Avni Rudaku-Rudi: Kur prifti tundohet, po ne ?! Elaborim psikologjik mbi dëshirën...
Faqja 1 e 1
Avni Rudaku-Rudi: Kur prifti tundohet, po ne ?! Elaborim psikologjik mbi dëshirën...
Avni Rudaku-Rudi: Kur prifti tundohet, po ne ?! Elaborim psikologjik mbi dëshirën...
Tundimi i priftit dhe naforizimi i tij
(me shkas librin me poezi “Nafora”, të autorit Flamur Maloku)
“…Mos harro, se në gjamën e kryqëzimit
nga bukuria,
Shumë përtallje iu ba lisave të tamblit,
Nga shpirti i keq.
kush nuk e preku gjoksin e rrahun për vdekje?
Unë, i idhnueshëm, ende lotoj tokave të liga...
Për vdekje të marrume lanë krumin e stërpikun keq,
Ngase të dashunova dhe ta përplasa
Udhën në fytyrë.
Nga zjarrmia e dimnin e heshtun,
më lanë t'amblin pikëllim,
Në murgimin e dhunën shpirtnore...“
Në kërkimet enciklopedike të nomenklaturës gjuhësore që përdorin teologët krishterë, nafora është buka që ndahet në fund të liturgjisë së shenjtë.
Kjo është një kujtim i darkës së parë e dashurisë krishterë - Agape, ku
së bashku në darkë, këndonin këngë në kishë dhe bënin bamirësi të përbashkëta. Nafora është marrë në këtë mënyrë: ngadalë, në rregull, prifti i cili ndan naforu. Prifti pasi puthën dorën e besimtarit, është marrë nafora në gojën e tij dhe e hanë, dhe ngadalë del jashtë kishës. Do të merrem vetëm më këtë varg të sipërshënjuar.
Vargu në poezinë “Nafora” e Flamur Malokut, nuk flet për dëshirën e thjeshtë njerëzore. Në etimologjinë latine, fjala “dëshirë” buronte nga fjalët “considerare”, ose “desiderare”, që kishin kuptimin e shenjave të fatit, meqë “siderus” kishte të bënte me yllin/yjet në qiej. “Considerare”, do të thoshte të vëzhgosh një yll, ndërsa, “desiderare” mëtonte të prodhonte një ndjenjë të keqardhjes nga mungesa e soditjes së një ylli qiellor. Për Frojdin libido ishte dëshira intensive e energjisë jetësore, ku pjesa më e madhe kësaj energjie përkon me dëshirën instinktive seksuale dhe realizimin e saj. Po ashtu, një term tjetër përafrues dhe asociativ përkitazi me “dëshirën”, është “urge”, që në gjuhën shqipe është fjala për foljet: shtyj, shtyva, shtyrë, inkurajoj ose si emër: dëshirë (f), impuls (m). Ose shqipërisht operojmë dhe me fjalët “motiv”, “nxitës”, “epsh”, “lakmi”. Ne për dëshirën e përdorim edhe shprehjen kapriço, por duhet pasur kujdes se kjo nuk është në kuptimin e përgjithshëm dëshirë e zakonshme, por dëshirë e papritur, ose siç themi në pëditshmërinë gjuhësore, si tekë (lexo: dëshirë) e dikujt në spontanitet.
Me gjithë këtë, akoma nuk e kemi gjetur termin, që do të përfshinte më vete ndjenjën e sublimuar në vargun poetik të Malokut. Për “dëshirën” shfrytëzohen edhe fjalë të tjera nga fjalori filozofik, psikologjik dhe linguistik. Në gjuhën angleze, “want”, “wish”, e të ngjashme, bëjnë fjalë për një dëshirë specifike të të dëshiruarit. Por akoma nuk kam arritur të shkruaj termin që duhet pikasur për të ravijëzuar emocionin e shpaluar poetik të kësaj poezie, të librit “Nafora”. Bashkimi shkronjor e semantik i gjuhës angleze, na delegon edhe te një koncept tjetër që korrelon me dëshirën, pra “craving”. Kjo po ashtu parakupton një dëshirë, por jo çfarëdo dëshire. “Craving” mund të analizohet semantikisht si, “duke dëshiruar intensivisht për gjëra/motive të veçanta”. Mirëpo, akoma nuk e kam përthekuar vokabularin e tërësishëm për rrëmbimin shpirtëror e biologjik të priftit të etabluar nga pena poetike e Malokut. Ne kemi dëgjuar shprehjen “persona non grata”, “personat e padëshiruar”, që janë të dëbuar nga kredibiliteti dhe legjitimiteti në një shoqëri dhe periudhë të caktuar kohore. Pra, jo rrallëherë ndodhë që në një shoqëri ka persona të cilët nuk pranohen dot në kohezionin dhe gjirin e saj, pra nga vetë societi. Por “prifti” i poetit Maloku, nuk është “person non grata” as nga Kisha, e as nga shoqëria, madje as nga vetë poeti. Madje e kundërta ngjanë të jetë e vërtetë. Ai besohet si një personalitet me integritet të lartë moral dhe me vetpërmbajtje të stërtheksuar. Prifti pasqyron një model sjelljor njerëzor, që eviton ngacmimet e “djallit”, veçmas ato seksuale për hir të dashurisë ndaj Njeriut, respektivisht parimeve ndaj Zotit. Mirëpo, përsëri po e them, ky varg poetik nuk e godet dhe kritikon aq shumë këtë gjë dhe këtë besim që kanë njerëzit ndaj priftit, por një diç krejtësisht tjetër, e që ka të bëjë me vetë natyrën njerëzore. Pra, personalen e shndërron në universale; parcialen në gjenerale; psikologjizmin për biologjizmin; seksualen për moralen…Nëse shkojmë më tej, gjejmë edhe koncepte të tjera homonime, ose që janë të lidhura direkt apo indirekt me fjalën “dëshirë”.Ambiciet, shkalla e aspiratës, ëndërrimet, etj., janë dëshira të pritura, të sajuara, të projektuara, reale, kuazireale apo imagjinative, të kënaqshme/të pakënaqshme, të suksesit, detyrës, etj. Me gjithë këtë klikim semantik e “wikipedian” mbi fjalën “dëshirë” dhe, për të atribuar më saktë, ndjenjën që pasqyron Maloku në “Nafora”, ne duhet reflektojmë dhe për fjalë të tjera korresponduese me fjalën “dëshirë”. Për të mos e zgjatur durimin, vargjet e “Naforës” na problematizojnë dhe poetizojnë tundimin e priftit, gjegjësisht tundimin seksual. Tundimi (ang.temptation) është dëshira për të pasur ose bërë diç që ne e dijmë që do të mund të mënjanohej/evitohej/shfuqizohej.
Duke maksimalizuar forcën morale të evitimit nga situata e tundimit të priftit dhe botëkuptimeve të njerëzve mbi të, ne fjalën “tundim” e shohim antagoniste me fjalën “prift”, “profet”, “pedagog”, e të ngjashme. Pra, tundimi në metamorfozën e personalitetit njerëzor tregon brishtësinë dhe elasticitetin etik të tij. Nëse dikush tundohet, në fakt është “thyer” moralisht. Është përmbysur në rendin natyror të shtytjeve instinktive, duke anashkaluar rregullat/normalet rigjide morale e shoqërore. Por nëse tundohet prifti i mbrojtur me gjithë këtë arsenal të tërësisë së rregullave morale dhe dashurisë hyjnore, Maloku duket se e bën një pyetje shumë të dobishme dhe universale: vallë, a ka kush nga qeniet njerëzore që mund të betohet se nuk do të tundohet përgjatë jetës? Nëse prifti si surrogat i refuzimit pedagogjik e moral të “instinktit seksual”, apo asketizmit, tundohet, po si bëhet me tundimin seksual nga njerëzit e rëndomtë? Kjo flet për një raport mjaft kompleks në mes bios’it dhe logos’it; biologjikës/sociologjikes; seksuales/morales. A është njeriu imun ndaj tundimeve seksuale? Është një e vërtetë e përbotshme se këtu madje është vija diferenciale nga speciet e tjera të gjalla, siç janë kafshët. Ne kemi një aftësi të supersuksesshme për të ndrydhur ndjenjat seksuale dhe për të krijuar një botë psikologjike dhe kulturore. Ne ndrydhëm instinktin seksual dhe krijuam qytetërimin, - do të besonte Frojdi. Por ku mbetën neurozat do të pyesnim ne dhe poeti Maloku? A janë të gjithë priftërinjt e aseksualët neurotikë? Sa kemi force ego’iane për të menaxhuar shtytjet libidinoze seksuale në situata të veçanta? Por Maloku nuk merret me psikoterapi, por më intensitetin e dëshirës njerëzore për eros e seks, e veçmas për tundimin si një dëshirë për të mos rënë në disa dëshira që nuk i dëshirojmë para çastit tundues. Zëri poetik i Malokut thërret në refuzimin e parajsës për të arritur katarsisin seksual të priftit dhe zhvesh nga miti kontrollin e rreptë moral të asketizmit amore’ik. Me pak rreshta është paqyruar tërë kulmi gjatë tundimit të priftit dhe forca e pamatshme e dëshirës seksuale njerëzore. A pak a?!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avni Rudaku-Rudi: Poezi hetemizuese: Hetemi prej Sauna Club, del kozmopolit....
» Avni Rudaku-Rudi: Epi i dështimit 2009 për Kosovën!
» Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh!
» Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur...
» Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional
» Avni Rudaku-Rudi: Epi i dështimit 2009 për Kosovën!
» Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh!
» Avni Rudaku-Rudi: Poezi pa ngjyra: Pushtojmë, edhe ngjyrat! Sa të çmendur...
» Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi