Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:SI NË SHKËMB STËRKALA‏

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:SI NË SHKËMB STËRKALA‏ Empty Adem Zaplluzha:SI NË SHKËMB STËRKALA‏

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 26, 2009 2:39 pm

Adem Zaplluzha:SI NË SHKËMB STËRKALA‏ Ademzaplluzha
Adem Zaplluzha

SI NË SHKËMB STËRKALA

Mërgimtarëve të mi


Edhe burri
Sikurse guri
Më pak peshon
Në mërgim
Por vetëm malli
Vjen duke u rritur
Pakësohet çdo shpresë
Tretet çdo gëzim

Nuk po kullet
Sonte sharkia
Athua vallë
Telat janë ndryshkur
Sa shpejtë na vajti
Këtu rinia
Mbetëm të vetëmuar
Të sëmurë e të mykur

Asnjë dallëndysh
Më nuk na njeh
Ecum rrugëve
Fare pa takat
Era e fortuna
Pa pra po na rreh
Zbehemi e tëkurremu
Këtu për çdo natë

Diku larg në Jug
Athua ç'po ngjanë
Në qoshe të sofrës
Na pret një lugë
Me mall të pashuar
Gjëmon një babë
Me lotë rrëke
Ç'mallet një nënë

Guri si burri
Këtu në mërgim
Nuk paska peshë
Shpirti im
E dhembja vjen
Rritet si kala
Tretem e ç'bëhem
Si në shkëmb stërkala


Adem Zaplluzha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi