Marash Carku: 2010-a, viti i Shqipërisë Europiane
Faqja 1 e 1

Shqipëria ka përmbushur kriteret e vendosura nga BE-ja për lëvizjen e
lirë të qytetarëve. Pas anëtarësimit në NATO dhe paraqitjes së kërkesës
për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian, 2010-a
shënon momentin kur shqiptarët do të rrëzojnë edhe tullën e fundit të
murit të Berlinit që i ndante me Perëndimin, duke bashkuar familjet me
emigrantët e tyre në Evropë, por edhe duke kaluar në një status tjetër
të tranzicionit të tyre, 2010-a është viti kur shqiptarët do të ndihen
europianë, 2010-a është viti i Shqipërisë europiane
Viti 2009 ishte viti i zgjedhjeve të lira në Shqipëri dhe të
certifikuara nga të gjitha institucionet prestigjioze europiane dhe
botërore që merren me to. Vendosja e krijimit të koalicionit qeveritar
me një prej partive vizionare të së majtës që ka si objektiv madhor
integrimin e vendit, ishte risia dhe dëshmia e pjekurisë së klasës
politike shqiptare të përfaqësuar me vullnetin e lirë të shqiptarëve
pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Janë mbi 360 vendime, ligje e dekrete,
të miratuara, në vitin 2009, madje edhe në kushtet e mungesës së
opozitës në Parlament. Ky vit u karakterizua nga një besim total i
Brukselit, i Komisionit Europian, Presidencës së BE-së, Këshillit të
Ministrave të BE-së, Parlamentit Europian, ndaj mazhorancës në pushtet,
që nga ana e saj u angazhua për një koalicion fitues me LSI edhe për 30
vitet e ardhshme. Më 16 nëntor, ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën
në një akt historik, të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim
në BE. Siç dihet, në prill të këtij viti, Shqipëria u bë vend anëtarë i
Aleancës së Atlantikut të Veriut, arritja më e madhe historike e këtij
vendi, që nga shpallja e pavarësisë deri më sot. Viti 2009 është viti
në të cilin Shqipëria doli në listën e bardhë për heqjen e vizave dhe
lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ishin mbi 120 kërkesa që qeveria t’i
plotësonte, në mënyrë që të bindtte Komisionin Europian, vendet
anëtare, Parlamentin Europian, se shqiptarët meritonin heqjen e vizave.
Në kuadrin e reformave për heqjen e vizave, u ndërmorën masa konkrete
për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike. Pasaporta
e parë biometrike u lëshua në maj të këtij viti, ndërkohë, tani janë
lëshuar mbi 300 mijë pasaporta biometrike. Vetëm pas 30 ditësh të
vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, Komisioni Europian i
dorëzoi qeverisë shqiptare pyetësorin me 2280 pyetje, në besimin më të
mirë se kjo qeveri kishte të gjithë vullnetin, kapacitetet dhe
mundësinë për t’u dhënë përgjigjen më të përshtatshme këtyre pyetjeve.
Audienca me Papën ishte një arritje tjetër sa personale aq edhe
kombëtare e Kryeministrit aktual. Shenjtëria e tij u angazhua në
mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për prosperitet të pandalshëm.
Por në këtë vit kishim edhe vendimin e opozitës shqiptare që me
bojkotin e saj, i privoi vetes një shans historik për të qenë
bashkautor në reformat që sollën këto vendime. Kryetari Rama, mendoi
se, nëpërmjet bojkotit, do t’i bënte thirrje ndërgjegjes së Evropës për
të bllokuar këto vendime. Qeveria shqiptare formulon në vitin 209 një
buxhet me rreth 400 milionë dollarë më të madh se sa buxheti i vitit të
kaluar. Qeveria shqiptare është e vetmja qeveri që parashikon rritje të
ndjeshme të të ardhurave personale të 800 mijë familjeve, me rritjen e
rrogave dhe pensioneve. Ky është një buxhet i cili pesëfishon fondet
për Shqipërinë dixhitale, është një buxhet që rrit respektivisht me 20
dhe 31 përqind buxhetin për arsimin dhe shëndetësinë, rrit me 20 për
qind buxhetin për bujqësinë, me 17 për qind financimet për vaditjet, me
30 për qind mbështetjen për fermerët.
Është shënuar reformë madhore në luftën kundër korrupsionit. Në
fushatën elektorale qeveria premtoi një qeveri pa shoferë personalë.
Sot, në Republikën e Shqipërisë, shoferë personalë kanë vetëm
drejtuesit e institucioneve kushtetuese, ministrat dhe 2-3 zyrtarë të
tjerë. Kjo reformë bën një shkëputje nga praktika e kalbur e
nomenklaturës komuniste. Lufta kundër korrupsionit kërkon edhe
penalizimet e autorëve të tij. U arrestuan pas kësaj me vendim gjykate
28 zyrtarë qendrorë e lokalë, por kësaj radhe, ndër ta, edhe gjykatës e
prokurorë, çka do të thotë se lufta kundër korrupsionit është një luftë
që po bëhet me zero tolerancë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe
mafies, ka marrë një vrull të ri dhe ka hyrë në një fazë tëre. Kështu,
janë çmontuar mbi 15 grupe dhe organizata kriminale trafiku droge,
rrjete të vjedhjeve të sofistikuara, autorët e krimeve të renda
financiare, u rikthyen në Shqipëri dhe do të përgjigjen para drejtësisë
shqiptare, Famëkeqi Aldo Bare u ekstradua për shumë e shumë vrasje e
trafiqe nga më të tmerrshmet. Në këtë vit u miratua ligji Antimafie,
ligj i cili është një mbështetje e madhe për të gjitha agjencitë e
zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe që do të mund të bëjë realitet
çmontimin me darët e ligjit, një nga një, të pasurive dhe qendrave të
mafies. U miratua serish moratoriumi kundër industrisë së mafies,
skafeve.
Shqipëria sociale është morali i qeverisjes aktuale Ka filluar puna për
reformën r e cila do të zhdukë mjerimin në Shqipëri. Janë bërë dhe po
bëhet dixhitalizimi i të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike, do të
bëhet identifikimi i të gjitha familjeve në mjerim. Po hartohet ligji
për kujdestarinë e fëmijëve; u miratua Konventa e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara për personat me aftësi të kufizuar në mënyrë të
veçantë strategjia në kuadrin e dekadës për romët dhe egjiptianët.
Shqipëria u anëtarësua dhe është e vendosur që në kuadër të kësaj
strategjie të ndërmarrë hapat më konkrete për punësimin, shkollimin dhe
strehimin e tyre. Diplomacia shqiptare ka qenë më aktive se kurrë në
promovimin e procesit të integrimit të vendit, promovimin e
potencialeve ekonomikë të Shqipërisë, mbështetjen e procesit të njohjes
së pavarësisë së Kosovës.
Kurse 2010-a ka nisur me një paralajmërim që ka zënë fill që në fund të
vitit 2009, kur ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi zyrtarisht
se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura nga Komisioni
Evropian për heqjen e regjimit të vizave. Ministri i jashtëm italian
Franco Frattini dhe të tjerë diplomatë të lartë evropianë kanë premtuar
afrimin e datës për testimin e këtyre kritereve, ndërkohë që sipas një
vendimi të ministrave të jashtëm të BE-së, Shqipëria është futur në
listën e bardhë, të cilat do të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave,
sapo të certifikohet përmbushja e kritereve të paracaktuara. Optimistët
mendojnë se ky vendim mund të merret që me 1 prill, por është e sigurt
se korriku i vitit 2010 do të jetë afati i fundit kur shqiptarët do të
mund të rrëzojnë edhe tullën e fundit të murit të Berlinit që i ndante
me Perëndimin, duke bashkuar familjet me imigrantët e tyre në Evropë,
por edhe duke kaluar në një status tjetër të tranzicionit të tyre.
2010-a është viti kur shqiptarët do të ndihen europianë, është viti i
Shqipërisë europiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë
» Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës
» Agim Gashi:Urime Viti i Ri 2010!
» Patriot Frashëri: Shumë të dashur motra e vëllezër të "Facebook-ut" - Viti 2010 u shpërbleftë me t'gjitha t'mirat
» POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi