjalës së shkruar.
Në këtë aspekt, jam përpjekur që të aktivizoj organizimin e orëve letrare në nivel të qytetit, për të sensibilizuar sado kudo njerëzit e kulturës për t’iu kthyer vlerave dhe punës në krijimtari e kulturë. Padyshim se ka qenë vështirë, por kam arritur që të organizoj dhjetëra e dhjetëra orë letrare, në të cilat janë përfshirë qindra e qindra dashamirë të fjalës së shkruar. Në këtë aspekt jam angazhuar që veprimtarinë letrare të mishëroj edhe me artet tjera, siç është fjala me artin skenik dhe atë figurativ. Kështu, me rastin e hapjes së shumë ekspozitave, kemi begatuar ato edhe me deklamim vargjesh që shumë parapëlqeheshin.
Pyetja: Kur jemi tek letërsia, Ju keni qenë i kujdesshëm edhe në shënimin e përvjetorëve të atyre krijuesve që janë gjallë, dhe jo sikurse ka qenë praktikë, që kjo punë të bëhet pas vdekjes së shkrimtarit?
S. Berisha: Pyetje shumë e qëlluar. Gjithnjë më ka ofenduar dhe ma ka rënduar shpirtin e mendjen shënimi i ndonjë përvjetori apo i ndonjë përvjetori të krijimtarisë të atyre krijuesve që nuk janë më në jetë. Po, kjo gjë më duket shumë paradoksale. Pse të organizohen përvjetorë krijimtarish pas vdekjes, kur kjo gjë mund të organizohet në mënyrë madhështore dhe njëherësh, këtë përformansë ta përjetojë edhe vetë shkrimtari apo krijuesi. Nuk jam kundër, që edhe pas vdekjes krijuesit duhet të përkujtohen dhe duhet të vlerësohet e çmohet vepra e tyre, por kjo që them unë, kujtoj se e ka peshën shumë më të madhe.
Andaj, këtë gjë edhe e kam realizuar. Si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Pejë, kam organizuar shënimin e dyzetvjetorit të krijimtarisë letrare të katër krijuesve letrarë, të cilat jo vetëm se ndjeheshin mirë, por atyre u dukej se shoqëria e paguante në njëfarë mënyre borxhin ndaj tyre por edhe vetë e përjetonin rrumbullakimin e punës së tyre.
Ishte kjo një punë shumë e qëlluar, dhe se madhështia e atyre manifestimeve edhe sot e kësaj dite me admirim komentohet. Mendoj se kështu duhet të punojnë edhe organet gjegjëse të qeverisë qoftë lokale apo edhe në nivel vendi.
Pyetja: Z. Berisha, krahas kësaj që theksuat, gjatë mandatit Tuaj si kryetar i letrarëve, kujdes të veçantë i keni kushtuar edhe zbulimit të talentëve të rijnë por edhe përkrahjes së tyre?
S. Berisha: Unë, kur kam pranuar detyrën e kryetarit të degës të LSHK-së në Pejë, në radhë të parë i kisha konceptuar këto që i thash më lartë, por edhe këtë për të cilën tani më pyetni. Me këmbëngulje jam angazhuar që të ngjalli dhe të zgjeroj bashkëpunimin me shkolla, e posaçërisht me ato fillore. Kjo, për dy arsye. Njëra për shkak se më kujtohet vetvetja kur isha nxënës; po që se më përkrahte mësuesi apo arsimtari, mua më dukej se jo vetëm që merrja guximin, por edhe merrja krahë për të fluturuar në botën time, në ëndrrat e mia. Andaj, kur e kujtoja këtë, pse mos ta bëj unë edhe për krijuesit e rinj.
Në këtë aspekt, kemi realizuar dhjetëra e dhjetëra orë letrare, të cilat nuk ishin vetëm të karakterit formal, por edhe kishin peshën e cilësisë krijuese dhe të garave. Dhe e dyta. Në çdo orë letrare kemi shpallur tri poezitë më të mira, të cilat i kemi shpërblyer me nga një apo edhe më shumë vepra, të cilat dhurata, në të shumtën e rasteve i kam dhuruar veprat e mia.
Çfarë është me rëndësi, në këto manifestime letrare, të cilat i kemi organizuar edhe me rastin e datave kombëtare, në to kemi sensibilizuar edhe rëndësinë për të mësuar dhe për ta dashur e respektuar historinë dhe rrjedhat e saj nëpër periudha kohore.
Në këto orë letrare, për katër vite, poezitë e tyre dhe shkrimet tjera i kanë lexuar hiq më pak se afro njëmijë të rinj, shumë prej të cilëve kanë marrë guximin dhe kanë marrë krahë sikurse unë kur isha në moshën e tyre për tu bërë poetë. Bile, disa prej tyre, në këtë periudhë katërvjeçare kanë botuar një apo dy vepra, që janë sinjal i mirë që gjeneratat e reja nuk ia kthejnë shpinën vlerave letrare dhe letërsisë.
Duhet të dalim nga lëvozhga e shpirtngushtësisë dhe primitivizmi
Pyetja: Çfarë mund të thuhet për gjendjen dhe për pozitën e kulturës në komunën e Pejës, por edhe në shkallë vendi?
S. Berisha: Kjo është një pyetje komplekse, andaj edhe vështirë se mund t’i jepet përgjigje adekuate. E them kështu, sepse, përgjithësisht kultura në Pejë, por edhe në nivel të Kosovës nuk është në pozitë të lakmueshme. Pse nuk është në pozitë të lakmueshme? Sepse, në këtë kohë të formimit të shtetit dhe në këtë kohë tranzicioni, preokupimet janë nga më të ndryshme, duke filluar nga kafshata e gojës e deri tek gjerat që kanë frymë tjetër apo edhe që kundërmojnë nënçmim, korrupsion, ironi, mosinteresim, zili, jo sinqeritet etj.
Megjithatë, po bëhen përpjekje që diçka të punohet. Por, mendoj se shumë mangësi këtë punë e ngufasin, kështu që krijuesi ka ngelur jashtë rrjedhave normale të jetës, apo është në margjina. Në këtë aspekt, mendoj se faji është edhe individual edhe kolektiv. Kujtoj se ende nuk kemi dalë nga lëvozhga e shpirtngushtësisë apo edhe nga elementet e primitivizmit. Kjo ndoshta edhe ka shkaktuar edhe ngecjen edhe moskuptimin, edhe mospërkrahjen, por edhe nëpërkëmbjen e vlerave kulturore, mbase edhe shpirtërore.
Edhe diçka. Kujtoj se edhe bashkëpunimi i ndërsjellë me krijuesit dhe institucionet kulturore të Kosovës, Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare nuk është në nivelin e duhur, apo, as për së afërmi nuk është i koordinuar. Edhe kjo reflektohet negativisht në avancimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore, por edhe të cilësisë krijuese dhe të këmbimit të përvojave.
Krijimtaria e mirëfilltë arrihet me përkrahje dhe bashkëpunim e jo me shkapërderdhje
Pyetja: Në fushën e letërsisë ka vëllim, por nuk ka cilësi. Kurse, edhe përkrahja e krijuesve, kuptohet, e atyre të mirëfilltë, mungon. Veç kësaj, ndoshta ka edhe dobësi të tjera?
S. Berisha: Ne, këtu në Pejë kemi krijues të niveleve e cilësive të ndryshme. Por, megjithatë, kujtoj se është punuar bukur mirë. Dhe se në këtë sferë është punë e lehtë, sepse, cilësia dhe jo cilësia lehtë ndahen. Ato i ndanë vetë qytetari, vetë lexuesi. Ndërsa, në nivel të Kosovës por edhe më gjerë, këto që i thash, ndoshta janë edhe më të theksuara. Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon.
Krijimtaria e mirëfilltë arrihet duke e përkrahur njëri tjetrin, duke e stimuluar njëri-tjetrin por edhe duke e mbështetur shoqëria krijimtarinë e mirëfilltë. Ndryshe, kujtoj dhe frikohem se këto gjëra nuk do të ecën mirë dhe nuk do të kemi progres.
Merrje me mend, për shembull, kur nuk përkrahet apo nëpërkëmbet krijuesi, kjo është njësoj sikur kur e ndërton dhe pastaj e rrënon një kala. Kjo duket ndoshta anakronike, por kjo është e vërtetë. Në këtë rrjedhë ka ndikim të madh edhe individi dhe komuniteti, por edhe qëndrimi i shoqërisë përgjithësisht.
Është tmerr kur krijuesin e shoqërojnë nëpërkëmbjet derisa ai përpiqet që njeriun dhe atdheun, por edhe vlerat shpirtërore t’i ngrit në piedestal, duke afirmuar dhe përjetësuar çdo vlerë, e cila pastaj përjetësohet dhe mbetet dëshmi për t’i treguar të tjerëve, apo për t’ua servisur vlerat e tilla, që mund të bëhen krah e fuqi i vlerave edhe të popujve dhe kombeve e të vendeve të ndryshme të botës.
Pyetja: Kur kemi të bëjmë për cilësinë e krijimtarisë, çfarë mendoni, a ka drejtësi dhe sinqeritet në këtë drejtim?
S. Berisha: Eh,... edhe në këtë drejtim ka shumë mangësi. Apo, ndoshta edhe këtu na mungon niveli i ndërgjegjes dhe i vetëdijesimit. Shpesh më ka rënë të dëgjoj por edhe të vërtetohet se vlerat e mirëfillta nuk janë vënë gjithmonë në shkallën dhe as në “raftin” e duhur. Nëse përmendim shpërblimet për veprën më të mirë, shpërblimet e ngjashme, ka vërejte se jo gjithherë “qëlluar”, por janë ndarë shpërblimet sipas “arshinëve” të caktuar. Dukuri të tilla ka pothuaj se në të gjitha nivelet dhe rrafshet. E kështu, kujtoj se nuk stimulohet, nuk afirmohet dhe as nuk nderohet krijimtaria dhe as vlerat e mirëfillta.
Konkurset për këtë qëllim, shpeshherë thuaj se janë vetëm formale!
Pyetja: Kemi krizë disi edhe në artin skenik. Bie fjala, Teatri i Pejës tani sa kohë, edhe pse filloi mirë, tani nuk ka aktivitet. Pastaj, Teatri Kombëtar në Prishtinë përballet me probleme të natyrës materiale por edhe kadrovike. Ngjashëm është edhe në disa komuna tjera?
S. Berisha: Po, edhe kjo është një pasqyrë e qëndrimit ndaj kulturës. Ka sa kohë që kemi folur për teatro profesioniste, kurse një gjë e tillë ka qëndruar “zvarrë”. Nuk ka mjete, nuk ka trupë teatrore. E, si të punohet atëherë në teatër. Nuk mund të thuhet për një teatër se është profesionist, nëse ai nuk ka trupë teatrore, dhe nëse pjesa teatrore përgatitet për një kohë të shkurtër, bie fjala në Prishtinë e të shfaqet në Pejë.
Pastaj, stimulimi i artistëve është jo adekuat, dhe kjo padyshim se e sjellë në situatë të vështirë dhe të palakmueshme edhe teatrin edhe aktorët dhe të gjithë punëtorët të tjerë në këto shtëpi kulturore.
Pastaj, keni vërejtur fenomenin: në premierë, ndonjëherë mund të ketë ndodhur që më shumë të ketë artistë në skenë se sa shikues në sallë. Bile, edhe atëherë kur shfaqja është gratis. Çfarë do të thotë kjo?! Asgjë tjetër, vetëm se një dëshmi se arti skenik është duke përjetuar një krizë, për të cilën, ec e dije se kujt duhet hedhur fajin! Më kujtohet, para sa deceniesh, për një premierë, biletat shiteshin një muaj përpara, kurse edhe për repriza ishte vështirë të sigurosh biletë.
Pyetja: Biseduam për letërsinë edhe për artin skenik, edhe për vështirësitë në këto fusha. Po arti figurativ, si qëndron, ai?
S. Berisha: Po, kur flitet për kulturën, pothuaj se përgjithësisht, të gjitha segmentet janë të prekura nga kriza por edhe nga, ndoshta, mosinteresimi. Megjithatë, tek arti skenik, ma thotë mendja se puna qëndron pak më ndryshe. Organizohen ekspozita kolektive dhe individuale, dhe se ato ndonjëherë edhe sjellin të ardhura për piktorin. Por, edhe kjo nuk do të thotë se është një gjë shpresëdhënëse. Por, me gjithë këto probleme dhe me gjithë këto kushte të rënda e të vështira, kujtoj se vlerat dhe aktivitetet kulturore e stolisin dhe gjithnjë e më shumë janë duke arritur drejtë kurorëzimit dhe synimit se vlerat shpirtërore dhe kulturore janë fondamentale për një komb, dhe se atyre do tu kthehet nami e vlera dhe rëndësia si udhërrëfyes të vlerave dhe dëshmive historike dhe kulturore të një kombi.
Po punohet, por të mos ia zëmë diellin vetvetes...!
Pyetja: Thatë se format e aktiviteteve janë shpresëdhënëse për t’iu kthyer vlerave dhe rolit të kulturës. Si mendoni se do të ndodhë kjo?
S. Berisha: Vet fakti se në shumë fusha ka vëllim pune, për të mos folur për cilësi, dëshmon se po punohet dhe se po insistohet në rëndësinë dhe respektimin e krijimtarisë dhe të krijuesit e intelektualit. Kujtoj se kjo do të arrihet, edhe pse fillimisht akoma jemi larg kësaj “ëndrre”. Dua të them se Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës duhet të intensifikojë aktivitetin dhe se shkrimtarët nuk duhet të janë të shkapërderdhur dhe as të ngarkuar me zili e inate, por duhet të punojnë së bashku. Pastaj, Akademia e Shkencës dhe Artit të Kosovës, me siguri se do të jetë më këmbëngulëse në dëshmimin e rolit dhe të punës shkencore. Ndërsa, ndërtimi i objektit të Teatrit, Operës dhe Baletit, është një shpresë dhe cytje për avancimin e vlerave të përgjithshme kulturore.
Aktivitete janë duke zhvilluar edhe teatrot në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera në Kosovë. Kurse format tjera, si festivalet e filmit në Prizren e Prishtinë, manifestimet letrare, pastaj, Takimet letrare “Shtjefen Gjeqovi”, në Zym, Mitingu i Poezisë në Gjakovë, Takimet letrare “Beqir Musliu” në Gjilan, ato “Azem Shkreli” në Pejë, “Ora e Tahir Deskut” në Klinë, Takimet letrare të krijueseve në Vushtrri, ato “Kadri Kadriu” në Podujevë etj. si dhe festivalet muzikore dhe folklorike, gjithnjë e më shumë po nxisin dhe provokojnë për të besuar se kultura është faktor me rëndësi, të cilin duhet përkrahur dhe respektuar.
Andaj, të themi se kultura është si Dionisi, të mos ia zëmë diellin atë as vetveten, por ta përkrahim si pjesë të mendjes dhe intelektit, pa të cilën, secili njeri, pra edhe kombi do të dukej i zymtë.
Rrugëtim i zorshëm, barrë e rëndë shpirtërore, krenari...
Pyetja: Të kthemi tek Sejdi Berisha, si shkrimtar dhe publicist, si punëtor i mirëfilltë i kulturës.Si arrite deri këtu?
S. Berisha: Tash, jam këtu! Të ju them të drejtën nuk ka qenë rrugë e lehtë, por ka qenë një rrugëtim i zorshëm, me përkrahje e pa përkrahje, ndonjëherë rrugë e nënçmuar dhe e errët, kurse ndonjëherë rrugë në mënyrë satirike e çmuar dhe e vlerësuar lartë! Kur kam filluar këtë rrugë të “ferrit” isha i vogël, fillorist me plotë ëndrra, por i ngarkuar edhe me temperament e rebelizëm qysh i vogël. Të gjitha këto sikur më kanë forcuar, më kanë trimëruar, më kanë bërë krenar, por edhe nga supet e mia sikur më kurrë nuk ka zbritur pesha e përgjegjësisë dhe mendja e njeriut të sinqertë e të drejtë. Këto ishin ajo barra më e rëndë edhe shpirtërore, që e ka përcjellë edhe jetën edhe krijimtarinë time. Shumë interesant, a?!
Atëherë, në asnjë moment dhe as kurrë nuk kam menduar për të keqën, as për ndërskamcat, as për zilinë, as për nënçmimin, as për tradhtinë dhe as për poshtërsitë tjera! Por, gjithmonë, të them të drejtën, mik të jetës e kam pasur dhembjen, gëzimin, përmallimin, protestën, ëndrrën, respektin,.., por edhe lotin. Të gjitha këto, edhe sot më mundojnë dhe më përcjellin, sepse i kam miq të mirë dhe të pandashëm të jetës. Këta edhe ma kanë dhënë guximin, mendjen dhe talentin për tu bërë njeri në shërbim të njeriut, në shërbim të popullit, në shërbim të tokës sime,... Për tërë këtë, shtytës të mëdhenj, kolosalë, kanë qenë prindërit e mi, të cilët, pa marrë parasysh situatat dhe gjendjen, më kanë trimëruar dhe mbështetur për të qëndruar vertikalisht ashtu siç kanë qëndruar edhe ata në të gjitha situatat dhe furtunat. Në këtë aspekt, pastaj, këtë shtytje ma kanë bërë qëndresë dhe kala edhe familja ime, bashkëshortja dhe fëmijët. Të gjithë këta janë “fajtorë” që jam ky që jam tash. U falënderohem pamasë dhe përgjithmonë për këtë “faj” të tyre.
Të gjitha këto që i përmenda janë “shkaktarë” që sot i kam njëzetë e pesë vepra të botuara, e që janë si njëzetë e pesë anëtarë familjeje, si njëzetë e pesë fëmijë, që frymojnë si unë, e kanë gjakun tim dhe të familjes sime! E kanë gjakun e njeriut të kësaj toke. Është e vërtetë, kjo!
Pyetja: Është karakteristike se veprat e Juaja trajtojnë tema të veçanta të njeriut tonë, vullkanit shpirtëror të tij dhe të rrugëtimit shumë interesant, por edhe titujt e veprave i keni shumë të fuqishëm, bile ndonjëherë, njeriut i mbushet mendja se vetëm me titull e vëren tërë atë begatinë dhe mesazhin e veprës.; p.sh. “Vrasësi i gjumit”, “Çmendia në rreth”, “Simfoni pritjeje”, “Lumturia e dhembjes”, “Freskia e pluhurit”, “Plagë në pikturë”, “E bukura e rrugëtimit”, “Fjalë e pathënë” etj.
S. Berisha: A di, si. Të Ju them të drejtën, shkrimet të nxjerrin telashe kur i ke në kokë, por edhe atëherë kur i vë në letër dhe, edhe më shumë kur i boton dhe ato bëhen pjesë e lexuesit. Për këtë, sa ndjej kënaqësi, po aq kam frikë e përgjegjësi, por edhe më shpijnë të mendoj për shkrimin, i cili provokon për gjithçka. Kështu edhe krijohet një rrugë e gjatë në trajtë të dy drejtëzave të cilat dot nuk mund t’i afroj në mes vete e lëre më për t’i takuar dhe për t’i bërë një!
Edhe brigjet e lumit nuk takohen dhe si të tillë mbesin gjithmonë etje, dashuri, lumturi e shpresë për realizimin e ëndrrave. Në këtë kontekst dua të them se, nganjëherë gjërat e mira vijnë shumë të ngatërruara, sa që për t’i radhitur nevojitet po aq kohë sa edhe ke luftuar për t’i pasur në duar, ato! Nuk di sa isha i qartë, por a ka mesazh më të ndjeshëm dhe më të fortë se sa kur flet për freskinë e pluhurit, për lumturinë e dhembjes, për simfoninë e pritjes,... për fjalën e pathënë, të cilat thuaja se janë sinonim i jetës, i rrjedhave, i ditarit të njeriut dhe i historisë së vendit tim?!
Por, dua ta theksoj edhe këtë, të cilën e kam prezantuar edhe në shkrimet e mia; se dikujt nuk i mungon liria as në okupim, as në pranga, por, po pra,... as në liri! Tërë këtë, krijuesi, por edhe të tjerët mund ta rrumbullakojnë me të bukurën e rrugëtimit, në të cilën sublimohen të gjitha si koment, si mendim, si qortim, si këshillë mbase edhe si ndrojtje e qëndresë në të njëjtën kohë. Kështu, e tërë kjo sikur zemërimin e bën nismë të mendimit të drejtë, apo edhe druhet se ta imponon detyrimin për të menduar edhe mbarë edhe mbrapshtë. Është apo nuk është kështu, punë e madhe...!
Pyetja: Jeni shpërblyer shpesh për krijimtarinë Tuaj cilësore, dhe atë që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit kaluar?...
S. Berisha: Ashtu është. Edhe atëherë kur me moshë isha i ri. Bile atëbotë u shpërblye tregimi “Çmendia në rreth”. U gëzova pamasë. Por kujtoj se çmimin e mora sepse konkursi ishte me shifër,... sikur të ishte ndryshe me siguri nuk do ta kisha këtë “privilegj”! Krijimet e mia janë shpërblyer edhe tash. Por, në këtë aspekt asnjëherë nuk më bëjnë përshtypje, sepse,... në këtë rrugëtim gjithnjë ka hile. Po, po. Ka hile!...
Pyetja: Çfarë jeni duke punuar,... cilat janë planet Tuaja?
S. Berisha: Nganjëherë, i them vetvetes: ngadalë,... mos nxito. Por, ora ka vlerë të madhe, sepse,... e mat kohën. Kurse, koha ikën. Andaj, si t’i lidhet gryka kësaj përgjigjeje. Më bëhet se nuk mjafton vetëm të shkruash, ngase, kur ngelet vetëm një copë kohe, ajo nuk mjafton për ta rehatuar as vetveten! Por, po ia vazhdoj shkrimit,... e të shohim. Për të saten herë mu kujtua mendimi i Lasgush Poradecit: është pak një jetë të bësh një vepër të mirë!...
Bisedën e zhvilloi: Zyhdi BELEGU, gazetar i RTK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
» Sejdi Berisha: Lamtumirë shkrimet e mia...!
» ARTISTËT JANË BUKURIA E SHPIRTIT TË KOMBIT, E VEPRAT E TYRE JANË HYJNITË TOKËSORE KOMBËTARE! - Vargje nderimi -
» Sejdi Berisha: Lulet t'i solla për ditëlindje...!
» Alfred Papuçiu: T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë
» Sejdi Berisha: Lamtumirë shkrimet e mia...!
» ARTISTËT JANË BUKURIA E SHPIRTIT TË KOMBIT, E VEPRAT E TYRE JANË HYJNITË TOKËSORE KOMBËTARE! - Vargje nderimi -
» Sejdi Berisha: Lulet t'i solla për ditëlindje...!
» Alfred Papuçiu: T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi