Agim Vuniqi:"State of error"
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi:"State of error"
"State of error"
Agim Vuniqi
Kosova me flamur, nuk dihet ende kush e çepi i pari, bile si simbolikë, nuk dihet saktësisht pse ai ka 6 yje, meqë në pjesën hyrëse të Kushtetutës nuk është saktësuar komuniteti shumicë dhe ato në pakicë. Ende nuk po dihet a duhet tash flamurit t'i shtohet edhe një yll, ngase si duket Kosova do të "rilindë" edhe me një komunitet, atë malazias; nuk u qartësua as laramania shumëngjyrëshe, dhe domethënia e tyre, zatën parlamentarët e devotshëm dhe të gjithëdijshëm e ngjyrosën flamurin me dygishtërinjët e tyre për "hatër" të Evropës, sipas urnekut të saj, ndërsa Evropa për hatër të Serbisë e la Kosovën dhe shqiptarët jasht dyerëve të saj. Kosova është edhe me me hymn ( psss...st pa fjalë "no comment", ka qenë vështirë të gjenden fjalët, ngase edhe ashtu shqiptarët janë ba pikë e pesë..nuk po dijnë cilën gjuhë zyrtare komunikimi ta zgjedhin..shqip, ship, arnautçe, kosovar, kosovometohiisit.., akoma po merren hulumtuesit e rinjë "newborns-it" me përpilimin e abetares së re, jemi në pritje të sihariqeve të reja që do t'na i servojnë analistët me pedigre, për vitin 2010.
Si duket optimizmi i madh i "kosovarëve" në shtetin e të "drejtës univerzale" do t'i detyroj përfundimisht të bëjnë edhe një transakcion "etnik", amandament shtesë këmbim për ambasadë (si duket malaziasit e kanë përnjëmend..., nëse kosovarët e duan ambasadën në Podgoricë, ata duhet t'a plotësojnë kushtetutën me amandament shtesë, rrudhje e territorit të Kosovës dhe pranim edhe të një komuniteti - malazias; priti në t'ardhmen edhe kombet e reja; ligji mbi shtetësinë do t'i përzë shqiptarët e Luginës së Preshevës..., edhe të luginave tjera shqiptare, ndërsa do t'i "kurorëzojë" të tjerët për tri vjet me shtetësi, do të kemi dhëndurrë e nuse të reja, për bereqet) dhe themi ja kjo është pavarësia, kështu do të shpreheshin përkrahësit e devotshëm të dokumentit Aahtiari, të dokumentit 14 pikësh të trojkës ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, do të presim edhe shumë sihariqe të reja, por jo për premtimet për të cilat paguhen deputetët dhe për të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet e kaluara.
Askush nuk konteston faktin se Kosova është ndarë ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që nuk po dëgjohen zërat tjerë që mendojnë pak më ndryshe dhe ata, "nganjëherë", konsiderohen si "armiqë të brendshëm", apo jo? Duhet të shprehen haptas parlamentarët për këto tema të nxehta, nuk duhet lejuar edhe më që shoqëria kosovare të mbyllet "hermetikisht" , ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin, pra duhet t'u jepet hapësirë mediale edhe atyre që janë për zgjedhje të reja, apo zgjidhje fundksionale të shtetit të shoqëruar me propozim masash dhe operacionalizim kohor të tyre, të dëgjohen argumente të reja. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vënë debatuesve shenjat dalluese "na dhe ata" (secila parti që garon veç e veç).
Një kohë debatuesit ndaheshin në "majtist" e "djathtist, por edhe të "qendrës". Retorika ndryshojë shpejt, menjëherë pas kuvendit të VI të LDK-së, u hoçën maskat, dhe reflektori ndriçonte fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapej dhe mbyllej me takt. Dhe atëherë ndodhi që demokratët sulmuan njëri tjetrin, e paspjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, nga brendia e tyre shpërtheu mllefi shtazarak kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri pëllumbat e bardhë të paqes të krokasin si korbat e zi të fatkeqësisë, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo?.
Asnjëri atëherë nuk parapëlqente teatrin që u shndërrua në arenë gladiatorësh. Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipe, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e kaq shumë dokumenteve, dhe pyetja "jeni me ne apo me ata" pengon debatin, dhe ndonjë fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit, më heret, ua ngriste temperaturën debatueseve, duke pretenduar t'i shohin ata se si dridhen nga ethet "demokratike".
Tash që po e "shartojnë" edhe dokumentin Aahtisari, nuk lodhemi aq shumë, ngase sipas axhendës janë imponuar e lansuar zgjedhjet si prioritet. Por edhe tash bile shumë më fuqishëm duhet të deklarohen parlamentarët për këto rrjedha, jo për rritje rrogash, e ndërtesa të bukura; vet një anëtar kryesie i një partie-LDK dhe dy zonja të parlamentit, njëra e AKR-së, e tjetra e AAK në një "talk-show" vendor, në "Oksigjen", parlamentin e "emëruan" teatër kukullash (këtë të dytën e shtova unë). Shpejt po harrohet se sa domethënëse do të jenë zgjedhjet e ardhshme të 2010, apo të 2011, ato do të varen ashtu siç vendosin "rrobaqepësitë" e hartës së Kosovës.
Nuk harrohet aq shpejt vrapimi aq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit "profetik" që "nuk kishte" të meta, dhe çdo pikë dhe presje ishte atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe ishte pavarësia dhe sovraniteti i cili tash fare pak përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më heret, se nuk do të ketë kompromis dhe se në çdo cep të Kosovës do të shtrihet sovraniteti kushtetues etj., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç'është marrëveshja dhe ç'është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., por Kosova kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav, kishte edhe flamurin që valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë, tash që është republikë-shtet, a dihen saktësisht kufijtë e shtrirjes dhe deri ku e ka sovranitetin e mbuluar, apo është shtet me territor të okupuar? Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë në fund të viteve të 80-ta, ishte kushtetuta, dmth., ndryshimi i amandamenteve kushtetuese, edhe tash e kemi të njejtin atak, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm të diskutimit për ndryshim të amandamenteve, mbajnë edhe sot pozita, por edhe shumë nga ata deputetë e njerëz që u rrahën, u burgosën, të gjithë janë bashkë, dhe të gjithë së bashku pajtohen për rritje rrogash! Dhe të gjithë ata që menduan ndryshe, por edhe shumë sish që edhe sot mendojnë ndryshe si Lëvizja "Veteëvendosja", apo Organizata "Çohu", po përbuzen.
Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe i malazezëve në Kosovë-tash ka filluar t'i hjeket pluhuri dhe po nxirret nga sirtarët përsëri. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk trathëton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në komjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të këthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t'i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe - tash komuna me autorizime të veçanta. Si do të vehet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, dhe cili flamur do të valoj në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjëruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po..., kisha serbe që ka fituar atribute të pushtetit real, të drejtën e qeverisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrëfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe. Duhet të kuptojnë edhe këta pushtetarë të sotëm, por edhe kujdestarët këtij shteti kësisojë, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Urra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën
» Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
» Agim Vuniqi: A e kapërceu Republika e Kosovës "fruthin" politik
» Agim Vuniqi:Kush është "princi" i arit të zi?
» Agim Vuniqi: Politikanët e "Hyde Park-ut"
» Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
» Agim Vuniqi: A e kapërceu Republika e Kosovës "fruthin" politik
» Agim Vuniqi:Kush është "princi" i arit të zi?
» Agim Vuniqi: Politikanët e "Hyde Park-ut"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi