Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shkëputemi nga mbeturinat e sistemit komunist

Shko poshtë

Të shkëputemi nga mbeturinat e sistemit komunist Empty Të shkëputemi nga mbeturinat e sistemit komunist

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 2:24 pm



Të shkëputemi nga mbeturinat e sistemit komunist

Të shkëputemi nga mbeturinat e sistemit komunist 5095
Nga Reshat Kripa



Në ditët e sotme është hapur një debat i madh nëse duhet shembur apo jo piramida e famshme, simbol i diktaturës komuniste. Në këtë debat janë përfshirë të djathtë dhe të majtë. Veçse qëndrimi i të dy palëve është i ndryshëm. Ndërsa të djathtët shprehen për shembjen, të majtët ngulin këmbë në ruajtjen e tij, duke pretenduar se është një monument kulture. Madje, lidhur me këtë, ata kanë përkrah edhe një të ashtuquajtur të përndjekur politikë, një ish arkitekt të dështuar të kohës së perënduar, por që, në të vërtetë, ka kohë që propagandon për krahun e majtë. Lidhur me këtë unë dua të shpreh mendimet e mia që janë njëkohësisht edhe të gjithë të përndjekurve politikë të vërtetë që unë përfaqësoj.

Pyetja që mbizotëron sot politikën shqiptare është: A duhet shembur piramida?

Lidhur me këtë mua më duhet të theksoj se ka vite që Shoqata e të Përndjekurve Politikë ka ngritur zërin për përmbysjen e simboleve komuniste. Këtu kam parasysh shumë raste të shfaqjes së këtyre simboleve në shoqërinë shqiptare. Njëri nga këta është heqja e titujve të lartë akorduar ish diktatorit më të madh që ka njohur historia shqiptare, satrapit Enver Hoxha. Lista e gjatë e këtyre ngjarjeve apo personazheve është e gjatë dhe unë nuk do të zgjatem, por do të përqëndrohem në disa prej tyre.

Në varrezat e dëshmorëve të kombit vazhdon të qëndrojë, si një fantazmë e së kaluarës, ylli i kuq i komunizmit. Kam të drejtën të pyes: Përse u vranë këta dëshmorë, për atdheun apo për partinë komuniste? Nëse janë vrarë për partinë komuniste atëherë le të qëndrojë ylli i kuq i komunizmit, por nëse jo, ai yll duhet hequr sa më parë. Për më tepër në ato vorreza sot ndodhen edhe ata që ranë nga gjembat e helmuara të atij ylli. Ndaj sot ndodhemi përpara dy vendimeve shumë të rëndësishme, ose të hiqet ylli i kuq i komunizmit, ose të hiqen eshtrat e atyre që ranë nga gjembat e atij ylli dhe të vendosen diku tjetër. Kriminelët nuk mund të qëndrojnë së bashku me viktimat e tyre.

Para dy apo tre vjetësh doli në skenë heqja e mozaikut para pallatit të Muzeut Historik Kombëtar. Kjo nuk ishte një thirrje do si do. Ishte apeli i historianëve të shquar të këtij vendi që e kërkonin një gjë të tillë. Çfarë paraqet mozaiku aktual? Një vepër thellësisht e realizmit socialist, ku ngrihet në pidestal epoka e zymtë e komunizmit. Aty mungon historia e vërtetë e këtij kombi. Mungon lufta shekullore e këtij kombi. Mungon kontributi i nacionalizmit shqiptar. Por, mbi të gjitha mungon Kosova, pjesë e pandarë e kombit shqiptar. Mungon edhe pjesa tjetër e këtij kombi, luftrat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi për lirinë dhe pavarësinë e këtij kombi.

Në fasadën e Kryeministrisë ende qëndron i paprekur basorelievi ku pasqyrohet vetëm periudha e zezë e sundimit të egër komunist me “trimat partizanë” dhe “heronjtë e ndërtimit të shoqërisë socialiste”

Mund të vazhdoj edhe më gjatë, por këto nuk kanë fund. Po e mbyll me kaq. Një komision i Kombeve të Bashkuara ka ardhur në Shqipëri, më falni nëse kjo nuk është e vërtetë, por unë nisem nga lajmet e përhapura nga mediat elektronike në internet, për të ndikuar në zhdukjen e pasojave të rregjimit komunist. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë piramida e Keopsit shqiptar duhet të shembet. Duhet të zhduken nga faqja e dheut të gjitha simbolet e pështira të atij sistemi monstruoz.

Ndoshta për këtë duhen fonde suplementare në buxhetin e shtetit. Ndoshta duhet që vetë populli duhet të sakrifikojë për të zhdukur çdo mbeturinë të së kaluarës. Unë mendoj se ia vlen një sakrificë e tillë. Shqipëria nuk mund të bëhet pa sakrifikuar diçka.

Personalisht do të jem i lumtur nëse do të shoh një ditë Shqipërinë të shkëputur njëherë e përgjithmonë nga kthetrat e tmerrshme të komunizmit. Për të tjerat gjykoni ju, të dashur lexues.



Botuar në gazetën 55 datë 1 nëntor 201


albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi