Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi:Shteti pa kufij

Shko poshtë

Agim Vuniqi:Shteti pa kufij Empty Agim Vuniqi:Shteti pa kufij

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 6:21 pm

Agim Vuniqi:Shteti pa kufij


Agim Vuniqi:Shteti pa kufij 846strukt.parall


Shteti pa kufijReçaku
i cili futi në lëvizje diplomatët botërorë për të ndëshkuar politikën
shfarosëse të Serbisë para mbi 10 vitesh, po rikthehet si një ngjarje e
paharruar, si sfidë e të ardhmes së Kosovës, duke dhënë mesazhin e
qartë se Kosovës po i shemben kufijtë. Paralajmërimi i vizitës së
Tadiqit dhe ngritja e leckës së bardhë të kapitulimit politik të
qeverisë kosovare për hirë të "paqes dhe të ardhmes", po le të kuptohet
si ulje e heshtave të luftës, si "përpjekje" për të zbehë ekstremizmin
e skajshëm serb për të "goditur" inspiruesit e logjikës sekrete dhe
konspirative, duke lënë të hapur shtigjet e reja të kooperativitetit
dhe bashkangjitjes në familjen evropiane, që po kuptohet nga shumica që
mendojnë esull se po mbahet zvarrë statusi kushtetues i Kosovës, duke
mos e kuptuar akoma se kush është sovrani i vërtetë, kështuqë populli i
Kosovës po dënohet me kartuqin e kuq, duke u nxjerrë jasht loje, meqë
përfaqësuesit e votuar dhe "selektori" e dorëzuan lojën, sa do të
zgjatë ankthi, deri kur?

"Rusët
nuk kanë trupat në Kosovë, as sërbët, trupat amerikane janë atje, pra
as pavarësia e Kosovës nuk është punë e tyre, është çështje e
amerikanëve.. ." CNN , më 12 janar 2008; kështu deklaroi korespondentja
e CNN-it Suzanne Malvoux e akredituar në "White House", duke u bazuar
në informatat e zyrtarëve të qeverisë amerikane. Shpeshherë zyrtarët
amerikanë e kanë përsëritur, por edhe kanë konfirmuar këtë, edhe në
GJND, në favor të shteteve që përkrahën shpalljen e pavarësisë së
Kosovës si veprim të drejtë dhe në koherencë me Ligjin Ndërkombtarë dhe
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe se nuk mund të ketë kjo ndonjë risi,
apo ndryshim rapid të politikës ndërkombëtare të SHBA-së, edhepse
prioritet e saj kanë ndryshuar, si në shtimin e trupave amerikane në
Afganistan, por edhe në ashpërsimin e gjuhës diplomatike në raport me
Iranin, por edhe luftimin e çelulave të Al Kaidës në Jemen. Si duket
Serbia ka filluar të futë në lojë prap modelin "domono", por mundë të
gabohet rëndë ngase SHBA ka kapacitete të mjaftueshme diplomatike dhe
ushtarake të angazhimit në shumë vatra krize përgjatë rruzullit
tokësor. Ata që dyshojnë se politika e jashtme amerikane mund të
ndryshojë kohë pas kohe kanë gabuar, ngase qëndrimet e politikë së saj
të jashtme janë konsekuente dhe janë shumë të qëndrueshme, ashtu siç
ishte intervenimi amerikan dhe i aleatëve të tjerë të NATO-s kundër
politikës Millosheviqiane, e që kishte kulmuar me vrasjen masive të
shqiptarëve gjatë viteve të 1998-1999, i cili kishte shfrytëzuar APJ-në
për të realizuar spastrimin etnik për qëllime plitike, gjë që shtyri
forcat e NATO-s të sulmoi ushtarakisht caqet ushtarake serbiane për të
penguar katastrofën humanitare, duke u mbështetur në kapitullin VII të
OKB-së, meqë në fakt rrezikohej paqa rajonale dhe ndërkombëtare.

Serbia
dhe kreu i saj politik dhe ushtarak nuk ka lëvizur fare nga logjika
ekspanzioniste dhe logjika e rrezikshme politike që me luftë të
realizoi qëllimet e parashtruara politike, përfshirë edhe Kishën
Ortodokse Serbiane e cila gjithnjë ka qenë inspiruese shpirtërore e
krimeve te vazhdueshme në Ballkan, dhe konkretisht në Kosovë. Ajo që u
pa tash së fundi; hartimi i listës së gjykatësve dhe emrimi i tyre në
Kosovë, pastaj tendenca për shembjen e sitemit financiar të Kosovës,
duke përulur parlamentin e Kosovës, me ndarjen e mjeteve buxhetore të
qeverisë serbe për strukturat okupuese-jo paralele, po ngulfatë
institucionet demokratike kosovare dhe po pengon drejtpërdrejtë
zbatimin e Marrëveshjes Ahtisaari, jo vetëm kaq por serbët as që
përfillin institucionet e dala nga vota e popullit, dhe qytetarët serb
nuk i paguajnë tatime qeverisë kosovare... Shuëmçka që ndodhë brenda
enklvave serbe, as që bëhet publike dhe nuk publikohet, por është
vazhdimësi e një logjike konspirative e instaluar në mbamendjen e
serbëve që nga Beteja e humbur e Kosovës, logjikë që u shndërrua në
tragjedi ndërkombëtare viteve të 14 të shekullit XIX, atëherë kur disa
nga oficerët serb planifikuan atentatin kundër perandorit austriak
Franc Ferdinand.

Serbia
e cila është një shembull i keq i rrezikimit permanent të paqes
botërore, po përpiqet që me politikën e saj destruktive, të implikojë
si gjithëherë gjatë historisë Rusinë, për të shkaktuar krizën botërore,
qëllim politik i së cilës është dobësimi i unitetit brenda evropianë,
duke dashur që të futë pengesa të reja për të ngadalsuar reformat e
projektuara në Evropë. Nuk është ky provokimi i vetëm, ngase ajo me
prononcimet e kohëpaskohshme të kreut më të lart shtetërorë, që u prinë
politikani i vijës së ashpër Didik, në BEH, tash edhe presidenti serb
Tadiq, po i lënë të hapura burimet e reja të konfliktit, duke u
përpjekur ta ndajnë Republikën Serbe nga Federata e BEH dhe ta coptojnë
Kosovën.

Serbia e cila ishte shkaktare edhe e esklaimit të
Luftës së Parë Botërore, po pretendon edhe tash të ndikojë në
çrregullimin e raporteve brenda BE-së, për të rikthyer gjendjen e
tensioneve të reja në Ballkan, por që është një përpjekje spekulative
aspak reale, meqë fuqia e Ariut siberian nuk është siç ishte në Kohën e
Paktit të Varshavës, dhe në kohën e Kremlinit të kuq, meqë BRSS ishte
shumë më e shtrirë në Evropë, ndërsa tash është e rrudhur dhe e
kufizuar me shtetet e ndara të cilat kërkojnë anëtarësimin në NATO. Për
atë nuk besoj se historia mund të përsëritet, por duhet rikujtuar
ngjarjet hisorike kur Serbia jo vetëm njëherë, kërcnohej edhe me
mundësitë e sabotazhit në liqenin e Ujmanit, të cilat edhe pse në
nivelin e spekulimeve rrisin skepticizmin e popullatës dhe është formë
e e luftës speciale.

Përvoja
historika spjegon se nuk ka konflikte të mëdha apo të vogla meqë mund
të përhapen shpejt, nëse nuk u paraprihet me diplomaci të fuqishme.
Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e terrorizmit
global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete dhe
terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit, që
ishte njëra ndër vrasjet më të mëdha të realizuara nga një organizatë
terroriste që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore. Në një artikull të
Michael Shackelford të titulluar "The Black Hand, the secret Serbian
Terrorist society", jepë detaje për shtrirjen e terrorizmit serb.

Fillet
janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të Bosnie
e Hercegovinës nga Austria. Shumë njerëz disa syresh të ranguar në
pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin në
hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete
"Narodna Odbrana" (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter
pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të regrutojë
dhe ushtrojë partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbisë dhe
Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorrën një propagandë anti Austriake dhe
organizuan spiujë dhe saboterë për të operuar brenda krahinës
(provincës) së perandorisë Kjo organizatë terroriste fshehte karakterin
e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë,
duke u përpjekur ta paraqiste vetën si organizatë kulturore. Propaganda
e fuqishme por edhe ndihma shumë e madhe ushtrisë, e xhandarmërisë dhe
qeverisë serbe (në prapavi Rusisë) mundësojë krijimin e organizatës së
parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e "Dorës së Zezë".
Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj, 1911 për të formuar "Ujedinjenje
ili smrt" (bashkimi apo vdekja), e njohur gjithashtu si Dora e Zezë.
Qëllimi kruesor i grupit ishtë formimi i Serbisë së madhe, duke
shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Dora e Zezë bëntë trajnimin e
guerilës dhe saboterëve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në
fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 qelulave,
organizativisht dëgëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës
ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate
ishtë dhjetësha udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas herë me më
shume ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para
zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe
komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që
do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku
me veten". Grupet satelite u formuan në Slavoni, Bosnje ë Hercëgovinë
dhe Istër. Grupi i Bosnjes u emërua Mlada Bosna (Bosna e Re). Puna e
"Narodna Odbrana" (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më
1909 Austria bëntë presion furioz në qeverinë serbë për të ndale
rebelimin. Rusia nuk ishte tërsishtë e gatshme të qëndronte prapa
Serbisë pasi që gjerat do të vinin në gremisje, kështuqë Beogradi
jashtë vullnetit ishte forcërisht i shtyerë të lëshojë pe. Logjika
terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe
vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë
asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte
qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte
pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Propagandimi i krimit dhe
terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe
pa përjashtim, aty këtu dëgjihej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që
ishte "zë nga shkretira" për sjelljet devijante të shoqërisë serbe.
Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi "edukon" dhe indoktrinon
popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohet
edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në
përqindje dhe urrejtja kundër të tjerëve është në shkallë shumë të
lartë dhe se indeksi i urrrejtjes kundër shqiptarëve arrinte deri në
92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në
një shoqëri multietnike, kërkesë immediate e BE-së. Eshtë edhe një gjë
që shton kokëdhimbjen, është klima e krijuar luftënxitëse, meqë serbët
ende madhërojnë krimelët më të mëdhenjë të pas Luftës së Dytë Botërore
si heronjë, edhe Graçanica shpesh mbulohej me fotot e krimelëve serb që
shkelën ligjet ndërkombëtare duke shkaktuar krime të shumta kundër
njerëzimit, si ai në Srebrenicë, por edhe i të tjerëve që kanë mbetur
të pazbuluar duke bërë masakrën e Reçakut.

Decentralizimi
nuk duhet të keqinterpretohet nga serbët si tendencë për ndarje të
Kosovës, meqë ashtu nuk zgjidhen nevojat e të gjithë qytetarëve në
mbarë Kosovën, përkundrazi ashpërsohen raportet me tendencë të
zgjërimit të mëtejmë, gjë që mund të rritë tensionet jasht kontrollit.
Përpjekjet për ndarjen e Kosovës mund të jenë shumë shqetësuese, meqë
do të nënkuptonin lëvizjet e popullatës dhe shumë dhunë në rajon. Kjo
nuk është alternativë që e çon Kosovën dhe rajonin përpara, nga kjo nuk
kanë asnjë dobi as për shtetet përreth që nuk e kanë pranuar ende
Kosovën, si Maqedonia e Mali i Zi, por as Serbia dhe vet Rusia. Prandaj
duhet që menquria të triumfojë dhe të pranohet pa asnjë hezitim
realiteti i ri, dhe të gjitha palët të bëjnë përpjekje të vullnetit të
mirë, që të gjejnë një gjuhë të përbashkët(?). Kjo është në të mirë të
paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përmbushjes së kritereve për
anëtarësim më të përshpejtuar në BE dhe në NATO, në këtë të gjitha
palët kanë pajtueshmëri, bile së paku ashtu po deklarohen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi