Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni

Shko poshtë

“Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni Empty “Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 28, 2012 2:06 am

“Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni


“Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni Xxl_rruga-e-kombit1354052350
Autostrada “ Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova” është lëshuar në qarkullim pa ndonjë ceremoni shtetërore për shkak të protestave të një grupi qytetarësh të cilët ishin mbledhur në vendin e përurimit duke kërkuar lirimin e Fatmir Limajt.

Protesta është organizuar nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Brigadës 121 “Kumanova” të cilët kanë kushtëzuar mbajtjen e ceremonisë me lirimin e Fatmir Limajt, i akuzuar nga EULEX-i për krime lufte, për çka edhe po mbahet në paraburgim prej 30 ditësh.

Protestuesit, kanë hipur në binën ku është dashur të mbahet ceremonia e përurimit të segmentit të 5-të të autostradës në vendin e quajtur Gjurgjicë. Policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë.

Një ish-bashkëluftëtar i Fatmir Limajt nga brigada 121 “Kumanova“me emrin Naim Bujupi i përjeton rëndë paraburgosjen dhe akuzat ndaj ish-komandantit të tij. Ai beson se UÇK ka bërë luftë të drejtë.

“Kjo është padrejtësi shumë e madhe. Ta merr komandantin, ta merr gjeneralin, ta merr ushtarin, t’i merr njerëzit dhe pse t’i merr, për asgjë hiq. Ne iu ndihmuan në ndjekjen e krimineleve. Ata ishin kriminelë. Ata erdhën të na e dhunojnë tokën, familjet, të na i dhunojnë gratë, vajzat dhe t’i masakrojnë..., këto kanë ndodhë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Bujupi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi