Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: E perse t'i druhemi...- poezi- nga - Raimonda Moisiu - GEZUAR 2010!

Shko poshtë

Monda Korca: E perse t'i druhemi...- poezi- nga - Raimonda Moisiu - GEZUAR 2010! Empty Monda Korca: E perse t'i druhemi...- poezi- nga - Raimonda Moisiu - GEZUAR 2010!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 2:24 am

Monda Korca: E perse t'i druhemi...- poezi- nga - Raimonda Moisiu - GEZUAR 2010! 20757_1337255830655_1208896826_31044304_3766319_nMonda Korca: E perse t'i druhemi...- poezi- nga - Raimonda Moisiu - GEZUAR 2010!



Si një ketër mundohem, tu shmangem,

syve të tu,që më ndjekin ngado.

Vrapoj të hyj në pyllin e dëshirave,

ku dëgjohet kënga e gjinkallës,

të zgjat gishtat, të prek,

retë e bardha,

të paqes qiellore…

Të gjej sytë e kaltër,

tek kërkojnë sytë e mij,

që mjegullojnë heshtas,

sekretin e mëkatit,

që shëndrrin nën dritën e hënës.

Është sekreti i jetës,

për tu kënaqur me aromën e pemëve,

përqark.

Gjethet e thara përtokë,

kanë formuar shtrojen e artë,

të altarit,

të kacafytjeve të ëmbla të dashurisë,

që mërmërijnë ,

në castet e bashkimit…

Tres vështrimin e syve të kaltër,

në bebëzat e syve të tu,

në tufën e madhe prej trëndafilësh të ndjenjave,

që unë të dhuroj cdo natë.

Të grumbulluara brënda,

disa casteve të pakontrolluara nga askush,

vec qiellit të zemrave që rrahin,

si zogj që nuk u shuhet dot uria.

Po pres në heshtje

vështrimin adhuronjës,

të petaleve të zhveshura,

të dy diejve të flakëruar,

që mezi presin ftohtësirën e duarve…

Pëshpëris druajtur, në errësirë,

tek pres mëngjesin,

t’i tregoj të gjithëve,

për pasionin e syve që kërkonin ethshëm,

si një aureole,

përqafimet e ngrohta,

përvëlimin e buzëve,

dridhjet në gjoksin tënd,

trupin tim në shtrojen e artë të gjetheve…

në atë terr,

vetmi….pyll,

natë të qetë… buzë liqenit ku lahen mjelmat…

E përse t’i druhemi,

të vërtetës së zhuritjes së trupave,

ndërsa bëjmë dashuri, me

piklat e vesës së mëngjesit,

nën vështrimin e syve të kulluar,

të ujrave të liqenit dhe të mjelmave?

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi