Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizita për të mos i humbur edhe vizitat

Shko poshtë

Vizita për të mos i humbur edhe vizitat Empty Vizita për të mos i humbur edhe vizitat

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 12:54 pm

Vizita për të mos i humbur edhe vizitat



Bekim RXHEPI




Dioptria e ngushtuar

Kam
një dozë prej kohesh, e cila më bënë të besojë në qëndrimet e Lëvizjes
për Vetëvendosje ndaj shumë fenomeneve në jetën politike në Kosovë. Dhe
sita e situr nuk po ma tret dot të vetmin politikan Albin Kurtin,
dhe/ose është më i zhdërvjelltë, ka fat në kohë, apo diç e
jashtëzakontë tek ai, qe po s’ma hedh në turmën e të siturve. Por,
pavarësisht nga doza që kam, më lejohet devijimi i shkathtë i një
analize lidhur me ardhjen e mundshme të Tadiçit në Kosovë. Po mendoja,
se çfarë i duhet akoma një serbi zyrtar, të vije në Kosovë pas shumë
pranimeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, dhe vetëm një i
çmendur serbë do të mund të besonte në të kundërtën e “jo shtetësisë së
Kosovës”. Ta themi se Tadiçi është një i çmendur, na
duhen prova të tjera, dhe qëllimi ynë nuk është ky. Tadiçi është më
shumë përgjegjës se të tjerët për Kosovën e humbur, sepse të tjerët ose
kanë marrë dënimin ose presin të marrin një dënim të tillë. Pse duhet
të jetë Tadiqi akoma përgjegjës për humbjen e Kosovës?. Të marrim si të
saktë se: Tadiqi nuk po luan kartën e ashpër të nacionalizmit serb ndaj
Kosovës, me faktin se i janë ngushtuar rrugët edhe nga ndërkombëtaret
por edhe nga shqiptaret (edhe pse nga syri serb shqiptaret nuk duken
ndonjë faktor solid i pengesës).



Por,
edhe një serbi të thjesht sot për sot nuk ja mbush mendjen se
shqiptaret në Kosovë janë më të strukturuar në shtetësinë e tyre.
Kosova asnjëherë nuk e ka provuar shtetësinë e saj më legalisht se sa
këto dy vite, por, dy vite nuk janë mburrje për ti dhënë fytyrës sonë
“mimikën e mitsokolit”.



Tadiqi,
në kalendarin e tij të vizitave ka edhe vizitën e tij në Kosovë. Le ta
analizojmë më të relaksuar vizitën e tij në Kosovë, sepse nuk është e
para dhe mbase nuk do të jetë e fundit. Tadiqi këtë vizitë e realizon
për të mos i humbur vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë. Edhe komuniteti
serbo/kosovar e di qe nga kjo vizitë e presidentit serb Tadiq, nuk mund
të jetë tjetër veçse një marketing politik për të mbetur në pushtetin
serb. Madje, çfarëdo broçkolline e tij për Kosovën nuk ka ndonjë impuls
të fortë që të mund të ngjallë reagime të fuqishme kundrejt shtetësisë
së Kosovës. Vendimi i gjykatës ndërkombëtare të Hagës, kundrejt
legjitimitetit të Kosovës akoma nuk ka nxjerrë rezultatin përfundimtar
i cili do të mundë të zgjonte një ego serbe. Pra, shikuar në afekt
vizita serbe për Kosovën do të jetë edhe një përsëritje monotone e
broçkullave Tadiqjane për Kosovën, ne emër të kishës dhe bashkimit
ortodoks serb. Unë mund të mos kem të drejtë në këtë, por çfarëdo
shikimi tjetër më çon në një dioptri të ngushtuar të analizave politike
karshi realitetit.






Pushteti në gjunjë




Ndofta
duhet pasur durim më parë se sa të provohet një nguti (“nguti
politike”), ka disa gjëra që më bëjnë të jem më i saktë në këtë: Evropa
shquhet për disa veprime të saja dhe e cila nuk kërkon aq shumë
vlerësime të tjera për veprimet e saja. Ndërsa Amerikanet, në ndryshim
nga Evropianet shquhen për aksione të shpejtuara, dhe vetëm më pas tyre
jepen vlerësime të tjera se sa dhe se si ishte më e drejtë të veprohet
për to. Pushteti ynë e ka mungesën e të dyjave, sepse
nuk ka strategji as për njërën dhe as për tjetrën. Pushteti ynë ndodhet
gjunjë, sepse nuk merr dhe as qe provon të marrë vendime të mëdha në
dobi të shtetit, ka shumëçka si ruajtja e pikave doganore në kufi me
Serbinë, pastaj lidhur me forcimin e FSK-së, menaxhimin e ekonomisë se
brendshme, e etj.


Vizita
e Tadiqit nuk mund të parandalohej nga një pushtet i cili ka dhimbje
gjunjësh, këtu nuk duhet harxhuar kot akuza dhe drejtime të gishtit
drejtë fajtorit. Sepse fajtori ynë tashmë ka rënë nga sita në turmën e
të siturve.




06 Janar 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi