Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës
Faqja 1 e 1
Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës
RUGOVA
Shkruan: Ali Podrimja
I. Rugovës
Pa na kallëzuar ëndrrën deri në fund
për Dardanin
ike mik i dashur
Ja vjen koha jote
dhiareve ballkanike dëgjon
frymëmarrjen e marathonomakut
E zeza nuk është krejt e zezë
ka diçka të bardhë ku një popull
kërkon fatin
Në thue shpesh zura në Ty
më tmerronte qetësia jote
ku fshhej Kepi i Pikëllimës
Lamtumirë President i Dardanisë
perënditë tek bredhin tokave të zjarrta
do takohemi njëherë
Yll i këputur nga Grigja
-----------------------------
Ulpianë, 24. 1. 2006
Shkruan: Ferhat Ymeri
Rilindës Fisnik
Uratë e bekuar mbi greminë
Gemb i shpresës së bardhë
Ora e mirë e Fatit
Vegimtar i parë i Atlasit të
Arbërisë – Ardhmërisë – së Re
26 janar 2006, Kent, Washington
----
Ngushëllime Kosovë
Shkruan: Roi SHKRELI
Ngushëllime Kosovë,
për Njeriun e Kryetarin
per burrin e shqiptarin...
Vajtoje me vargjet e Nolit
këndoje me zërin e Fishtes
vërja plisin e Boletinit -
percille te Hasan Prishtina
Ngushëllime Kosovë
për prijsin e Kryetarin
për njeriun e vizionarin
Mbuloje me ngjyrën e Gandit
bekoje me gjuhen e Terezes
percille te Pjeter Bogdani.
vendose te Ismail Qemali
Ngushëllime Kosovë
për këtë njeri - Rugovë
për këtë burrë - Kosove
Ngushëllime Kosovë
për Njeriun me Shallin - flamur
për njeriun me Shallin - qiri
Ngushëllime Kosovë
për këtë njeri të madh
mbi dhe - e nën dhe...
New York 2006
--------
Dardania Antike-Vendi Ynë i Shenjtë
(Ibrahim Rugovës)
Shkruan: Ndue Ukaj
Kur t’lypsej të veshësh lëkurën e Dardanisë antike të rrudhur e të përdhosur
Nëpër shekuj të harruar dhe pluhurosur
Ne s’dinim as për Florin as për Laurin
As për ëndrrën e ringjalljes
Në mësove shumë, o sa shumë,
Shkëmbinjtë dhe zemrat e ngurrta t’i bëjmë të qajnë,
T’qajnë edhe gurët, edhe gurët të qajnë
Me lotin e tyre të ujisim shekujt në harrim
Kohët e zeza t’i zbardhim, t’i zbardhim kohët e zeza
Të mbjellim Pemën e Jetës
O Princ, kur tu kërkua të veshësh lëkurën e Dardanisë Antike
Hoqe të mbathurat nga këmbët
Dhe shekujt e harrimit i kap me shuplakë dore
Lak i lidhe shekujt fortë e më fortë
E me yllin e shenjtë në ballë ece e ece e ece...
Tundej e tundej pluhuri i kohëve të zeza
Na zihej fryma
A, nga buzët Tua dëgjonim:
Hiqni të mbathurat nga këmbët, sepse vendi ku shkelim është i shenjtë
Eh, ne trishtoheshim nga heshtja e magjishme e ëndrrave shekullore
Trishtoheshim nga nata e gjatë, o sa shumë e gjatë
Për premtimet e Tokës së Bekuar
Sa shpejt kënga mori malin, fushat, qielli këndonte, këndonin edhe zogjtë
Zogjtë bashkë më qiellin bashkë me fushat
E zëri Yt u shndërrua n’simfoni
Ne ecnim dhe dëgjonim peshën e rëndë,
O sa të rëndë të Fjalëve
Dardania, ky Vendi Ynë i Shenjtë
Ëmbël tingëllojnë, o sa ëmbël, tingujt e magjishëm të muzikës së fjalëve tua
Vendi ku shkelim është i shenjtë
Kur buzëqeshja t’ngrysej
Ne dridheshim në ankth, O Prijës Mojësi
Çdo të premte si Krisht na dëftove profecinë e ringjalljes
Të mësuar në pluhur e errësirë,
S’dinim as për dritë
As për këngën e dashurisë
Çdo kohe i dhe shpirt, me shpirt i mbushe kohët
Shekujt e harruar, shekujt në trishtim
T’pllandosur thellë e më thellë me shpirt të egërsuar
Historia e çnderuar përballej me egërsinë
Ballëhapur nëpër flakë zjarri ece e ece, derisa triumfove
Atë ditë kur vdekja t’i puthi buzët
Kënga t’u ndal ne maje gjuhe
Dardania u mbyt në Lot
Në lot u shndërrua Dardania
Qanin fushat, malet, o sa shumë qanin
Qante buzëqeshja jote, drithërimat dëgjoheshin n’qiell
Qante refreni i ëmbël i këngës, o sa përmallshëm qante
Që askush s’mund ta këndon më si Ti
Pluhuri shekullor i shkundur
S’jetonte
As Dardania e rrudhur
Vetëm fjalë të shenjta, të shenjta bekimi dhe dëftimi: Dardania e Shenjtë
Ne pamë ëndrrën tënd të fashitur nga vdekja
Sa triumfalisht këndohej
Jo vetëm nga ata që këndonin Ilirisht
Atë ditë kur vdekja t’i puthi buzët
Në humbëm diellin, ngrohtësinë e tij
Atë ditë ku vdekja t’i puthi buzët
N’katër anë dëgjonim zërin e Kangës tande
Uashington, Bruksel, Vatikan, Londër, Berlin:
Kosova, Dardania, Ky vendi Ynë i shenjtë.
Atë ditë kur vdekja t’i puthi buzët
E Dardania u mbyt në lot
Qielli galdonte
Sa mrekullisht u bashkove me, më të dashurit e Tu, që aq shumë i mbaje në gojë, Gjergjin e madh, Bogdanin, Nënë Terezën, Papa Gjon Palin e Dytë
Ne dridheshim, dridheshim deri në palcë dhe fshinim sytë, teksa kënga jote dëftohej e dëftohej:
Pas së Premtes së Vdekjes vjen E Djella e ringjalljes
Na shpalle Ringjalljen triumfalisht-por tash me sy të vdekur
Poetët mbetën pa fjalë, pa fjalë mbetën poetët
Grigja këndonte refrenin tënd, që askush s’mund ta këndon më si Ti,
Jehonte, o sa furishëm jehonte:
Grigja sa mirë këndonte: të duam Dardaninë Antike, këtë vendin Tonë të Shenjtë
---------
Emër e Mbimër – Kosovë
Shkruan: Demir Behluli
Kur përmendet emri Rugova
Mendohet Kosova
E kur zihet në gojë Kosova
Mendohet Rugova
Që mbante në qafë një shall
Se në shpirt kishte një hall
Dëshironte një Dardani të lirë
Me Himti e Flamur Kishte të madhe atë dëshirë
T'mos rirobërohet më kurrë
Ai rreth qafe mbante atë shall
Se në shpirt e mundonte ai hall
Gjithmonë në gojë kishte
Pavarësinë
E buza ëmbël i qeshte
Kosova të fitonte Pavdekësinë
Se ashtu shpirti ia deshte.
E rreth qafe lidhe atë shall
Se në shpirt kishte t'madhin hall

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës
» REAGIM NGA HAFIZ GAGICA:Vazhdon lufta speciale kundër presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës..!?
» Shtatorja gjigante e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova
» Zbulohet busti i presidentit historik Ibrahim Rugova
» Jahir Demaj:KUSHTUAR PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi