Agim Pipa: Dosja DA ose “arratia“ akuzuese e një fëmije jetim
Faqja 1 e 1

Reportazh
Nga Agim PIPA
Historia
Ata u nisën të dy, motër e vëlla, drejt Tiranës. Ishte data 10 shtator 1997. Mbanin me vehte nga një borsë plasmasi, me disa ndërresa trupi dhe, në një kuletëz të vogël, një Fletë – Pranimi për në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Vajza, Dorina, i kishte sytë ende të skuqura nga lotët e ndarjes me dy prindërit. Që të dy të sëmurë. Nëna, në një gjendje jo të mirë mendore. Ndërsa babai, i paralizuar. Gjendja ekonomike e familjes, tepër e rëndë. Në këto kushte, me ndërmjetësinë e Bashkisë së qytetit të Vlorës, ata të dy do të jetonin, tash e mbrapa, në shtëpinë e fëmijës në Tiranë. Kanë qenë ditë të paharruara. Ditë dhe netë pagjumësie, me ëndërra të këqia, ku dy fëmijëve, ndërrimi i qiejve gri të Tiranës me detin e kaltër të Vlorës, u sillte një pështjellim të lehtë ndjenjash. Nuk ishin mësuar me një qytet gjigand si Tirana. Nuk kishin jetuar kurrë në një familje kaq të madhe, sa ajo e shtëpisë së fëmijës. Ku, dhjetra vogëlushë i thërrisnin njëri – tjetrit “motra”, “shpirti”, “vëllai” dhe për prindër, kishin disa kujdestare herë të buta, herë të zjarrta me tonet e ngritura të zërit, kur dikush gabonte në mensë, në fjetinat e përbashkëta dhe në oborrin e madh të pallatit të fëmijëve. Të gjitha këto, vetëm në fillim. Sepse shumë shpejt, dy fëmijët e ardhur nga familja Abazi, u bënë ndër më të dashurit për mbi 40 fëmijët e tjerë. Edhe ata të braktisurit nga prindërit e tyre, në rrethana të ngjashme me ato të Dorinës tetëvjeçare dhe Arbenit pesëvjeçar.
Dosja DA dhe largimi i Dorinës
Çdo fëmijë ka një dosje në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku punonjësja sociale e këtij institucioni përkujdesjeje për fëmijët, shënon, në kohë të ndryshme, gjithë zhvillimin fizik, mendor, shëndetësor dhe psikik të fëmijës.
Dosja e Dorinës u hap qysh ditën e parë të pranimit në këtë institucion, më datën 10 shtator 1997. Natën kur Dorina mbushi 12 vjeç, në shtëpinë e fëmijës kishte ardhur edhe një mësuese e liceut artistik “Jordan Misja”. Nga sjellja dhe reagimet e vajzës, që festonte e lumtur ditëlindjen, dhe kur në sallon një fëmijë luante ushtrim në piano, mësuesja kuptoi prirjet natyrore të 12 vjeçares drejt muzikës. Dorina bëhet nxënëse e liceut artistik, dega e pianos. Pesë vjet më vonë, në një konferencë ndërkombëtare organizuar nga UNICEF në Nju Xhersi të SHBA-së, falë sukseseve të vogla artistike në koncerte të ndryshme në piano, stafi drejtues i shtëpisë së fëmijës e përzgjodhi Dorinën si një prej anëtareve të delegacionit shqiptar në atë konferencë.
Vajza minorene u pajis me një vizë amerikane dhe, për katër ditë me radhë, nga data 4 nëntor 2004 deri më 9 nëntor, e shoqëruar nga ish – drejtorja e shtëpisë së fëmijës Alketa Hila, ajo takohet atje edhe me tezen e saj, me banim prej disja vjetësh në SHBA. Rreth gjashtë muaj më pas, me datën 15 shkurt 2005, pianistja e vogël Dorina Abazi, largohet përgjithmonë drejt SHBA-së. Ikja e saj ra si bombë në shtëpinë e fëmijës. Nuk kishte dijeni askush. Asnje kujdestare. Asnjë shoqe e saj. Madje as vëllai i Dorinës, - Arbeni. Ikja e saj, i ngjante një arratie të frikshme.
Unë takoj në konviktin e liceut Arbenin. E pyes për ikjen e Dorinës. Atij i mbushen sytë me lot, para se të flasë.
“Ajo iku pa më thënë as lamtumirë. Ajo iku e trembur, dhe unë nuk e pashë më, qysh nga pasditja e një dite më parë. Në vizitën e parë në Amerikë, në nëntor, ajo ishte takuar me tezen dhe, pas kërkesës së tezes, që Dorina të shkonte për të jetuar atje, ajo u bë shumë e heshtur. Më kishte thënë se tezja kishte biseduar me ish-drejtoren Alketën për t’a rregulluar ikjen e saj. Se ish-drejtorja i kishte bërë fjalë për një sasi lekësh, të nevojshme për transferimin e kujdestarisë nga shtëpia e fëmijës drejt Amerikës. Se tezja kishte pranuar dhe se ajo, qysh nga ajo ditë, priste urdhërin për t’u nisur.
“- Po prindërit, e mësuan largimin e Dorinës?”- e pyes djalin e tronditur.
“- Nëna, siç e dini, nuk kupton, është e sëmurë. Ndërsa babain, e mashtruan. Vajti burri i tezes në shtëpi. I zgjati një letër për t’i marrë firmën dhe ai, pa e kuptuar përse duhej ajo firmë, e firmosi. Më vonë mësova se kjo firmë i duhej ish - drejtoreshës Alketa, për të siguruar një deklaratë noteriale, ku thuhej se prindërit ishin dakort që vajza e tyre të kalonte nga shtëpia e fëmijës, tek tezja në Amerikë. Vetëm atëhere e kuptova çfarë kishte ndodhur. Jo, kjo nuk është normale. Ky ishte një mashtrim. Këtë e kam bindje... ”.
Ai qau. Shkoi drejt dhomës së tij për të marë instrumentin muzikor, trompën, që e mëson prej disa vjetësh. Unë shkoj në drejtim të kundërt. Nga konvikti i liceut, drejt shtëpisë së fëmijës, vetëm 100 metro më larg. Dera e oborrit të madh të jetimores është e hapur. Unë i kërkoj ish-drejtores Hila të më njohë me dosjen e Dorinës. Ajo nuk pranon. Ajo më thotë se kjo dosje tashmë gjendet në Prokurorinë e Tiranës, për arsye hetimi, pas akuzave të medias ndaj institucionit që ajo drejtonte, për abuzimet financiare dhe tentativë për trafikim fëmijësh. Atëherë unë kërkoj një takim me një prej kujdestareve të Dorinës. Më thonë se Elida Luli, (kështu quhet kujdestarja), është në shtëpi, me raport mjeksor. Nuk vonohem dhe pas gati 30 minutash, jam tek ajo. Më pret miqësisht, siç presin gjithë shqiptarët.
“- Për Dorinën keni ardhur? Mirë keni bërë. Ja dosja... E ruaj unë, në shtëpi. Në kundërshtim me rregulloren e brendëshme të institucionit tonë, Dorina është larguar pa këtë dosje drejt Amerikës. Kjo është shkelja e parë e ish-drejtoreshës Alketa Hila. E dyta. Asnjë njoftim nga ana e saj për askënd, për largimin e vajzës. Dorina u rrit në duart tona dhe gjesti i zonjës Hila, është një abuzim i madh me jetën e kësaj vajze. Kudo që të ketë shkuar, vajza duhet të ishte e shoqëruar me këtë dosje. Por ajo gjendet këtu, pas largimit të vajzës. Dorina iku, sikur do të arratisej. Oh, ohhhh...˝
“ – Ju dyshoni tek ish-drejtoresha?“- e pyes kujdestare Elidën.
“ – Sigurisht. Ikja në këtë mënyrë lë një pikëpyetje të madhë për zonjën Hila. Ajo ishte kreu i institucionit tonë në atë kohë, dhe mban përgjegjësi direkte për gjithçka ndodhi me fëmijën. Nuk na ka dhënë asnjë shpjegim, as sot e kësaj dite për largimin misterioz të Dorinës. Ne vazhdojmë të jemi të gjithë tepër të tronditur. Ky është një skandal. Me fëmijët nuk mund të sillesh dot si pronar. Ky është një krim i shëmtuar moral...“

Reagon Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Në zyrat e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, Drejtori i saj i Përgjithshëm, z. Ilir Çumani, bashkë me avokatin e këtij institucioni, kanë përgatitur një dosje me një kallzim penal ndaj ish-drejtoreshës së shtëpisë së fëmijës, zonjës Alketa Hila. Të cilën, avokati i këtij Instituti, z. Artan Gjuzi dhe eksperta e çështjes avokate Alberta Gega kanë disa ditë që e kanë dorëzuar në Prokurorinë e rrethit Tiranë. Sipas z. Çumani, nga investigimi i një grupi ekspertësh të Institutit që ai drejton, largimi i vajzës është bërë në kundërshtim flagrant me “Ligjin mbi Noterinë“, në Republikën e Shqipërisë. Ai tregon dy raporte mjeksore, që vërtetojnë sëmundjen e të dy prindërve të fëmijëve Dorina dhe Arben Abazi dhe si e tillë, firma e marrë nga i afërmi i familjes Abazi, përmes mashtrimit, nuk njihet nga ligji dhe bëhet e pavlefshme. Përveç kësaj, z. Çumani shpjegon se largimi i fëmijës nga jetimorja drejt tezes së vet në SHBA, është bërë pa vendim gjykate dhe me shkelje flagrante të procedurave administrative, siç e parashikon ligji. Gjithashtu, shton ai, Kodi i Familjes e ka të përcaktuar qartë cilat janë kushtet që duhet të plotësoj personi i tretë, që merr përsipër kujdestarinë e fëmijës. Në rastin konkret, thotë ai, tezja e Dorinës, e cila nuk ishte e pranishme në Tiranë në procedurat e marrjes së fëmijës, gjithashtu është nënë e katër fëmijëve dhe nuk mund t’a gëzojë këtë të drejtë. Një tjetër shkelje të rëndë të ligjit e vërteton edhe rregjistri i pasagjerëve të linjës së aeroportit “Nënë Terza“ ditën e largimit të vajzës drejt SHBA-ve. Sipas autoriteteve të policisë kufitare dhe policisë antitrafik, shton z. Çumani, vajza minorene gjashtëmbëdhjetëvjeçare Dorina Abazi, është larguar e pashoqëruar nga asnjë pjestar e familjes. Ne mendojmë, përfundon z. Çumani, se për gjithë këto shkeljeje me ndërgjegje, zonja Hila, si ish-drejtuese e shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli“, mban përgjegjësi ligjore dhe do të përgjigjet për kundravajtjet e kryera.“
Epilog
Në Tiranë bën ftohtë dhe bie një shi i imët dimri. Unë jam në kafe “Evropa“ me Ilirin dhe pi një çaj, kur pranë nesh vjen një mesogrua. Quhet Albana Meçe dhe është nga Vlora. Prej disa vjetësh ajo jeton dhe punon si emigrante në Itali, në Milano. Mban përdore një djalë të vogël 12 vjeçar, Serxhion. Është i biri. Edhe ai ka jetuar disa vjet në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli“, por tashmë ai kapitull është mbylluar njëherë e përgjithmonë për vogëlushin flokzi dhe me sy të zgjuar, që i ndrisin si dy zjarre të vegjël. Albana është nëna e tij biologjike dhe, pas shumë kohësh përpjekjesh ka mundur të rimarrë fëmijën nga shtëpia e fëmijës. Gjithëçka është bërë konform ligjit. Por, shpjegon gruaja e lodhur... “- Kjo ka kushtuar shumë shtrejntë, të më besoni.“
“- Në ç’kuptim shtrejnt“, - e pyes.
“- Unë pra, jetoj në Itali. Për të marrë Serxhion, ish- drejtoresha Alketa Hila më ka kërkuar, përmes avokatit të saj, plot 3.000 euro. Për çështje dokumentash, më ka thënë në telefon.“
“- Keni paguar gjë, zonjë?“
“- Sigurisht. Ja ku është mandat pagesa e parë, që kam kryer nga Milanoja, për avokatin e shtëpisë së fëmijës. Kam dershur një mijë e dyqint euro, si këst i parë.“
“- Avokati i zonjës Hila, është një i afërm i familjes së saj. Këtu qarku mbyllet disi dhe ne e kemi patur të vështirë të investigojmë mbi mënyrën e procedimit nga ish - drejtoresha Hila, për rikthimin e fëmijës tek nëna e tij biologjike,” – thotë z. Çumani.
“- Kur do të shkoni në Itali?” – pyes sërish Albanën.
“- Sa më shpejt të jetë e mundur. Qysh sot, ndoshta. Nuk mund të vonohem më. Mund të humbas vendin e punës. Jam këtu qysh para festave të fundvitit.”
Ajo merr leje dhe largohet. Duke lënë nga pas aromën e një nëne të lumtur, pas ribashkimit me fëmijën e vet, me të cilin kishte vite që ishte ndarë.
Jashtë, shiu vazhdonte përsëri.

Shkrimi është botuar në Nr. 7 të Revistës “Integrim”, periodike informative - social-kulturore, Botim i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm
» Sofia Ziri-Nako sjell poezi nga Agim Pipa me titull E hënë
» AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË
» AGIM GASHI:MIREMENGJESI FËMIJË T`ATDHET
» AGIM GASHI-GËZUAR FESTEN FËMIJË TË DASHUR!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi