Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: Këndvështrim mbi romanin ''Engjëjt vdesin ndryshe'' të anj. D. Zajmi

Shko poshtë

Pilo Zyba: Këndvështrim mbi romanin ''Engjëjt vdesin ndryshe'' të anj. D. Zajmi Empty Pilo Zyba: Këndvështrim mbi romanin ''Engjëjt vdesin ndryshe'' të anj. D. Zajmi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 3:51 am

Pilo Zyba: Këndvështrim mbi romanin ''Engjëjt vdesin ndryshe'' të anj. D. Zajmi U1_PiloZybaKËNDVËSHTRIM MBI ROMANIN “ENGJËJT VDESIN NDRYSHE “ të zonj. D.Zajmi

Nga Pilo Zyba

Kam disa vite që ndjek një Drenushë.Po..po, mos u çuditni!

Ndjek
një Drenushë në pyllin e madh të artit të shkruar.Shumë herë u mundova
të kap “bredhërinë” e saj, një herë tjetër mendova , “ ta qëlloj” e ta
hedh mbi rrjedhen e vargjeve të burimit të frymëzimit, të trupit e
mëndjes së saj. Por gjithnjë kam dalë i zhgënjyer. E prisja me penën e
ngrehur te burimi i poezisë, Ajo, më shfaqej në lëndinat e tregimit.
Tundte në ajër shaminë e frymëzimit, duke më lënë vetëm imazhin e bukur
të një ëndërre të këndshme. At’herë unë mbusha çiften time, dhe ditën
tjetë, dola në lëndinë të tregimit, ta qëlloj atje Drenushën. Ajo ditën
tjetër shfaqej në sytë e një fëmije me një vjershë apo përrallëz,
duke më lënë në buzë shijen e humbjes. Ditë më pas më shfaqet në pusin
e thellë të mendimit, në krahët e poezisë. Unë i shqetësuar e ndjek e
më vjen inat qe nuk i takoj diku hiret e artit të saj, që ndryshojnë
gjithnjë formë, ngjyrë e shije.



Pastaj e hedh poshtë armën time, penën. Dëgjoj gjithandej të rrjedhin
burime, të gjelbërojnë lëndinat, të gjethojnë pyllnajat. Oshëtijnë
lumënjtë e frymëzimit grykave dhe honeve të artit. Çfar ka ndodhur ?
Mos më bëjnë veshët? Jo, është e vërtetë! Përpara më shfaqet një
Drenushë mbi shkëmbin e ashpër e të thepisur


të letërsisë. Është Drenusha..po..po..Drenusha Zajmi. Ajo shkarkon përpara meje një roman.


Unë gjuetari i pa ngopur i librave e rrëmbej dhe futem në shpellën time
të mendimit, që të pi me etje ngjarjet, të takoj aty personaxhet,
moshat, dashuritë,


kupën
e hidhur të ndarjes.Pasi jam ngopur me rrjedhën e këtij burimi të
kthjellët deri në kristalizim, dal jashtë. I thërres Drenushës,
eehheej! Ku je? Në thirrjen time ndihet pak aroma dhe shija e
frymëzimit dhe kënaqësisë shpirtërore që të lënë pijet e mira. Thërras
përsëri eeej! Por nga bregu matanë nuk marr përgjigje. Drenusha ka
ikur. Kapërcen shkëmbinjtë e futet në gjethnajen e dendur të pyllit ku
këndojnë artistët e Kosovës.



Unë mbetem vetëm, dhe kuptoj që nuk jam në ëndërr, por në realitet. Në
duar kam librin, “ Engjëjt vdesin ndryshe” të shkrimtares romanciere
Drenush Zajmi. Mbledh copëzat e ëndërrës e të vërtetat, dhe bëj
analizën e mbresave, që të lë leximi i tij.



Drenusha, të cilën nuk e njoh personalisht, është një bredharake që
kullot në poezi, tregim, vjersha e prralla, dhe së fundi, futet në
faqet e një romani. Po të doni ta takoni e gjëni atje tek “Engjëjt
vdesin ndryshe”. Pena e saj këtë radhë ka hyrë në një familje, për të
nxjerrë në skenën ditore një çeshtje sociale.Ngjarja zhvillohet në një
familje të thjeshtë intelektuale. Në skenën e saj Drenusha jep dramën,
komedinë, dashurinë.


Pena dhe mendimi i saj, si rallë në letërsi, bëjnë portretizimin jo nga jashtë.

Karakteret
dhe cilësitë e personazheve krijohen nga vetë rrjedha e ngjarjeve,
kontradiktave me dobësitë dhe virtytet e gjithsejcilit.


Libri të bën përshtypje që në përzgjedhjen e ëmrave të personazheve. Bujari,

personazhi
kryesor, vërtet bujar në cilësitë e tij, intelektual me hapësirë të
gjërë profesionale, shpirtërore e humanitare. Besa, e shoqja, një grua
tejet e thjeshtë. Ajo


sakrifikon veten për të krijuar një familje me taban shoqëror, e besës, nënë dhe qytetare e mirë.


Nga ana tjetër Shpëtimi, një komshi i kulturuar, i cili ka lindur që me
shpirtin e tij të gjërë të shpëtojë të tjerët nga kontradiktat që bëjnë
pjesë në jetën njerëzore.


Gruaja
e tij, Natyra, gjetje e bukur për një grua të pa qëndrushme. Natyra e
të gjitha luleve, e të gjitha ngjyrave. Një lojë me dhjetra gracka, që
shpesh herë nuk je në gjëndje ta kuptosh.Kur përmëndesh, gjithçka të
ngjet me një ënderr e cila të lë prapa dhjetra pyetje.



Loja e personazheve është e thjeshtë. Trillet, prapaskenat, janë
ndërtuar aq thjeshtë e besushëm, sa kjo të jep të kuptosh se,
shkrimtarja, trillin dhe realen i shpërbën në një të vetme. Kjo ndodh
natyrshëm, pa sforcime e kërkesë për të arritur qëllimin e saj. Ajo,
nuk mundohet ti veshë aktorët e saj me rroba skenike për të rënë në
sy, apo si jemi mësuar ti shohim shpesh. Ata janë si unë, si ti.
Jetojnë mes nesh, dashurohen, ndeshen, ndahen sipas rrethanave , pa
humbur njerëzoren.


Autorja
nuk i ndan ata në grupe apo individë, në mënyrë që lexuesi të kuptojë
lojën e tyre.Ajo, i ka hedhur në tregun e leximit dhe aty vetë lexuesi
duhet të bëjë dallimet dhe ndarjet.



Romani, për mendimin tim, ka diçka të re nga mënyra e ndërtimit,
zhvillimit dhe shtrirjes së ngjarjeve. Po të shikojmë me kujdes,
autorja, nuk i ndërton në mënyrë të qëllimshme siç ndodh rëndom.
Ngjarja rrjedh si një burim i njëtrajtshëm, pa u hallakatur në kapituj
e kontradita, në kapërcime, ku ngjarjet shpesh herë ndryshojnë kah e
qëllim. Rrjedha ndryshon sipas kontraditave të momentit, mërr pasojat
por, pa ikur nga shtrati mbi dhe për të cilin ajo e ka krijuar.


Kjo bie lehtë në sy në dialogët e shumtë. Drenusha nuk përgatit skema të gatshme,

apo
të parapërgatitura, ku mbi to do të zhvillohen dialogët, apo dramat të
cilat ti paraprijnë qëllimit të personazheve, për të nxjerrë në rrugën
e ngjarjeve që shkrimtarja ka në projekt. Ato ( dialogët) rrjedhin të
lirë, të kthjellët, dhe nëpërmjet tyre krijohet portreti i
gjithsejcilit, karakteri, qëndrushmëria, virtyti që ata kanë trashëguar
apo fituar në jetë. Këto cilësi, shkrimtarja, nuk ua vesh si kostum
për tua dhënë lexuesve por, nëpërmjet dialogëve, lexuesi i shikon të
veshur apo të zhveshur nga veset apo vlerat që ata mbartin.


Për ta bërë sa më tërheqës e të besushëm dramën e familjes apo shoqërisë,

Ajo,
i nxjerr në skena shpesh herë në mënyrë të befasishme, intriguese e
tërheqëse. Çdo veprim apo cilësi del në çastin e duhur, duke e bëre
lexuesin të tërhiqet me kureshtje pas ngjarjes dhe personazheve, pasi
pas çdo flete mund të dalë një ngjarje e re që ia ndryshon rrjedhën
lumit të tregimit. Çdo ndryshim e fut dramën dhe personazhet në të
tjera rrjedha mendimesh e ngjarjesh, qoftë shoqërore, qoftë sociale.



Mund të them me bindje se, ndërtimi i një romani është vërtet i
vështirë.Struktura është ajo që të ndjek gjatë gjithë veprës, por
shikoj me kënaqësi se, Drenusha e ka këtë pjesë të talentit të saj. Në
të gjithë faqet e romanit ecën në një rrugë të “minuar” stilistikore e
të papriturash që i japin të përgjithshmes një thjeshtësi mendimi,
qartësi shprehje dhe lehtësi të kuptuari.



Me sa kuptoj, Autorja, duke shkruar në disa gjini njëkohësisht , është
pasuruar dhe ka fituar përvojë në zgjedhjen e fjalës si lëndë e parë në
ndërtimin e artit të shkruar të fjalës. Ajo, pasi e mbledh shtëllungën
e mendimeve të saj, e tjerr atë me art, e më pas me shtizat e talentit
i thur bukur trikot e aktorëve , qoftë të veshjes së jashtme po kështu
dhe të botës shpirtërore të tyre.



Nga bota dhe ndërtimi, duket se ajo jeton thellë në kontraditat dhe
ngjarjet, por nuk mundohet asnjëherë ti zgjidhë ato.Ajo, nuk jep dhe as
nuk merr mendime në paragjykimin e ngjarjeve. U shkon tangent, prek
paksa sa për të zgjuar te lexuesit kureshtjen, dhe vazhdon rrugën
drejt realizimit të qillimit final.



Detajet dhe natyra rrethuse duket që janë për autoren një kolonë tjetër
ku zhvillohen ngjarjet. Përshkrimet janë për vënde të njohura. Kjo bie
në sy kur pasqyrohen në mënyrë artistike shtëpitë, kopshtet, komshinjtë
etj.Rrjedhën e ngjarjeve e ka ngritur atje ku jeton, atje ku dëgjon
tingujt e hapave të komshiut, dhe kujtimet janë gjallë në kujtesën e
saj dhe të bashkëqytetarëve.



përgatitjen dhe redaktimin e këtij romani ndihet dhe dora profesioniste
e redaktorit Dilaver Baxhaku.Ai e ka marrë dhe redaktuar materialin që
në dorshkrimet e para. Parathënia është një ftesë për të lexuar me
endje këtë krijim të thjeshtë e me vlera.


Shumë mirë, do të thotë dikush!


Të them të drejtën, këtë mendim kam edhe unë. Jo se nuk mund të ketë
asnjë vrejtje, por, libri është i pëlqyshëm dhe tërheqës, tema është e
zgjedhur, shtjellimi po ashtu.


A ka ndonjë mendim apo trajtim që bie ndesh me rrjedhën e kristaltë të

ngjarjes,
subjektit dhe mendimit në rrugën e gjatë të kontraditave?Mendoj se tek-
tuk ka ndonjë çalim që nuk bie shumë në sy, por parë me kujdes, vërehet
e bie në sy një zgjatje ndoshta e pa nevojshme nëpër dialogë. Kjo ndodh
si rezultat i qëllimit që autori i vë sqarimit të mëtejshëm e të thellë
të botës së personazheve, si te Besa dhe Jolanda. Dialogët bëhen disi
të stërgjatur, ulin ritmin e librit dhe interesin e lexuesit.Po kështu
edhe me Bujarin personazhin kryesor.Sakrifica e tij sublime dhe shitja
e shtëpisë është disi e trilluar për interesa të shkrimtarit dhe nuk
ngjet shumë e besushme dhe nga ana e ligjshmërisë.



Megjithe vrejtjet e vogla, duhet thënë se, ky roman është një kapërcim
i suksesshëm i shkrimtares në këtë fushë, e cila, vlerësohet dhe si më
e vështira në letërsi. Romani në fjalë, i hap rrugë autores dhe e vë
përballë detyrash me veten dhe


lexuesit.
Këto kohë janë botuar dhe vepra të tjera si nga Diana Çuli,Vilheme
Vranari, Flutura Açka etj.Mund të them se, letërsisë po i shtohen zëra
të rinj, më e rëndësishmja është se ato janë fëmra. Kam besim se libri
do gjëjë përkrahjen e lexuesve dhe kritikës letrare. I urojmë
shkrimtares suksese në rrugën e vështirë por të bukur të artit.


Libri ka fituar çmimin “Hivzi Sulejmani” dhënë nga lidhja e shkrimtarëve të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi