Shpëtim Dermaku:MEDIUMET KUNDËR MEDIUMEVE!
Faqja 1 e 1

MEDIUMET KUNDËR MEDIUMEVE!
Shkruan. Shpëtim Dermaku
RTV “Spektri” dhe Webfaqja “persheva.com”, këto ditë, kanë marrë një fushatë mediale kundër RTV “Aldi” dhe RTV “Bujanoci”, duke përfshirë në këtë valle disa politikanë lokalë, madje edhe disa analistë provincialë. Gjatë kësaj fushate, natyrisht, se janë dhënë edhe kualifikime e paragjykime të pakontrolluara, duke shkelur piraterisht kondeksin e gazetarit dhe etikën e politikanit.
Meritat në këtë fushatë mediave, natyrisht se i takojnë RTV “Spektri”, i cili i pari ngarendi për ta denoncuar TV “Bujanocin”, i cili, këtyre ditëve, realizoi një intervistë me Milan Markoviq, ministër i administratës shtetërore dhe vetadministrimit lokal, njëherit edhe kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mëkati i bie këtij mediumi se paska bërë 800 km rrugë për të shkuar në Beograd për të intervistuar një ministër, i cili përmes këtij mediumi i paska bërë kryetarët e komunave të Luginës rrenacakë dhe grindavecë! A harrojnë se të njëjtit i zhvillojnë takimet e tyre të rregullta me ministrat dhe qeveritarët serbë gati për çdo javë a muaj. Për ta nuk është turp as papërgjegjësi, kurse për TV “Bujanocin”, është veprim i pamatur dhe se i “shërben ndokujt!”. Me këto paragjykime “Spektri”, medium, i cili, mjerisht, ka ngelur vetëm me një person, i cili vet është drejtor, vetë spiker e vet kameraman. Ai, e thyej maratoninë e pauzës informative, për ta nxjerr në shesh jehonën e një interviste, e cila u bë sebep për ta sulmuar mediumet njëra-tjetrën.
Drejtuesi i “Spektrit” herë pas herë i kthehet këtij mediumi për t’i dhënë publicitet shefit të tij, i cili e nderoi me një vend pune sezonale në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, mysafir special i “Spektrit” dhe një analisti pavarur që vjen nga dera e vogël e KDNJ-së një person me kulturë dhe frymë të lartë franceze, flasin për profesionalizëm në informim, nga e cila sferë edhe ata kanë dalë e janë larguar, meqë e panë se buka e fituar me këtë zeje nuk është edhe aq e lehtë.
Kryetari i komunës e anashkalon televizionin që ka për themelues pushtetin lokal, të cilin, ai, vet e drejton dhe shkon në një medium kinse të pavarur për ta promovuar politikën e tij joparimore ndaj sferës së informimit. Kështu bënë edhe kolegu i tij një ish redaktor i revistës multietnike “Hapi”, të cilën e mbylli dhe i la gazetarët pa honorarë për rresht dy muaj, duke na mësuar si duhet vepruar dhe punuar në interes të informimit të drejtë, korrektë dhe përgjegjës.
Spektrizimi i RTV “Persheva”?!
Kësaj valle i prinë edhe personi i katërt, i cili u nda dhunshëm nga RTV “Spektri” për të shkuar te RTV “Presheva”, në kohën kur këtij mediumi iu vu dryni në mungesë të licencës. Ai, në këtë medium e solli frymën spektriane, për të mbjellë përçarje, urrejtje dhe mosdurim kolegial.
Thënë troç, në Luginë të Prshevës, janë gjashtë persona, që herë pas here sjellin turbullirë në hapësirat tona informative. I pari ndër të parët është Nexhat Behluli, një afarist i zhytur në borxhe, drejtues i Kompanisë “Elhan Commerce” dhe drejtor nën hije i RTV “Spektri”. Ky person kohëve të fundit në mediumet serbe është shumë i pranishëm. Ai vepron e punon kundër pushtetit lokal, për të fituar poena politikë tek qytetarët për guximin qytetarë dhe intelektualë. Këtë e bënë ai jo për sy të zi, por për të fituar popullaritet, që në zgjedhjet e ardhshme të kandidohet për kryetar dhe t’i fitoj votat multietnike.
I dyti me radhë është Jeton Ismaili, drejtor i RTV “Spektri”, i cili e mban tupanin informativ, por të tjetrit i bien. Ai, kohëve të fundit, u ligështua shumë. U nda nga ai njeriu i tretë në këtë medium Baki Rexhepi, i cili po ashtu është një person siç thotë populli me “lavdin në qiell e bythën në diell!”.
Këta tre persona si tre musketarët, nuk e patën të gjatë, u ndanë e po ndahen vazhdimisht. Ata në krye me bosin e tyre kërkonin dikur t’i privatizonin RTV “Presheva” dhe RTV “Bujanoci”, për t’i shuar pastaj në favor të PINK-ut serbosllav!
Tre plus tre
Kësaj tresheje i shtohen edhe tre të tjerë mikst që vijnë nga pozicione të ndryshme: Shaip Kamberi, tashmë kryetar komune në Bujanoc, dikur kryetar i KDNJ, kryetar i Degës së PVD-së dhe gazetar, pastaj Belgzim Kamberi, analist dhe kryetar aktual i KDNJ si dhe dr. Driton Salihu, drejtues i prsheva.com, një hyzmeqar i këtyre dy të parëve.
Këta persona, Zoti na ruajt, herë bashkohen e herë ndahen e askush nuk i merre vesh se kujt i shërbejnë. Bëjnë intervista me njëri-tjetrin, organizojnë debate duke u radhitur në krye të tyre si panelistë, zhvillojnë takime dhe nënshkruajnë projekte, të gjitha i bëjnë mes veti. Këto sjellje na kujtojnë vitet 90-ta në Preshevë, kur kolegët partiakë Behlul Nasufi, drejtor i Shtëpisë së Kulturës, zhvillonte intervistë me ish kryetarin e komunës Riza Halimi!
Treshja në katror e ka mbërthyer Kosovën Lindore me një politikë dhe informim jo të drejtë, jokorrekt, madje edhe shumë të dëmshëm. Ata mbjellin në popull huti, dezinformata dhe përçarje. Ata, madje nuk e lënë të formohet Këshilli Nacional, sepse pastaj nuk mundin të vendosin asgjë vet.
Këta njerëz përmes miqve të tyre kanë lidhje të forta në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë. Ata kudo shkojnë janë Vipa të Luginës së Rizës. Dalëngadalë e lanë edhe informimin sepse e panë se prej saj nuk kanë fajde. Madje informimin kurrë s’e patën në shpirt, por për hobi e pasion.
Shqiptarët e Kosovës Lindore janë lodhur me këta Vipa, dëshirojnë reforma, por ato vështirë vijë sepse këta i ndrydhin dhe i shtrydhin me egërsinë më të vrazhdë politike dhe ekonomike.
Këta gjashtë persona një ditë do të përballen me drejtësinë e popullit, jo më larg se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat mezi priten të vijnë. Vota është çelësi i ndryshimeve.
Shkruan: Shpëtim Dërmaku, 13. 08. 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar
» Kalon Projektligji kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste, Vetëvendosje voton kundër
» Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar
» Presidenti nis gjahun kundër gazetarëve që shkruajnë kundër terrorizmit islamik
» Kimete Berisha:Gjykata Speciale nuk bëhet kundër UÇK-së, por kundër teje dhe PDK-së!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi