Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli

Shko poshtë

Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli Empty Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 3:25 am



Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli U1_bamir_topi


Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha,
kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë


Të nderuar,

Prishtinë, më 29 dhjetor

Ne punonjësit e gazetës “Rilindja” të Prishtinës , në
takimin e fundit, në të cilin biseduam për hallet tona, u morëm vesh t’ua
drejtojmë një letër miqësore, që, para së gjithash, ka të bëjë edhe me një
pronë tonën, e cila për disa vite ka ekzistuar në Shqipëri. Fjala është
për shtypshkronjën “Eurorilindja”, e cila ndodhet në rrugën “Myslim Mahiri” në
Tiranë. Ndoshta, nuk është e tepërt që në fillim të kësaj letre t’ua shpjegojmë
historikun e kësaj pasurie, në mënyrë që Ju ta keni më të qartë çështjen për të
cilën ju shkruajmë.


Pas viteve ’90, kur regjimi gjakatar serb, i udhëhequr nga
krimineli i Ballkanit Milosheviq, u vërsul mbi Kosovën , ndër masat e para
ishte edhe krijimi i territ informativ. Mbi këtë platformë , ai regjim pat
ndaluar të përditshmen “Rilindja”, e vetmja gazetë e përditshme , aso
kohe, në gjuhën shqipe, në Kosovë. Pavarësisht prej këtij hapi, që ndërmori
regjimi, ne punonjësit e gazetës nuk u dorëzuam. Adaptuam një revistë mujore
për bujqësi, që quhej “Bujku”, duke e kthyer në gazetë të përditshme dhe
duke u munduar në këtë mënyrë të plotësonim zbraztinën informative, që ishte
krijuar atë kohë. Mirëpo, nga botimi i gazetës nuk mund të mbahej gazeta dhe
kolektivi. Shi për këtë, ne, në vitin 1992, morëm vendim për ta hapur një
redaksi të kësaj gazete në Zvicër, e cila funksionoi me sukses deri në vitin
1999. Një qendër e ngjashme e gazetës me emrin “Rilindja” funksionoi
edhe në Gjermani. Themelimin e këtyre redaksive me 100.000 euro e pat ndihmuar
Qeveria e Kosovës, në ekzil, nga mjetet e taksapaguesve shqiptarë. Të gjitha materialet
dhe puna kryhej në Prishtinë, prej ku gazeta dërgohej e gatshme për botim,
nëpërmjet internetit. Atë kohë, atje, u prodhuan mjete të mëdha.
Ndërkohë, në redaksinë tonë në Prishtinë merret vendimi tjetër për hapjen e
redaksisë së “Rilindjes” edhe në Tiranë, ku edhe nisi të botohej “Rilindja”.
Në Tiranë u themelua edhe shtypshkronja me emrin “Eurorilindja”, në të
cilën, pos gazetave të përditshme të Shqipërisë, shtypeshin edhe libra dhe
materiale të tjera për administratën shqiptare, sepse makinat e shtypshkronjës
ishin moderne.

Përballë betejës informative dhe sakrificave që bënim në
Kosovë për ta plasuar të vërtetën, “lindën” edhe individë, të cilët shfrytëzuan
gjendjen për mrekulli, për të përfituar mbi kurrizin tonë. Edhe “Eurorilindja”,
sikur edhe qendrat në Zvicër dhe në Gjermani ranë në duart e përfituesve të
luftës. Ata shkuan aq larg saqë arritën edhe të tjetërsojnë pronën tonë në
Tiranë. Kohëve të fundit, po flitet se shtypshkronja “Eurorilindja” , që
aso kohe pat kushtuar 4.000.000 dollarë, bashkë me truallin dhe ndërtesën,
është tjetërsuar dhe në vendin e saj është ndërtuar një apartament banimi. Me
një fjalë, prona jonë, e cila u ngrit me djersën, mundin dhe sakrificën e
kolektivit, përfundoi në duart e përfituesve të luftës . Të vetëdijshëm për
nismën e Qeverisë shqiptare për zbardhjen e fatit të pronave të tjetërsuara në
Tiranë, kërkojmë të dimë për fatin e “Eurorilindjes”, dhe një angazhim
të Qeverisë Shqiptare për rikthimin e pronës sonë.

Të bindur se këtë çështje nuk do ta lini në harresë,
përzemërsisht ju përshëndesim!


Kryesia e Sindikatës së Pavarur të “Rilindjes”

P.s.: Këtë letër, me gjithë përpjekjet, nuk arritëm t’ua
dërgojmë udhëheqësve më të lartë të Shqipërisë nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në
Prishtinë.





Për ZSH: Gjergj Kabashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi