Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FSL-ja: Çka po ndodhë?

Shko poshtë

FSL-ja: Çka po ndodhë? Empty FSL-ja: Çka po ndodhë?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 9:53 pm

FSL-ja: Çka po ndodhë? Fsk-490x320


Të mos politizohet FSK-ja


Nga Faton Ismajli më 27.01.2009 në ora 15:18

Një ditë pas dorëheqjes së tre eprorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), udhëheqësit e institucioneve shtetërore kanë pranuar se gjatë përzgjedhjes së pjesëtarëve të ri ka pasur lëshime.

Presidenti Fatmir Sejidu dhe Kryeministri Hashim Thaci kanë kërkuar që ky proces të mos politizohet, derisa kanë kërkuar që të rishikohen me kujdes lëshimet që kanë mundur të ndodhin gjatë kohës sa ka zgjatur përzgjedhja e pjesëtarëve të rinj të FSK-së, të cilët kanë qenë pjesë e TMK-së.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritete të NATO-s që të gjitha lëshimet që kanë ndodhur të përmirësohen dhe ndërkohë do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht me të gjithë. Dokumenti Ahtisaari ka qenë i pranueshëm për të gjithë, kështu që nuk duhet lejuar që kjo çështje kaq e madhe për vendin të politizohet për përfitime të ngushta politike“, ka reaguar Kryeministri Thaçi.

Edhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i është bashkangjitur thirrjes së Presidentit dhe Kryeministrit për mospolitizimin e këtij procesi, ndërsa ka theksuar se ka informacione se ka pasur shumë joprofesionalizëm në përzgjedhjen e pjesëtarëve të FSK-së.

”Përgatitjet dhe procesi për anëtarësimin dhe formësimin e FSK-së të mos politizohet sepse nuk është në interesin tonë. Kërkesa jonë do të jetë që përgatitjet për anëtarësimin e kuadrove në FSK të bëhen mbi baza profesionale Nga ajo që kam dëgjuar kamë parë se ka devijime dhe jo-profesionalizëm në përzgjedhje“, theksoi kreu i Parlamentit të Kosovës, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Dorëheqja e tre oficerëve të lartë të FSK-së vjen disa ditë pasi ish-pjesëtarët e TMK-së protestuan për të kërkuar rishikimin e testeve të tyre. Gjeneralbrigade Fadil Kodra dhe kolonelët Zenun Kodra e Raif Preteni njoftuan të hënën se japin dorëheqje të parevokueshme nga funskionet në FSK, kurse para disa ditësh pati dhënë dorëheqje edhe Nuredin Lushtaku, komandant i Gardës së TMK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi