Besnik R. Bardhi: Gjakova në Netët e Shën Bartolomeut
Faqja 1 e 1

Shkruan: dr.Besnik Bardhi ( Tetor,1999 )
Ajo çka ndodhi në këtë fundshekull në trevat e mbarë Kosovës, të
përkujton rreshtat e Biblës së shenjtë ku përshkruhen vuajtjet e
tmerrëshme të njerëzimit. Termi luftë, eshtë i butë për t’a definuar
gjithë atë çka ndodhi me popullatën shqiptare në Kosovë. Mendjet e
sëmura të elitës aktuale intelektuale serbe, treguan gjithë vrerin dhe
urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar në holokaustin kosovar. Nuk
është rastësi kjo që ndodhi pikërisht në fund të shekullit njëzet,
ashtu si nuk ishte aspak rastësi ajo që ndodhi në fillim të këtij
shekulli me trojet etnike shqiptare ne Nish, Leskoc, Prokuple,
Kurshumli… Pra, është transparente vazhdimësia e ideologjisë së
shfarosjës së popullatës etnike shqiptare në Kosovë nga serbomëdhenjët.
Ishte koha e realizimit të idesë dhe ëndrrës shekullore serbomadhe, për
pastrim definitiv të llogarive me shqiptarët. Serbia, deshti të hyjë në
shekullin 21, me Kosovë të pastër etnikishtë. Këtë e arriti, mirëpo në
kahje të kundërt. Ekuacioni me dy të panjohura, kishte marre kahje të
kundërt nga ajo që llogaritej !
Prezenca e popullatës etnike në trojet e veta, është kompleks i pa
shëruar i çdo okupatori qe synon të mbaj tokat e huaja. Elaboratet
qindëvjeqare të vjetra, të punuara në mënyrë minucioze , nga Sveti
Sava, Garashanini, Andriqi, Qubrilloviqi, Milosheviqi dhe shumë viqa
tjerë, kësaj radhe, më në fund fituan notën që merituan. U hudhën në
shportën e turpit të historisë. Nga të gjitha këto luftëra të ndyera në
dekadën e fundit që u zhvilluan në ish Jugosllavi, ata u treguan
faqezinjë dhe u turpëruan publikishtë. Rrethanat politike aktuale
ndërkombëtare si dhe forca e argumentit, në raport me zgjidhjen e
drejtë të çështjës kombëtare shqiptare si dhe të Balkanit në tërësi,
kësaj radhe ngadhnjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave të vetë satanës.
Vetë Gebelsi do të mbetej i stepur, për atë çka kishin pregaditur
mafiozët milosheviqian. Përgjegjësi morale historike mbanë shtresa
intelektuale serbe, sidomos Akademia Shkencave Serbe si kreatore dhe
ideologe e realizimit të këtij plani monstruoz. Heshtja do të thotë
aprovim.
Ekziston një misticizëm në shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave që
ndodhin në këtë botë. Vrasësi, zakonishtë paguan me kokë për krimin e
bërë në të njetën formë si viktima. Gjaku i derdhur i shumë fëmijëve,
grave dhe pleqëve shqiptar, pra gjaku i atyre që plotësisht ishin të
pafajshëm dhe u masakruan në format më barbare, duhet paguar nga ana e
atyre që dhanë urdhëra apo ishin vetë autor të këtyre veprave makabre.
Në krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, Serbet si
kolektivitet do t’a mbajnë ndër shekuj hipotekën si popull etnocid.
Vetëm nëse plotësohen kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe
dorëzohen të shpallurit në listën e të akuzuarve për krime lufte,
atëherë mund t’a zbehin atë imazh që kanë fituar në dekadën e fundit.
Qyteti i Gjakovës nuk mundi të iu ikë veprimeve barbare të okupatorëve
serbë. Afër 4 muaj popullata duarthatë e Gjakovës u ballafaqua me
rrethim të hekurt, në mesin e së cilës hidhte vallën vetë djalli.
Minoriteti serbo – malazias që ka jetuar në qytetin e Gjakovës, është i
zhytur aq shumë në krime, sa që duhet kaluar dekada të tëra, që ndonjë
nga nipërit e tyre, të mundën lirshëm të ecin rrugëve të këtij qyteti
si turist. Emri i kryetarit serb të instaluar të Kuvendit të Komunës,
Momqillo (Moma) Stanojeviq, do të mbetet një ndër emërat më të urryer
në historinë e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do të shlyhet kurrë
nga kujtesa e qytetarëve të Gjakovës.
Gjakova, në historikun e sajë të gjatë nuk mban mend katrahura të tilla
si kjo e fundit. Pastrimi i egër etnik i qytetit të Gjakovës me
rrethinë, bëri që ky qytet ato ditë t’i ngjante një kasaphaneje të
vërtetë.
Gjakovarët vriteshin në forma nga më të ndryshme. Kriminelët serb, në
shumicën e rasteve iu ofronin viktimave “menynë” e llojeve të
likuidimeve. Mënyra më e preferuar ishte likuidimi me armë të ftohta.
Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armë zjarri. Karakteristikë e
veçant ishte mënyra e humbjës së gjurmëve të krimit, kjo bëhej
zakonishtë me djegien e shtëpive së bashku me viktimat. Këtë, e
ilustron më së miri rasti i familjës Vejsa, ku u dogjën trupat e 22
fëmijëve, grave, pastaj, familja Cana, ku u dogjën 4 familjar, e kështu
me radhë. Zhvarrimi i kufomave të viktimave të terrorit serb, ishte
pjesë e skenarit të ndyrë të platformës shfaruese antishqiptare. Nga
varrezat e qytetit të Gjakovës, kah fundi i muajit maj, u bë zhvarrosja
e 87 trupave të likuiduar nga kriminelët serb. Të gjithë, u vranë për
së dyti, nga se edhe sot nuk janë gjetur trupat e tyre. Në mesin e tyre
ishte edhe trupi i doajenit të kirurgjisë gjakovare, Dr. Izet Hima, i
cili u vra dhe u masakrua në natën e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi
efekt mjaft negativ psikologjik në masë, çka ishte padyshim edhe
qëllimi i armikut.
Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaçkitjet, torturat ç’njerëzore, ishin
dekori i qytetit të lashtë buzë lumit Erenik, i cili ato ditë kishte
ndërruar ngjyrën! As plaku më i moqëm në qytet, nuk mbanë mend nga
kallximet e gjyshërve të tyre, të ketë goditur kaq rëndë këtë qytet
ndonjë nga okupatorët e mëparshëm. Shkatërrimi i Xhamisë së Hadumit, e
vjetër më shumë se 500 vite, dëshmon për karakterin dhe intenzitetin e
shkatërrimeve.
Edhe nata e 16 prillit, bënë pjesë në netët e Bartolomeut në qytetin e
Gjakovës. Ishte natë e ftohtë prilli dhe binte shi i imët. Bubullimë
nuk dëgjohej, por dëgjohej vaji i foshnjeve nga traktorët e mbuluar me
folie najloni të konvojeve pa fund, të cilët kishin marrur rrugën e
shpëtimit drejtë kufirit të Shqipërisë. Vaji i atyre foshnjeve edhe sot
nuk më lenë të qetë. Këta ishin refugjatët e qytetit të Mitrovicës me
rrethinë, që udhëtonin nga Gjakova për në drejtim të Qafës së Morinit.
Shikimi nga apartamenti im, nga kati i pestë është në drejtim të rrugës
Gjakovë – Prizren. Kjo rrugë, ishte arteria kryesore për deportim
drejtë Shqipërisë, për gjysmën e shqiptarëve të Kosovës. Kjo rrugë nuk
pushonte nga udhëtarët e dhunshëm në asnjë moment, që nga fillimi i
bombardimeve të NATO–s. Pamje të tilla, paralajmëronin të ardhmën tonë
shumë të afërt. Me dhëmbje të madhe vështroja nga dritarja zbrazjën e
Kosovës.
Kjo natë kishte në vete diçka të veçantë.
Për herë të parë, që nga fillimi i bombardimeve nuk u ndal rryma
elektrike! Ishte ora 20.15 min., kur një veturë e policisë serbe u ndal
te pompa e benzinës, aty pranë Urës së Llukacit. Njeri nga policët
zbriti nga vetura dhe me nxitim fiku poqin që ndriqonte oborrin e kësaj
pompe. Ky ishte një paralajmërim i keq për ne që banonim pranë pompës.
Kjo përvojë ishte fituar nga aksionet që ndërmerrnin kriminelët serb në
lagjet tjera të qytetit. Dëshira për jetë dhe shpresa se ndoshta do të
shpëtojmë edhe këtë natë, më përshkojë thellë shpirtin. Vështronim me
kujdes çdo lëvizje, mirëpo ishim të pafuqishëm për çfarëdo forme të
vetëmbrojtjës. Çdo lëvizje në ato orë të vona të mbrëmjës ishte
vetëvrasje. Ishim të rrethuar nga të katër anët.
Pas nja 15 min., katër automjete civile kaluan Urën e Llukacit dhe u
drejtuan ne lagjën e parë, në të majtë të rrugës. Tani më ishte e qartë
se ajo lagje ishte sonte në shënjestër të forcave serbe. Nuk shkuan
shum çaste, dhe nga pullazet e shtëpive filloi të duket flaka e cila
shoqërohej me shumë të shtëna armësh zjarri. Flaka dhe tymi shumë
shpejtë përfshiu tërë lagjën. Refleksi nga drita e flakës së shtëpive
që digjeshin në afërsi, ndriqonte tërë apartamentin tim. Kjo situatë,
shkaktoi tendosje psikologjike edhe më të rëndë. Është e pamundur të
përshkruash emocionet e atyre momenteve. Ndjenjë e çuditëshme dhe e
llahtarëshme! Një trokitje në portë, nënkuptonte vdekjën. Atje, në
lagjën fqinjë bëhej masakër. Nuk dinim asgjë për fatin e atyre
njerëzve! Sa janë të vrarë dhe cilët janë ata? Rafalët e armëve nuk
pushonin. Fishkëllima e plumbave shpërthente errësirën.
Konvoji i refugjatëve nuk ndalej. Në të majtë të rrugës nga ata
kalonin, zhvillohej një dramë e vërtetë. Kriminelët serb kishin
pregaditur një përcjellje “madhështore” për refugjatët mitrovicas. Për
shumë kë në atë turmë njerëzish, këto pamje tani më ishin të njohura.
Rreth orës 23.00, konvoji u ndal befas. Nga drejtimi i qytetit erdhi
një veturë e policisë serbe, e cila vëzhgonte me kujdes çdo automjetë.
Fitohej përshtypja se ata kërkonin dike. Një nga policët serb, zbriti
me shpejtësi nga vetura dhe u drejtua kah një makinë e refugjatëve, e
cila ishte e ndalur përballë Tyrbës së Sheh Shefqetit. Me sharje
vullgare dhe dhunë detyroi vozitësin e automjetit që të zbresë nga
makina. Agresiviteti i policit dhe zëri i tij kërcënues, bëri që ata
mbrenda në makinë të lëmëriten. Dëgjohej vaji i dhembshëm i fëmijëve
dhe gruas. Pas pak, pasoi heshtja!? Vërejtëm një siluetë njeriu si
rrëzohej për tokë! Ky ishte vozitësi i automjetit i cili në ato çaste u
likuidua në prezencën e bashkëudhëtarëve të tij dhe refugjatëve tjerë
në traktorë që ishin pranë. Nuk i besoja syve të mi. Krimineli serb
muarr edhe një jetë shqiptari, kush e di për të satën herë? Pas kësaj,
kolegu i tij që e priste, erdhi dhe muarr makinën e viktimës së bashku
me udhëtarët. Të dy veturat pastaj shkuan në drejtim të panjohur.
Kush ishte viktima? Çka ndodhi me udhëtarët e veturës së viktimës? Për
ne të gjithë, mbeti gjerë me sot një mister i vërtetë identitieti i
viktimës dhe bashkëudhëtarve të tij! Pak çaste pas kësaj, kolona e
gjatë rinisi rrugën në drejtim të Prizrenit. Çdo automjet i cili
afrohej te vendi ku ishte e shtrirë viktima, ndalonte për pak sekonda !
Rreth mesnatës, pasi më nuk shifej kolona e refugjatëve, në vendin e
krimit, erdhën përsëri të njejtët policë dhe e njejta makinë. Ata
ngrehën viktimën zvarrë dhe e futën në veturë. Këtë natë të errët
prilli e ndriqonte flaka e shtëpive që digjëshin. Kjo ishte natë e
tmerrit. Çdo moment prisnim të na vijnë kasapët serb. Kjo natë për ne
ishte diçka me të vërtetë e veçantë, sepse pamë vdekjën me sy!
Të nesërmën erdhi lajmi i tmerrshëm për viktimat e lagjës fqinjë. Këta
ishin: Roland Gojani (23) dhe Kastriot Delija (21), që të dy të vrarë
në një fushë këtej lumit Llukac, afër 300 metra nga lagja e djegur.
Kishin tentuar që të shpëtojnë dhe ishin qëlluar në ikje. Sipas
dëshmive, këta ishin të plagosur dhe të gjallë gjerë në ora 05.00 të
mengjesit. Atëherë kan ardhur kriminelet serb dhe i kanë ekzekutuar në
po atë vend. Mbrenda në lagje, janë ekzekutuar: Myhedin Zeka (53),
Mehmet Krasniqi (63), Gani Mehmetaj (49), Deli Hoti (63) dhe Rremë
Delija (67). Ky avaz i bishave serbe, vazhdoi me të njejtin intenzitet
për më tepër se tre muaj, gjerë në ditën e hyrjës së forcave aleate.
Vetëm mrekullia e shpëtoi pjesën e mbetur të qytetarëve në Gjakovë,
numri i të cilëve nuk ishte i vogël.
Më kujtohen shum mirë fjalët e një miku të mirë dhe të urtë, i cili
kishte kaluar një pjesë të jetës së tij në kazamatet serbe. Gjatë
marrjës në pyetje në burgun e Nishit, inspektorët serb para 20 vitesh,
i kishin thënë: “ Ju shqiptarët duhet të hiqni dorë nga pavarësia e
Kosovës. Më parë do t’a merrni Beogradin se që do të ju lëshojmë
Kosovën të lirë. Kjo nuk do të ndodhë pa u derdhur gjaku gjerë në
gjunjë “.
Panorame e nje pjese te Gjakoves (kufizimi i Muhalles se Hadumit, rreth prroit Krena) , viti 1973.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Besnik R. Bardhi: David CHATER, emër që Gjakova nuk da t’a harroj kurrë

Hyrja e KFOR-it ne Gjakove,
https://www.youtube.com/watch?v=7TWjMc8jqPo&feature=PlayList&p=D127C5B2DE7B61C3&playnext=1&playnext_from=PL&index=13
Qershor, 1999
Te gjitha qytetet në Kosovë kanë nga një histori, disa nga ato kanë
histori më të re e disa tjera më të lashtë. Kaluan shumë luftëra mbi
këto troje, të gjitha lanë pas vete shumë viktima dhe shumë rrënoja. Në
këtë fund shekull, Kosova kaloj katarzën më të madhe. Hiena e
karpateve, armiku tradicional i shqiptarëve, nuk ngurroj kësaj radhe të
përmbushë obligimet që kishte parashtruar një farë Akademie e (pseudo)
Shkencave Serbe me qëllim që të çrrënjosë çdo gjë etnike shqiptare në
Kosovë. Thonë se historia përsëritet, si duket kësaj radhe hienat bënë
llogari pa hanxhiun. Këtë herë nuk u përsërit fati tragjik i Toplicës,
Nishit, Prokuples, Leskocit dhe viseve tjera shqiptare të cilat në
fillim të këtij shekulli u grabiten përfundimisht nga okupatori serb.
Bota demokratike kësaj radhe nuk heshti dhe nuk deshi të jetë
dëshmitare pasive karshi barbarive të cilat maskoheshin nën kulmin e
pastrimit të egër etnik.
Si çdo qytet tjetër i Kosovës, edhe Gjakova përjetoj me muaj të tërë
netët e thikave (çetnike) të gjata. Dritë e gjelbër për të iu vërsulur
këtij qyteti bishat e tërbuara, ishte bomba e parë e Aleancës
Veriatlantike e cila eksplodojë në kazermën e qytetit në mbrëmjen e 24
marsit 1999. Atë natë u promovua shpirti kriminal i pakicës serbe në
këtë qytet. Së bashku me shumë viktima në njerëz ata dogjën edhe
Çarshinë e Madhe, jo pa qëllim, sepse në skenarët e spastrimeve etnike,
bazuar nga luftërat tjera në ish Jugosllavi, kjo ishte shenjë e një
fillimi brutal të qërimit te hesapeve me shumicën etnike shqiptare të
këtij qyteti. Atë natë u dogj shpirti i qytetit të Gjakovës.
Gjakova nga të gjitha luftërat e kaluara ka arritur t’i shpëtoj vlerat
kulturore, kësaj radhe nuk kishim të bëjmë me luftë por me zhdukje të
rrënjës dhe trungut shqiptar një herë e përgjithmonë. Hienat e
karpateve e dëshiruan diellin e ngrohtë të Kosovës për rritjen e farës
së tyre.
Në më shumë se tre muaj, gjakovaret përjetuan golgotën më të tmerrshme
të këtij shekulli. Vrasjet masive të përditshme, djegiet e lagjeve të
tëra, deportimet e dhjeta mijëra njerëzve në Shqipëri, kjo ishte nizam
skena e Gjakovës. E gjithë kjo bëhej nga fqinjët e parë, serb dhe
malazez të cilët në fillim vepronin me maska (për ta ruajtur fytyrën) e
që nga fundi e treguan fytyrën e vërtetë prej shkau.Të gjithë
përshpëritnin në qytet, ata që mbrëmë dogjën shtëpi, vranë fëmijë, gra,
pleq ishin djali Zoricës, djali i Mujës...
Shumica e qytetarëve në Gjakovë janë të një mendimi se në gjithë këtë
lojë të ndyrë, pa dyshim, roli kryesor i takon krye kriminelit dhe
kryetarit të instaluar të komunës së Gjakovës , Moma Stanojeviq i cili
kishte me qenë klienti më i dëshiruar për Gjykaten e Hagës. I tërë fati
i Gjakovës ishte i varur nga ky bandit, student i dështuar dhe psikopat
me prirje prej piromani.
Edhe e diela e 13 qershorit ishte ditë e “rëndomtë” për Gjakovën, nga
të katër anët e qytetit ngrihej tym i zi, digjej po thuajse e tërë
Gjakova. Nga largësia dëgjoheshin detonime të artilerisë serbe të
dedikuara për fshatrat për rreth kufirit në Shqipëri, sulmohej pa
reshtur territori i një shteti fqinjë dhe sovran.
Banorët e mbetur në qytet pritnin radhën si në lotari për likuidim.
Ishte me fat ai i cili likuidohej me armë zjarri. Ishte pikërisht ora
15.15 min. kur autori i këtyre rreshtave së bashku me dy vajza të
fqinjëve Kaltrinën dhe Florën qëndronin të rraskapitur nga ky tmerr
duke vështruar në horizont nga tarraca e banesës ( e cila është e para
në hyrje të Gjakovës , për krah Komisariatit famëkeq të policisë serbe
, me shikim në drejtim te rrugës Gjakovë – Prizren). Në ato çaste u
duken tre automjete ushtarake qe vinin nga drejtimi i Prizrenit, andej
qarkullonin zakonisht automjetet ushtarake serbe. Pasi u ofruan te ura
e Llukacit, Kaltrina e para bërtiti me tërë forcën: Këta janë flamuj
italian !
Mbi automjete shihej qartë mbishkrimi KFOR. Filluam si një kor mirë i
ushtruar të bërtasim me tërë fuqinë: NATO, NATO, NATO… Gjithnjë kam
menduar se jeta ka shumë nuanca, atë ditë me 13 qershor në h 15.15 min.
ishin vetëm dy: zi e bardh. Para se të vërehej hyrja e automjeteve të
NATO – s ishte frika e tmerrshme e vdekjes së afërt, pastaj … ndodhi
mrekullia, disa çaste më vonë si në magji kjo ndjenjë avulloj. Ndjenjë
e pa përsëritshme.
Në ato momente, në pjesën e përparme të banesës ishte koncentruar një
numër shumë i madh i forcave policore dhe paraushtarake serbe, jo më
larg se disa metra. Kjo ishte edhe arsyeja pse disa nga fqinjët tanë në
banesë u frikësuan nga klithjet tona shumë të zëshme. Duke zbritur nga
kati i pestë me shpejtësi ua shpjeguam arsyen e gëzimit tonë. Fqinjët
na shikonin me habi nga se nuk e dinin realitetin e ri. Ishte prezent
frika nga se ende kishte mundësi për hakmarrje nga ana e kriminelëve
serb. Menjëherë zbritëm në rrugë, mirëpo automjetet e KFOR –it në
ndërkohë ikën me shpejtësi në brendi te qytetit. Për disa qaste mbetëm
të vetmuar në atë vend ! Nga aty shihej qartë prezenca e forcave të
mëdha serbe në afërsi të pompës së benzinës, përkrah Komisariatit të
policisë.
Ato ishin momente kur frika dhe gëzimi bashkëdyzoheshin në një element
të ri të quajtur SHPRESË. Në horizont u dukë edhe një automjet, kësaj
radhe jo me ngjyrë ushtarake. Nga mbishkrimet kuptuam se ishte
automjeti i shtëpisë televizive SKY NEWS. Pasi u ndal automjeti, para
nesh zbriti një njeri, fytyrën e të cilit e njohëm menjëherë nga
ekranet televizive, ai ishte reporteri i njohur David Chater. Për një
moment e rrethuam dhe filluam ta përqafojmë, ai mbeti i habitur duke
mos kuptuar veprimet tona. I treguam se është njeriu i parë i huaj që
erdhi në Gjakovë pas më tepër se 3 muaj, pra që nga fillimi i
bombardimeve të NATO -s. Na dukej si një engjëll i sapo zbritur nga
qielli, në te pamë shpëtimtarin dhe bamirësin tonë. Filluam të i
rrëfejmë për gjendjen aktuale, i bëmë me dije se në këto momente për
derisa ne bisedonim në Gjakovë ende vazhdojnë vrasjet dhe djegiet.
Kaltrina bënte përkthimin, fliste me një gjuhë mjaft të rrjedhshme
angleze, së fundi ajo ka jetuar dhe është shkolluar në Londër. Pasi
ndëgjoj rrëfimet tona me vëmendje dhe shqetësim , kuptoj në tërësi ku
qëndron problemi dhe me lot në sy urdhëroj vozitësin që të kthej
automjetin në drejtim Prizrenit. Tha se do të shkojë personalisht në
komandën italiane, të stacionuar në afërsi të fshatit Rogovë dhe që do
të bëjë çka është e mundur për të ndihmuar. Nga ai kuptuam se forcat
italiane të KFOR – it ishin stacionuar në afërsi të fshatit Rugovë.
Kërkuam që ta marrë me vete Kaltrinën, në mënyrë që edhe një herë, më
qetë të i përcjellë kërkesat dhe porositë. David e aprovojë këtë
kërkesë.
Pas shkuarjes së Davidit dhe Kaltrinës në drejtim të Rugovës, shumë
shpejtë u kthyen nga qyteti edhe tre automjetet e KFOR – it të cilat
shkuan në drejtim të Prizrenit.
Në ndërkohë, aty në afërsi të tyrbes së Shejh Shefqetit, filloj të
grumbullohet turma e qytetarëve, në fillim ishin afër 60-70 veta,
pastaj sa vinte dhe shtohej numri i tyre. Kishte gra, fëmijë, burra dhe
pleq.Të gjithë kishin drejtuar shikimin në një cak, andej kah rruga
Prizren –Gjakovë me shpresë se do t’i shohin forcat e KFOR – it.
Në ndërkohë arritën edhe disa automjete të RAI si dhe disa gazetarë
përëndimor, të cilët intervistonin njerëz dhe filmonin godinën e
Komisariatit të policisë, e rrënuar disa javë më parë nga bombat e NATO
– s me mjaftë precizitet. Pas kthimit të tre automjeteve te KFOR – it,
fillova të ndjejë një pasiguri. Këtë ndjenjë ma forconte akoma më tepër
defilimi dhe provokimi i automjeteve policore - ushtarake serbe të
cilat filluan të na silleshin për rreth. Në një moment, një autoblindë
e policisë ushtarake serbe u ndal para nesh dhe filloj të godasë në
ajër me mitralozë të rëndë.
U krijua një atmosferë mjaftë e tendosur. Disa nga gratë dhe fëmijët
filluan të largohen nga turma. Po ku të shkonin, tani më nuk kishte
askund siguri.
Gjatë kësaj kohe, filluan të më silleshin vërdall në kokë mendime nga
më të ndryshme. Nga burimet zyrtare rezulltonte se hyrja e forcave të
KFOR –it ne qytetin e Gjakovës pritej të martën apo të mërkurën. Ndërsa
sot, sot ishte e diele ! A mund të ndodh që edhe sot të mbetemi në duar
të kasapve serb? Fillova të akuzoj vetën se mos ndoshta u nguta në
veprim dhe kështu pa dashje të bëhem fajtor i ndonjë masakre të
mundshme të këtyre njerzve që erdhen pas meje …!
Një qytetar i njohur me nofkën Rusi, i humbur tërësishtë nga emocionet
nxorri flamurin kombëtar dhe me shpejtësi e vendosi në shtyllen e
shenjës së komunikacionit te trekëndëshi i tranzitit. Ky ishte një
veprim sa i guximshëm aq dhe i rrezikshëm, nga se kjo gjë i nxiti edhe
më tepër forcat serbe të bënin provokime.
Turma vazhdimisht brohoriste me tërë forcen NATO, NATO, NATO…, LONG
LIFE USA, UCK, KOSOVA etj. Përsëri para nesh kaloj një automjet
paramilitarësh serb, mbi të cilin shkruante me shkronja kirilicë : Ne
do të kthehemi prap, kjo është jona.
Prisja me padurim kthimin e Kaltrinës dhe rezulltatet e arritura atje
në komanden italiane. Pritja më kujtonte Hamletin dhe atë thënjen e
njohur : TE JESHË APO TË MOS JESHË. Qfarë kooincidence. Personazhi ynë
ishte pasardhës i Shakespearit.
Më në fund pas nja 45 min. arriti Kaltrina. Lajmet e saja ishin më se
optimiste. Ishte dëshmitare kur David Chater bisedoj personalishtë me
komandantin e forcave italiane të KFOR –it. Ai në tërësi i përcjelli
kërkesat dhe lutjet tona. Esenca dhe mesazhi i tërë bisedës
ishte:Urgjentisht hyni në qytetin e Gjakovës dhe parandaloni masakren e
forcave paramilitare sërbe ndaj popullatës civile shqiptare. QYTETI I
GJAKOVËS NUK GUXON SONTE TË MBETET KURRSESI NË DUAR TË KRIMINELVE
SERBË. Komandanti italian e kishte kuptuar qartë rrezikun dhe menjëherë
e kishte aprovuar kërkesën e Davidit, edhe pse më këtë rast bëhej
shkelje e rregullave të NATO - s dhe anashkalohej itenerari. Ai kishte
premtuar se një pjesë e forcave gjithësesi do të stacionohen në
Gjakovë, edhe pse ishte planifikuar që të shkonin që të gjithë në
drejtim të Pejës.
Edhe pse ky lajm na dha shpresë, prap filluam të dyshojmë, nga se në
horizont nuk dukej asnjë automjet !. Ishte pikërishtë ora 16. 45 min.
kur atje në rrugë në afërsi të Kombinatit të Duhanit Virxhinia u dukën
dallëndyshet e para të paqës, shpresës dhe lirisë. Kësaj radhe turma e
humbi tërësishtë kontrollin dhe me entuziazëm të madh u vërsul në
drejtim të tyre për të iu dëshiruar mirëseardhjen aq shumë të pritur.
Britmat që vinin nga turma e qytetarve shpërthenin qiellin e kaltërt të
asaj dite të bukur të 13 qershorit.
Ishin momente historike për qytetin tonë të përgjakur dhe të shumë
vuajtur nga thundra e okupatorve kriminel serbë. Sa vinte e afrohej
konvoji i pa fund i forcave italiane, aq më tepër shtohej dhe numri i
njerzve që dilnin në rrugë, ata dëshironin të jenë sa më afër faqeve të
historisë së ndritshme kombëtare, e që sot mund të prekej prej së
afërmi. Ishim dëshmitar të skenave mjaft prekëse kur fëmijet 3 vjeqar
dhe pleqët perqafonin dhe puthnin duart e ushtarve italian. Fytyrat e
ushtarve italian shprehnin ndjenjën e modestisë dhe të keqardhjës për
këtë popull të vuajtur. Kjo mbase tregon dhe simbolikën e kësaj lufte
të ndyer të okupatorit serb i cili më së shumti masakroj pikërisht këtë
strukturë të popullit shqiptar. Rallë mund të shifej ndonjë sy i pa
përlotur, këta ishin lotët e gëzimit. Më në fund ndodhi mrekullia,
Gjakova u çlirua.
Qytetaret e Gjakovës i pritën italianet ashtu si i ka hije këtij qyteti
të lashtë dhe me traditë. Nga një intelektual i ri aty pran ndëgjova se
ai ishte informuar për hyrjen e forcave të KFOR- it në Gjakovë nga
stacioni televiziv SKY NEWS në emision të drejtëpërdrejtë nga Rugova ,
pikërishtë në ora 15. 45 min. ku ishte parë David Chater duke biseduar
me komandantin italian te forcave të KFOR – it. Kjo ishte një befasi e
këndshme. Kohë pas kohe, konvoji i pa fund i tanksave dhe automjeteve
tjera të blinduara italiane ndalonte për pak çaste në rrugë. Në njerën
nga këto pushime ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Një autoblindë e
policisë ushtarake serbe e cila vinte nga drejtimi i qytetit duke
bredhur herë në trotuar skaj turmës e herë duke e prerë konvojin e
automjeteve italiane arriti te trekëndëshi i tanzititi pikërisht te
shenja e komunikacionit ku valonte flamuri kombëtar shqiptar. Njeri nga
anëtaret e ekuipazhit të automjetit serb u zgjat dhe muarr flamurin
shqiptar të cilin filloj ta grisë me nervozizëm e që më pas edhe e dogj.
Tjetri ushtar serb drejtonte tyten e mitralozit të rëndë kah turma dhe
konvoji i italianve.Ushtarët italian këtë skenë e percjellen me kujdes
të madh. Mjaftonte të bëhej vetëm një shkrehje dhe të ndodhte
tragjedia. Për herë të fundit okupatori serb në mënyrë të turpshme u
nda nga qyteti i Gjakovës me djegje dhe atë me djegje të flamurit tonë.
Tymi i flamurit të djegur, bashkohej atje lartë në qiell me tymin e
shumë shtëpive të djegura në orët e pasditës.
Një grua e friksuar e cila vinte nga pjesët tjera të qytetit na tha se
një veturë civile serbe iu ishte afruar turmës dhe iu kishte kërcnuar
në gjuhen serbe me këto fjalë: Gëzohuni, gëzohuni, sonte do ta
shkatërrojnë Gjakovën më keq se Srebrenicën dhe do të ju vrasim të
gjithëve. Kësaj gruaje ia bëmë me dije se ata me siguri kanë ende
informata të vjetra dhe shpresojnë edhe më tutje se Gjakova do të
mbetet pa forca italiane. Pra data 13 edhe pse vlenë për shumë kend në
botë si datë ndjellakeqe , kësaj radhe falë një gazetari humanist
anglez me emër David Chater, ky numër hyri dhe u shenua për të mirë në
historinë e re të qytetit të Gjakovës. Pra pikërisht angazhimi i këtij
njeriu bëri që qyteti i Gjakovës të shpëtoj nga tragjedia e përmasave
të mëdha. Hyrja e pa planifikuar dhe para kohe e forcave të KFOR-it në
Gjakovë, e befasoj armikun serb dhe e gjeti me benzinë në duar pa e
kryer punën gjerë në fund. Të nesermën qyteti e festoj çlirimin së
bashku me bijat dhe bijët më të mirë të kombit, pra me Ushtarët e UCK.
Populli Gjakovës pati festë vetem një ditë, nga se përveç numrit të
madh të viktimave dhe shkatrrimeve tejet të mëdha, në burgjet serbe
ndodhën akoma më tepër se 1 2 0 0 qytetarë të zënë peng. I gjithë
opinioni është sensibilizuar për këtë problem dhe brengë të madhe.
Dhashtë Zoti të ndëgjohen lutjet tona për këta njerëz të pa fajshëm që
të lirohen sa më parë, pastaj do të bëjmë dasmën e madhe.
Kjo do të jetë D A S M A E L I R I S Ë .
Qarshia e Madhe e Gjakoves, e djegur nga okupatoret serb gjere ne themele.

Similar topics
» Besnik Bardhi: Letër e hapur
» Besnik R. Bardhi: Propozim për dekorim të z. Arben Xhixho
» Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte...
» Besnik R. Bardhi:LLAMBA ELEKTRIKE DHE MESUESJA ME JETE TE SHKURTE
» Dr. Besnik Bardhi:NË KOSOVË ME TË VËRTETË NDODHEN HELMIME NE VITIN 1990.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi