Shtutgard-Shqiptarët pa dallime konfesioni festuan Krishtlindjen!
Faqja 1 e 1
Shtutgard-Shqiptarët pa dallime konfesioni festuan Krishtlindjen!
Shtutgard-Shqiptarët pa dallime konfesioni festuan Krishtlindjen!
Një mbrëmje familjare dhe promovim vlerash kombëtare!
Misioni Katolik Shqiptar ” E Lumtura Nëna Tereze” në Stuttgart, tashmë të kthyer në manifestim tradicional, kremton Krishtlindjen në një ambient familjar siq tha P.Marjan Lorenci.
Një mbrëmje me dashamirësi, rrespekt dhe dinjitet, ashtu siq shqiptarët i ruajtën ndër shekuj vlerat e kombit!
Kësaj mbrëmje nuk i munguan edhe familjarët e shoqatave kulturore të Landit të Baden-Württemberg-ut,pra, Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, Shoqata “Nëna Tereze” nga Göppingeni, Shoqata ” Kadri Zeka” nga Kircheim u.t. Shoqata “Isa Boletini” nga Sindelfingeni dhe Shoqata Kulturore nga Fellbachu.
Mesazhe urimi në adresë të Këshillit të Misionit dhe P.Marjan Lorencit dërguan, Shoqata “Yjet e Kosoves” nga Emmendingeni dhe disa përfaqësues , e përsonalitete të kishes katolike Gjermane si dhe deputetë të
Bundestagut Gjerman.
Lajmi i jashtzakonshëm që, Vatikani edhe zyrtarisht nga kabineti i Papa Françeskut deklarohet se, “E lumturuara Nëna Terezë”do të shenjtërohet me 4-5 shtator 2016, kur është caktuar përfundimi i procesit të përmbylljes së shenjtërimit!
Ketë lajm pjesmarrësit e pritën me ngrohtësi dhe padyshim nuk fshehej edhe karatkeri i të qenurit krenar që, shqiptarët, do kenë shenjtëreshën e tyre!
Mbrëmjes festive të Krishtlindjes pos Programit kulturo-artistik të organizuar nga të rinjet e Misionit dhe të udhëhequr nga artisti e koreografi Mirditor z. Gjergj Lleshaj, dhe motrat e nderit Terezina dhe Roza që, dhanë një spektakël me shumë dashamirësi duke bindur pjesmarrësit se, shpirti dhe qënja shqiptare po lulëzon edhe në mërgim, kësaj radhe kishim një befasi të madhe për të cilën u përkujdes z.Vitor Spaqi -Kryetar i Qëndres Kulturore Shqiptare në Stuttgart duke i shtuar pjesës akademike dhe programit kulturor të nderuarin , Aktorin e madh shqiptar z.Çun Lajqi, i cili pèrfitoj nga rasti të kombinojë aktrimin e tij artistik , pjesë nga “Lahuta e Malcisë” dhe grupit të rinjeve me kostume kombëtare!!
Aktori nuk harroj të falenderoj edhe Kolegun e tij,aktorin Vilson Spaqi për bashkpunim në kinomatografinë e Kosovës dhe për dy filma ,njëri i produksionit Italian.
Një moment i pakrahasueshëm, rënqethje dhe motivim, krenari dhe heroizëm, dhëmbje dhe dashuri për hisorinë shqiptare e të tjera elemente artistike, Çun Lajqi me shkathtësi bëri të përlotej shikuesi ndërsa fëmijët panë një skenë (mbi 30 minuta) teatrale në gjuhën shqipe që, pa dyshim mbetën të habitur dhe pozitivisht të befasuar!
Edhe në gjuhën e nënes, fëmijët recituan poezi… Kishte një inskenim të engjujve baritor që i gëzoheshin lindjes së Shelbyesit Jezuesit, që, edhe poezia e autorit prestingjioz poetit Mentor Thaqi kushtuar Krishtlindjes bëri që amosfera të ngritej në emocion dashamirësie dhe bujarie…!
Për arsye të axhendës së ngjeshur që këshilli organizativ i Misionit kishin planifikuar dhe realizuar me sukses duke shfaqur, Moove ( video- muzikë) nga aktiviteti i Misionit gjatë vitit 2015 ( që u mirëprit nga masa në Kongreshalle),z. Lon Karrica, në emër të këshillit organizativ ndau dhurata të shumta dhe një dhuratë speciale për 10 vjetorin e Rrezores që u mirëprit nga administratori Z. Prenka.
Ketë ngjarje festive e përcjelli edhe TV i RTK-së, ku mysafirëve nga shoqatat e lartpërmendura iu rezervua mundësia e dhënjes së intervistave që ti shprehin opinionet e tyre, rreth dhe për kremtën e Krishtlindjes e pse jo edhe të aktivitetit të tyre për qështjen kombëtare.
Në ktë mbrëmje u bashkua i gjith Kombi shqiptar në miniaturë, sepse , pati pjesmarrës nga të gjitha trevat e Shqipërisë natyrale etnike!
Pas programit të organizuar festiv, mbrëmja vazhdoj nën tingujt e muzikës shqipe( duke u kursyer nga tallava në pjesë të madhe), me pianeo,z. Dominik Spaqi, këngëtarja Margita Mataj, dhe këngëtarët e mirënjohur Gaspër Ndrecaj dhe Sokol Bisaku me Ibrahim Hajzerin dhe sintisti i ri mjaft i talentuar Studeniti Liridon Përvorfi.
Mbrëmjen e udheheqën moderatorët simpatik dhe poashtu student të shkelqyeshëm, zonjushë Donika Karrica dhe z.David Prenka, të cilët ia shtuan madhështinë dhe bukurinë skenës me një moderim ekstravagand!
Për rrezore.com
Xhafer Leci
Zef Prenka
Stuttgart, 19.12.2015
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ASLLAN DIBRANI:Shqiptarët festuan Krishtlindjet në Gopingen të Gjermanisë
» Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen
» AJET NURO:MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Ja si ja festuan adhuruesit ditëlindjen Jackson-it?!
» Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen
» AJET NURO:MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Ja si ja festuan adhuruesit ditëlindjen Jackson-it?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi