Intelektuale apo sherbetore te sistemit...
Faqja 1 e 1

Nga VASIL QESARI France/
Kultura eshte nje nga perberesit me efikase e me te domosdoshem te propagandes e jetes
totalitare ne pergjithesi. Eshte pikerisht kjo arsyeja pse, shteti totalitar me te marre fuqine, nder punet e para qe ben me ngut,
eshte ngritja e nje kulture te ashtuquajtur te re, misioni i se ciles eshte devocioni absolut dhe bindja e verber ndaj tij.
Procesi ne fjale zhvillohet paralelisht ne dy fronte. Nga njera ane, kultures se vjeter, i shpallet lufte e pameshireshme e
frontale ne te gjitha drejtimet, duke e shkulur ate nga rrenjet me tere mjetet e metodat qe pushteti totalitar ka ne dispozicion.
Nga ana tjeter, boshlleku i krijuar prej zhdukjes se saj, plotesohet me ngut me filizat e nje kulture tjeter qe pervecse produkt
ideologjik, eshte edhe pjese perberese e propagandes totalitare.
Gjate procesit te instalimit e konsolidimit te shtetit totalitar, nese ndodh qe kultura tenton te mos vihet ne sherbim e nenshtrim
te plote a shfaq sado pak shenja mosbindje e antikonformizmi, ajo cilesohet po aq e rrezikshme sa edhe veprimtaria e
kundershtareve me potenciale politike. Lidhur me kete, protagonisti kryesor i nje pjese te dramaturgut nazist gjerman, Hans
Jonst, ka thene, ndofta, nje nga frazat me te cituara ne letersine historiko-dokumentare me subjekt diktaturen hitleriane. Diku,
ne nje monolog, nder te tjera, ai kercenon:
Kur degjoj fjalen kulture, une nxjerr menjehere revolen nga brezi!
Ne shume botime, studime e esse mbi totalitarizmin, kjo fraze eshte nenevizuar fort, sidomos per te treguar shkallen e
urrejtjes se hitlerianeve ndaj kultures se vertete ne pergjithesi si trashegimni e pervojes, mendimit, ndjenjave, urtesise e
aspiratave per liri te shoqerise njerezore. Perndryshe, heroi i drames se Hans Jonst-it, e ben kete deklarate edhe me nje
nenetekst tjeter. Revolja e tij, eshte jo vetem simbol i dhunes shfarosese ndaj kultures e mendimit progresist njerezor, por
edhe shprehje e nje fobie te eger dhe ekstreme ndaj cdo lloj kulture tjeter, pervec asaj totalitare naziste.
Faktikisht, dihet se, mbas marrjes se pushtetit, nazistet iu perkushtuan me ngut e shume energji krijimit te nje kulture
krejtesisht te re, e cila do t'i sherbente verberisht ideologjise se dhunes e do te behej nder armet me te fuqishme per
realizimin e objektivave te rendit te ri. Mund te duket paradoksale por, per krijimin e nje kulture te tille te tipit bajonete, ideatori i
saj Goebbels-i, nder te tjera shfrytezoi edhe pervojen e revolucionit sovjetik, e ne menyre te vecante, ate te periudhes leniniste.
Kur, ne nje takim me militantet e Partise, ministri i propagandes naziste te Rajhut te III-te afirmonte se, arti i vertete duhet te
frymezohet nga populli e te behet per popullin, nuk kemi te beje me ndonje shpikje te re, por pikerisht me perseritjen e idese
se njohur se V.I.Leninit mbi domosdoshmerine e krijimit te nje arti te pranueshem prej popullit, si dhe me afirmimin e
shprehjes se J.V.Stalinit se, artistet dhe shkrimtaret jane inxhinieret e shpirtrave njerezore. Ne analogji e ne perputhje te plote
me keto koncepte ideologjike, ishte e natyrshme qe dhe PPSH e Enver Hoxha, te kishin po te njejtin veshtrim mbi rolin e
kultures e arteve kur theksonin se, arti revolucionar behet nga masat e per masat e se ai, duhej t'i sherbente me besnikeri e pa
rezerva ideologjise proletare. Eshte kjo arsyeja pse, tiparet, metodat dhe rruga e pershkuar nga pushteti stalinist shqiptar ne
fushen e kultures e arteve, kane qene ne konformitet te plote me natyren, konceptet dhe pervojat e mesiperme totalitare.
Ashtu si dhe mesuesit e tyre, udheheqesit komuniste shqiptare, me te marre pushtetin, se pari nxituan te menjanojne, te
frikesojne e pastaj te eleminojne egersisht e me dhune, gjithe intelektualet e regjimit te vjeter borgjez. (Kujto, p.sh. perbuzjen,
injorimin e, pastaj, persekutimin e shume shkrimtareve te vjeter, qysh gjate vitit 1945, duke perfshire edhe ish-kryetarin e
Unionit te Shkrimtareve te asaj kohe, poetin Vincenc Prenushi) Me shume ngut e urgjence, ata u zevendesuan me
intelektualet e maleve, te cilet pergjithesisht, ishin njerez te paditur, ordinere e medioker, por besnike e fanatike te Partise e
revolucionit. Ne ate rast, mungesa e aftesive, talentit, intelektit dhe shpirtit krijues te tyre, qe edhe garancia me e mire, per nje
sherbim te verber e sa me te zellshem ndaj regjimit.
Lufta per krijimin e kultures se re, vazhdoi me pas, me mohimin total e ekstrem te krejt kultures se vjeter konservatore e
reaksionare. Me denigrimin e denimin e shume figurave te shquara te letersise kombetare si, Gjergj Fishta, Faik Konica,
Ernest Koliqi e shume te tjere, pa folur pastaj per fushaten e programuar te shfarrosjes mizore e kriminale te intelektualeve
katolike, nepermjet arrestimeve, burgosjeve e internimeve masive. Nga rrjedhat e realiteti i ngjarjeve, si edhe nga konstatimet e
mesiperme, vijme ne konkluzionin se, roli i kultures ne vendet totalitare ne pergjithesi e ne rastin konkret, ne Shqiperi, ka qene i
lidhur ngushte e ne sherbim te plote me objektivat e interesat themelore te pushtetit dhe propagandes totalitare, e ne te njejten
kohe, edhe krijese e pjese perberese e politikes dhe ideologjise se tij.
Qe kjo arsyeja pse, shkrimtaret e artistet e realizmit socialist, ashtu si edhe ne vendet e tjera komuniste, u bene jo vetem
rapsode e sazexhinj te sistemit, por si shperblim per rolin e tyre, zune edhe vende te rendesishme ne strukturat drejtuese te
elites intelektuale, duke u bere pjese perberese e nomenklatures. (E kjo, ne me te shumten e rasteve, jo thjesht per arsye te
funksioneve te tyre partiake, por per faktin se i perkisnin nje kategorie te vecante komisaresh politike, misioni i te cileve qe
edukimi artistik revolucionar i masave, cuarja ne baze e direktivave te Partise dhe modelimi e krijimi i njeriut te ri). Lidhur me
kete, ne nje dokument te PPSH, percaktohen qarte, roli, detyrat e objektivat e njerezve te artit e kultures ne krijimtarine e tyre.
Nder te tjera, aty thuhet:
Letersia e artet, jane mjete te fuqishme per edukimin e njeriut te ri, sipas idealeve socialiste e normave te moralit komunist.
Komiteti Qendror porosit qe, ne thelb te cdo krijimiletrar e artistik duhet te vendosen heronjte e kohes sone, punetoret e
fshataret, intelektualet popullore, njerezit e rinj te edukuar nga Partia. Ata qe punojne e luftojne pa u mposhtur e me heroizem
per ndertimin e socializmit, per mbrojtjen dhe zhvillimin e atdheut tone socialist. Mungesa e shpirtit te klases puntore dhe e
mendimit komunist, humanizmi abstrakt dhe subjektivizmi borgjez, zmadhimi i te metave e mangesive ne jeten e shoqerise
socialiste dhe paraqitja e tyre si te pandreqeshme, pikturimi i shtrember dhe i keq i njeriut tone, paraqitja e heroizmit dhe
sakrificave te tyre si te parendesishme e te tjera - keto jane shfaqje te huaja per letersine dhe artet tona ne pergjithesi.
Rreth "disidences" ne Shqiperi
Mbas luftes antifashiste dhe krijimit te shtetit komunist, ne fushen e kultures e arteve ne pergjithesi, me perjashtim te
rezistences se inteligencies religjioze katolike si edhe te nje numeri te kufizuar intelektualesh te formuar kryesisht ne
perendim, (qe u eliminuan shpejt e me dhune te pashembellt nga regjimi), egzistenca e nje disidence te mirefillte ne Shqiperi,
ishte pothuajse krejtesisht e pamundur. Ne vitet e mevoneshme, atehere kur regjimi e ndjeu vehten edhe me te fuqishem,
mundesia e egzistences se nje disidence ne gjirin e inteligjences se re, (te aresimuar e te formuar ne shkollat sovjetike te
Stalinit dhe ne ato shqiptare te Enver Hoxhes), per mendimin tim, ishte jo vetem inegzistente, por edhe absurde dhe e pa
imagjinueshme.
Nderkohe, ndryshe nga Shqiperia, ne shume vende te tjera ish-komuniste te Lindjes, vecanerisht mbas denimit te krimeve te
Stalinit ne Kongresin e XX-te te PK Sovjetike si edhe te liberalizimit te jetes ne pergjithesi, u krijuan kushte per lindjen dhe
organizimin e nje disidence te mirefillte e me tendenca te hapura kundershtimi ndaj kultures dhe ideologjise totalitare.
Natyrisht, dihet se specifikat politike por dhe ato social-historike te atyre vendeve, ne shume drejtime ishin krejt te ndryshme
nga ato te Shqiperise e PPSH-se, (parti e cila i qendroi deri ne fund besnike mesimeve te Stalinit, duke zbatuar keshtu edhe
nje politike, qendrim e rruge krejt orgjinale ne fushen e kultures dhe arteve) Ndryshe nga Shqiperia, aso kohe, ne shume vende
te tjera te kampit komunist, shkrimtari, mund te zgjidhte tri role, ose nje pozicion te ndermjetem midis tyre. Se pari, ai mund te
pranonte rolin zyrtar. Ne kete rast, raportet midis shkrimtarit e shtetit, ishin shume te forta e te imponuara prej ketij te fundit.
Shkrimtaret e kesaj kategorie, pushteti i mbante afer, u thurrte levdata, u jepte dekorata e privilegje te tjera, me kusht qe te
mos shkruanin ato qe nuk duhej. Kategoria e dyte ishte ajo e disidenteve. Lidhjet e tyre me realitetin, mjedisin rrethues e
shoqerine civile ishin te forta, ndersa me pushtetin, perkundrazi. Kjo gje, natyrisht i privonte ata nga cdo privilegj, pervec
ndjenjes ngushelluese se te pakten keshtu, ishin zedhenes te popullit. Se fundi, qe kategoria e trete. Ajo e artisteve te paster
(puriste), te cilet nuk ishin as disidente e as glorifikues te pushtetit. Ata shkruanin per vehte, per artin, per perjetesine.
Zakonisht, artiste te tille, iu perkushtoheshin temave te koheve te shkuara e atyre intime. Po te nisemi nga definicioni i
mesiperm, (i cili i referohet ish-Bullgarise komuniste), e te bejme analogji me Shqiperine, konstatojme se punet tek ne
qendronin krejt ndryshe.
Kategoria e pare e njerezve te kultures, ose me sakte ajo e artisteve dhe shkrimtareve zyrtare, qe absolutisht mbizoterues.
Kategoria e dyte, ajo e disidenteve, nuk egzistonte. Ndersa, e treta, ndeshej ne raste mjaft te rralle e, natyrisht, operonte teper
fshehtesisht. (Kujto, p.sh. krijimtarine e viteve te fundit te jetes se Lasgush Poradecit, apo e ndonje autori tjeter klandestin, i
cili shkruante per vehte, per nevojen e kenaqesine e tij shpirterore personale).
Natyrisht, kjo ndarje, ky kategorizim i klases krijuese te asaj kohe, eshte krejtesisht personal e mbeshtetet mbi opinionin dhe
kendveshtrimin tim, ndaj rolit e pozicionit te atehershem te elites kulturore e artistike e me gjere. (Opinione, te cilat, nuk
pretendoj te konsiderohen te prera, absolute e te pa diskutuesheme). Keto ide, e vecanerisht egzistenca apo mosegzistenca
e nje disidence ne Shqiperi ne kushtet e regjimit absolut totalitar, (ceshtje e cila eshte trajtuar e diskutuar vazhdimisht mbas
permbysjes se komunizmit), mbeten probleme qe vazhdojne te terheqin vemendjen e krijuesve, kritikeve e analisteve letrare
te djeshem e te sotem, te cilet shprehin ide, interpretime e pozicione nga me te ndryshmet.
Krahu qe mbeshtet me force egzistencen e disidences ne Shqiperi, per te mbrojtur tezen e tij, sjell si prove emra
intelektualesh te shumte, te cilet, ne vitet e para mbas clirimit, u perndoqen, persekutuan, burgosen e u egzekutuan mizorisht
nga diktatura per shkak te akteve, mendimeve e ideve te tyre te lira. Ne realitet, raste te kesaj natyre kane qene te shumta e, as
qe behet fjale per t'i nenvleresuar. Perkundrazi. Nderimi per ta eshte detyre civile e homazh per lirine e demokracine. Nderkohe,
dihet se pjesa me e madhe e atyre qe meritojne statusin e intelektualeve antikomuniste, punuan e vepruan ne rrethana terrori
dhe u asgjesuan egersisht qysh gjate periudhes 1945-1948. Megjithe sakrificat dhe tentativat e guximshme, per fat te keq, ata
nuk arriten te organizohen ne nje disidence te vertete. Per me keq akoma, per shkak te shfarosjes se tyre te dhunshme fizike,
ata s'munden te lene dot pas as edhe ndonje rrenje, e cila mund te hidhte shtat me vone.
Per arsyet e mesiperme, per motive tashme te njohura e per vete kohen e paket te ushtrimit te veprimtarise se tyre, mendoj
se, figurat e shquara te kultures e rezistences antikomuniste shqiptare te viteve 1944-1948, nuk arriten te perbejne ne vetvehte,
nje fenomen disidence, te krahasueshem me ate qe veproi ne shume vende ish-komuniste te Lindjes, gjate se njejtes
periudhe kohore.
Ai numer i kufizuar krijuesish jo konformiste (Dhimiter Pasko, Kasem Trebeshina, Kin Dushi, Spiro Xhai, Vandush Vincani,
Petro Marko, Vehbi Skenderi, Dhimiter Xhuvani e shume te tjere), te cilet u perndoqen e u persekutuan nga regjimi, gjate
viteve '50-'60 e ne dekadat me pas e qe sot shpesh cilesohen si disidente, pervec tentatives e guximit per rezistence ndaj
trysnise dhe diktatit te artit e kultures zyrtare, nuk munden te benin dot me shume.E, megjithate, pavaresisht nga motivet e
mesiperme, ata bejne pjese ne kategorine e atyre pak njerezve te rralle qe rrezikuan jeten, vuajten burgjeve, u shkaterruan
moralisht e fizikisht, nderkohe qe te tjeret nuk shqiptuan qofte edhe gjysem fjale kunder regjimit, por perkundrazi, i thuren atij
lavde e ditirambe ...
Megjithate, e perseris; keto raste te shkeputura rezistence, per mendimin tim, nuk perbejne e as mund te justifikojne
egzistencen e nje disidence. Ai fenomen, qofte edhe ne kuptimin e nje oponencete rezervuar e sporadike, ne Shqiperi nuk ka
egzistuar. Ne teresi, ne rradhet e intelektualeve qe perjetuan sistemin totalitar, (pavaresisht nga qendrimet dhe idete e
individeve te vecante), dicka e tille as qe mund te imagjinohej, e jo me te vihej ne jete. Pra, bie fjala, as qe mund te behej fjale
per ide, programe, veprime, aksione a rrethe, grupime e bashkesi disidente, si ato qe operuan, per shembell, ne shume
vende te tjera ish-komuniste.
Te kuptohemi, teksa parashtroj idene mbi mosegzistencen e nje disidence ne Shqiperi, them se nuk duhet te konfondojme
nocionin ne fjale, me qendrimet dhe konceptet anti konformiste apo, sic thame edhe me lart, me raste te izoluara te
rezistences vetiake ndaj artit, kultures e arbitrarizmit te saj zyrtar.Ne Shqiperi, antikonformizmi apo edhe vete rezistenca e disa
qarqeve apo individeve te caktuar ndaj kultures zyrtare, s'arriti dot kurre gjer ne kufijte e organizimit te nje disidence te mirefillte.
E tille qe, bie fjala, edhe levizja liberale e fillimit te viteve '70, apo sic u quajt ndryshe prej regjimit, e grupit armiqesor te
F.Pacramit e T.Lubonjes, te cilet se bashku me krijues te tjere, tentuan vertet te bejne ndryshime ne art e kulture, por ama jo
ne emer te ideve te tyre antikomuniste, po thjesht sepse ishin njerez te cilet pretendonin t'i jepnin artit socialist nje vizion me
human, duke iu kundervene keshtu konformizmit ekstrem e dogmatik te kohes.
Gjate egzistences se regjimit totalitar shqiptar, s'kemi bile, qofte edhe ndonje rast te izoluar a ndonje individ me permasa te
vecanta disidence. E kam fjalen, per personalitete te ngjajshme si ato te disidences antikomuniste ne Hungari, Poloni,
Cekoslovaki, Bullgari, apo qofte edhe ne Bashkimin Sovjetik. Shqiperia, per fat te keq, s'pati kurre (qofte dhe ne miniature)
figura te tilla si ajo e intelektualit te shquar antikomunist cek, Vaclav Havel i cili, me Letren e Hapur (1975) drejtuar Gustav
Husakut, guxoi te denoncoje e te akuzoje publikisht regjimin e atehershem komunist si instalues te genjeshtres, dhunes, frikes
e shkaktar te degradimit te shoqerise e jetes se individit. Vazhdojme me tej, duke iu referuar gjithmone, disidences
cekoslovake.
Gjate 50 vjeteve te diktatures staliniste ne Shqiperi, as qe mund te imagjinohej te ndodhnin fenomene te tilla si, pershembull,
ai i aktit te nje grupi te shquar intelektualesh, qe hapet e pa frike, nenshkruan dokumentin e njohur me emrin Karta '77. Ne
Shqiperi, s'pati as personalitete e as simbole te tille, si ai i filosofit antikomunist Jan Patocka, njerit prej formuluesve kryesore
te Kartes '77, i cili vdiq ne burg nga torturat cnjerezore te policise sekrete vetem disa muaj pas publikimit te saj. Natyrisht,
ndersa flasim per keto akte e figura te shquara te disidences se organizuar e me tradita ne ish-Cekoslovakine komuniste, do
te qe absurde te vinim shenjen e barazise midis specifikave historike, traditave civile e demokratike si edhe natyres se
komunizmit ne ate vend e ne Shqiperi.
(Procesi i destalinizimit qe u zhvillua ne Cekosllovaki, tek ne nuk ndodhi kurre. Perkundrazi. Ne Shqiperi, besnikeria e Enver
Hoxhes ndaj stalinizmit, u kthye ne nje obsesion, i cili gjeneronte ne jeten e shoqerise dhe individit vetem frike e terror).
E, pervec kesaj, tiparet e totalitarizmit ne keto dy vende, (ne fakt, komunizmi ne Cekoslovaki, qe me liberal se ne shume vende
te tjera te ish-kampit socialist), kane qene krejt te ndryshme. Percarja, spiunimi, frka, egersia e dhuna ne Shqiperi ishin nder
me cnjerezoret nder krejt ish-vendet komuniste te Lindjes.
Se fundi, nuk duhet harruar se ceket e slovaket, kulturen e lirise kombetare, shoqerore e shpirterore e kane patur te kultivuar
thellesisht e jo ne menyre instiktive. (Ne menyre te vecante, atehere, kur ata benin pjese ne perandorine konstitucionale
austro-hungareze). Si ne Ceki, ashtu edhe ne Sllovaki, te cilat mbaheshin si vendet me te aferta me kulturen perendimore ne
mbare kampin ish-socialist,... nocioni i Lirise ka qene vazhdimisht nje dimension i qarte ne kohe, hapesire e mendim. Per
shume gjenerata, ai ishte jo vetem inspirim, shembull, aspirate, por edhe nje ideal vazhdimisht i gjalle. Gjithmone, pjese
perberese e jetes civile, e pranishme ne shpirtin dhe ndergjegjjen e cdo shtrese shoqerore dhe e manifestuar me te gjithe
mjetet e menyrat". Ishte kjo, pra, nje nga arsyet me te forta pse, egzistenca e disidences antikomuniste ne ate vend, qe
vazhdimisht prezente, e organizuar dhe rezultative. Ndersa, ne Shqiperi, ku ne te kaluaren e larget, per pese shekuj me rradhe
sundoi barbaria e injoranca e pushtuesve turq, servilizmi i vasaleve feudale, besnikeria fanatike e parise vendase ndaj Portes
se Larte etj, nocioni i lirise ka qene teper konfuz, i pa qarte e, shpesh here, eshte kuptuar edhe si simbol i adhurimit, respektimit
e peruljes, jo ndaj dinjitetit te vetvehtes, por ndaj me te fortit, me autoritarit e me te dhunshmit. Kesisoj, nuk kane qene te pakta
rastet kur, ai, ( Nocioni i Lirise ), ka qene i perzier me ndjenja adhurimi ndaj kultit te individit, pushtetit, diktatit e autoritarizmit.
Keto dobesi kolektive, te cilat i perkasin periudhave e situatave te caktuara historike, ne rrjedhen e koheve, u pasuan dhe me
servilizmin, korrupsionin, bajraktarizmin e mercenarizmin para e gjate mbreterise se A.Zogut ku, koncepti i te drejtave, dinjitetit
te njeriut e ai i Lirise (jo thjesht ne kuptimin e mbijeteses apo te mbrojtjes se territorit te vendbanimit nga kercenimi i te
huajve) ishin dimensione civile teper te zbehta e konfuze, e qe egzistonin vetem ne aspiratat e disa individeve idealiste, por
aspak ne botekuptimin e shoqerise se kohes.
Keto defekte pothuajse patologjike, mjaft te hershme ne psikologjise kolektive shqiptare, ndikuan negativisht e lane pasoja[/size]

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të shkëputemi nga mbeturinat e sistemit komunist
» BEKIM REXHEPI: TË JESH JASHTË SISTEMIT
» Senad Guraziu:SHKELJE FLAGRANTE E PRONĖSISĖ INTELEKTUALE DHE AUTORĖSISĖ SĖ PĖRKTHIMEVE…
» Musa Ahmetaj: FAMILJA INTELEKTUALE
» Haxhi Muhaxheri - Laboratori i lajthitjeve intelektuale (I)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi