Haxhi Osmanaj: AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten
Faqja 1 e 1

AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten
Nga Haxhi Osmanaj
PDK:ja
po harton rregulla të reja të lojës përderisa LDK:ja po orvatet t’ju
përshtatet kushteve për pjesëmarrje në lojë. AAK:ja ka arsye të jetë e
shqetësuar dhe LDD:ja së bashku me AKR:n ka mundësi të ndihen të
mashtruara nga lëvizjet e PDK:s. Një gjë vërehet të jetë e qartë – nga
PDK:ja do dalë një subjekt i ri politik në përbërje të aktivistëve që
nuk ishin të inkriminuar në veprimet e errëta të SHIK:ut .
Arsyeja
e mbajtjes së referendumet parlamentar në Kosovë para kohës së
paramenduar është shtimi i presionit të EULEXIT tek aktivistët e
SHIK:ut dhe frika e kryesisë së PDK:s që është direkt e inkriminuar në
veprimet e pa ligjshme të SHIK:ut gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ky
presion i EULEX:it ka nxituar huti në mjediset e PDK:s. Kjo huti ka
gjasa të përfundon me ndarjen e PDK:s në dy formacione (ata të SHIK:ut
dhe ata të UCK:s).
Rezultati
i votimeve nuk është arsye e prishjes së koalicionit PDK & LDK.
Arsyeja e prishjes së koalicionit në mes të PDK:s dhe LDK:s është forma
e frymëzimit dhe metodat e veprimit si dhe koordinimi i ecurive të
këtyre dy subjekteve politike që dallojnë rrënjësisht njëra nga tjetra.
PDK:ja është një subjekt politik me dilema shumë të mëdha të
sinqeritetit saj. PDK:ja nuk ka aspiratë të konkretizuar në formë
kohore për të ardhmen e shoqërisë kosovare. Kjo parti është më tepër
karrieriste dhe krejtësisht e varur nga mbështetja e politikës
ndërkombëtare për Ballkanin. LDK:ja është subjekt politik me aktivist
të stërvitur nga kohërat e ish regjimit komunist në vend. Kjo përvojë
politike e bënë ketë subjekt politik të tregohet më vigjilent në
momente të caktuara. Por LDK:ja është një ndër subjektet politike në
vend që i ka dhënë korrupsionit një legjitimitet duke mos e luftuar atë
dhe duke u bërë vet pjesë e saj.
Hartimi
i rregullave të lojërave politike që PDK:ja po bënë përpjekje ti hartoj
dhe në ketë formë të largohet nga LDK:ja dhe distancohet nga veprimet e
turpshme të SHIK:ut nuk do të jenë produktive as për PDK:n as për
LDK:n. Kjo lëvizje tash më e pa shmangshme do të kalon në favor të
subjekteve tjera politike në vend. AAK:ja me filozofin e saj politike
se qeveria po bije si pasoj e dështimeve dhe jo si pasoj e rezultatit
të referendumit po bindë popullin gjithnjë e më shumë se, LDK:ja është
parti e brishtë dhe nuk më kaçik ndikimi ndërsa PDK:ja është një parti
e dështuar nga vetë fakti se në Graqanic ajo toleroj instalimin e
kuvendit të komunës pa përdorim të simbolit kombëtar dhe himnit
shtetëror.
Ata
të cilët kanë pritur diç nga referendumi i fundit në nivele komunale në
Kosovë kanë arsye ta ndiejnë veten të mashtruar ndërsa ata të cilët nuk
kanë dalë në referendum tani kanë mundësi reale ta ngritin zërin e tyre
në referendumin parlamentar duke votuar për ndryshime rrënjësore në
parlament, duke votuar kundër korrupsionit në mesin e organeve të
policisë, drejtësisë dhe qeveris – duke votuar për opozitën me AAK, LDD
dhe AKR. Kjo trojkë ka mundësi objektive ta vënë vendin në binarë dhe
ta orientoj atë drejt një zhvillimi ekonomik dhe shoqëror – drejt
anëtarësimit në familjen e bashkësisë Evropiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë
» Kujtim Mateli: Njeriu vlen aq sa i vlen puna që bën
» Vdiq veprimtari Zenel Osmanaj
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi