Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen

Shko poshtë

Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen Empty Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 2:27 am

Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen U1_XhencBezhiXhenc Bezhi

Urime Krishtlindjen

Ati ynë se je në qiell
Zbrit dhe një herë ne tokë
Nuk po njohim njeri tjetrin
S´njohim vëlla as shokë

Kemi dalë nga rruga jote
S´ ka më dashuri
Mendojmë mirë për vete
E keq për komshi

Na ka hy n´mes interesi
Ka humbur burrëria
Miku të rrijë në punë të vetë
Mos t´na vij të shtëpia

Zbrit ne tokë e folna shqip
Jepna paqë edhe bekim
Zot ke qene e Zot do mbetesh
Emri yt nuk do përkthim

Ati ynë se je në qiell
Ti nuk je vrastar
Zotat tjerë te rrejshëm
Sikur ne mëkatar

Tek ti kemi shpresën
Tek ti kemi bindjen
Populli im i dashur
Urime Krishtlindjen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi