Hysni Milloshi:Marrë nga Lirika , ”Fjalët e dlira”
Faqja 1 e 1
Hysni Milloshi:Marrë nga Lirika , ”Fjalët e dlira”
Hysni Milloshi:Marrë nga Lirika , ”Fjalët e dlira”
Hysni Milloshi( 1948 - JETON)
- Hysni Milloshi(1949) ishte një shqiptar i rritur në Turqi.Njeri
shumë i mirë. Dukej se ishte njeri i pasur po të nisesh nga makina e
tij luksoze. Ai shumë i çiltër shprehu dëshirën të takohej me personin
tim. Unë me të qëndrova për ditë të tëra, po ai kurrë nuk e mori vesh
cili isha. Nuk besoj të ketë ligje më të fuqishme në këtë Botë se sa
ligjet e komunistëve të ilegalitetit. –(Ilir Shqipëria)
Me turkeshën shkela shumë qytete
Tepër larg prej Kilit - Shqipëri,
Po nuk patëm terxhuman me vete,
Një trexhuman besnik për fat të zi.
Gjuhën e Hygoit turkesha fliste,
Unë nga pak gjuhën e Bajronit,
Nata e Bazelit ëmbël ndriste,
Çelnin ëmbël yjet e Qërshorit.
Që të dy ne ishim ilegalë,
Dhe në atdhe të huaj që të dy,
Ajo për Bosforin kishte mallë,
Unë për Nënën time Shqipëri.
Sa e bukur ishte po e sertë
Në çështjet komuniste e parimet
Për Deniz Gezmishin -1) fliste qetë.
Për Erdal Erenin -2) e burgimet.
Në jetën tonë kishte mjaft rromujë,
Dhe gaz pa faj kish në jetën tonë,
Në anglisht kur i kërkoja ujë
Ajo më sillte mjaltë me limonë.
Pra, terxhumani duhej që na duhej,
Me gjysmë fraza s´mund të bëhej më.
Nga njerëz të ligj turkesha druhej,
Nga njerëz të poshtër hiçasgjë.
Dhe shkuan dy - tri net e më në fund
Kjo turkesha terxhumanin gjeti,
Hysni, emrin kish shqiptaro – turku,
Ndërsa unë Drino Mangalemi.
Gëzohej kjo turkesha që detyrën
Sagllam kishte kryer ndaj Partisë,
Tani si diamant e kish fytyrën
Dhe qeshej si në vals të lumturisë.
_____________________________________________________________
1) Deniz Gezmish, student turk që u ekzekutua në vitet 70-të me varje në litar për ide komuniste.
2) Erdal Eren, sekretar i Partisë Komuniste turke, 15 vjeç, i ekzekutuar me varje në litar.
Këngën “Biz kartal partizanllarëz” -1)
Nis ta këndoj në gjuhë të saj
Si zjarr madhor ky gjoksi im u ndez,
Sytë e mi ç´u mbushën plot me vaj.
Në Shqipëri kjo këngë nuk lejohej
Si dikur Nazim Hikmeti -2) në Turqi
Shpirti im shqiptar fort rebelohej,
Si tufan që s´ka kurrë qetësi.
Bisedat rridhnin deri natës vonë,
Zgjatnin “konferencat” politike,
Ky Hysniu s´ish me mendjen tonë,
Po me bes´e karakter ky ishte.
Dhe kish hobi vipa të takonte,
Qoftë dhe pak duart për të rrokur,
Në rrugët e Bazelit më tregonte,
Me Skënder Gjinushin si qe njohur.
Si qe njohur me kaq e aq liderë,
Ç´i patën thënë, e ç´u pat thënë ai
“-Po Hysni Milloshin asnjëherë
S´pata rast ta njoh në Shqipëri.
1. “Biz kartal partizanllarëz”. – Ne shqiponjat partizane, varg i këngës tonë –bashkohuni shokë”.
2.
Nazim Hikmet. Poet kombëtar i Turqisë me famë botëror, po i
jashtëligjshëm për dekada të tëra në Turqi, se ishte komunist. Ka
vdekur në Moskë.
Fjalët e dlira
Njeri fort të egër e tregojnë,
Një stalinist të tmerrshëm e brutal,
Sa s´e ka për gjë nja dy milionë
T´i var përpara varrit në litar.
Po kish edhe njerëz që e çmonin
Adashin tim të tmerrshëm, më beso!
Ti Hysni Milloshin do ta njohësh
Gjersa rri me një turkesh si kjo”.
Dhe m´u lut pakëz t´i tregoja
Se si e kish portretin ky njeri,
Kjo turkesha dorën vu te goja
Dhe u skuq si dega me qershi.
Kjo turkesha ish konspiratore,
Rrahur fort me punët ilegale,
Ndërsa unë si një nxënës shkolle,
Një ilegal i kuq me Abetare.
Hysni terxhumani nuk më ndahej
Për Hysni Milloshin që t´i flisja.
Zemra gjoksit copash po më çahej,
Si t´ia bëja dhe nga t´ia nisja?
Nga t´ia niste “Drino Mangalemi”
Si t´ia bënte ky portretin vetes?
Një trishtim më zverdhte si veremi,
Çfarë s´i ndodhë njeriut gjatë jetës!
Ti shihmë mua dhe gjyko pastaj,
I fola terxhumanit në Bazel,
Nëse ty unë kriminel të ngjaj,
Dhe Milloshi është një kriminel.
Gjeneral turkesha tundi kokën,
Si miratim për fjalët e spjegimin,
Me sandale zhgavarriti tokën,
Më jepë sinjal ta mbyllë me kaq fjalimin.
Sigurisht më tepër nuk i fola
Hysni terxhumanit në Bazel
Dhe perin e fjalës ndryshe tora
Për ç´bëhej ato ditë në Izrael.
Po një dhimbje plot me dhimbje mbaja,
Brenda shpirtit tim të ndjeshëm tepër,
E çuditshme jeta ilegale,
Të mban peng kjo bukuri e egër!
Hysni terxhumani si ta dinte
Se në mes të ditës po gënjeja,
Ja, pse shpirtit tim trishtimi vinte,
Ja, pse shpirtit tim po ulej reja.
Në një çast të dilja hapur fare
Përpara adashit sa desha!...
Po ku të linin ligjet ilegale,
Ku të linte gjeneral turkesha.
Lirika
FJALËT E DLIRA
Tiranë, 2004
FLOKËVERDHA
- Aneta Shehut -
Mbi një breg me drunj të gjelbër,
Ku rrjedh lum´i mrekulluar,
Rron një vajzë e rreth një zemër
Nëpër këngët që kam shkruar.
Ndonjëri ndoshta e ka parë
A shumëkush mbi këtë tokë
Atë vajzë me shtat të artë
Dhe me ato të artat flokë.
Kur del mëngjesesh në qytet
Purpurojnë në dritë muret
Diamante rrjedhin drurë e fletë
Ta shoh pakëz qielli ulet.
Në syt´ e saj gremiset qielli
Dhe kaltëron prej saj më tepër.
Mbi supe flokët - ujvarë dielli,
Me naze rrugëz i tund egër.
E sheh guri, çel zambakë,
E sheh druri e çelë gjethet,
E sheh lumi e ndalë valët,
E sheh shiu, e ndalë reshjet.
E shoh sot kaq të magjishme,
Si çe pash´ kaq vjet më parë,
Kënga ish e pafuqishme,
Bukurin´t´ia thosh në fjalë.
Kjo bukuri e pa spjeguar
Që nuk panë mijëvjeçarët
Mua krejt më pat shokuar,
M´i pati ngrirë krejt damarët.
Paç mbetur si statujë e gjallë
Si në një dramë përpara saj.
Që atëherë mbajë unë shpirtit zjarr
Që as dielli s´mund ta mbajë.
Kur vija unë në atë qytet
Me ëndrra, flakë e dashuri,
Më madhështori në planet,
Më ngjante padyshim Ai.
Ku kish Paris e Kopenhagë,
Në bukuri atij t´ia shkonin!
Aty dhe bora ish e artë
Dhe gurët si bilbilë këndonin.
Ky ishte tempull, ku jetonte
Ajo flokëverdha diellore,
Ku dhe shpirti im gjëmonte
Si uragan himnet rinore.
Ky ish qytet i kristaltë
Zili e tokës dhe e qiellit.
Simbol i yjeve nëpër natë,
Në agim simbol i Dellit.
Dhe ky qytet më njohu mua
Ah, kur kam qenë njëzetvjeçar
Kur shpirti krejt m´u dashurua
Pas flokëverdhës së paparë.
Kjo dashuri më pati dhënë
Papritur forcën e Demonit
Po prapë isha gjer në rrënjë
Poeti i Revolucionit.
Sikur Ajo të kish jetuar
Në ca mijëra vjet më parë
Në luftë Bota do ish zgjuar
Me ushta tmerri, me ushtarë.
Do derdheshin sa lumenj gjaku,
Shtatë më tepër se në Trojë,
Që një burrë me thesar fati
Në fund për nuse ta gëzojë.
Po rrojta unë tjetër epokë
Dhe përballova tjetër sfidë,
Pas flokëverdhës përmbi tokë,
Kësaj nepërke të florinjtë.
Për sa u lodha s´do të flas
Dhe pse Demon, s´e pata lehtë.
Po s´pati luftë e sherr të madh
S´u derdh duelesh gjak i nxehtë.
Në vend gjakut u derdh verë
Një natë fejese, ah një natë,
Kur ngriheshin dolli me diell
E shkrihej gota e kristaltë.
Po ky qytet i madhërishëm,
Ku flokëverdha ime rronte,
Më shfaqej ëndrrave stuhishëm
Dhe në stuhi ai më zgjonte.
Më dukej se edhe yjtë vraponin
Si banditë me maska shpejt
Flokëverdhën befas ta sulmonin
Dhe ta rrëmbenin në qytet.
Xheloz me yjtë kam qenë unë
Dhe me tokën, dhe me qiellin,
Herë në shpirt kisha furtunë,
Herë parajsën , herë ferrin.
Dhe pse nga front i dashurisë
S´kish gjë të re dhe ogurzezë
Mu në tërbim të xhelozisë
As Shën Mërisë s´i zija besë.
Dhe zbritja në qytet të saj
As i mërzitur as i qetë
Si një hamall që di të mbajë
Mbi supe malet e rrufetë.
Me xhelozi shihja çdo plakë
Që nuse mund ta ëndërronin,
Kur sytë e tyre magjistarë
Mbi shtat të saj i flakëronin.
Dëgjoni plaka, moj shtrigane,
Në heshtje ashpër meditoja,
Dhe në betejat më trojane
Si një Akil unë do fitoja.
Kam ardhur nga të tjera male
Ku përsëpari lindi zjarri.
Jam demon që vadit paqe,
Po edhe i tmerrshëm si Çezari.
Dhe Ali Pashë Tepelenën
Po ta ngjallnit kundër meje,
Si tigër do t´ia shkulja zemrën
Edhe mjekrën prej rrufeje.
Dinakun më të madh të Botës
Do ta mposhtja dhe pastaj
Me djallëzi do ma uronte
Dasmën vetë Ali Pashai.
Mbi një breg me drunj të gjelbër
Ku rrjedh lum i mrekulluar
Dhe kalaja si një zemër
Mu në gjoks i ka qëndruar.
Atij qyteti plot lavdi,
Mbeti peng rini e shkuar,
Rinia ime që në gji
Universin pat strehuar.
Atje një engjëll flokëverdhë
Të bukur mbi çdo bukuri
Kam dashuruar unë njëherë
Si askush Botës në Rini.
Kaluan vitet një mbas një
U shuan ëndrrat rinore
Dhe unë harrova të ëmblin zë
Fytyrën tënde qiellore.
Ç´po flas kështu si shpirt-dërrmuar
Ç´po flas i djegur prej trishtimit?
Në këngën time pa kuptuar
Më hynë vargjet e Pushkinit.
Vërtetë një mbas një kaluan
Vitet e ëndrrave rinore,
Po unë kurrë se kam harruar,
Fytyrën tënde qiellore.
Po sot nuk dua t´i them Botës
Me flokëverdhën si ka ngjarë
Tani s´ kam fare thinja kokës,
Tani veç jam Njëzetvjeçar.
Njëzetvjeçar që universin
E pushton e s´di të ndalet,
Që vëlla ka veç mëngjesin,
Që si dy lule këputë malet.
Që ngre shtëpi mbi oqeane
Dhe mbi erëra ngre shtëpi,
Që ndez zjarrin mbi tufane
Dhe i thotë Diellit unë jam Ti.
Që i thotë Diellit ti je unë
Dhe të tjera, dhe të tjera...
Nesër do të shkoj i lumtur shumë
Mu si Demon tek Flokëverdha.
Jo! Jo! Nuk dua t´i them Botës
Me flokëverdhën si ka ngjarë
Gjersa s´kam më thinjë kokës
Gjersa jam Njëzetvjeçar...
Gjersa dhe flokët kaçurrele
Sërish më derdhen sipër ballit
Dhe mund të hedh pesë kontinente
Me vrap në vrapin e luanit.
Si ka ngjarë e si s´ka ngjarë
Mirë e di dhe valë e Vjosës
Dhe çdo njeri me shpirt të madh
Dhe nënë Lena e Labovës.
Dhe perënditë këtë e dinë
Dhe vet i madhi Promete,
Unë do vijë si bubullimë
Përmes qiejve, përmbi dhe.
Unë do vijë, ti dil më prit
Në dash si lule a si erë,
S´më ndalojnë dot perënditë
Dy fjalë malli të t ´i sjell.
Përmbi fantazma perëndish
Do të shkel brutal pa fjalë
Jam vetë i lindur me këmishë,
Jam vetë perëndi e gjallë.
Pritmë, pra, siç pret me besë
Kjo dashuria në çdo stinë
Nesër rinia të na qeshë,
Të end në ëndrra lumturinë.
Ah, nesër do vijë patjetër
Njëzetvjeçar i dashuruar
Si skllav i madh duke tërhequr
Një tren gjigant plot mall ngarkuar.
Zgjodhi: Fadil Shyti
Lirika
FJALËT E DLIRA
Tiranë, 2004
FLOKËVERDHA
- Aneta Shehut -
Mbi një breg me drunj të gjelbër,
Ku rrjedh lum´i mrekulluar,
Rron një vajzë e rreth një zemër
Nëpër këngët që kam shkruar.
Ndonjëri ndoshta e ka parë
A shumëkush mbi këtë tokë
Atë vajzë me shtat të artë
Dhe me ato të artat flokë.
Kur del mëngjesesh në qytet
Purpurojnë në dritë muret
Diamante rrjedhin drurë e fletë
Ta shoh pakëz qielli ulet.
Në syt´ e saj gremiset qielli
Dhe kaltëron prej saj më tepër.
Mbi supe flokët - ujvarë dielli,
Me naze rrugëz i tund egër.
E sheh guri, çel zambakë,
E sheh druri e çelë gjethet,
E sheh lumi e ndalë valët,
E sheh shiu, e ndalë reshjet.
E shoh sot kaq të magjishme,
Si çe pash´ kaq vjet më parë,
Kënga ish e pafuqishme,
Bukurin´t´ia thosh në fjalë.
Kjo bukuri e pa spjeguar
Që nuk panë mijëvjeçarët
Mua krejt më pat shokuar,
M´i pati ngrirë krejt damarët.
Paç mbetur si statujë e gjallë
Si në një dramë përpara saj.
Që atëherë mbajë unë shpirtit zjarr
Që as dielli s´mund ta mbajë.
Kur vija unë në atë qytet
Me ëndrra, flakë e dashuri,
Më madhështori në planet,
Më ngjante padyshim Ai.
Ku kish Paris e Kopenhagë,
Në bukuri atij t´ia shkonin!
Aty dhe bora ish e artë
Dhe gurët si bilbilë këndonin.
Ky ishte tempull, ku jetonte
Ajo flokëverdha diellore,
Ku dhe shpirti im gjëmonte
Si uragan himnet rinore.
Ky ish qytet i kristaltë
Zili e tokës dhe e qiellit.
Simbol i yjeve nëpër natë,
Në agim simbol i Dellit.
Dhe ky qytet më njohu mua
Ah, kur kam qenë njëzetvjeçar
Kur shpirti krejt m´u dashurua
Pas flokëverdhës së paparë.
Kjo dashuri më pati dhënë
Papritur forcën e Demonit
Po prapë isha gjer në rrënjë
Poeti i Revolucionit.
Sikur Ajo të kish jetuar
Në ca mijëra vjet më parë
Në luftë Bota do ish zgjuar
Me ushta tmerri, me ushtarë.
Do derdheshin sa lumenj gjaku,
Shtatë më tepër se në Trojë,
Që një burrë me thesar fati
Në fund për nuse ta gëzojë.
Po rrojta unë tjetër epokë
Dhe përballova tjetër sfidë,
Pas flokëverdhës përmbi tokë,
Kësaj nepërke të florinjtë.
Për sa u lodha s´do të flas
Dhe pse Demon, s´e pata lehtë.
Po s´pati luftë e sherr të madh
S´u derdh duelesh gjak i nxehtë.
Në vend gjakut u derdh verë
Një natë fejese, ah një natë,
Kur ngriheshin dolli me diell
E shkrihej gota e kristaltë.
Po ky qytet i madhërishëm,
Ku flokëverdha ime rronte,
Më shfaqej ëndrrave stuhishëm
Dhe në stuhi ai më zgjonte.
Më dukej se edhe yjtë vraponin
Si banditë me maska shpejt
Flokëverdhën befas ta sulmonin
Dhe ta rrëmbenin në qytet.
Xheloz me yjtë kam qenë unë
Dhe me tokën, dhe me qiellin,
Herë në shpirt kisha furtunë,
Herë parajsën , herë ferrin.
Dhe pse nga front i dashurisë
S´kish gjë të re dhe ogurzezë
Mu në tërbim të xhelozisë
As Shën Mërisë s´i zija besë.
Dhe zbritja në qytet të saj
As i mërzitur as i qetë
Si një hamall që di të mbajë
Mbi supe malet e rrufetë.
Me xhelozi shihja çdo plakë
Që nuse mund ta ëndërronin,
Kur sytë e tyre magjistarë
Mbi shtat të saj i flakëronin.
Dëgjoni plaka, moj shtrigane,
Në heshtje ashpër meditoja,
Dhe në betejat më trojane
Si një Akil unë do fitoja.
Kam ardhur nga të tjera male
Ku përsëpari lindi zjarri.
Jam demon që vadit paqe,
Po edhe i tmerrshëm si Çezari.
Dhe Ali Pashë Tepelenën
Po ta ngjallnit kundër meje,
Si tigër do t´ia shkulja zemrën
Edhe mjekrën prej rrufeje.
Dinakun më të madh të Botës
Do ta mposhtja dhe pastaj
Me djallëzi do ma uronte
Dasmën vetë Ali Pashai.
Mbi një breg me drunj të gjelbër
Ku rrjedh lum i mrekulluar
Dhe kalaja si një zemër
Mu në gjoks i ka qëndruar.
Atij qyteti plot lavdi,
Mbeti peng rini e shkuar,
Rinia ime që në gji
Universin pat strehuar.
Atje një engjëll flokëverdhë
Të bukur mbi çdo bukuri
Kam dashuruar unë njëherë
Si askush Botës në Rini.
Kaluan vitet një mbas një
U shuan ëndrrat rinore
Dhe unë harrova të ëmblin zë
Fytyrën tënde qiellore.
Ç´po flas kështu si shpirt-dërrmuar
Ç´po flas i djegur prej trishtimit?
Në këngën time pa kuptuar
Më hynë vargjet e Pushkinit.
Vërtetë një mbas një kaluan
Vitet e ëndrrave rinore,
Po unë kurrë se kam harruar,
Fytyrën tënde qiellore.
Po sot nuk dua t´i them Botës
Me flokëverdhën si ka ngjarë
Tani s´ kam fare thinja kokës,
Tani veç jam Njëzetvjeçar.
Njëzetvjeçar që universin
E pushton e s´di të ndalet,
Që vëlla ka veç mëngjesin,
Që si dy lule këputë malet.
Që ngre shtëpi mbi oqeane
Dhe mbi erëra ngre shtëpi,
Që ndez zjarrin mbi tufane
Dhe i thotë Diellit unë jam Ti.
Që i thotë Diellit ti je unë
Dhe të tjera, dhe të tjera...
Nesër do të shkoj i lumtur shumë
Mu si Demon tek Flokëverdha.
Jo! Jo! Nuk dua t´i them Botës
Me flokëverdhën si ka ngjarë
Gjersa s´kam më thinjë kokës
Gjersa jam Njëzetvjeçar...
Gjersa dhe flokët kaçurrele
Sërish më derdhen sipër ballit
Dhe mund të hedh pesë kontinente
Me vrap në vrapin e luanit.
Si ka ngjarë e si s´ka ngjarë
Mirë e di dhe valë e Vjosës
Dhe çdo njeri me shpirt të madh
Dhe nënë Lena e Labovës.
Dhe perënditë këtë e dinë
Dhe vet i madhi Promete,
Unë do vijë si bubullimë
Përmes qiejve, përmbi dhe.
Unë do vijë, ti dil më prit
Në dash si lule a si erë,
S´më ndalojnë dot perënditë
Dy fjalë malli të t ´i sjell.
Përmbi fantazma perëndish
Do të shkel brutal pa fjalë
Jam vetë i lindur me këmishë,
Jam vetë perëndi e gjallë.
Pritmë, pra, siç pret me besë
Kjo dashuria në çdo stinë
Nesër rinia të na qeshë,
Të end në ëndrra lumturinë.
Ah, nesër do vijë patjetër
Njëzetvjeçar i dashuruar
Si skllav i madh duke tërhequr
Një tren gjigant plot mall ngarkuar.
FJALËT E DLIRA
LIRIKA
Tiranë, 2004
FREDERIK RRESHPJA
Dhe erdhën Krishtlindjet. Të krishterët
Shkuan në kishë veshur me Hënë.
Sonte është Nata e Ringjalljes
Jeruzalemi dikur paska thënë.
Po në kishë s´vajta kësaj nate
S´ma preu Marksi rrugën sigurisht.
Po ta shohësh çështjen hollë fare
Jezu Krishti ish pak “komunist”.
Po në ekran pakëz më ra rasti
Të shihja të krishterët me respekt.
Një qiri e ndizte Pont Pilati,
Një tjetër Juda deputet.
Mbylla shpejt ekranin edhe humba
Në vegime fort të ndershme, shokë
Miliarda her´ Krishtin kryqëzuan
Nëpër njëzet shekuj përmbi tokë.
Unë dikur njoha m´u në Shkodër
Një tjetër Krisht me emrin Frederik
Që menduar rrinte mbi një kodër
Veshur me vjeshtë si një lis epik.
Horizontin nderte si telaje
Që nga mëngjesi gjer në perëndim
Mbi të vizatonte vjersha malli,
Ajkuna qan Omerin papushim.
Dhe shihja në telajon qiellore
Si vizatohej shpirti i njeriut
Me penel të kaltër prej dëbore
Gdhendur nëpër bjeshkët e Veriut.
Frederiku – ky Olimp i ndezur
Në vetmi punonte pa u ndierë
Nata yjet si kuleç të pjekur
Për darkë ja çonte ndonjëherë.
Vetëm burokratët në kolltuqe
S´duan të dinë ç´është ky Frederik,
Që mbjellka horizontit lulkuqe
Dhe djersët fshinë në ballin Sokratik.
Po dhe kur kujtohen ndonjë ditë
Se rron e mediton si një Sokrat
E kryqëzojnë Krishtin Frederik
Se u ngjan tamam si një kulak.
Ngadal´ ecën ky njeri i mirë
Në vetmi me një luan për dore
Dhe ketrat i kullot në kaltërsirë
Me gjethe ajri e me lule molle.
Të ngjan se po vjen nga lashtësitë
Pa bujë e zhurmë e sensacion
Me një fener të vogël të florinjtë
Me një shark si mjegulla mbi hon.
S´pati e s´do të ketë bodigardë
Këtë Krisht modern ta shoqërojnë
Pas i shkon veç një lavdi e largët,
Një lavdi që qorrat s´e shikojnë.
Frederiku ecën nëpër shtigje
Si personazh tragjik e njerëzor
Me pasurin´e muzës poetike
Sfidon frone, mite, perandorë.
Dhe erdhën Krishtlindjet. Po në kishë
Unë s´vajta sonte si të tjerët
Po në dhomë ndeza veç një pishë
Se u fikën dritat e ish errët.
Frederik Rreshpën në mendje solla
Me respekt e me nderim të plotë
Krishtin e mistershëm që ka Shkodra
S´besoj ka dhe Jerusalem në Botë.
Vetë Jezu Krishti n´i lexoftë
Këto fjalë shkruar përmbi letër
Do më çojë një urim të ngrohtë
Me respekt si “komunist” i vjetër.
BILETA E QYTETIT TË LARGËT
Ylli i Mëngjesit është i ndritur,
Më i ndritur ndizet shpirti im.
Nesër shumë herët do jem ngritur,
Do të nisem larg në udhëtim.
Herët në stacion do të vrapoj
Me gëzimet e florinjta të rinisë
E me tren ekspres do të udhëtoj
Tejpërtej në fushat e Shqipërisë.
Do kapërcejë në kodrat e në male,
Luginave të kaltra me lumenj,
Mbështetur ballin mbi një xham në paqe
Horizontet tutje do vërej.
Si ngaherë n´udhë do plasë kënga
Si një shegë e madhe krejt e kuqe,
Për ca lebër me hapa të rënda,
Që ecnin varg me malet mbi supe.
E në atë kor të madh me flatra
Do këndoj dhe unë, bir i malësisë,
Për një vajzë flokëverdhë e sykaltër,
Bijën më të mirë të Labërisë.
Dhe do të jem udhëtari më i qeshur
Gjithë njerëzit do t´i përshëndes
Era do m´i puthë flokët e dredhur
Në dritare nesër në mëngjes.
Era shumë aroma do më falë
Nga lulet e maleve të mia
T´ja çoj vajzës si kujtim të rrallë,
T´ja çoj vajzës tej nga Labëria.
Unë jam bir i viseve veriore,
Ku si rreth unaze pikon Hëna,
Ku shpirti zbardh me pamje prej dëbore,
Ku çdo ujëvarë të përshëndetë si nëna.
Unë jam bir i viseve veriore,
Çoj drejt Jugut pamjet e kristalta
Dhe tingujt e daulles diellore
Që buçasin vjeshtave në dasma.
Eh, moj natë pse je kaq e gjatë,
Nuk më flihet, zemra veç troket
Eh, biletë e qytetit të largët,
Eh, biletë , e dashura biletë!
Rri e pres yjet të rrallojnë,
Ora e qiellit sonte rend ngadalë.
Shpejto ditën ti, Arushë e Madhe,
Shpejto ditën , ti, mor, Yll Polar!
Ylli i Mëngjesit është i ndritur,
Më i ndritur ndizet shpirti im.
Nesër shumë herët do të jem ngritur,
Do nisem larg në udhëtim.
Tiranë, 1969
i Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at 7:12 MD
Zgjodhi: Fadil Shyti
Libra nga ky Autor
Vatra e kuqe nga Hysni Milloshi Naim Frashëri, 1976 | |
Me dëborën mbi supe nga Hysni Milloshi Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1990 | |
Djaloshi nga Dropulli nga Hysni Milloshi Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1977 | |
Gjenerali legjendar nga Hysni Milloshi Ilar, 2001 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edi Gashi: Tri lirika
» Edi Gashi: E MBJELL ME LIRIKA
» Petrit Kola:Jam Milloshi prej Drenice
» Me marrë apo mos me e marrë një kafshatë?
» Ali Podrimja
» Edi Gashi: E MBJELL ME LIRIKA
» Petrit Kola:Jam Milloshi prej Drenice
» Me marrë apo mos me e marrë një kafshatë?
» Ali Podrimja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi