Berisha: Në 20 janar liria u ngrit në një ceremoni madhështore
Faqja 1 e 1

26-01-2009 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha në forumin "Politika e jashtme amerikane, administratë e re, doktrinë e re" tha se kombi i madh amerikan, vendi lider i komuniteti të lirisë, festuan me 20 janar një nga ngjarjet më të mëdha të historisë botërore, inaugurimin e Barack Obamës. Sipas Berishës, me inaugurimin e Obamës është inauguruar shpresa, ëndrra e bashkimit të të barabartëve."Liria u ngrit në një ceremoni madhështore historike, si asnjëherë më parë"-theksoi Berisha. Kështu 20 janar është një ceremoni e papërsëritshme në historinë e njerëzimit e mbylli fjalimin e tij kryeministri Berisha.
Fjala e plotë kryeministrit Berisha
“Më 20 janar të vitit 2009 kombi i madh amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm i planetit, vendi lider i komunitetit të lirisë dhe miqtë e tyre në mbarë botën festuan, në një ceremoni nga më të bukurat dhe më madhështoret të kohërave, një nga ngjarjet më të mëdha të historisë botërore; inaugurimin e Barack Husein Obamas, Presidentin e 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Presidenti i parë me origjinë afro-amerikane.
Më 20 janar sytë e mbarë botës ishin të drejtuara më ngultaz se kurrë në ‘Capitol Hill’. Kjo sepse së bashku me Presidentin Obama, pas shekujsh dhe mbase mijëvjeçarësh, përpjekjesh mbinjerëzore të njeriut për barazi dhe liri, më 20 janar u inaugurua triumfi i premtimit të Zotit, parimit themelor hyjnor dhe njerëzor barazi në liri, të gjithë të barabartë, të gjithë të lirë. Pra, u inaugurua barazia e njerëzve, u inaugurua shpresa, ëndrra e Martin Luther King, ëndrra e madhe amerikane, u inaugurua ndryshimi i madh i vendit i vendit të lirisë, por edhe ndryshimi i botës dhe moralit të saj.
Më 20 janar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liria u ngrit në piedestalin më të madhërishëm se kurrë më parë. Më 20 janar të vitit 2009 Amerika, në emër të vlerave mbi të cilat është ndërtuar, hodhi një hap të madh, të shumëpritur dhe historik.
Sërish kombi i madh amerikan dëshmoi në mënyrën më të fuqishme dhe fisnike se popujt e lirë me besimin në vlerat dhe të vërtetat e mëdha të njerëzimit me përkushtim, vendosmëri dhe besimin tek Zoti, arrijnë të jetojnë dhe të jetësojnë aspiratat e tyre, arrijnë t`i kthejnë ëndrrat në realitet.
Përveç këtyre, më 20 janar kombi i madh amerikan inauguroi si President personalitetin që mëshironte më shumë se 43 paraardhësit e tij, diversitetin etnik, fetar, kulturor, racor, dhe jo vetëm të tij, por të mbarë njerëzimit. Kurrë ndonjëherë më parë qytetarët e këtij planeti nuk kanë parë të inaugurohet në Capitol Hill copëza më shumë të tyre se sa më 20 janar të vitit 2009. Dhe e gjitha kjo ndodhi në një kohë kur makineria propagandistike e majtë botërore vitet e fundit kishte ndërmarrë dhe ndërmori fushatën më të shfrenuar antiamerikane, që nga koha e rënies së “Perdes së Hekurt”.
Të dashur miq,
Presidenti Barack Obama mëshiron më shumë se 43 paraardhësit e tij ndryshimin e madh, ndryshimin në stil, ndryshimin në përmbajtje, ndryshimin në formë, ndryshimin në thelb.
Kështu që më 20 janar në “Capitol Hill” realisht u inaugurua fillimi i ri i madh për Shtetet e Bashkuara, fillim i ri në të cilin Presidenti Obama u zotua se do të ribënte Amerikën duke u bazuar në ideale, vlera, parime e virtyte mbi të cilat ajo është ndërtuar si vend lider i lirisë në botë, si dhe virtytet më të mira të qytetarëve të kombit të tij.
Në shqiptarët i urojmë me gjithë zemër Presidentit Obama sukses të plotë në misionin e lartë të drejtimit të vendit dhe kombit të tij të madh. Urojmë të ketë bekimin e Zotit, ai, vendi dhe kombi i tij i madh. Shqipëria ka pasur dhe ka tek Shtete e Bashkuara të Amerikës, aleatin dhe mikun më të çmuar, partnerin e saj strategjik. Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë mbështetjen që SHBA-të në emër të vlerave themelore të njerëzimit i kanë dhënë çështjes së tyre kombëtare në çastet më përcaktuese për lirinë e tyre. Kjo mbështetje nuk ka qenë një veprim politik i izoluar apo dëshirë rastësore e një administrate apo Presidenti të vetëm. Ndër dekada e dekada, administrata dhe Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhanë kontributin e tyre të veçantë, por dhe përcaktues ndaj çështjes shqiptare dhe lirisë së kombit tonë, janë shndërruar në një faktorë të rëndësishëm dhe kryesorë të suksesit, të përpjekjeve të kombit shqiptar për liri, dinjitet dhe mbrojtje të vokacionit të tij perëndimor. Këto qëndrime përbëjnë bazën e konsolidimit të miqësisë tradicionale dhe ndjenjës së fuqishme pro-amerikane që ekziston sot tek të gjithë shqiptarët. Sot, Shqipëria dhe shqiptarët janë të angazhuar, fatmirësisht dhe në sajë të kësaj mbështetje, në një proces të ndërtimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, kudo që ata jetojnë. Kjo përbën një faktor kryesor të miqësisë, të bashkëpunimit, të perspektivës së shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy kombeve tona.
Nuk do të ndalem këtu të përmend të gjitha kontributet e jashtëzakonshme të mëparshme të Presidentëve të Shteteve të Bashkuara nga Presidenti Willson, përpjekjet e mëdha të Presidentit Truman për të çliruar shqiptarët nga komunizmi; interesin e Presidentin Reagan dhe Presidentit George H. Bush që Shqipëria të mos mbetej Kuba e Adriatikut, por t’u bashkohej komunitetit të kombeve të lira; udhëheqjen që Presidenti Klinton i bëri luftës në Kosovë dhe çlirimit të qytetarëve shqiptarë në Kosovë; mbështetjen që Presidentti George W. Bush i dha Shqipërisë në përpjekjet e saj për integrimin në NATO dhe shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Të gjitha këto janë një thesar i çmuar në fondin e miqësisë midis dy kombeve dhe vendeve tona.
Unë kam bindjen më të thellë se tek Presidenti Barack Obama, shqiptarët kanë dhe do të kenë një nga miqtë më të çmuar dhe se në administratën e tij punojnë miqtë më të mirë të kombit shqiptar, nga zëvendëspresidenti Joe Biden, ish-senatorja Hillary Klinton, tani Sekretare e Departamentit të Shtetit, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare James Johns, por edhe shumë personalitete të tjera në të gjitha nivelet e kësaj administrate. Ndaj në perspektivën dhe në mendimin tim, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të njohin dimensione të reja të fuqishme.
Unë shfrytëzoj rastin të shpreh dhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj Presidentit Geroge W. Bush, këtij miku të madh, që me aktet e tij historike në marrëdhëniet midis dy vendeve do të mbetet përjetë në memorien e kombit shqiptar. E siguroj Presidentin Barack Obama se qeveria ime mbetet thellësisht e vendosur për një bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv në ndërtimin e vlerave të demokracisë, në radhë të parë në Shqipëri, por edhe në kontributin e saj modest në të gjitha fushat ku të jetë nevoja sikurse deri më sot.
Do të thosha se Presidenti Obama në fjalimin e tij inagurial bëri një sintezë të shkëlqyer të Doktrinës së tij. Çdo President amerikan ka qenë dhe është i detyruar të jetë global, por asnjë President amerikan nuk besoj të ketë qenë më global në Doktrinën e tij sesa Presidentit Barak Obama.
Në Doktrinën e Tij të ribërjes së Amerikës, Presidenti u zotua se në çdo rrethanë parimet dhe vlerat do të prevalojnë si më të parat. Në këtë kontekst, vetëm në politikën e jashtme ai shpalli se ato do të jenë mburoja kryesore e sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me një afrim të ri në politikën e tij globale Presidenti Siguroi partnerët në luajalitetin e plotë të vlerave dhe miqësinë e bashkëpunimin. Presidenti siguroi botën myslimane se respekti dhe bashkëpunimi reciprok do të jenë mekanizmat për të ecur përpara. Presidenti u ofroi të gjitha vendeve, edhe atyre të cilat nuk pranojnë disidenca, se administrata dhe vendi i tij janë gati t’u shtrijnë dorën në rast se ato duan të çlirojnë grushtin.
Me një fjalë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i vendosur t’u ofrojë softin e mahnitshëm të kombit të tij, si një nga mjetet dhe rrugët më kryesore për të promovuar paqen dhe stabilitetin në botë. Shqipëria është një vend që mbetet tërësisht i angazhuar, në një kurs reformash të thella dhe të gjithanshme, në një kurs në të cilën ‘alpha’ dhe ‘omega’ e tij janë reformat. Një leksion të madh mund të mësojë të gjithë ata që kanë rastin të drejtojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe ky leksion është se reformat janë “Perpetuum Mobile”. Ndaj dhe në këtë rast mbetem tërësisht i angazhuar se me reformat të promovojmë më tej luftën e madhe kundër korrupsionit. Jemi shumë të inkurajuar nga rezultati i tyre. Shqipëria, nga një vend që tre vjet më parë renditej ndër 24 vendet më të korruptuara të planetit, sot ka lënë mbrapa 95 vende. Mbetem i zotuar për të kapur nivele të tjera, shumë më të lakmueshme në këtë luftë.
Mbetem i angazhuar, para së gjithash dhe mbi të gjitha, për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Dhe, unë dua të garantoj këtu përfaqësuesit e komunitetit të vendeve të lira, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian se kjo qeveri do të bëjë çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë në dinjitet të plotë si qytetarë të këtij komuniteti, në respekt të plotë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, në një luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe tentakulave të tij kudo që ato të shtrihen.
Zonja dhe zotërinj,
Presidenti bëri betimin, siç u shpreh dhe vetë Ai, në mes të krizës dhe në kohë stuhish të furishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi lider në ekonominë botërore, i prodhimit dhe kërkesës së saj, ndodhen në një krizë dhe po kështu, pothuajse, mbarë ekonomia e botës.
Presidenti qartësoi se kjo krizë kishte në bazë babëzinë dhe papërgjegjshmërinë e disave, por edhe cedimin kolektiv për të bërë zgjedhjet më të vështira për të përgatitur kombin për një erë të re.
Kriza është një krizë prej shumë triliardësh, është një krizë shumë e thellë, por po kaq e thellë është edhe kriza e besimit. Sot mediat, për fat të keq jo vetëm mediat, por edhe ekonomistë shprehen për asete toksike, në një kohë kur s’ka asgjë toksike në këto asete. Por, është gjuha e panikut ajo që prodhon një terminologji të tillë. Shtëpitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër më të bukurat dhe presin momentin e kthesës për të fituar vlerën e tyre. Mirëpo, në këtë kohë, në Shtëpinë e Bardhë hyn një personalitet, i cili si levë Arkimedi në garën e tij të mahnitshme zgjodhi shpresën. Ishte shpresa ajo me të cilën Presidenti Obama pushtoi mendjen dhe zemrën e qytetarëve amerikanë, por realisht edhe më gjerë se kushdo tjetër, të qytetarëve të botës.
Leva Arkimedit me të cilën Presidenti i 44-t të Shteteve të Bashkuara do të shndërrojë panikun në besim, në një virtyt të madh. Unë kam bindjen se me rregullat që ka nisur të përcaktojë, kjo krizë do të kapërcehet. Uroj që Presidenti të shkruajë rregullat e reja dhe të mbetet në histori si Martin Luther që shpëtoi njerëzimin për disa shekuj nga babëzia.
Dua të mbyll këtë fjalë me urimin më të përzemërt, për Presidentin Obama që; ata të cilët lexojnë Presidentin të kuptojnë se jo demagogjia, por realizmi amerikan është thelbi i vërtetë i Doktrinës Obama. Dua të siguroj ambasadorin Uidhers se edhe unë, si çdo shqiptar, por do të thosha si çdo qytetar i botës, me 20 janar jam ndjerë pjesë proporcionale e asaj ceremonie të papërsëritshme deri më sot në historinë e njerëzimit.
Faleminderit!”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Berisha: Në 20 janar liria u ngrit në një ceremoni madhështore
Vlerësimi i Bashës: Obama është një zgjedhje Globale
26-01-2009 / Gazeta 55
Zgjedhja e Obamës në krye të SHBA-së është një realitet jo vetem për shtetasit amerikanë por është i zgjedhuri i gjithë globit. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm Lulzim Basha në forumin me temë "Politika e jashtme amerikane, administratë e re, doktrinë e re." Sipas Bashës Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten miqtë e vërtetë dhe se Shqipëria do të jetë përkrah saj si aleati i pazvendësuar i saj. Gjithashtu Basha shprehu mirënjohjen e thellë për sekretaren e shtetit Klinton që vjen në detyrë në një moment të vështirë të globit por mendon se me ndihmën e presidentit Obama SHBA-ja do të ndërtojë një të ardhme me më pak kërcënime.
26-01-2009 / Gazeta 55
Zgjedhja e Obamës në krye të SHBA-së është një realitet jo vetem për shtetasit amerikanë por është i zgjedhuri i gjithë globit. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm Lulzim Basha në forumin me temë "Politika e jashtme amerikane, administratë e re, doktrinë e re." Sipas Bashës Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten miqtë e vërtetë dhe se Shqipëria do të jetë përkrah saj si aleati i pazvendësuar i saj. Gjithashtu Basha shprehu mirënjohjen e thellë për sekretaren e shtetit Klinton që vjen në detyrë në një moment të vështirë të globit por mendon se me ndihmën e presidentit Obama SHBA-ja do të ndërtojë një të ardhme me më pak kërcënime.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Buqe Berisha informon:Te premten , me 21 Janar, ne 20:00 – ne Teatrin Kombëtar te Kosovësv shfaqja “Shfaqjen muzikor
» VV: Qeveria me 14 janar ishte më e dhunshme, me 22 janar ishte më çnjerëzore
» Mentor Thaqi:N´BRATILË TE GURI, U NGRIT FLAMURI
» “Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni
» Ekzekutimi që shokoi botën! Gjenerali që u ngrit nga terri (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi