Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Revista "Shqipëria etnike"

Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:22 am

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2008

Revista "Shqipëria etnike" U1_SHQIPERIAETNIKE
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti IX nr. 4/2008 Verdhor-Brymor-Dimror- 2008
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Gëzim Marku
Kryeredaktor: Gani Mehmeti
Zv.Kryeredaktor: Halil Xani
Redaktorpërgjegjës: Adem Berisha
Zv.Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani
Lektore: Jeta Bytyçi
Kompjuterist: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren
Dizajneri: Festim Kodra
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Mehmet Gradica” nr. 64
10000 Prishtinë

etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________

Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese
Revista "Shqipëria etnike" U1_KadriMani
Kryeartikulli
RRUGAÇËRIA NË INTERNET
-Çetniko-andartët në misionin përçarës ndërfetarë!!
Nga Kadri Mani

Z. Baki, ta dimë për nder për përpjekjet tuaja që do t`i dërgosh deri në fund për të zbuluar fytyrën e pafytyrë të këtij armiku të popullit shqiptar, turko-shkaut më të keq që mund të jetë mbi dhe - Tano Turkut!
Ke përkrahjen tonë morale.
Me respekt,
Ganiu (Mehmeti)
Të nderuar lexuese e lexues, sikur që e dini, vebfaqe hapën i lemi dhe i blemi, rrugaçi dhe allçaku, budallai dhe ahmaku, naivi e primitivi si dhe sahanlëpirësit proçetnikë e proandartë, të cilët me dekada iu shërbyen pushtuesve të trojeve tona: serbo-grekë dhe maqedono-malaziase, por edhe nga pozitat “myslimane”, të cilët as kanë fe as atdhe, por mjediset naive-primitive “ende nuk e paskan të qartë” dhe iu shkojnë pas, sikur viçat e palëpirë!
Ky skllop qeni po vijon të botojë tek agjencitë e rreme-antikombëtare: bekimbeu.de, Shoqata “Çamëria”, dervina.com, FLORI-PRESS, kosova.de, pashtriku.org... ose i pëcjellin dhe i afishojnë gënjeshtrat mostruoze (duke u mburrur me tirazh!!!) për veprimtarët e gjallë e të ndjerë, duke shpifur me gojët e tyre të këqia e me gjuhët e veta të përdala edhe kundër çdo feje tjetër përveç asaj të tyres “myslimane”, duke e komprometuar edhe vetë Islamin (ndërsa sivëllezërit e tyre “fetarë” i aprovjnë me heshtje), kundër Papës, kundër Nënës Terezë, kundër Dr. Ibrahim Rugovës, kundër “këlyshve katolikë”, gjë që është shkalla më e ultë e primitivizmit dhe e rrugaçërisë, sepse mund të kritikohet një person, po jo një komunitet, pa qenë leshterik dhe ibret; dhe duke qujatur lëpushkat e veta “historike-kombëtare”!! Paçka se ato janë histerike-tradhtare.
Të gjitha ato shkarravina të poshtra të tyre i kemi denoncuar në Stacionin e IV-të të Policisë në Prishtinë: ata e kanë për detyrë t’ua pëcjellin prokurorive përkatëse kompetente dhe t’i fusin në burg ose në çmendinë. Atje do ta deponojmë edhe këtë Kryeartikull, si fundin e durimit tonë, kur detyrohemi të marrim masa...
Sado që ne jemi përmbajtur dhe e kemi ruajtur gjakftohtësinë, prapë, shpesh, jua kemi kthyer me rraxhë, në mungesë të mbrojtjes ligjore-shtetërore, dhe e kemi bërë këtë: për pastërtinë tonë, të vebfaqeve tona të ndritura “Shqipëria etnike, Zemrashqiptare... ku rrugaçëria na cakton diagnoza çmendurish, për t’i fshehur paudhësitë e veta të turpit.
Ju bëjmë thirrje familjarëve të tyre që t’i lidhin vetë ata zagarë, nëse nuk janë edhe vetë të përfshirë në ato agjentura tradhtie-rrugaçërie?
Sepse ne nuk mund të lejojmë të përgojohen shenjtërit tanë kombëtarë e shpirtërorë: Dr. Ibrahim Rugova, Nobelistja Nëna Terezë, Papa dhe komplet Komuniteti Katolik, duke përfshirë edhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe Letërsinë e Veriut.
I bëjmë thirrje Ministrit të Punëve të Bredshme, zotit Zenun Paraziti, që tok me ekipet kombëtare-ndërkombëtare të rendit, të jenë në nivel, në mënyrë që nesër të mos jenë të detyruar të vijnë në gjyq as si dëshmitarë?- vijimisht duke pasur parasysh relaconin shkak-pasojë, nga se ne patjetër duhet të mbrohemi pas logjikës “dy duar për një krye”- kur na këcënon rrugaçëria nga pozitat e veta të mutcihaneve të nënurave, nga vie duhmë e merr duhmë mbarë atdheu ynë i shtenjtë: të vetëquajturit poetë, as lodhen pët të zgjedhuar fjalë poetike, por vetë mynafike-rrugaçërie!!
E që nuk jam frkacak, kërcënuesve të pështirë do t’u tregoj në çdo vend e në çdo moment takimi.
“Ju lusim mos të na dergoni më mesazhe në adresë të redaksisë, ngase Bahtiri dhe Bruqi janë vëllezër që nga mosha e femijërisë. Ndërsimet për t’u qortuar njëri me tjetrin janë të montuara nga qarqe të caktuara. Po që se je Atdhe Marku, bëri agjentë shtrigat e forumit të Çamërisë që lehin kundër kristianizmit dhe vlerave të shqiptarisë! Po qe se dëgjojmë se edhe gjatë këtij viti qortoheni si do plaka ballkanike, ua bllokojmë revsitat dhe adresat, ngase fjala jonë ka fuqi hyjnore.
Dhe tani krisjani këngës
Bahtir-Bruqi tungjatjeta,
me ju (s') jemi sa t'jetë jeta!!!

Kushtrim Kastrioti”.
Ja, ta shohim edhe një pjesë nga romani im NUSET TONA, të dramatizuar nga dramaturgu ynë i mirënjohur, Sulejman Lokaj:
“NIKLI:- E rëndësishme është që unë me vëllain tim Ademin apo Adamin, jemi pajtuar se si Muhamedi si Krishti apo Isaja, të njëjtë janë. Janë të dërguarit e perëndisë, që t’i ndihmojnë njeriut të bëhet njeri... Por... ja që nuk paska gjë më vështirë që të jesh njeri.
MIKESHA:- Po, mjerisht jemi ende shumë larg nga kuptimi i fjalës- njeri, edhepse kemi kaluar dymijë vjet që dëgjojmë fjalët e perëndisë nga këta profetë të dërguar... zoti nga ndihmoftë!
TË GJITJË:- Amin!
MIKESHA:- Kur në këtë botë të ketë njerëz me shpirt, siç na mëson zoti me libra dhe profetët e tij, siç na mësojnë njerëzit e mirë e të ditur, atëherë në këtë botë do të ketë paqe, dashuri e lumturi. Atëherë edhe kjo botë do të shndërrohet në parajsë për së gjalli, tamam ashtu siç na përgatit perëndia për pajsën pas vdekjes.
NIKLI:- Unë mendoj se edhe vetë emri shqiptar shkon baras me kuptimin e fjalës njeri. Nuk mnd ta quaj veten shqiptar nëse nuk jam së pari njeri! Për mua të gjithë ata shqiptarë që bëjnë vepra të këqia, qoftë edhe kur flasin ndonjë fjalë të keqe, ata nuk janë shqiptarë. Bile këtë gjë e kisha fut në kushtetutë: ai që vepron apo flet keq, t’i merret e drejta të quhet shqiptar!
MIKESHA:- Të lumtë, por kjo njësoj vlen e dhe për fetë. Po qëse nuk je i njerëzishëm, nuk mund të jesh as i krishterë i mirë dhe as mysliman i mirë, as shqiptar i mirë dhe as njeri i mirë... Pra, të gjitha po lidhen me fjalën njeri. Kjo është baza e çdo të mire apo, ruana zot, prej çdo të keqeje...
ADEMI:- Por, megjithatë, vështirë se do të bëhemi njerëz të mirë, po nuk patën frikë nga perëndia.
NIKLI:- Tamam ashtu, hajni kur vjedh shikon anash a mos po e sheh kush, harron se është duke parë perëndia, po t’i shkonte mendjaa se po e sheh zoti, do të ndërgjegjësohej e nuk do të vidhte më.
MIKESHA;- Pra, njeriu derisa të vetëndërgjegjësohet se është njeri e njeriu nuk mund të jetë njeri po veproi jonjerëzisht, ka nevojë për frikën nga zoti. Sepse, shumëkë mund ta mashtrosh për një kohë, pos perëndisë!
BECI:- Shkurt e shqip, po të jesh “njeri” nuk gabon as ndaj njerëzver as ndaj zotit... e ku ka njeri të tillë të pagabueshëm? (bisedën e ndërpret një e trokitur në derën e orobrrit. Dikush shkikon në dritare.”
Por rrugaçëria nuk njeh vlera, ajo rrugaçëri vijon me potera, e me ndytësira, duke e shpallur veten- më e mira!!



Revista "Shqipëria etnike" U1_ZekeriaCana
Dr. Zekeria Cana 15.1934-11.1.2009
Ndahet nga jeta dr. Zekeria Cana, studiues i shquar shkencor
Besim Abazi
Zëri i Amerikës
11-01-2009
Në Prishtinë u varros dr. Zekeria Cana, një nga historianët më të shquar dhe veprimtar i njohur i çështjeve shqiptare. Ai ishte 75 vjeç. Dr. Cana u shqua si studiues shkencor, sidomos i zhvillimeve historike të shekullit të 20-të. Gjatë viteve të 90-ta ai ishte një nga përfaqësuesit e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë. Doktor Cana do të mbahet mend ne veçanti për ndihmesën e dhënë në periudhën e fillimit të viteve 90-të kur shqiptarët e Kosovës organizuan një aksion në shkallë të gjerë për t'i dhënë fund gjakmarrjes. Përfaqësues të lartë institucionesh politike, shkencore e arsimore morën pjesë sot në homazhet dhe ceremoninë e varrimit të doktor Zekeria Canës duke e cilësuar atë si njërin ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.//mm//
NDËRRON JETË HISTORIANI KOSOVAR, ZEKERIA CANA
Mik i dashur
Kur lexova mesazhin tuaj për marksist/leninizmin e Zekeria Canes, e pyeta veten: a kam punuar për Profesor Canën nga viti 1996 deri më 2004 apo jo?! Nuk e di kush jua ka thënë këtë apo e keni ngatërruar ndonjë fjalë të tij kur pinte (dhe është e vërtetë se pinte shumë), sado edhe atëherë pikërisht mes gotës së sate të rakisë, dinte ta kamxhikoste marksizëm-leninizmin për të mos thënë ta përmbyste si një epokë të baltës e të djersës!
Besoj se shpejt do ta sjell një bio-bibliografi të tij dhe ta tregoj rrugetimin e tij prej njeriu të guximshëm e shkencetari me etikë të lartë të fjalës.
Begzadi (Baliu)
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:31 am

MEJTEPI DHE LUFTA PËR ABETAREN SHQIPE
/Postuar më datën: 2008-01-02 04:59:02 nga admin4: Kategoria: Kultura/
Shkruan: Begzad Baliu
1. Në Kosovë nuk ka pasur shkolla me mësim në turqisht apo osmanishte. Në Kosovë deri në Luftën e Dyte Botërore ka pasur Mejtepe për mësim fetar dhe jo laik, duke përfshirë edhe Medresenë e Mbretit në Shkup.
2. Shkollat fetare i hapi regjimi serb, jo për të mësuar shqiptarët, por për t'i identifikuar në turq dhe për t'i vënë hoxhallarët në shërbim të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Është koha kur për një Abetare shqiptaret pushkatoheshin, ndërsa mund të shkruaje dhe lexoje çdo gjë në arabisht dhe në serbisht. Ky koncept i politikës serbe ndaj shqiptareve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, kur secili shqiptar mund të shkruante çdo gjë dhe në cilëndo shkollë moderne, por jo edhe të nxirrte simbolin kombëtar si parësor, natyrisht nëse këtë nuk e bënte përmes letërsisë së absurdit.
3. Është tjetër fakti se disa nxënës të shkolluar në Mejtepe krijuan mendimin e tyre për shoqërinë dhe kombin.
4. Në kontekst të dijes se tyre me rëndësi ishte edhe fakti se ata pastaj gjatë luftës së dytë botërore krijuan urrejtjen jo vetëm fetare, por edhe kombëtare ndaj sllaveve dhe kjo pati efekte pozitive për Lëvizjen Kombëtare.
5. Hasan Kaleshi është studiues i përkushtuar i letërsisë orientale (shih: Kaleshi, Hasan: “Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale “, SKSHH 2, UP-FF, Prishtinë, 1976, f. 151-216. Nt: Hyrje (151-156); Poezia (156-169); Poezia e teqeve (169-175); Historiografia (175-186); Disiplinat shkencore (186-195); Gramatologjia dhe leksikografia (195-198); Publicistika (199-210); Letërsia e memoareve (211-215); Përfundimi (215-216). Fusnota: 17. Veprat: 21; Polisi, Mehdi: “ KONTRIBUTI I HASAN KALESHIT NË GJUHËSINË SHQIPTARE”, SNGJLKSH 24 – 1, UP – FF, Prishtinë , 2005 , fq. 403 – 410. Fusnota:19), por nuk e di se si ka ardhur në përfundimin se "kosovarët e paskan kundërshtuar alfabetin me shkronja latine. Këtë nuk e besoj edhe për faktin se në Kosovë nuk ka ekzistuar ndonjë lëvizje letrare a krijuese e kohës. Një pjesë e letërsisë së bejtexhinjve madje është shkruar jo vetëm me shkronja arabe, por edhe sllave.
Përkrah ndërkaq një studim të thelluar të kësaj letërsie. Historia e letërsisë shqipe duhet plotësuar jo vetëm me krijime letrare të shkruara në alfabetin latin, por edhe atë arab e grek. Një pjesë e kësaj lemerisë ka ndikuar në shoqërinë shqiptare (mendoj në vlerat artistike e estetike) më shume se ajo e shkruar dhe madje e panjohur me alfabetin latin. Po në ketë rrugë duhet përfshire edhe letërsinë e shkruar në gjuhën latine dhe italiane (mendoj për letërsinë e arbëreshëve), e cila ka sjellë vlera estetike dhe artistike dhe ka bërë ndikim në kulturën shqiptare. Unë kujtoj se përfshirja e plotë e letërsisë së arbëreshëve të Italisë në kulturën shqiptare do të ndryshonte kufijtë historik të Historisë dhe Letërsisë Shqipe.
2 Janar 2008
Revista "Shqipëria etnike" U1_EshrefYmeri
Një nderim i turpshëm për ushtarët agresorë grekë
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri
Në pasditen e 21 nëntorit 2008, disa kanale televizive të Tiranës njoftuan për nënshkrimin e një marrëveshjeje (që mund të quhet me të vërtetë skandaloze) mes qeverisë greke dhe qeverisë shqiptare për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke, për, demek, çlirimin e Shqipërisë së Jugut. Madje Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë (e cila, faktikisht, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të turpshme, e ka vënë veten në rolin e filialit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë) “shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshjeje do t’i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike” (Gazeta “Republika”, 22 nëntor 2008, f. 3). Por gazetarja Eglantina Alliaj, autore e kronikës së marrëveshjes në fjalë, të botuar në faqen e mësipërme të kësaj gazete, me shumë të drejtë, për çka edhe duhet falënderuar, e zhvlerëson tërësisht deklaratën e Ministrisë së Jashtme, duke shkruan shkoqur fare: “Çështja e varrezave të ushtarëve grekë ka dominuar për një kohë të gjatë marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe, pavarësisht se asnjëra nga palët nuk e ka pranuar, ka influencuar dhe në një lloj stanjacioni që këto marrëdhënie patën dy vitet e fundit”. Pra, kësisoj zbulohet lakuriq një e pavërtetë e pastër që e ashtuquajtura Ministri e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ia përcjell publikut shqiptar për marrëdhëniet gjoja të shkëlqyera që na ekzistuakan “midis dy vendeve tona”.
Dhe tani, për t’i bindur lexuesit e nderuar të gazetës “Republika” dhe publikun atdhetar shqiptar se qeveritë që hipin e zbresin nga pushteti në Tiranë janë qeveri joserioze, që turpërojnë dinjitetin tonë kombëtar në marrëdhëniet me shtetin grek, dëshiroj t’i shtroj një pyetje ministrit të tanishëm të punëve të jashtme dhe mbarë qeverisë shqiptare:
Me shtetin shovinist grek, cila marrëveshje do të mbetet në fuqi për ndërtimin e varrezave të ushtarëve agresorë grekë? Kjo që u bë e njohur tani së fundi në faqet e shtypit shqiptar të 22 nëntorit 2008, apo ajo marrëveshja tjetër, për të cilën, më shumë se dy vjet të shkuara, shkruhej në faqet e gazetës greke “Ta Nea”, sipas së cilës qeveria greke “po i kujton asaj shqiptare se kanë rënë dakord me marrëveshje të nënshkruar për ndërtimin e pesë varrezave në Shqipëri, për të rënët e ushtrisë greke gjatë Luftës së Dytë Botërore”? (Citohet sipas gazetës “Korrieri”, 10 qershor 2006, f. 15)
Vetë publiku i ndershëm shqiptar, sidomos pjesa dërrmuese e tij me formim nacionalist, është i bindur se sa “të shkëlqyera” janë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Prandaj nënshkrimi i marrëveshjes së sipërpërmendur përbën një akt të turpshëm të klasës politike shqiptare që bie era tradhti kombëtare. Por, për t’ua nxjerrë edhe me shumë bojën e tradhtisë kombëtare në sytë e këtij opinioni gjithë atyre që sot përbëjnë klasën politike shqiptare në pushtet dhe në opozitë, dëshiroj të citoj ca të dhëna interesante nga një botim shkencor me vlera të jashtëzakonshme, për të hedhur dritë mbi natyrën fashiste dhe egërsinë e pashoqe që ushtarët agresorë grekë manifestuan, sapo hynë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke dhe që qeveria e tanishme shqiptare vendos t’i nderojë me varreza, manastire dhe llo-lloj memorialesh.
“Pushtimi italian i Greqisë filloi më 28 tetor të vitit 1940…Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën…U vërtetua një veprim sistematik dhe i qëllimshëm i shkatërrimit të kishave dhe të xhamive të shqiptarëve në zonat ku u fut ushtria greke. U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë, kishat në Selenicë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e shën-Trinisë dhe pallati i priftërinjve katolikë në Korçë, katedralja e shën-Marisë dhe kisha e shën-Kollit në Drenovë; kuvendi shën-Ilia në Vloçisht dhe 11 kisha ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut, Mborjes, Floqit, Zvezdës dhe të Gjonomatit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh” (Prof.dr. Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949. Shtëpia Botuese GEER. Tiranë, 2002, f. 50-51).
Mjafton ky fakt tepër domethënës, për të kuptuar thelbin antishqiptar të marrëveshjes prej skllavi që qeveria e Tiranës, e zhveshur nga çdolloj dinjiteti kombëtar, nënshkroi me qeverinë greke, e cila, në qëndrimin ndaj të ashtuquajturit Vorio-Epir, nuk i ka braktisur as edhe një grimë epshet shoviniste të Venizellosit, të Metaksait dhe të Zervës. Prandaj Ministria e Punëve të Jashtme të Tiranës, jo vetëm librin e sipërcituar të prof.dr.Beqir Metës, por edhe librin tjetër të tij me titull “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese Koçi. Tiranë, 2004) duhej t’i kishte si “biblat” e veta jo vetëm në tryezën ministrit, por edhe të çdo diplomati apo ambasadori që mbulon marrëdhëniet e Tiranës me Greqinë. Kushdo që mbaron së lexuari këto dy libra me vlera shkencore të jashtëzakonshme, përmes dokumenteve arkivore tepër të bollshme, bindet përfundimisht se shteti grek (që prej daljes së tij në skenë dhe sidomos pas platformës së vitit 1831 dhe Megaliidesë së vitit 1844, sipas të cilave Greqia duhej t’i trefishonte territoret e veta), ka qenë, është dhe do të jetë përherë një armik besnik i kombit shqiptar.
Por thelbi i marrëveshjes së lartpërmendur është po aq komik sa edhe tragjik. Publicisti i mirënjohur, zoti Nuri Dragoi, në artikullin e tij me titull “Varrezat greke dhe politika shqiptare e nënshtrimit” (“Republika”, 21 nëntor 2001, f. 17) na bën me dije se ngritja e varrezës së ushtarëve agresorë grekë në Këlcyrë paska filluar që në pranverën e vitit 2005, pra, asokohe kur kryeministër ishte zoti Fatos Nano. Po kështu, me sa jemi në dijeni, edhe varreza tjetër e ushtarëve agresorë grekë në Gjirokastër qenka ngritur me kohë e me vakt. Kurse qeveria e zotit Berisha, pas pilafit, nënshkruan një marrëveshje qesharake për ndërtimin e tyre. Pikërisht ky fakt e nxjerr edhe më shumë në pah tragjikomedinë e qëndrimit prej plebeu të klasës politike të Tiranës në raportet e saj me orekset e shovinizmit grekomadh për greqizimin e butë të Shqipërisë së Jugut.
Nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë zbulon lakuriq tradhtinë e interesave të larta kombëtare nga ana e klasës politike shqiptare. Pikërisht servilizmi i tanishëm i klasës politike të Tiranës para shtetit grek që tradicionalisht ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë një urrejtje të thekshme kundër kombit shqiptar, të kujton servilizmin e klasës politike komuniste që erdhi në pushtet në nëntor të vitit 1944. Më 28 shkurt të vitit 1946, “misioni amerikan (që asokohe ndodhej në Shqipëri - E.Y.) lajmëronte Vashingtonin se në Shqipëri jo vetëm ishte vendosur një regjim komunist, por veçoria e saj ishte se këtu frenat e pushtetit i kishte marrë në dorë një klikë komuniste pa moral,.. se një grup i paskrupull pas një tjetri ka marrë fuqinë në dorë dhe është shitur te ndonjë fuqi e jashtme” (po aty, f. 482).
Fakti që klasa e pamoralshme komuniste e Tiranës, shumë kohë para se të vinte në pushtet në vitin 1944 dhe deri në përmbysjen e saj në dhjetor të vitit 1990, ishte vënë tërësisht në shërbim të shovinizmit serbomadh, zbulonte një të vërtetë tragjike që misioni amerikan ia bënte me dije Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pak kohë para se të largohej nga Shqipëria. Kësisoj, klasa e sotme politike e Tiranës, e pamoralshme gjithashtu, në vazhdën e tradhtisë së interesave kombëtare nga ana e etërve të saj, tashmë e ka bërë edhe më të pasur arsenalin e kësaj tradhtie, duke e varur veten jo vetëm në gozhdën e shovinizmit serbomadh, por edhe në atë të shovinizmit grekomadh, të agait të ri, pas qerres së të cilit e lidhi Shqipërinë në fillim të viteve ’90, duke i lejuar edhe vetes të tërhiqet zvarrë para tij në mënyrën më vetëposhtëruese. Për ta argumentuar tradhtinë e interesave kombëtare nga ana e saj, le të ndalemi në disa fakte konkrete.
Së pari, qeveria greke ka mbajtur qëndrime të diferencuara, raciste, ndaj emigrantëve shqiptarë, duke i diskriminuar, keqtrajtuar dhe poshtëruar, kurse qeveritë shqiptare, të çdo ngjyre qofshin, kanë bërë thjesht të paditurin.
Së dyti, shteti shovinist grek ka vrarë sa e sa të rinj shqiptarë, që nga kufiri e deri në rrugët e qyteteve greke, por qeveritë shqiptare s’kanë kuturisur të protestojnë qoftë edhe një herë të vetme.
Së treti, anije greke kanë ndotur me zift ujërat e bregdetit jonian të Shqipërisë pikërisht në periudhën më të nxehtë të turizmit, por Tirana zyrtare nuk ka reaguar fare ndaj një veprimi të tillë të poshtër.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:32 am

Së katërti, shteti shovinist grek ka përzënë nga Greqia me qindra emigrantë shqiptarë, duke mos lejuar tërheqjen e depozitave të tyre nga bankat greke, por Tirana zyrtare s’doli në mbrojtje të tyre as edhe një herë të vetme. Shteti shovinist grek ka pas organizuar sa e sa herë operacione fashiste, të quajtura “operacionet fshesa”, kundër emigrantëve shqiptarë, duke i përzënë ata në mënyrë demonstrative dhe duke i pasqyruar gjërësisht në mjetet e komunikimit pamor dhe të shkruar, por qeveritë shqiptare, për turpin e tyre, kanë bërë sikur s’kanë vënë re asgjë, pa u skuqur fare madje as para opinionit publik ndërkombëtar. Po ashtu, autoritetet shoviniste greke, në zhegun e verës dhe në palcën e dimrit, kanë bllokuar qëllimisht kalimin e kufirit për hyrjen ose daljen e emigrantëve tanë në pikat doganore të Kakavijës dhe të Kapshticës, duke i lënë këta me ditë të tëra në mëshirën e vapës apo të acarit. Por qeveritë shqiptare, në të gjitha këto raste, janë shtirur shurdhmemece.
Së pesti, për vite e vite me radhë, qeveritë shqiptare kanë lejuar që shovinizmi grekomadh të hidhte në dorë monopolin e komunikimit përmes telefonisë së lëvizshme, çka bëri që dy kompanitë greke AMC dhe VODAFONE t’u rrjepin shqiptarëve të gjorë nga shtatë palë lëkurë. Fakti që çmimet që kishin vendosur këto dy kompani ishin nga 400 deri në 700% më të larta se në vendet e rajonit tonë, dëshmon për derexhenë ku e kishte katandisur veten klasa politike shqiptare. Në muajin qershor të vitit 2006 mësuam se “Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT) kishte arritur në përfundimin se të ardhurat që marrin kompanitë telefonike celulare AMC dhe VODAFONE nga paketa e tarifimit me kontratë në Shqipëri, janë më të lartat që ato mund të marrin nga gjithë Evropa. Në një raport, dorëzuar komisionit hetimor për telefoninë, ERT-ja theksonte se nga një abonent i vetëm me kontratë kompanitë celulare të sipërpërmendura arrijnë të marrin afërsisht 2500 euro në vit…” (“Gazeta Shqiptare”, 22 qershor 2006, f. 7). Po kjo gazetë e së njëjtës datë njoftonte se celularët në Shqipëri janë një mijë herë më të shtrenjtë se në Irak, kurse në numrin e saj të datës 23 qershor lexuam se milionerët e Luksemburgut i paskan celularët 600% më të lirë se ne. Veç kësaj, qeveritë shqiptare kanë lejuar që kompanitë greke të telefonisë së lëvizshme, kapitalin e tyre financiar ta investojnë në Greqi dhe jo në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Prandaj, “Gazeta Shqiptare”, me të drejtë, në numrin e saj të datës 4 qershor 2006, njoftonte lexuesit se kompania celulare AMC, në vitin 2005 kishte deklaruar në bilancin e saj se “ka dhënë kredi për një shifër marramendëse prej 6 miliardë e 115 milionë lekë të reja, e barabartë me mbi 50 milionë euro, sikur të ishte bankë dhe jo një kompani telefonie celulare”. Dhe këtë shumë kolosale kompania AMC ia paska lëshuar kompanisë mëmë COSMOTE në Greqi. Ndërkohë që kompania në fjalë këtë mal me para ia dorëzonte në formë kredie kompanisë mëmë COSMOTE, ajo, siç bëhej e ditur nga “Gazeta Shqiptare” (23 qershor 2006), duke filluar nga viti 2001, nuk u paskej paguar institucioneve tatimore të shtetit shqiptar një detyrim të majmë që arrinte në shumën deri në 7 milionë dollarë. Po pse kanë heshtur qeveritë shqiptare para një skandali të tillë financiar të kompanisë greke AMC? Kanë heshtur sepse kjo kompani, me kapitalin gjigant financiar që zotëron, ka arritur të futë në thes jo vetëm krejt institucionet financiare të Tiranës, por edhe krejt klasën politike shqiptare. Kësisoj, paratë e shqiptarëve të thjeshtë që nxirren me aq djersë dhe gjak, shkojnë për pasurimin e shtetit shovinist grek. Në këtë mënyrë, dy kompanitë greke të telefonisë së lëvizshme përbëjnë krahun financiar të shovinizmit grekomadh në Shqipëri, krah ky që është vënë në shërbim të krahut politik të këtij shovinizmi që përfaqësohet nga kisha shoviniste greke dhe kreu i këtij shovinizmi në Tiranë, Anastas Janullatosi.
Së gjashti, qeveritë shqiptare kanë lejuar që importi i naftës - i gjakut të ekonomisë së vendit - të jetë monopol i kompanive greke, të cilat, pavarësisht se çmimi i naftës në tregun botëror, nga 147 zbriti deri në 50 dollarë për fuçi, çmimet i mbajnë pothuajse të pandryshuara. Kësisoj, çmimet shumë të larta në tregun e karburanteve po u rrjepin shqiptarëve edhe shtatë palë lëkurë të tjera. Gjatë muajve të verës, kur ndodhesha për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur çmimi i naftës për fuçi arriti në kuota maksimale, në tregun e karburanteve një gallon shitej me 3, 50 - 3, 70 e deri me 3, 94 dollarë (për dijeninë e lexuesve, një gallon është baras me 3, 8 litra). Tani që çmimi i naftës ka zbritur afërsisht deri në 50 dollarë për fuçi, u interesova të mësoja se si kishin lëvizur çmimet në tregun e karburanteve në SHBA. Dhe të djelën, më 23 nëntor, përmes një telefonate nga Minnesota, mora vesh se një gallon karburant kishte zbritur deri në 1, 69 dollarë. Domosdo, atje ku ka një shtet me të vërtetë ligjor dhe një klasë politike për së mbari, nuk mund të ndodhë ndryshe.
Qeveritë e Tiranës që kanë lejuar krijimin e monopoleve greke në ekonominë shqiptare dhe që kanë soditur me moskokëçarje varfërimin e qytetarëve të vet përmes grabitjeve të egra që u bëjnë kompanitë greke, kanë kryer aktin më të lartë të tradhtise kombëtare.
Së shtati, klasa politike shqiptare mbajti një qëndrim mospërfillës ndaj zhvarrimeve në Kosinë, çka ishte një poshtërim që u bëhej eshtrave të bashkatdhetarëve të saj nga ana e shovinizmit grekomadh, nga kreu i këtij shovinizmi në Shqipëri, Anastas Janullatosi, dhe nga kisha shoviniste greke. Ky qëndrim shpërfillës nxiti orekset e kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit grekomadh për blerjen e eshtrave të shqiptarëve të vdekur dhe shndërrimin e tyre në eshtra ushtarësh agresorë grekë për ndërtimin e varrezave dhe të memorialeve të tyre. Kësisoj, klasa politike shqiptare, me mospërfilljen e saj, siç më thoshte para ca ditësh një miku im i nderuar nacionalist, u bë nismëtare e krijimit të trafikut të eshtrave të shqiptarëve të vdekur me kishën shoviniste greke dhe shtetin shovinist grek, për mbulimin paskëtaj të krejt territorit të Shqipërisë së Jugut me varreza të ushtarëve agresorë grekë. Unë mendoj se aksioni i Janullatosit për shndërrimin e eshtrave të qytetarëve të vdekur shqiptarë në eshtra ushtarësh agresorë grekë, së bashku me ndërtimin e kishave me simbolikë greke në territorin e Shqipërisë së Jugut, përbën arritjen më të madhe në misionin që atij i ka ngarkuar në Shqipëri shteti shovinist grek, shërbimi sekret grek dhe kisha shoviniste greke. Këto arritje shovinisti Janullatos nuk do të mund t’i shënonte dot pa futur në thes qeveritë shqiptare dhe krejt klasën politike shqiptare, të cilat kanë kryer një akt të lartë tradhtie kombëtare.
Së teti, qeveritë shqiptare lejuan uzurpimin e kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare nga ana e Anastas Janullatosit, duke shkelur rëndë amanetin e Fan Nolit, farkëtuesit të pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, dhe Statutin e saj, sipas të cilit kryepeshkopi i saj duhet të jetë me gjak shqiptari. Kisha Ortodokse Shqiptare është pasuri shpirtërore e mbarë kombit shqiptar dhe nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë që posti i kreut të saj të ndotej nga një përfaqësues i një kishe shoviniste, siç është kisha greke, Anastas Janullatosi, të cilin shqiptaro-amerikani, zoti Gary Kokalari, e ka quajtur kolonel të shërbimit sekret grek.
Së nënti, në vazhdën e qëndrimeve tradhtare ndaj interesave kombëtare, qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare heshtën kur lakeu i shovinizmit grekomadh, Bollanoja, kërkoi fillimisht që Himara të shpallej zonë minoriteti, heshtën kur ai kërkoi autonomi, heshtën kur ai kërkoi shkëputje deri në pavarësi. Nuk e di se çfarë do të bëjë klasa politike shqiptare kur Bollanoja të ngrejë postbllok në Qafë të Llogarasë dhe në Urën e Borshit dhe të kërkojë vizë për të hyrë në territorin e Bashkisë së Himarës. Në kërkesat e veta Bollanoja, ky bastard me prejardhje shqiptare denbabaden, përherë ka manifestuar një entusiasmo crescente në shërbim të shovinizmit grekomadh, por qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare kanë heshtur në një mënyrë skandaloze.
Së fundi, qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare i kanë vënë kapakun e heshtjes së madhe çështjes çame. Sipas zotit Berisha, çështja çame na qenka një çështje thjesht teknike. Jo, ore zoti Berisha, çështja çame ka qenë, është dhe do të jetë përherë, deri në zgjidhjen e saj përfundimtare, një çështje madhore me rëndësi kombëtare. Dikur, në konferencën e radhës për shtyp të muajit nëntor 1996, zoti Berisha deklaroi se Kosovës duhet t’i rikthehet autonomia se ashtu donte Evropa, ndryshe s’ka se si veprohet. Por dy vjet më vonë filloi të dilte në skenë UÇK-ja, e cila deklaratën e Berishës e zhvlerësoi një herë e mirë. Domosdo, klasa politike e Tiranës, në qëndrimin ndaj çështjes kombëtare shqiptare, nuk mund të lëvizë dot absolutisht nga piketat e klasës komuniste të Enver Hoxhës, i cili çështjen e Kosovës nuk e shtroi për zgjidhje qoftë edhe një herë të vetme në ndonjë forum ndërkombëtar. Pikëpamja e Berishës se çështja çame u dashka zgjidhur me rrugë teknike, i vjen shumë në osh shovinizmit grekomadh, sepse kjo do të thotë që ajo të arkivohet një herë e përgjithmonë.
Në qoftë se qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare, me këto lëshime të rënda që i kanë bërë shtetit shovinist grek në dëm të interesave tona kombëtare, kërkojnë që t’i marrin atij këmbën e dorën për të firmosur hyrjen tonë në NATO apo Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për t’u mburrur paskëtaj para elektoratit për të siguruar votat, është mirë që ato të mësojnë nga përvoja e një shteti të vogël, siç është Maqedonia, e cila ia pëplasi në fytyrë Athinës zyrtare kërkesën për ndërrimin e emrit dhe e paditi në Gjykatën e Strasburgut, paçka se hyrja e saj në NATO mund të shtyhet edhe për pesë vjet të tjera. Ato, po ashtu, duhet të mësojnë edhe nga përvoja e marrëdhënieve me shtetin grek. Kur në vitin 1994, autoritetet shqiptare arrestuan pesë spiunë grekë, Athina ngriti më këmbë mbarë Greqinë, krejt opinionin ndërkombëtar, deri edhe Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse qeveritë shqiptare dhe krejt klasa politike shqiptare s’bëjnë asgjë për mbrojtjen e të drejtave më minimale të bashkëkombasve tanë në Greqi.
Mendoj se të dyja palët (edhe klasa politike shqiptare, edhe shovinizmi grekomadh) duhet të nxjerrin mësime nga forca e mbijetesës së kombit shqiptar. Klasa politike shqiptare dhe sidomos krerët e saj duhet ta kenë të qartë se tradhtia e interesave kombëtare nuk të çon larg. Sado të përpiqet ajo, duke i bërë çfarëdolloj lëshimesh shovinizmit grekomadh, duke ia servirur madje edhe krejt Shqipërinë në tabaka, atë s’ka për ta bërë dot kurrë mik. Mirë është që krerët e politikës shqiptare dhe pasuesit e tyre ta kthjellojnë trurin, duke mësuar përmendësh fjalët e ish-ministrit të SHBA në Tiranë Charles C. Hart, që kryesonte shoqatën e “Miqve Amerikanë të Shqipërisë”. Në një artikull me nota të ashpra kundër shovinizmit grekomadh, në gazetën “Vashington Post” të datës 30 shtator 1943, ai, ndër të tjera, shkruante: “Armiqësia që ushqejnë grekët ndaj Shqipërisë nuk është më e vogël se ajo që ushqente Hitleri ndaj Artur Roenit, kur ai e zgjoi në mesnatë për t’ia hedhur trutë në erë” (Citohet sipas librit të sipërpërmendur të prof.dr. Beqir Metës, f. 451). Këto fjalë është mirë t’i ngulisin në kokë edhe njerëzit e kallëpit të Bashkim Zenelit, të cilëve autoritetet greke u kanë vënë në gjoks edhe ca lilkodekorata. Me siguri, për merita në shërbim të shovinizmit grekomadh dhe në dëm të Shqipërisë.
Çuditërisht, kur është fjala për braktisjen e interesave kombëtare që u përmendën më lart, mbarë klasa politike shqiptare radhitet “në rresht për një”, është unike, vepron si me komandë, ndërsa kur këto interesa duhen mbrojtur me vendosmërinë më të madhe, asaj i ikën zëri dhe i ngec pështyma në fyt. Shkrimtari moralist francez Laroshfuko (La Rochefoucauld - 1613-1680), në veprën e vet me titull “Maksima”, të botuar në vitin 1665, në formë aforistike, u përcjell lexuesve përfundimet filozofike të vëzhgimeve të veta rreth natyrës së karakterit njerëzor. Në njërën nga maksimat e tij thuhet: “Tradhtitë, të shumtën e herës, kryhen jo sipas një qëllimi të paramenduar, por për shkak të dobësisë së karakterit të njeriut”. Etja e tmerrshme për pushtet njeriut ia dobëson së tepërmi forcën e karakterit. Pikërisht një etje e tillë e karakterizon klasën politike shqiptare, prandaj edhe maksima e Laroshfukosë asaj i shkon për shtat bukur mirë.
Por edhe shovinizmi grekomadh duhet të nxjerrë mësime. Mbi territoret shqiptare, që nga lashtësia e deri në mesin e shek.XX, siç shkruan Ago Agaj në librin e vet me titull “Lufta e Vlorës” (Kanada, 1960) janë dyndur 26 valë armiqësh të llojllojshëm, që nga barbarët e deri në pushtimet fashiste. Megjithatë, kombi shqiptar ka pas manifestuar një forcë mbijetese të jashtëzakonshme dhe nuk qe e mundur që të asimilohej prej akujt. Shovinizmi grekomadh, me grabitjen që po i bën popullit shqiptar me mënyrat e përmendura më lart, kërkon që ta heq zvarrë mbas vetes, me synimin që të mos e lejojë asnjëherë që të ngrihet më këmbë. E gënjen mendja. Jam i bindur se shqiptarët do të ngrihen më këmbë dhe një ditë të bukur do ta kenë shtetin e tyre të unifikuar kombëtar në krejt trojet e tyre etnike. Dhe atëherë do të vijë në pushtet një tjetër klasë politike, me dinjitet të lartë kombëtar, e cila, urtë e butë, do t’i kërkojë Athinës zyrtare t’i tërheqë drejt Greqisë ato të ashtuquajturat eshtra ushtarësh grekë, sepse ata në nëntor-dhjetor 1940 hynë në territorin shqiptar si agresorë, duke kryer krime që nuk i patën kryer as fashistët italianë dhe as nazistët gjermanë kundër objekteve të kultit në vendin tone. Në të kundërt, ato ka rrezik që të përfundojnë në ujërat e Vjosës dhe të Drinos, bashkë me kryqet e pushtimit të butë të Shqipërisë. Veç kësaj, shovinizmi grekomadh dhe krahu i tij politik - kisha shoviniste greke - është mirë të mos harrojnë se, ashtu siç e kam përmendur dikur edhe në një tjetër artikull, Çamërinë vazhdojnë ta mbajnë në brez, si një minë me sahat.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:36 am




Revista "Shqipëria etnike" U1_vitore-stefa-leka
Vitore Stefa Leka - Qytetare Nderi e Beratit
Që ditën që lindi "Qytetare nderi e Beratit"
Nga Drita Braho
Bashkia Berat ne bashkepunim me Drejtorine e M.P.B njerezore, nderon zonje Vitore Stefa , me titullin e larte "Qytetare nderi" me motivacion:" Per kontribut human dhe perkushtimin e saj si nje "Nene Tereze"duke sensibilizuar autoritetet italiane dhe mbare opinionin italian, per tju ardhur ne ndihme bashkeqytetareve te saj beratas dhe gjithe shqipetareve kudo qe punojne ne Itali

Ne daten 12 shtator 2008, ne mbledhjen e keshillit bashkiak u vendos, dhenia e titullit te larte "Qytetare nderi" znj. VITORE STEFA (LEKA)
Ne daten 21 tetor do te organizohet ne qytetin e Beratit festime madheshtore per per vendosjen e ollakes se UNESKO-S .
Ne kete vepeimtari do te nderohen me kete titull autoritet te larta boterore qe ndihmuan per prezantimin e Beratit ne UNESCO.

Berati qyteti i bukur qe terheq me magjine e tij vizitore te shumte ,me 21 tetor do te pres bijen e tij znj. Vitore Stefa, per ti dhene Titullin e larte "Qytetare Nderi".

Eshte kjo deshmi e respektit per bamiresine dhe humanizmin e saj
Eshte konsideruar "Nene Tereza e Triestes .Ky vlersim i pranuar i pranuar zyrtarisht edhe edhe prej autoriteteve lokale te qytetit te TRIESTES .I shquar ka qene humanizmi i nenes se shqiptareve .

Nje tjeter simbolik kjo me te cilen e quajne bashkatdhetare dhe te huajt e tjere qe kane ndjekur kontributin bamires se zonjes Vitore.

Vitet 1990-2008 shembujt e humanizmit dhe bamiresise qe e kane lartesuar kete figure te nderuar te qytetit te Beratit jane te pafund.
Pervec nje aktiviste, zonja Vitore eshte krijuese e talentuar e Lidhjes se shkrimtareve te Shqiperise e njohur si poete dhe prozatore , me disa botime te suksesshme, ku spikat atdhedashuria dhe perkushtimi njerezor.

Botimet e saj "La Liberta" "Poezi qe merr fund pas pushkatimit" " Jetoj Ringjallien" .Ndersa ne vitin 2004 botohen dy libra te tjere te saj "Vetmi e Largesise" si dhe vellimi me poezi "Plage shpirti"
Aktiviteti i saj eshte i shqueshem ne fushen e atdhedashurise dhe te bashkimit te shqiptereve ngado ku jane .Nje kontribut te vecante znj. VITORE, ka dhene per ceshtjen CAME dhe pavaresine e Kosoves .
Nderkohe eshte dekoruar nga ish presidenti ALFRED MOISIU. me Medaljen e Arte te Mirenjohjes, per punen e saj humane ne emigracion .
Figura te tilla si znj. Vitore Stefa e pasurojne edhe me shume qytetin e Beratit duke i shtuar ato vlera te pazevendesueshme sic jane vlerat njerezore .
Berati,ky qytet muze shquhet, per pasurine kulturore qe mbart me vete ,por ne nje dite te vecante dhe domethenese ,duke lartesuar veten e tij me hyrjen ne UNESKO do te lartesoje me shume figuren e bijes ,qe u lind u rrit dhe punon per te ZNJ. VITORE STEFA (LEKA)
PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
Shkruan Agim Gashi
Sot më 21 janar 2009, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.
Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas tri viteve pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.
Koha prej tri vitësh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperotetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerzit e politikës botrore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjiçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vllëzërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.
Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.
Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!
Revista "Shqipëria etnike" U1_presidenti_rugova2
Doktor Ibrahim Rugovën që tri vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë.
Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushou së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.
Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.
Sot pas tri vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:49 am

Me rastin e 3 vjetorit të vdekjës së Dr. Ibrahim Rugovës
Revista "Shqipëria etnike" U2_Presidenti_i_kosoves-Ibrahim_RugovaNga Ismet M. Hasani - Suedi
KOSOVA - DR. RUGOVA
- Elegji -
Ngo çka t’thëm ore lum miku!
Kosovës kurrë s’ju nda rreziku,
E okupuar e pa liri
Kanë dashtë krejt me e ç’bi.
Qysh para vitit 1990- të
Kosova pa Kushtetutë pat mbetë,
Nuk ishte kush për të të flet
As me folë as me shkrua n’gazetë.
Hiç pa pritë e pa kujtua,
Një profesor u lajmërua
S’e di se si e sjelli "ora"
Po i thonë me emër Ibrahim Rugova.
Ai i priu popullit shqiptarë,
Me durim ia dha rrugën e mbarë.
Aman vëllezër – të durojmë!
Të gjihta të drejtat do t’i fitojmë!
Kishte ndjenja patriotike
E formoi Lidhjen Demokratike.
E regjistroi në Protokoll zyrtarë
Partija e parë e popullit shqiptarë!
Lidhja Demokratike, Parti e re
E muarr emrin LDK-e
E formoi Ibrahim Rugova
Iu bashkangjitë Kosova dhe Diaspora.
N’ballë t’LDK-së priu i pari
Ibrahim Rugova – zog shqiptari.
Për liri të popullit t’ vet
S’po ja ndien për krajl as mbret.
Popullin shqiptarë ai e bashkoi
LDK-në shpejt e forcoi,
Mblodhi kuadro e intelektualë
Hovin LDK-së s’ka kush t'ia ndalë!
Dr Ibrahimin e pranuan t´parë,
Ishte Kryetarë i shkrimtarve shqiptarë,
Ishte n’Lidhjen e shkrimtarve t’Kosovës
Rritej autoriteti i Dr. Rugovës.
Prej Ibrahimit lindi ideja:
”Duhet gjetur forma të reja”
Me e bindë këtë popull për durim,
Është popull bujar, fisnik e popull trim.
Duhet këtij populli me i pri'
Se ka mbetë si n’rrugë pa kry'!
”Tufa e deleve që s’ka bari
një nga një ujku e i përbi'.
Ai që popullit mirë s’i flet
S’ka shka i vyen as jeta e vet,
E kush prej tyre e lypë ’danë
Atë shumë shpejt ujku e han'!
Këto i kujtonte Ibrahim Rugova
Mbi kokë i rrinte populli e Kosova,
Por ai që ka ndjenja të larta
E dallon ç'është Dita e Nata.
E di ç´është Drita e Errësira
Ia mendon popullit ditët e mira.
Ai që popullit ia do t’mirën
Ia jep dritën ia zhdukë errësirën!
Ibrahim Rugova ishte largpamës
I tregojë ndjenjat qysh si nxanës
Ato i pati gjithënjë n’kujtim
Se si fëmijë është rritë jetim.
Ia patën vra gjyshin e babën e tij,
Si jetim pat mbetë në vegjëli.
E dhimbëshme i ka shkua rinia
Si jetim e kanë rritë kojshija.
Këto janë kujtimet nga fshati Cercë,
Ku Ibrahimi ia ka nisë me ecë.
Me shokë t’vet dikur tuj lue
Po prej tyre është dallue.
Tregon një plakë e fshatit Cercë
Për Ibrahimin e djemtë e vet:
”Kur t’gjithë fëmijët shkojshin me lue
Ibrahimi u mbyllte n’odë tuj mësue!”
Lindi e u rritë në fshatin Cërce
U shkollua e u bë doktor shkence.
Edhe gjatë studimeve është dallua,
E pastaj shumë vepra ka shkrua...
Shumë nder veprat e Ibrahim Rugovës
janë kuptuar vonë nga inteligjenca e Kosovës;
Se është dashtë mirë me i studiuar
E pastaj me i analizuar.
Çka ka thënë populli i Kosovës?
"Jemi të gjithë t’Epokës Rugovës!”
E ngriti lartë emrin – shqiptarë
E bëri të njohur në botën mbarë.
Shumë e vogël është dukur Kosova
E bëri të Madhe Ibrahim Rugova;
E ndryshoi popullin e vet,
Për DURIM e njohti çdo shtet.
Pa forca ushtarake e pa polici,
E udhëhoqi popullin me mençuri,
Duke ndjekur Rrugën e Drejtësisë
Bëri Rresistencë paqësore krejt Serbisë.
S'i trebej syri prej armikut
Zbatonte "Kushtetuten e Kaçanikut",
Dhe "Deklaratën e 2 korrikut"
Ballë për ballë me zemër t’çelikut.
Për meritat e Ibrahim Rugovës,
e zgjodhi populli - PRESIDENT T'KOSOVËS,
E UDHËHOQI KOSOVËN REPUBLIKË,
Këtu ka qëndruar – askund s’ka ikë.
Kur iu rrezikua qëndrimi n'Pushtet,
Rezidencë e bëri shtëpinë e vet.
I pritte e i pecillte të gjithë me rend,
Ashtu sic vepron njeriu me mend.
Rreziqet e tmerret kurrë s'iu ndanë,
Është çudi s’i shpëtoi e nuk e vranë?
E vërtetë është - Zotit ju ka lutë!
Prej njerëzve trima kurrë nuk është tutë.
Njeri i urtë me ndjenja patriotike
I simpatizoi forcat Veri-Atlantike
U bë mik i mirë me Amerikën
Në zemër Serbisë ia pat futë frikën.
Me fjalë të mençura e urtësi
Me qëndrim dinjitoz e burrëri,
Në Botë fitoi shumë simpati
U bë i njohur emri i tij.
Me durimin e popullit të vet
Që i përkrahur nga çdo shtet.
U depërtoi në zemra ky burrë trim
I bindi me formulën – vetëm durim!
Dr. Rugova e ka rrespektua t’parin
Ka adhuruar Zotin që e do durimtarin,
respektojë t’gjithë popujt,
Por n'radhë të parë SHQIPTARIN.
Të gjitha këto vargje që po ia kushtoj,
Me folë s’po mundëm, pa shkruar s'duroj.
Kah po shkruaj po më dridhet dora
Oh çfarë burri ka pasë Kosova!
S’jam shkrimtar, e as poet,
Mos me shkrua zemra po m’pelset.
Çka po fol zemra po shkruan dora
Pak po ngutëm, se po kalon ora.
Nga po më vijnë mua këto fjalë?
V e t p o b ëjë ç u d i!
Z o t i që më ka falë,
Ai po më jep fuqi.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:50 am

E shkurtër për Dr Rugovën ishte jeta,
në moshë të re e mori vdekja,
sikur edhe pak të kishte jetuar
Pavarësin e Kosovës pat m'i përfunduar
Kur po e kujtoj vdekjen
E këtij burri trim,
Dora po me dridhet
Vepra e tij m’jep inspirim.
Familjes Rugova, po i drejtohem
E nderuat veten dhe krejt Kosovën,
Për DURIM ua kemi dhënë dorën
Me dinjitet e pritet popullin që erdhi
për Dr. Rugoven!
Zonja Rugova, u tregove burrërore
Je bijë e fisit e tokës arbërore!
E humbe burrin, por i ke fëmijtë
Mendo ardhmërinë për tre t’bijtë.
O ju fëmijët e Ibrahim Rugovës!
Babën e patët President t’Kosovës.
Tash prej jush jetësisht është nda
A ju kjujtohet, amanet çka ju la?
Baba i juaj i mençur, ju la trashëgim:
Dije, urtësi edhe e d u k i m.
Por ju të bijtë e babës së mirë,
Keni obligim- pranone me dëshirë.
Keni pasë babën shumë të njohtur
E ka nderua këtë vend edhe këtë popull.
Ka jetuar në vuajtje dhe në robëri,
Por popullit të vet i siguroi liri.
Pra, keni kujdes, ju fëmijtë e Ibrahimit,
Kurrë mos t’i ikni ju obligimit:
Duhet të kujtoheni ju natë e ditë
Që babën e juaj mos me e koritë!
Edhe për se vdekuri ta respektoni,
Kështu urdhërin e Zotit në vend e çoni,
Sa herë që baba juaj ka kuvendë
Ai gjithëherë Zotin e ka përmendë!
O populli im, që shum pritët në rend
Eh! sa keni punar të gjithë ju me mend
E nderuat edhe për së vdekuri Dr Rugovën
Që terë jetën e vet e shkriu për Kosovën.
Vdekjen e tij e pritem me shumë pikëllim,
Oh sa populli erdhi – për ngushëllim!
Kjo na bën të fortë, ndihemi krenar
E kemi traditë se jemi shqiptarë!
Shumë njeriu ka ardhë për vdekjen e dr. Rugovës
Personalitete të mëdha prej krejt botës,
Treguan respekt ndaj Presidentit t’Kosovës
Na e ngjallen për se vdekuri këtë burrë të botës.
Të gjithë të pranishmit në Ceremoninë Mortore,
Qendruan në heshtjen e tyre madhore.
E nderuan Hymnin e nderuan Flamurin
E lidhen Pavarsinë – e nderuan B u r r i n!
Ceremonia mortore e Ibrahim Rugovës
I tregoi edhe një herë popullit të Kosovës:
- “Shifni se çfarë burri ua muarr vdekja!
Por nuk ka vdekur, se po flet vepra!”
Ashtu shqiptarët si e kanë traditë,
Burrat e botës mirë i kanë pritë;
Edhe pse i gjatë ishte shumë rendi
Bash secilin e kërkonte vendi.
N’Ceremoni mortore kush foli i pari?
Foli Kolë Berisha - nënkryetari!
Tha: ” e pikëlluar është dita e sotit
S’është rendi i fjalëve por i lotit!
Letrat shqipe e humbën shkrimtarin
Kosova e humbi sot Kryetarin,
Familja e humbi kulmin e shtëpisë
LDK-ja e humbi t’parin e Partisë...”
Foli Nexhat Daci me urtësi:
“ Të lutemi Ty, o Perëndi!
Ke mëshirë ndaj shpirtit të tij!
E ka lënë Kosovën të veshur në të zi.
Të falemi e të lutemi o Perëndi!
E bekon shpirtin e tij,
Të pushojë n’Parajsë për jetë,
Të pushojë i qetë n’Kosoven e vet!”
Pastaj foli zotëri Petersen:
”Dr Rugova keq po na len,
krejt Kosoven e ka pikëllua,
por më se keqi ma ke bërë mua!
Është vështirë me te zavëndësua
Shumë përpara me ty kesh tuj shkua!”
Po i flet Peterseni familjës Rugova:
”Zonja Rugova ty t'u drejtova!
Dhe fëmijve Mendimit, Ukës dhe Teutës,
Mbani mend fjalët prej më të urtës:
"Ju jeni familje patriotike,
Ibrahimi zgjodhi rrugën demokratike,
I forcoj marrëdhëniet me Amerikën mike
Dhe me Aleancen Veri- Atlantike!”
Havier Solana foli fjalë të mira:
” e kam njohur dr. Rugoven në ditë të vështira
e zgjodhi paqen dhe durimin
ai s'e duroj dot okupimin...!
Shpejt e njohtoi opinionin botëror
Dhe Forcat e NATO-s erdhen n’Kosovë
E bombarduam Serbinë armike
E shpëtuam prej gjenocidit Kosoven mike!”
Po folë ngadal i deleguari Xhekson:
”Prej OKB Xhorxh Bushi më dergon!
Shprehju ngushëllime popullit të Kosovës
Për vdekjen e Presidentit –Dr. Ibrahim Rugovës!”
Të gjithë këta burra nga e tërë bota
Do t’i kujtojë shumë gjatë Kosova,
Që na ngushëlluan në kohë të vështirë,
Dhashtë Zoti - ua kthejmë me të mirë!
Jetën dhe vepren e Ibrahim Rugovës
S'e harron kurrë populli i Kosovës,
Sa të është jeta për me jetua
Emri i tij s’ka me u harrua.
Si përkujtim nga populli shqiptarë
Duhet t’i ngritët një lapidar
T’i shkruhet emri me shkronja të arta
Të mësojnë për te shumë gjenerata.
Kurrë mos t’harrohet ky djal shqiptari
I priu Kosovës në kohë më i pari
Në LDK i pari revolucionar
N’krejt Kosovë Presidenti i parë.
Për vepren e tij revolucionare,
duhet shkrua shumë memoare.
Se e njofti krejt bota mbarë
Të hyn në Historinë e Kombit Shqiptarë.
Të shkruan për të historia
Të mësojnë nxënës, studentët e rinia,
Ky e njeri e drejtoi njerëzimin
Na mësoi për paqen dhe DURIMIN.
Kur të studiohen veprat e tij,
Mësohet një e veqantë të ky njeri:
”Ka qenë i mençur ka pasë urtësi,
që shifen në çdo fjalë të tij...!”
Urtësia e tij është – FILOZOFI
E lidhur ngushtë me -PSIKOLOGJI
Për burra të shtetit - DIPLOMACI
Prandaj quhet - ”EPOKA E TIJ”.
Mençuria dhe drejtësia e Dr Rugovës
U bë e njohur në analet e botës;
U bë mësim për njerëzit e kohës
Si udhëheqet populli pa dorën e forcës!
Si udhëhqet në DEMOKRACI,
Pa pasë ushtri as polici,
Këtë e bën veq një njeri
MOS U HARROFTË EMRI I TIJ!
Edhe shumë vargje për ty me i shkrua,
Pak më duken, sa shumë ke meritua,
E di këtë krejt njerëzia
Me ty do të merret tash HISTORIA.
Nëpër Fakultete e Shkolla të Larta,
Emrin tënd me shkronja të arta,
Nëpër libra e nëpër harta
do të mësojnë shumë gjenerata...
Suedi, 26 janar 2006
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:52 am


Revista "Shqipëria etnike" U1_GjergjKastrioti
Debati për Skënderbeun

Koment interesant - apo rreth tentativave për "shkombëtarizimin e Skënderbeut"‏

Nga Sadik Bejko
]

Debatet e sotme mbi Skënderbeun janë vazhdim i debatit të vjetëm mbi identitetin. Në emër të çmitizimit sulmet mbi Skënderbeun u shtrinë edhe mbi ata që kanë mbrojtur një identitet të qëndrueshëm të shqiptarëve: mbi gjuhëtarë, historianë, shkrimtarë.
Çmitizuesit gjithmonë kanë theksuar se nuk ekziston një thelb i qendrueshëm kombëtarist, se vetëm shqiptarët që i kanë trutë të kripur me mite, pranojnë një gjë të tillë, pra nuk ka identitet të qëndrueshëm, e pra dhe Skënderbeu s’ka qenë kurrë ndonjë figurë që përfaqëson ndonjë identitet të tillë etj. Atë e kanë mitizuar historianët dhe letrarët e fantaksur.
Po ndalem te romani “Kështjella” i Ismail Kadaresë, roman që në debatet e fundit mbi Skënderbeun, u cilësua si roman që mitizonte Skënderbeun. Të shohim si mitizohet Skënderbeun në romanin “Kështjella”.
Në faqen 113, të romanit “Kështjella”, botimi i parë, Tiranë 1970, shkruhet: “Ne mund t’i pushtojmë kështjellat e tyre, por në fund të fundit ato një grumbull gurësh janë… sa gjëra të ngatërruara vijë pas luftës. Ose të marrim gjuhën e tyre… sa e vështirë është të thyesh diçka në konstruktin e kësaj gjuhe…” Kështu flet kryeveqilharxhi, një nga personazhet e romanit. Në faqen 110 ai pohon: “Padishahu i madh ka njerëzit e vet që i studiojnë të gjitha… Ata janë specialistë për shkombëtarëzimin e popujve…”. Në roman flitet dhe për sjelljen e ca zakoneve që do ta rrënojë këtë popull nga brenda, për ngritjen e minareve në vend të kryqeve, për ndërrimin e veshjeve të grave… për ndryshime në konstruktin e gjuhës… për heqjen e rritjes natyrale të popullsisë, se, siç thotë kryeveqilharxhi, “Goditja më e fortë kundër një populli është ajo që i bëhet të ardhmes së tij.” (fq 109).
Portreti i Skënderbeut në këtë roman që e përflasin çmitizuesit tanë, është përshkruar në faqen 112:
“Nga pamja është i zakonshëm… ato ditë Skënderbeu kishte qenë, siç duket, i ftohur. Ai fliste me zë të ngjirur dhe shallin, me të cilin kishte mbështjellë grykën, nuk e hiqte as gjatë bisedimeve.
- Me shall rreth grykës, - tha si përgjumshëm kronikani. – Çudi pra, kaq i zakonshëm.”
Ky është portreti i Skënderbeut në romanin “Kështjella”. Nuk është “mbreti i bukur si petriti”, siç e portretizon Naimi, as “madhështor, me mjekër të gjatë e të dredhur, hundëshkabë” si tek Noli i vitit 1926.
Kadareja e ka ditur se përmbi kështjellat dhe heronjtë, qoftë dhe të një kryeheroi si Skënderbeu, në historisë e një populli më e rëndësishmja është ruajtja e identitetit të tij. Shqiptarët në kohën e ndeshjes së tyre me osmanllinjtë kanë qenë popull me një identitet të formuar dhe luftuan për ta mbrojtur atë edhe pasi u pushtuan dhe u rrënuan kështjellat e tyre. Romani “Kështjella” kësaj ideje i mëshon dhe jo skënderbejadës: turqit otomanë donin t’i vrisnim të ardhmen këtij vendi, ta shkombëtarizonin atë. Kështu pas tyre dhe komunistët…
2.
Debati i fundit për Skënderbeun, siç e thamë, të ngjan me debatin e një a dy viteve më parë, me debatin për identitetin dhe qytetërimin shqiptar. Rreth këtij diskutimi palët ndahen përsëri: modernistët, të majtët, qytetarët e botës, ata që besojnë tek të qenit qytetarë të botës, idhtarë të mendimit rreptësisht shkencor, përplasen me ata që e duan historinë, atdhetarinë qoftë dhe me mitet, qoftë dhe me thesaret e një kulture tradicionale. Të quajturit modernistët kanë shumë vërejtje mbi këtë kulturë, mbi personalitetet e saj, mbi shkencën dhe letërsinë e mëparshme të saj. Sipas tyre, kjo trashëgimi i ka fajet për gjendjen e sotme, gjendje me një krizë të qartë të kombëtarizmit nga varfëria dhe prapambetja e sotme. Sigurisht, si të afërt me disa nga eksponentët e komunizmit, modernët, idhtarët e qytetarisë botërore, u volit më shumë që fajin t’ia vënë kombëtarizmit, kulturës, traditave shqiptare. Në këtë pikë ata kanë përkrahjen e një situate të krizës së kombëtarizmit pas rënies së komunizmit. Si duket, fajet për prapambetjen e shqiptarëve nuk i ka komunizmi, por kultura shqiptare, kombëtarizmi në përmbajtjen e tij.
Sa për ta skicuar lehtë historinë e mendimit çmistifikues tek ne, kjo kulturë e luftës me mitet nisi pas pavarësisë së shtetit shqiptar. Deri atëherë rilindasit kishin prodhuar mitet e atdheut të bukur, e atdheut parajsë, e gjuhës shqipe si gjuhë perëndish, e shqiptarit trim dhe bujar, e gruas shqiptare punëtore dhe pa cene, etj. Kur u formua shteti, parrulla e të diturve ndryshoi: tani që e bëmë Shqipërinë, të bëjmë shqiptarët. Konica, inicuesi i frymës kritike, për herë të parë e pa shqiptarin lakuriq, me shumë cene e të meta të rënda. Këtë frymë ndoqi dhe Fishta i publicistikës dhe i satirave. Noli qe rilindës në shumë drejtime, por luftoi për një shtet demokrtatik me institucione perëndimore. Parrulla e tij qe: Yxhym t’i vëmë shqelmin feudalizmës.
Pas këtyre neoshqiptarët me Branko Merxhanin dhe Vangjel Koçën luftuan ta modernizonin kombtarizmin e shqiptarëve.
Vala e tretë e çmitizimit vjen me komunistët shqiptarë, për këta gjithçka e kaluar ishte reaksionare, duhej filluar nga viti zero. Në ndryshim nga mendimi çmitizues i mëparshëm që donte një Shqipëri të modernizuar në mentalitet dhe në institucionet e saj, por duke e ruajtur kulturën tradicionale, komunistët donin rrafshimin e gjithçkaje në kulturën identitare, për të krijuar Shqipërinë e re, jetën e re, njeriun e ri.
Vala e katërt e çmitizuesve janë këta të sotmit, të cilët dhe se nuk kanë krijuar figura të formatit të Konicës, Fishtës, Branko Merxhanit, duke pasur hapësirë në supermediat e sotme, i përcjellin mendimet e tyre më gjerësisht.
3.
Sigurisht çmitizuesit e sotëm, idhtarët e idesë së qytetarizmit botëror, nuk janë komunistë. Madje ata e identifikojnë komunizmin me kombëtarizmin dhe kështu kombëtarizmi bëhet edhe më i pambrojtshëm. Por ata ruajnë filozofinë bazale komuniste, atë çfarë ishte themeli i tij: të jesh e kundërta e çdo kombëtarizmi, në emër të internacionalizmit. Ruajnë dhe filozofinë e tij të modernes, të më së përparuarës, të besimit te arsyeja, te shkenca, te çmitizimi, te mohimi i botës së vjetër, i tradicionales, në emër të së resë, përparimtares. Kësisoj ata e quajnë veten dhe progresistë, si e kundërta e asaj që të jesh tradicionalist. Pra mendimit komunist ata i heqin vetëm kombëtarizmin, të cilin edhe vetë komunizmi e pëdorte si butafori në shfaqjet e tij dhe si demagogji, a si perde, si tym syve për synimet jo kombëtariste të tij.
Teza kryesore e progresistëve, në emër të vështrimit kritik të të gjitha trashëgimive tradicionale, është se nuk ka një kombëtarizëm të ngulur me rrënjë në thellësi të kohërave. Si të tillë ato figura të traditës kombëtariste që letërsia, shkenca, folku i kanë sjellë si mite të mëdha historiko-kulturore, si shenja kryesore të mitit më të rëndësishëm për çdo kulturë, të mitit të të parëve, të etërve, me të cilët pasardhësit identifikohen, pikërisht këta duhet të rrëzohen e të rrënohen. Ata po se po, por edhe ato figura shkencore apo artistike që na i kanë përcjellë figurat historiko-mitike me veprat e tyre. Jo rastësisht në qendër të sulmeve të tyre vihen Skënderbeu, gjuha shqipe, historia, institucionet tradicionale të shqiptarëve. Për pasojë edhe disa nga figurat e njohura të lëvrimit të kombëtares, si: Kadare, Çabej, Buda, rilindasit.
Më i mprehtë dhe më sarkastik bëhet fjala e progresistëve kur flitet për mitet. Pa, pa, pa… këtu ata bëhen të tmerrshëm, nuk të falin. Po ç’t’i bësh që në botë ka vende shumë të njohura dhe më një histori tragjike mijëravjeçare që i duan mitet. Shkoni e u thoni hebrenjve hiqni dorë nga mitet tuaja. Nga Moisiu, Abrahami, Davidi dhe Solomoni etj. Ata këto mite i mbajtën gjallë, u dhanë identitet, i mbajtën me frymë edhe gjatë holokaustit dhe pas gati dymijë vjetësh pa atdhe, i rikthyen në Tokën e premtuar. Festat, porositë e Moisiut, psalmet e Davidit, sinagogat ata i morën me vete kudo. Këtu është kyçi i identitetit të tyre.
Çmitizuesit deri tani nuk kanë dalë vetëm kundër Nolit dhe Konicës, të cilët me gjithë frymën e tyre tërësisht novatore në kulturën shqiptare, inicues të kritikës së miteve të Rilindjes, nuk hoqën dorë nga Skënderbeu, gjuha dhe kultura shqiptare, madje prodhuan disa nga vlerat më të shquara në këto fusha. Dhe ata ishin figurat intelektuale që çdo kulturë në botë do të donte t’i kishte si pasuri të saj.
4.
Në fund të fundit, nuk kam asgjë me progresistët a internacionalistët veç asaj që ata po shfaqen si autoritaristë, si përjashtues të gjithë të tjerëve, duke na i shfaqur pikëpamjet e tyre si paraja më e fundit e mendjes në botë e duke na thënë se kombëtarizmi është autoritarist. Kjo botë ka vend dhe për ata që janë tradicionalistë, idealistë, krijues mitesh, ndjekës të racionalizmit, të pozitivizmit ala Ogust Komte etj. Një nga poetët më modernë italianë të shekullit XX, nobelisti S. Kuazimodo, e quante poetin, veten, krijues mitesh (shih poezinë “Epitaf për Bice Donetin”). Edhe Hollivudi ka mitet e tij të mëdha.
Ndonjë nga progresistët, nga më të zellshmit miterrënues, të habit dhe me zellin si mitekrijues, psh ai mitizon një shkrimtar, e quan atë “të gjallë, të gjallë e mal mbi male”. Dhe kjo etje mitizuese të habit kur këtë e bën një çmitizues. Por mbase çmitizuesin dhe shkrimtarin i bashkon që të dy zelli për të rrëzuar mitin e Skënderbeut, të cilin shkrimtari i mitizuar prej çmitizuesit e quan hajdut kuajsh. E kjo na çon te një hulli tjetër: me këta çmitizuesit e Skënderbeut bashkohen dhe dumbabistët, rudimentet e turkoshakërisë në mendimin tonë në këto vitet e fundit. Dumbabistët e sotëm e akuzojnë Skënderbeun si renegat të baba Sulltanit. Për çudi një cilësim të tillë të Skënderbeut e bën dhe ndonjë shkencëtar i përkthyer nga progresistët dhe i promovuar prej tyre si fjala e fundit e shkencës. Shumë çudira gjen te këta progresisto-jokombëtaristët. Janë çmitizues dhe thurin mite, janë progresistë, por bashkohen me turkoshakët, janë për hapjen, për progresin, por duke përjashtuar këdo që nuk i pëlqen ata, e shfaqen veten tërësisht si autoritaristë, janë kundër komunizmit, por ruajnë prej tij filozofinë e çmitizimit të tradicionales.
5.
Historianët e qytetërimeve na thonë se ekzistojnë tiparet thelbësore të një identiteti, të cilat përcaktojnë fizionominë e një populli edhe në ndryshimet që me kohë mund të vijnë. Këto tipare janë shfaqur me shkrim, për herë të parë, në një letër që athinasit ua bënin spartanëve kur i ftonin të bashkohen me ta në luftën kundër persëve në shekullin e pestë para erës së re. Këto tipare kyçe identitare sipas athinasve të shek. V janë: gjaku, gjuha, feja, mënyra e jetesës.
Në rastet e pushtimeve të gjata qytetërimi rrudhet e rrëgjohet, sa thua zhduket, por në rrethana të favorshme ai ringjallet, se, siç thotë F. Braudel, nganjëherë për identitetin një mijë vjet kanë vlerën e një episodi të vetëm. Kështu hebrenjtë u kthyen në identitetin e tyre pas mijëra vjetësh, kështu dhe spanjollët e islamizuar pas Rekonquistës, u kthyen më me forcë te identiteti i tyre.
Puna e Kadaresë me letërsinë, e Çabeut me gjuhën, e Aleks Budës dhe e sa e sa të tjerëve si këta, që punuan për identitetin e shqiptarëve nuk mund të hidhet poshtë se disa të quajtur progresistë a çmitizues vetëm se kanë akses në media, duan t’i hedhin poshtë. Ata na kanë mësuar se gjaku, gjuha, feja, mënyra e jetesës ishin gjërat e përbashkëta të shqiptarëve që kur ata e krijuan identitetin e tyre. Shqiptarët kanë një histori të gjatë, kanë një përvojë të vetën në ruajtje të këtij identiteti. Dhe ata mund të krenohen për këtë identitet që kaloi nëpër sprova shumë të rënda.
Dërgoi Avni Dervishi

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 12:56 am

Si kanë bashkëjetuar shqiptarët me serbët në Beograd?
Aktori Bekim Fehmiu, figura shqiptare më e njohur e shqiptareve të Beogradit

Pergatiti: Eglantina Nasi

Që në 1925, studiohet gjuha dhe letersia shqipe

Keshilli i Fakultetit Filozofik ne Universitetin e Beogradit, me 31 maj te vitit 1925 e ka marre vendimin te themelohet Seminari per "filologjine shqipe", i cili i eshte besuar Henrik Baricit. Per lektor me honorar per gjuhen dhe letersine shqipe eshte zgjedhur Xhevat Kora, ne vitin 1925, emigrant i Shqiperise, ish-drejtor i gjimnazit ne Shkoder. Ai gjate vitit shkollor 1927/28 ka mbajtur "Kursin e gjuhes shqipe per fillestare", pas se cilit eshte larguar nga Beogradi. Si lektor-vullnetar, per shkak te mungeses se mjeteve, eshte zgjedhur Vojislav Danetovic ne vitin 1935, serb i Kosoves, i lindur ne Vushtrri, i cili dinte te fliste shqip mire. (Danetoviq, po ate vit e ka mbaruar romanistiken ne Zagreb). Ne vitin 1937 ky seminar eshte suprimuar, gjate kohes se afrimit te Shqiperise dhe Italise. Ne kete fakultet, seminari per gjuhen shqipe e ka rifilluar punen ne vitin shkollor 1948/49, dhe per ligjerues eshte zgjedhur Vojislav Danetovic. Ne kohen e perkeqesimit te marredhenieve ndershteterore midis Jugosllavise dhe Shqiperise ne vitin 1949 dy muaj eshte suprimuar. Pas kesaj e ka vazhduar punen normalisht. Per asistente jane zgjedhur Anton Eta dhe Idriz Ajeti ne vitin 1950, te cilet po ashtu e kane kryer romanistiken ne Universitetin e Beogradit. Me vone te dy jane bere shkencetare prestigjioze. Ne vitet e 60-ta, Seminari per Albanologji ne Fakultetin Filologjik te Beogradit e ka vazhduar punen si dege e vecante e gjuhes dhe letersise shqipe, te cilin e ka udhehequr dr. Vojisllav Danetoviq, dhe pas vdekjes se tij dr. Halit Ternavci dhe nje kohe si lektore, dhe pastaj si docente dr. Gjystina Shushka

Dikur, Beogradi qender e studimeve per shqiptaret e Kosove

Para Luftes se Dyte Boterore nje numer i konsiderueshem i shqiptareve te Kosoves studiuan ne Beograd. Ne gjimnazin e pare te meshkujve maturoi Mehmed Barjakterevic (Meto Bajraktari), i cili me pare per shkak te propagandimit te komunizmit, u largua nga Medresa e Madhe ne Shkup (e quajtur "Medreseja e Kuqe"), pastaj u perjashtua nga gjimnazi ne Prishtine, u refuzua nga gjimnazi ne Vranje dhe u ndoq nga gjimnazi ne Peje. Ne Universitetitn e Beogradit drejtesine e studiuan Zenel Ajdinovic (Hajdini), Mehmet Barjaktarevic (Meto Bajraktari), Ramiz Sadikovic (Sadiku), qe te tre e kane humbur jeten si partizane ne Luften e Dyte Boterore dhe jane shpallur heronj te popullit, Rashiq Dedovic (Deda), gjithashtu e humbi jeten si partizan, Aziz Sulejmanovic, luftoi si partizan, Esad Imerovic (Imeri), Kurtesh Agushevic (Agushi).

Pas Luftes se Dyte Boterore Beogradi nje kohe ishte qender ku studionin shume shqiptare te Kosoves. Doktoret e pare te shkencave nga radhet e shqiptareve te Kosoves dolen nga Universieti i Beogradit. Idriz Ajeti, disertacionin e mbrojti ne vitin 1958 ne Fakultetin Filozofik nga lemi i shkencave filologjike. Ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, ne vitin 1959, ne menyre madheshtore e ka mbrojtur tezen e doktoratures Dervish Rozhaja nga lemi i shkencave biologjike, dhe atehere ishte doktori me i ri i shkencave ne Jugosllavi, po kete vit ne lemin e veterines doktoroi Esat Mekuli. Hasan Kaleshi ne vitin 1960, ne Fakultetin Filozofik mbrojti tezen e doktoratures.


Martesa te perziera midis shqiptareve dhe serbeve

Ne Beograd nje numer studentesh shqiptare kane lidhur martese me serbe, Anton Eta (i biri Lazari, jeton ne Beograd), Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Erolin dhe Damirin), Hilmi Thai (e bija Valbona), aktoret Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojne ne SHBA) dhe Faruk Begolli, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmesdrejtor i Bibliotekes Popullore te Beogradit (ne fund te viteve te 70-ta ka kaluar ne Prishtine) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanovicit, autorit te "Librit per Kosoven", ka qene e martuar per Martin Camajn, emigrant nga Shqiperia, shkrimtar, i cili e ka studiuar sllavistiken ne Beograd dhe me te cilin ka emigruar ne Itali ne vitin 1956, sepse eshte urdheruar qe ta braktise Jugosllavine. (Kane jetuar ne Mynih, ku ka qene profesor i gjuhes shqipe ne universitetin e atjeshem. E kane prishur martesen ne fund te viteve te shtatedhjeta).

Diplomati Elhami Nimani eshte martuar me Sonjen, te bijen e mitropolitit te Sremit dhe Karlovcit Rajicin, e cila ka shkuar ne Kosove ne vitin 1945 me divizionin e 46-te LN, ne repartin e Agitropit. Disa politikane shqiptare, te cilet kane jetuar ne Beograd, jane martuar me serbet e Kosoves ne mesin e tyre jane Ali Shukria me Dushanken, (i kane dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy femije Ilirin dhe Dijanen), Kol Shiroka (Leken dhe Jugosllaven), Alush Gashi me Lejlen (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momiren (vajzen Meriten, e cila ka vdekur heret), Halil Fejzullahu me Danicen, (vajzen Kaqushen, ka qene punetore e njohur politike, si dhe djemte Koraginin, i cili e ka humbur jeten ne fatkeqesi komunikacioni, dhe Petritin hendbollist ne ekipin e "Crvena zvezdes" se Beogradit. etj. Nje numer shume i vogel i martesave eshte bere midis shqiptareve dhe serbeve. Nje nga rastet e rralla eshte midis Eleonores, e bija e politikanit Mehmet Hoxhes dhe Boshko Jovanovicit ( kane dy djem).

Shqiptaret e dalluar te cilet ishin banore te Beogradit

Ne mesin e shqiptareve qe jetuan dhe qe jetojne dallohen Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, Alush Gashi (mbesa e tij Antigona Andonov eshte gazetare e njohur ne RTV B92), Ali Shukria, Sinan Hasani, Kol Shiroka, Hadije dhe Murat Morina (djemte e tyre Edmondi dhe Petriti jane eksperte per kompjutere, tani jetojne ne boten e jashtme), Sokol Nimani, drejtor i Fondit per Rezerva, me bashkeshorten Antigonen, perkthyese dhe spikere (ata me femijet, Akilin dhe Zanen u shperngulen ne Kanada kur filluan lufterat ne ish-Jugosllavi), ambasadoret Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Xhavit Emini, Gjon Shiroka, Mesud Besniku, Kol Shkreli, (Elhami Nimani pas nje ngjarjeje tronditese, u sulmua fizikisht, vdiq me 1998, ne varrimin e te cilit ne Beograd u grumbulluan shume miq per t'i dhene lamtumiren e fundit), perkthyesi dhe shkrimtari Sitki Imami, gazetaret Hilmi Thai, korrespondent i "Rilindjes" dhe Masar Murtezai, redaktor i emisioneve ne gjuhen shqipe te TV Beogradit (68-74), me vone shef i kabinetit teFadil Hoxhes dhe Sinan Hasanit, eproret ushtarake te larte Xhemail Bajraktari, i cili beri vetevrasje, dhe Imer Dauti, i cili ishte disa vite komisar i Spitalit Ushtarak te Beogradit, e pastaj punoi si historian ne Institutin Ushtarak per Histori, doktoret Beqir Saitoviq, kirurg ne Spitalin e Traumatologjise dhe Ortopedise (vdiq ne vitin 1976), dhe Zekeria Elmazi, internist ne Entin per semundje interne dhe cerebralo-vaskulare, Albert Dushi, drejtor i "Filmske novostit" (Kinoditarit), Sherif Dunica, profesor ne Fakultetin e Ndertimtarise, Ismet Gjoshi, zbutes i njohur i qeneve dhe autor i librit "Zbutja dhe zbukurimi i qeneve", i cili u ribuotua disa here, Shefik Kryeziu, pilot i aviacionit ushtarak, i cili u pushua nga puna me 1993, tani biznesmen i suksesshem, Ilaz Lushta, perfaqesues i metalurgjise eke ne Beograd, ekspert i dikurshen ne Minieren e Trepes dhe perfaqesues i saj ne ekosllovaki, avokati Hysni Bytyqi i cili ne Beograd ka ardhur ne vitin 1963 ku gjate punes e ka mbaruar shkollen fillore dhe te mesme, dhe ka diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise ne Beograd, kurse ka doktoruar te drejten ne Tirane (kete ne vitin 2002 ne banesen e vet bashke me bashkeshorten e kane sulmuar disa persona te panjohur, per ka ka shkuar per sherim ne Londer ku ka vazhduar te jetoje), Ali Taraku, kapiten i ekipit perfaqesues te volejbollit jugosllav dhe trajner i ekipit te femrave "Radniki" te Beogradit (vdiq ne vitin 1980), Petrit Fejzullahu, hendbollist i shkelqyer ne klubin e "Crvena zvezdes" edhe ne ekipin perfaqesues te Jugosllavise, Fahri Musliu, gazetar i cili nje kohe ishte korrespodent i "Rilindjes", pastaj i "Bujkut", i te perditshmes "Zeri" te Prishtines, por ne te njejten kohe dhe i "Zerit te Amerikes", piktoret Matej Rodici dhe Isak Asllani, xhirues televiziv Fatmir Nushi, i cili eshte mjeshter i spoteve muzikore, Petrit Imami, profesor i skenarit per film ne Fakultetin e Arteve Dramatike ne Beograd i cili ne vitin 2000 e botoi librin "Serbet dhe shqiptaret nder shekuj" (Samoidat B92), ku i trajtoi marredheniet politike dhe kulturore midis ketyre popujve, aktoret Bekim Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, te cilet arriten karriere artistike shume te suksesshme ne Beograd.


Cilet shqiptare ishin me te njohur ne Beograd?

Padyshim me i njohuri eshte aktori i famshem i filmit Bekim Fehmiu. Me rastin e vizites Beogradit qysh ne vitin 1962, shkrimtari i njohur francez, Zhan Pol Sarter e verejti talentin e Bekimit ne shfaqjen e drames se tij "Pengjet nga Altona" edhe pse ai pati nje rol shume te vogel, i cili zgjati vetem disa minuta. Famen boterore e arriti ne filmin jugosllav "Mbledhesit e puplave" i cili ne vitin 1967 ka bere buje ne festivalin e filmit ne Kane. Ne Beograd e botoi pjesen e pare te memoareve te veta "Shkelqimi dhe tmerri", ku ne menyre terheqese e pershkruan femijerine e vet ne Prizren. Gjate viteve te 80-ta nje nga kengetaret me te popullarizuara te pop-muzikes ishte Zana Nimani. Edhe pse nuk jeton me ne Beograd kenget e saj edhe sot e kesaj dite degjohen me te madhe.


A ka pasur shoqata te shqiptareve ne Beograd?

Menjehere pas Luftes se Dyte Boterore eshte formuar nje shoqate e shqiptareve e cila ka vepruar nje kohe shume te shkurter. Nga mesi i nentorit te vitit 1957 ne Universitetin e Beogradit u themelua Shoqata letrare "Perpjekja", te cilen e perbenin studentet shqiptare te cilet kishin ardhur per te studiuar. Ajo se shpejti u be shoqate letrare-muzikore dh gjate ekzistimit te saj zhvilloi aktivitete mjaft te begatshme. Iu ndalua puna ne vitin 1984. Ne maj te vitit 1990 nje grup i shqiptareve biseduan per mundesine e formimit te nje shoqate te shqiptareve, ku nismetare ishin korrespodenti i atehershem i "Rilindjes" Fahri Musliu dhe Hysni Bytyqi, avokat ne Beograd, por shpejt u pa se nje gje e tille ne ate kohe ishte e pamundur. Ajo shoqate eshte dashur te quhet "Nene Tereza".


Disa rruge ne Beograd i moren emrat sipas shqiptareve

Skender-Begova Ulica (Rruga e Skenderbeut) gjendet ne pjesen e vjeter te Beogradit, ne Dorqol dhe quhet sipas heroit me te madh te kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skenderbeut qe nga viti 1896. Nje nga rruget me te vjetra ne qender te Beogradit "Makedonska ulica", prej vitit 1872 deri 1896 eshte quajtur "Kastriotova ulica" (Rruga e Kastriotit), ne kohen kur eshte menduar se ai ka qene me origjine serbe. Ulica Majke Angeline (Rruga e Nenes Angjeline) e mban emrin e bijes se Arianitit e cila eshte e martuar ne Shkoder me 1460 per princin serb Stefanin e Verber. Ai ishte i biri i Gjurgj Brankovicit nga Smedereva, te cilit per denim i ka nxjerre syte ne vitin 1441 dhendrri i tij Sulltan Murati II. Angjelina u eshte perkushtuar te varferve dhe te semureve, per ka ne Srem e kane quajtur "Nene Angjelina". Ne shenje perkujtese per te, Kisha Ortodokse Serbe e kremton 12 gushtin si Dite te Shen Angjelines. Ne fillim te shek. XVII kulti i saj eshte perhapur edhe ne Rusi. Prej vitit 1940 ne Beograd nje rruge ne komunen Zvezdara quhet sipas saj. Kondina ulica (Rruga e Kondes) quhet sipas nje shqiptari ortodoks nga Shqiperia Jugore, i cili ka treguar trimeri te madhe ne vitin 1806 kur Beogradi eshte liruar nga turqit. Kjo rruge ne qender te Beogradit e mban emrin e tij prej vitit 1872.

Esad-pasina ulica (Rruga e Esad Pashes) eshte emertuar me emrin e ketij shqiptari ne shenje mirenjohjeje, pasi i ka ndihmuar ushtrise serbeve gjate terheqjes permes Shqiperise. Gjenerali serb, Dragutin Milutinoviq ka thene: "Sikur te mos e kishim pasur Esadin si mik, ne do te kalonim edhe me keq ne vitin 1915 me rastin e terheqjes". Pikerisht per shkak te kesaj nje rruge ne komunen e Vozhdovcit e mban emrin e tij prej viti 1935.

Ulica Sadika Ramiza (Rruga e Ramiz Sadikut) e ka marre emrin sipas ketij revolucionari dhe komunisti nga Kosova, hero i popullit ne Luften e Dyte Boterore. Rruga gjendet ne Beogradin e Ri, afer bregut te lumit Sava, ne lagjen e dikurshme te punetoreve, sot jo larg hoteleve me luksoze ne Beograd "Hajatit" dhe "Interkontinentalit".

Skadarska ulica (Rruga e Shkodres) konsiderohet si nje nga rruget me atraktive ne Beograd, ne te cilen gjenden disa kafene te vjetra shume te vizituara, dhe kete emer e ka marre qysh ne vitin 1872. Kjo rruge dhe pjesa e qytetit eshte e njohur edhe me emrin Skadarlija. Me te njejtin emer quhet edhe nje rruge e vogel ne Zemun. Albanska ulica (Rruga e Shqiperise) gjendet ne nje nga komunat me te vjetra te Beogradit, ne Palilule. Kete emer e ka marre ne vitin 1927, dhe e ka pasur deri ne vitin 1972, kur eshte ndryshuar ne "Ulica Albanske spomenice" (Rruga e Perkujtimores se Shqiperise). Emrin e ka marre sipas asaj qe kane mbajtur mend ushtaret serbe te cilet jane terhequr ne kushte shume te renda permes Shqiperise ne vitin 1915. Ne komunen e Zemunit, menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, gjithashtu, nje rruge poashtu eshte quajtur Abanska ulica, dhe kete emer edhe sot e kesaj dite e mban. Draka ulica (Rruga e Durresit) gjendet ne pjesen e vjeter te qytetit, ne Dorqol, dhe kete emer e ka marre ne vitin 1930 sepse ai qytet ne Shqiperi u ka mbetur ne kujtese te bukur ushtareve serbe gjate viteve 1912-1913. Ljeska ulica (Rruga e Lezhes), e cila gjendet ne komunen e ukarices, e ka marre kete emer ne vitin 1930 per shkak te kujtimeve te cilat i kane pasur ushtaret e Ushtrise serbe ne vitin 1912, kur me 18 nentor e kane liruar kete qytet nga turqit, dhe me 1915 kur ne rruget e ngushta te ketij qyteti, ne rrugen ne drejtim te Durresit, kane kaluar shume ushtare te rraskapitur serbe dhe civile duke u terhequr para ushtrise austriake.

Palata Albanija (Pallati i Shqiperise) gjendet ne vendin ku para Luftes se Pare Boterore, ne qender te Beogradit, ka qene kafeneja "Albanija", emrin te cilin pronari ia ka dhene per ndere te luftetareve serbe te cilet ne vitin 1912-1913 kane luftuar ne Shqiperi. Eshte ndertuar ne vitin 1939 dhe ka qene ndertesa me e larte ne ate kohe ne Jugosllavi, te cilen e kane quajtur "Pallati i Shqiperise", sipas kafenese ne fjale, dhe me kete emer beogradasit e quajne edhe sot e kesaj dite.

Naile Mala-Imami
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:00 am




Revista "Shqipëria etnike" U1_albert-zholi1
Albert Zholi
"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se t’i bashkosh dy shqiptarë" (Gjergj Fishta)
Shaban Zeneli: Zëri im në kërkim të Çamërisë


Shaban Zeneli: “Amanet or bir! Të shkosh njëherë tek varret e gjyshit tënd dhe të mbjellësh një lule”.
Zëri im në kërkim të Çamërisë
Nga Albert Zholi
Shaban Zeneli është një ndër këngëtarët e parë dhe tipik çam, që të gjithë repertorin e këngëve të veta ia ka kushtuar tokës së të parëve. Zëri i tij tërhoqi vëmendjen e specialistëve të muzikës franceze, të cilët e çmuan si zë tepër të veçantë, si këngën historike çame, po ashtu dhe atë polifonike, duke marrë nismën që së bashku me të, të realizojnë në Çamëri një film për këtë trevë. Në këtë film që nuk kaloi pa incidente, Shabani luante jo vetëm rolin e këngëtarit, por edhe të personazhit kryesor. Zëri i tij magjik nga studiuesit francez cilësohet si i rrallë dhe me vlera të spikatura.
Na thoni diçka mbi prejardhjen, kur ka ardhur familja nga Çamëria ?
Unë jam nga një fshat mbi Gumenicë. Prindërit e mi kanë ardhur në vitin 1924 dhe u vendosën në qytetin e Fierit. Si këngëtar prej shumë kohësh unë hulmutoj dhe i prodhoj këngët çame në bazë të emocioneve dhe ngjarjeve historike që janë. Sapo kam mbaruar edhe një film në Çamëri. Ai ishte një film dokumentar me profesorin francez Benard Latot Zhakok, i cili u laurua në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe morëm çmim të parë në Paris.
Si titullohet filmi?
“Zëri në kërkim të tokës së humbur”. Regjisor është Bernard Latot Zhakok në Paris.
Po juve çfarë roli luani në këtë film?
Unë jam në rolin kryesor, në marrëdhënie me miqtë e mi në Çamëri në marrëdhëniet myslimano-ortodokse. Nëpërmjet këngës ne jemi bërë miq edhe më të mirë. Në film jepet shumë qartë kur më presin dhe më përcjellin. Pata edhe presion nga shumë grekë, por unë nuk isha shqiptar që mund të ndrydhesha, por isha një person tashmë nën mbrojtjen e Institutit të Kërkimeve Shkencore të Parisit. Nismën kryesore për realizimin e këtij filmi e kishte Parisi. Unë isha me vizë franceze në Çamëri.
Si i realizove këto lidhje me Insitutin Francez?
Unë pata dhënë një koncert në Paris para dy vjetësh vetëm me këngë çame. Dhe vetëm në një tekst që kam bërë unë që titullohej “Kërkimet e Çamërisë” thuhet:
Në varret e të parëve tanë,
ku lulet tërë ishin tharë
ku një lule duhet të mbjell,
dhe një gotë ujë duhet t’i hedh
Nga ky tekst profesori francez Bernard bashkë me kolegët e tij evropianë mori nismën dhe më thotë, unë po studioj zërin tuaj dhe mendoj që të bëjmë një film në Çamëri ku të shikojmë emocionet tuaja në vatanin tënd, tek varret e të parëve tuaj dhe në shtëpitë e gjyshërve. Dhe kjo u arrit nëpërmjet punë së tij.
Po, profesori a e njihte më parë çështjen çame?
Profesori është francez. Ai tashmë e di shumë mirë historinë (më parë kishte pak njohuri) dhe e njeh të gjithë problematikën tonë nëpërmjet zërit tim dhe kolegut tim Refat Sulejmani. Unë fatkeqësinë dhe padrejtësinë që i bëhet komunitetit çam që të mos shkojë në varret e të parëve të tyre që të mbjellin një lule dhe ti hedhin një gotë ujë, i kam shprehur nëpërmjet këngës në Paris, Vjenë, Belgjikë, ku profesori ka qenë gjithmonë shoqëruesi im. Instituti për Kërkimet Shkencore për Kulturën në Francë e ka marrë nismën me në krye profesorin.
Në lidhje me varret e të parëve. Çfarë ju kanë thënë prindërit për shtëpitë që keni pasur në Çamëri dhe si i gjetët ato?
Shtëpia e familjes sime ishte e rrënuar, për arsye se ne kemi ikur shumë shpejt. Ka shumë shtëpi çame që janë kulla të vërteta. Amortizimi ka bërë punën e vet dhe në këto kushte unë isha një misionar, që vajta filmova në Çamëri dhashë emocionet e mia, mora emocionet e miqve të mi në Çamëri, por pata edhe presion në një kishë greke ku unë po pyesja për fshatin tim. Unë nuk e mbaja mend fshatin tim sipas të thënave të prindërve, mora hartën dhe po pyesja ku është fshati im Magrohori. Ndërsa ne i themi Grokoçar që është mbi Gumenicë. Grekët nuk i kanë prekur shtëpitë tona siç kanë qenë ashtu janë edhe sot. Janë të pabanueshme. Por ata kanë ndërtuar shtëpitë e tyre nëpër pronat tona.
Në ç’moshë keni kënduar për herë të parë dhe si quhet kënga e parë që keni kënduar për Çamërinë?
Unë kam kënduar në moshë shumë të vogël, por fati qe, që në Televizion kam kënduar për elektrifikimin e vendit, kur përfundoi ai. Sepse kënga çame në sistemin e kaluar nuk i pëlqente shumë regjimit. Unë jam një këngëtar historik, po ta kapësh nga mënyra e të kënduarit për Çamërinë. Unë i bëj vetë tekstet. Kam përshëndetur edhe miss Globin me këngëtaren e madhe Myfarete Laze dhe Aleksandër Gjokën me “Ne e duam Çamërinë”. Unë e bëra vetë tekstin dhe kompozimin e bëri Sokol Marsi. Këto janë prurjet që unë i kam akumuluar në gjithë jetën time dhe që i kam shprehur ose i shpreh në festivale apo në evenimente të tjera. Kam patur fatin e madh që nga mënyra e këtij lloji zhanri polifonik të hyj në bashkëpunim me të gjithë këngëtarët e mëdhenj si Myfarete Laze, Alma Bektashi, dhe shumë këngëtarë të tjerë. Pra jam një zë që futem me të gjithë zërat, por nuk dal nga tabani im.
Kush është kënga që ka ngjall më shumë emocion tek ju për Çamërinë?
Më interesante sot për sot është kënga “Ne e duam Çamërinë”, ku tekstin e kam bërë vetë:
Vajzë moj, vajzë moj,
vajzë moj me gjithë këto lezete
Djalin çe bëre për vete
O djalo porsi borzilok
Unë të dua, por nuk vij dot
Sa këngë keni kënduar gjithsej për Çamërinë?
Janë të shumta. Unë kam pasur fatin të jem prezent me këngën çame në shumë evenimente, si përshëndetës. Në Festivalin e 41 në Radio Televizion, Festivalin e 43, Miss Globin në Durrës, Miss Globin në Sarandë. Në Festivalin e Beratit kam marrë çmim të dytë në Republikë.
A mendoni se çështja çame po ecën rrugë të mbarë dhe do të zgjidhet?
Për mua është ora e Shqipërisë. Pa u zgjidhur i gjithë problemi shqiptar nuk ka qetësi as Bota as Evropa. Ne duam që ne shqiptarëve të na vihet dinjiteti në vend.
Çfarë keni në dorë tani për Çamërinë?
Unë jam duke punuar për një projekt filmi përsëri me profesorin. Do të bëhet një emision për të gjithë historinë e shqiptarëve. Të gjithë e dinë tashmë historinë tonë, sesi ne jetojmë. Më e veçanta dhe e bukura është se, do të dalë në skenë çështja jonë, sepse ne nga qarqet greke akuzohemi si rebela, bashkëpunues me gjermanin, tradhëtarë, ku ky etiketim nuk ekziston. As për ne dhe as për vëllezërit tanë që janë atje. Ne kemi kaluar harmoni të plotë dhe vazhdojmë të kemi, harmoni, por politikat bëjnë të tyren.
A ju kanë lënë ndonjë amanet prindërit?
Prindërit më kanë vdekur në 1997 dhe më kanë thënë “Amanet or bir! Të shkosh njëherë tek varet e gjyshit tënd dhe të mbjellësh një lule”. Kjo është edhe ajo që më ka shtyrë të këndoj për Çamërinë. Unë e kam kryer këtë amanet dhe jam shumë i lumtur dhe mendoj se shpirti i tyre prehet i qetë dhe falenderoj shmë profesor Bernardon. Unë mendoj se amanetin, përgjegjësinë ndaj prindërve të mi e kam mbaruar. Por në këtë emocion janë të gjithë qytetarët e Çamërisë. Kanë lënë të gjithë dhimbjen pas dhe nuk u jepet një mundësi që të shkelin në trojet e tyre vetëm pse e kanë emrin çam. Në mënyrë ilegale ne shkojmë, por duhet të shkojmë ashtu siç i takon këtij kombi që të shkosh e ti shërbesh të rënëve të tu, të parëve të tu.


Revista "Shqipëria etnike" U1_MirelaBogdani
Dr.Mirela Bogdani



Dr.Mirela, shqiptarja e Oxfordit: Elita e dijes, duhet riangazhuar



Në 5 vitet e fundit është përfshirë në politikën britanike si anëtare aktive e Partisë Konservatore Britanike (se fundmi duke u përfshirë dhe në procesin e selektimit si kandidate për Eurodeputete – MEP, për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian).

Enjte, 25 Shtator 2008 17:40:00
Gjatë vitit akademik të sivjetshëm Mirela Bogdani ishte e vetmja studente shqiptare në Universitetin e Oxfordit. Në dy vitet e fundit ajo ka qenë në universitetin më të mirë britanik duke bërë një MPhil në shkenca politike (më specifikisht në politikat Europiane, fokusuar në politikat e Bashkimit Europian) në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kolegji i saj Bshtë St Antony’s College, një nga 7 kolegjet pasuniversitare të Oxfordit, i njohur për fokusin e tij në politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. “Ndihem krenare dhe e privilegjuar që pata fatin të studioj në universitetin më të mirë të Europës dhe një ndër dy më të mirët në botë dhe të jem në një ambient aq intelektual dhe stimulues, mes profesorëve dhe studentëve më të mirë të botës. Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer nga të gjithë drejtimet, jo vetëm atë akademike” – thotë ajo. “Vitin kur fillova ne Oxford ishim 2 shqiptarë që bënim studime pasuniversitare – tregon Mirela – kurse sivjet isha e vetmja studente shqiptare këtu”.
Kjo është doktorata e dytë qe ajo po bën, pas të parës të përfunduar 7 vjet më parë në profesionin e saj të mëparshëm në shkencat mjekësore. Gjashtë vjet më parë kur u vendos në Britaninë e Madhe, Mirela bëri një ndryshim karriere nga shkencat mjekësore (ajo është diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës si mjeke stomatologe) në shkencat politike, të cilin e nisi me një MSc në Universitetin e Kardifit (Cardiff University) për shkenca politike dhe politika publike Europiane. Mirela ka ndjekur g jithashtu studime pasuniversitare në “Boston University”, USA (1995), UCL, “University of London”, UK (1997) dhe ne “George Washington University”, USA (1999-2000). Fushat e saj të interesit përfshijnë Bashkimin Europian, politikën britanike, politikën në Shqipëri, dhe në vecanti politikat e zgjerimit të BE-së dhe cështjen e integrimit Europian të Shqipërisë, procesin e hyrjes së saj në BE dhe marrëdhëniet Shqipëri-BE. Dy nga tre librat qe ajo ka botuar janë pikërisht në fushën e marrëdhënieve Shqipëri - BE: "Albania and European Union: European Integration and the Prospect of Accession" (Dajti 2000, Tiranë 2004), dhe i fundit botuar ne Angli nga shtepia botuese I.B.Tauris (London-Neë York, 2007): "Albania and the EU: The Tumultuous Journey toëards Integration and Accession.
Politika është jo vetëm fusha e saj e studimit akademik dhe kërkimit shkencor, por dhe e përfshirjes reale. Ajo ka qenë e angazhuar në politikën shqiptare për një periudhë disa vjecare dhe në 5 vitet e fundit është përfshirë në politikën britanike si anëtare aktive e Partisë Konservatore Britanike (se fundmi duke u përfshirë dhe në procesin e selektimit si kandidate për Eurodeputete – MEP, për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europi an).
Megjithatë ajo ndjek me shumë interes situatën dhe ngjarjet politike në Shqipëri. Ajo mendon se në një vend të pastabilizuar në tranzicion si Shqipëria lidershipi politik është i një rëndësie të madhe, por fatkeqësisht klasa politike shqiptare e cila ka dominuar këto 18 vjet, ka qenë më shumë një faktor frenues se sa pozitiv në proceset e demokratizimit dhe integrimit europian. Ajo mendon që një faktor që do të ndikonte pozitivisht do ishte elita e dijes, e cila eshte atrofizuar si pasojë e “brain drain-it”.
Prandaj Bogdani mendon qe “brain gain-i“ apo thithja e trurit, e talenteve dhe kapaciteteve intelektuale të shpërndara në gjithë botën, do sillte një kontribut të jashtëzakonshëm në progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Fatkeqësisht, pavarësisht propagandës së madhe të bërë në dy vitet e fundit mbi “brain gain-in”, Bogdani shprehet se deri tani kjo ka qenë një retorikë boshe dhe asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim. Ajo shpreson që “brain gain-i” të bëhet prioritet i qeverive shqiptare dhe ato të punojnë seriozisht për kthimin e trurit në vend. Shqipëria ka nevojë për njerëz me pervojë dhe ekspertizë perëndimore dhe sot ekziston nj=C 3 shumicë e madhe shqiptarësh të diplomuar në universitete nga më të mirët në botë, apo që punojnë në institucione dhe kompani prestigjoze dhe kanë fituar një experiencë të tillë profesionale që do ishte një aset i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:02 am

Marre nga Shekulli



Revista "Shqipëria etnike" U1_FlamurBunjaku
Flamur Bunjaku
Çështja e Kosovës - Gjykata ndërkombëtare
Nga Flamur Bunjaku
Të nderuar,

Ndjej kenaqësinë që ngritet çështja e ndihmës që mund të japim për tezën pro pavaresisë së Kosovës.
Unë mund lirshëm ta quaj veten time laik sa i përket të drejtës ndërkombëtare, por do të jap një mendim timin sa i përket të drejtës ndërkombëtare të Serbisë për sovranitet mbi Kosovën.
Sa i përket akteve ndërkombetare ligjore, mendoj se në asnjë dokument zyrtar ndërkombetar Kosova nuk figuron si pjesë e Serbisë.
1. Në kohën kur Kosova është okupuar nga Serbia entiteti ligjor i pranuar ndërkombëtarisht, nën të cilën Kosova ka qenë e administruar, ka qenë Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene.
2. Mbas luftës së dytë botërore prapë në dokumentet zyrtare të Kombeve të Bashkuara, Kosova nuk ka qenë e paraqitur si e administruar nga Serbia, por nga Federata Jugosllave.
3. Mbas shpërberjes së shumicës së republikave jugosllave është krijuar Unioni Serbi-Mal i Zi. Pra Kosova përkundër dëshirës dhe vullnetit të shprehur edhe me referendum, mbetet pjesë e një shteti, por i cili në Kombet e Bashkuara nuk paraqitet si Serbi por si Unioni i Serbisë dhe Malit të Zi.
E çka ndodh në ndërkohë, Komuniteti Ndërkombetar i udhehequr nga NATO, intervenon në Kosovë dhe merr nën administrim një territor, i cili ishte nën administrimin e një shteti që në Kombet e Bashkuara quhej Serbi e Mal i Zi.
Në ndërkohë, Mali i Zi shpall pavaresinë, e Serbia mbetet republika e vetme e cila më nuk mund ligjerisht të përfaqësojë dhe ta trashëgojë atë që kishte lidhje me Jugosllavinë.
Mendimi im është se bazuar me akte ndërkombetare, Kosova ka qenë pjesë e një entiteti që ka pasur lidhje me Jugosllavinë e jo me Serbinë.
Prandaj Serbia nuk ka bazë ligjore të ankohet se “një pjesë e territorit të saj” është ndarë dhe se janë shkelur aktet ligjore ndërkombëtare, sepse asnjeherë nuk ka qenë e pranuar nga ndonjë vend anetare i Kombeve të Bashkuara si Serbi me Kosovën e administruar nga ajo.
Serbia mund të thirret si shtet i pranuar me akte ligjore ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara vetëm pas pavarësimit të Malit te Zi, mirëpo në këtë kohë Kosova ka qenë e administruar nga Kombet e Bashkuara.
Prandaj, mendoj se të drejtën për ankim, thënë në mënyre hipotetike, do ta kishte vetëm një shtet i quajtur Jugosllavi, e jo Serbia, të cilën fatëmirësisht mbizotërimi faktik të cilën e ka pasur në hapësirat ish-Jugosllave dhe nostalgjia ndaj asaj kohe nuk mund ta shndërrojë në trashegimetare ligjore të Jugosllavisë, tanimë të shpërbërë.

Ju përshëndes.
Flamur Bunjaku
Prishtinë
Revista "Shqipëria etnike" U1_GjergjKastriotiSivjet shënohet 556 vjetori i matretes të Gjergj Kastriotit me Donika Arianitin
Nga Ukshin Zajmi

Dienstag, 8. Mai 2007



Princesha e parë shqiptare, pa të dhëna biografike, Skënderbeu, si edhe princat e kohës së tij, bëri një martesë politike, thonë historianët dhe kronikanët e kohës. Për të forcuar principatën dhe për të shtuar rezistencën kundër pushtuesve, ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit, i cili kishte po të njejtën gjeografi biografike me të Skënderbeut. Martesa u bë në altarin e Kishës së manastirit të Ardenicës, më 21 prill të vitit 1451, nga peshkopi i Kaninës Feliks. Në Ceremonialin e martesës thuhet se ishin prezent princat shqiptarë dhe ambasadorët e Napolit, Venedikut e të Raguzës.....Historia na mëson se Lufta e vitit 1450 për të mbrojtur Krujën ishte mjaft e vështirë. Skënderbeu, ndonëse mposhti pushtuesit dhe mbrojti Krujën, ai u dobësua shumë. Për të rimëkëmbur forcat e veta, atij i duheshin aleatë të rinj. Për këtë rimëkembje dhe për marrjen edhe të teritoreve të tjera që u braktisën nga sunduesi otomanë, ai kërkoi bashkëpunim me Gjergj Arianitin. Këtë lidhje ai e forcoi me martesën e tij me të bijën e Gjergj Arianitit, princit të Vlorës dhe të Kaninës, Donikën, e cila u bë më 21 prill të vitit 1451, zbulon italiani A. Lorenconi në vitin 1940. Thuht se Donika (Andronika) qe një grua shumë e virtytshme dhe me zemër të madhe. Nusja me vete solli pajë të çmueshme, por për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Kjo martesë, edhepse solli pajtimin e Skënderbeut me Gjergj Arianitin, solli edhe pakënaqësi. Kjo u vërejt tek djemt e Arianitit, tek Hamzë Kastrioti dhe tek paria e Dukagjinit, thonë kronikanët e kohës. Donika me martesën me kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare Gjergj Kastriotin, prej njërimëkëmbur forcat e veta, atij i duheshin aleatë të rinj. Për këtë rimëkembje dhe për marrjen edhe të territoreve të tjera që u braktisën nga sunduesi otoman, ai kërkoi bashkëpunim me Gjergj Arianitin. Këtë lidhje ai e forcoi me martesën e tij me të bijen e Gjergj Arianitit, princit të Vlorës dhe të Kaninës, Donikën, e cila u bë më 21 prill të vitit 1451, zbulon italiani A. Lorenconi në vitin 1940.Thuht se Donika (Andronika) qe një grua shumë e virtytshme dhe me zemër të madhe. Nusja me vete solli pajë të çmueshme, por për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Kjo martesë, edhepse solli pajtimin e Skënderbeut me Gjergj Arianitin, solli edhe pakënaqësi. Kjo u vërejt tek djemt e Arianitit, tek Hamzë Kastrioti dhe tek paria e Dukagjinit, thonë kronikanët e kohës.Donika me martesën me kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare Gjergj Kastriotin, prej një dukeshe, që ishte, u bë një princeshë, apo më mirë gruaja e parë e Arbërisë, siç do të quhej sot. Ajo, përjetoi të njejtin fat si Skënderbeu, sepse i qëndroi besnike si në fitore dhe në vështirësi. i gëzohej fitoreve, por edhe shëronte plagët e luftëtarëve. Me Skënderbeun ajo lindi dy fëmijë, djalin Gjon dhe vajzën Vojsava. Ajo, gjatë 17 viteve martesë me Skënderbeun, ishte nji princeshë e Principatës së Skënderbeut. Dihet se ajo në fundshkurtin e vitit 1468 (pas vdekjës së Skënderbeut) bashkë me djalin e saj përjetoi fatin e shumë shqiptarëve të asaj kohe dhe emigroi në Itali. Historia, Donika Kastriotin, e përmend vetëm si bashkëshorte të Skënderbeut dhe bijë të Gjergj Arianitit, por nuk është e ditur deri më sot ditëlindja e saj, e as ditëvdekja. Bile nuk i dihet as varri. Sëkëndejmi princesha e parë shqiptare ka mbetur e pazbuluar sa duhet nga historianët, gjë të cilën ia kanë borgj, kësaj gruaje që mbanë me të drejtë epitetin, gruaja e parë shqiptare. Dihen disa të dhëna, por vetëm gjatë jetës së saj në emigrim. Ajo në Itali njihej me emrin Skanalibeka, thonë kronikët e kohës, që ka kuptimin e Skënderbeshës, ndonëse pak i deformuar nga shqiptuesit italianë. Donika Kastrioti, ndonëse e ve, ishte e respektuar me punën e saj që e bënte në rritjen, edukimin dhe ndihmën që i bënte djalit të saj për të marrë sërish fronin, por edhe për ndihmat që i dërgonte në Shqipëri. Për këtë shkak, Frederiku i Aragonës në vitin 1948 asaj i dhuron kështjellën e Galianës. Gjatë jetës së saj në emigrim, ajo u shërbente me vetëmohim shtresave të pambrojtura, bënte bamirësi për të vobektit dhe për fëmijët jetimë të ushtarëve të vrarë në luftë. Burime të ndryshme thonë se ajo jetoi në Napoli dhe në Valencia, Spanjë. Shoqërohej me dy princesha të mbretërisë së Napolit, edhe ato të dyja të veja. Që të trija ishin dinjitoze dhe njiheshin edhe si “tri princeshat e trishtuara”. Donika në emigrim pësoi edhe trauma të shumta, e më së shumti e goditi vdekja e nipit ende pa i mbushë 23 vjet, e që ishte peshkop i qytetit të Izernias. Gjyshja Donikë, këtij i ngriti një varr me një bazoreliv në një nga kishat më me emër të Napolit “Santa Maria la Nova”. Pos kësaj thuhet, se gjyshja Donikë i ka ngritur edhe një varr madhështor një nipi tjetër të quajtur Alfons, në Manastirin Real San Trinidad në Spanjë.Dhe, vetëm kaq dihet për Donika Kastriotin, princeshën e parë shqiptare. Pra, për të nuk dihet kur ka lindur, kur ka vdekur dhe ku është varrosur. Nuk dihet edhe shumëçka nga veprimtaria e saj jetësore. Për këtë, historia jonë është e mangët. Hulumtuesit duhet t’u rreken arkivave shqiptare e evropiane, mbase edhe atyre otomane, për të nxjerrë nga harresa të dhënat biografike e jetësore të Donika Kastriotit, që në gjuhën e sotme diplomatike duhet të mbanë epitetin e gruas së parë shqiptare. Këtë ia kemi borxh historisë sonë, andaj, për këtë, duhet edhe institucionet e sidomos asociacionet e historisë të angazhohen si shkencërisht ashtu edhe materialisht, sepse hulumtimet e tilla kërkojnë qasje të gjithanshme.

----------------





Ukshin Zajmi/ Tri vjersha



Lavjerrësi



Me lavjerrës

Mbaj drejtpeshimin

E rrugëtimit nëpër kohë…

Tregoj unin tim

Pozitën, peshën dhe dhembjen



Me lavjerrës

Digjem sikur mbajtësja e tij

Për të muratuar deri në liri

Murin e sukseseve

Dhe hijen e murit ndarës



Me lavjerrës

Mati rritën e botës

Zvogëlimin tim

diagnozat e dhembjes

neurozat e gëzimit



Me lavjerrës

I shkruaj odë vetëvetes

Duke u shkrumbuar në lartësi

Për të sotmën e hidhur

E për të nesërmën porosi



Me lavjerrës…

Udhtoj nëpër kohë të pa kohë

Horizontalen e kam braktisë

At ditë që jam nisë…



Me lavjerrës…

Vizatoj hartën e vetmisë

urën e bashkëbisedimit

hijen e ndasisë



**



Dardanët



Dardanët

Dardhat i kanë shitur në Dardanele

Delet i kanë ruajt në Delmati

Trimat i kanë ushtruar n’Utbinë



Dardanët

Atletikë kanë bërë në Therandë

Mësime kanë nxanë në Skup

Pushuar kanë n’Ulcinium.



Dardanët

Ballin e kanë pasë të hapur

Kanë lëvizur nga Tuna

Shlirshëm deri në Egje



Dardanët

Kanë pasë lëkurë të bardhë

Nuk kanë qenë dorështrënguar

Kanë nderuar mikun kur u ka ardhë.

**

Urime…



Urime…

u thash kujtimeve të mbetura

dhe trashëgimisë sime të pa vlerë!



Me fat…

rrugët e synimeve të reja

shtigjeve të gjeografisë së trishtë!



Mos ia ndalni rrugën…

melodisë për në botën e çudirave,

se u gjen anatema e vetmisë!

Hija të përcjell-si kipc!



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:07 am

Nga Sheradin Berisha


Barbarët e fillimshekullit të XX-të!

Barbarizmat serbe ndaj shqiptarëve në vjeshtën
e vitit 1913


Përmbajtja e lendës


- Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan në dëmë të Shqipërisë;

- Përmasat e masakrave serbe;

- Masakra në rrethin e Dibrës;

- Masakra në rrethin e Dibrës së Ulët;

- Masakra në rrethin e Lumës;

- Si i përshkruan masakrat serbe shtypi i kohës

* * *


· ”Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” Haki Stërmilli



Shkruan: Sheradin BERISHA / 25. 08. 2008

Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan
në dëm të Shqipërisë


Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova ( më këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb.



Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan, për popullin shqiptarë ishte i papranueshëm, dhe duke qenë kështu shqiptarët qenë të detyruar ta vazhdojnë luftën për çlirimin e Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë londineze. Pas përfundimit të luftës së parë ballkanike, drejtuesit e kryengritjes Shqiptare, filluan përgatitjet për një kryengritje të re kundër pushtuesve serbo-malazez. Kryengritja nisi në shtator 1913 në Dibër, për të vazhduar në Tetovë, Gostivarë, Ohër etj., ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit 1913 ajo u shtri edhe në veri, në drejtim të Kalasë së Dodës për të vazhduar me shpejtësi në Lumë, në Gorë, Opojë-Vërri, deri në Prizren, si dhe në krahinën e Hasit, të Krasniqes e të Gashit deri në Gjakovë.



Sukseset e kryengritësve shqiptarë, ndonëse e tronditën rëndë Nikolla Pashiqin dhe kabinetin e tij qeveritar, në fund të shtatorit e fillim të tetorit 1913, me ndihmën e Rusisë dhe Francës, bëri përgatitje të shpejta për shuarjen e kryengritjes, dhe me këtë rast përgjatë tërë vijës frontale të luftimeve, aktivizoi rreth 70 mijë trupa ushtarake. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan.



Ushtria serbe gjatë këtij operacioni pushtues, ushtroi një terror të pashembullt ndaj popullit shqiptar, edhe pse qeveria serbe në Beograd kishte shpallur formalisht një amnesti. Kudo që shkeli këmba e ushtarit serbë, vrau e masakraoi shqiptarë, si dhe plaçkiti, dogji - shkrumoi e shkatërroi çdo gjë që gjente para vetes.

Përmasat e masakrave serbe




Për përmasat e masakrave serbe ka shkruar shtypi shqiptar dhe i huaj, ndërsa Leon Freundlich i ka përmbledhur në një libër me titull Albaniens Golgotha 1913 „Golgota Shqiptare 1913“. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, "Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha" i botuar në dhjetor 1913, shpalos detalisht masakrat serbe të kryera në Dibër dhe në Lumë, edhe pas „amnistisë“ së proklamuar nga Beogradi. Ky raport, ëshët botuar edhe në gazetën e përditshme “Corriere delle Puglie”, Bari, XXVI, 354, të datës 21 dhjetor 1913. Të njejtat dëshmi nën titullin „Barbarizmat serbe“ janë publikuar edhe nga atdhetari Sotir Koleja, të cilat më pastaj janë botuar edhe në gazetat shqiptare: „Kalendari Kombiar, Sofje 1914 faqe 73-91, dhe „Lirija e Shqipnisë“ Nr. 94, datë 8-21 maj 1914 faqe 4 dhe Nr.95 datë 9-22 qershor 1914 faqe 4.



· Dokumenti: Barbarizmat serbe në Dibër, në Dibër të Poshtme dhe në Lumë, të botuar në „Kalendari Kombiar“ 1914.

· Dokumenti: Barbarizmat serbe në rrethin e Lumës, publikuar nga Sotir Koleja, më 23 dhjetor 1913. Ky dokument ruhet në arkivin e Kukësit: Lexo: Faqja e parë - faqja e dytë



Në materialin e titulluar „Barbarizmat serbe“ më 23 dimenuer (dhjetor) 1913, Sotir Koleja shkruan: ”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punoj ushtrj’ e Serbisë në rrethet’ të Dibrës, të Dibrës së poshtme dhe të Lumës në Shqipërinë e veriut, pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti (publikoj) amnestijen guverna e Serbisë. Nga këto që u panë dhe u shenuan, thotë z.Koleja - mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan, as s´i mban goja për me i tregue“.



Ndërkaq në raportin zyrtar të paraqitur Fuqive të Mëdha, thuhet :“ Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bëra pas revoltës së malësorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishëm, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.“


Masakra në rrethin e Dibrës




Në Klos, bandat serbe kanë therur Ahmet Aliun dhe vëllain e tij, sikurse edhe Nezir Sulejmanin dhe Mehmet Salihun. I tërë fshati është grabitur.



Në Valikardhë, në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, Ymer Halili, Osman Qira, Qerim Zejneli, Ismail Alushi dhe Sul Hoxha (hoxhë mysliman) janë prerë me bajonetë dhe janë katandisur në kufoma të panjohshme. Shtëpitë u janë djegur pasi më parë u ishin plaçkitur.



Në Peladhi, janë bërë kontrollime shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Shumë shtëpi janë plaçkitur. Shtëpia e Hasan Patajt është djegur dhe pronari është prerë në fyt në prani të nënës së vjetër, gruas dhe fëmijëve.



Në Krajkë, shtëpia e Muharrem Dervishit është djegur pasi ishte grabitur.



Në Zerqen, krejt shtëpitë janë grabitur dhe djegur.



Në Sopot, i tërë fshati është rrënuar dhe plaçkitur. Shumë shtëpi janë djegur. Të gjitha kafshët janë vjedhur dhe këta persona janë therë në bajonetë: Ali Kamberi, shërbëtori i tij, Hamza Disha, si dhe Salih Selimi.



Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malesorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar: Ramiz Karanfili, Sheh Husejni, Numan Hasani dhe Safet Bej. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malesorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut. Kur u kthyen në qytet, serbët e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete mbi një milion lira turke të vjedhura. Shumë shtëpi u dogjën, posaçërisht ato e Ali Beut, Rakip Qatibit dhe Kurtish Agait. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu i masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe të tillë që bënin punët e tyre dhe s'merrin pjesë në kryengritje. Mes të masakruarve ishin: Kurtish Aga, Behgjet Efendi, Haxhi Syreja Efendi, Reshid Efendi Kusari dhe Sadullah Shtrazimiri. Në këtë çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në malë. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive.



Në Gjoricë, një ditë pas vizitës së një oficeri të dërguar nga qeveria austriake, që ishte duke kaluar dhe verifikuar tërheqjen e ushtrisë serbe nga rajoni, serbët u rishfaqën në fshat dhe vranë një grua dhe një fëmijë pesëvjeçar. Ata, po ashtu, e plagosën një grua tjeter.



Në Homesh, vetëm tri nga 150 shtëpitë e katundit qëndrojnë në këmbë. Të gjitha janë djegur pasi që ishin plaçkitur. Pasi janë dorëzuar, serbët i kanë vrarë: Musa Ismajlin, Shemsedin Bajramin dhe Halit Sulejmanin, që ishin kthyer në fshat pas amnistisë. Herën e parë i morën 1000 krerë dele, 150 krerë gjedhe dhe 40 kuaj. Herën e dytë, ata morën 50 krerë dele, nëntë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj.



Në Shupenzë, pas vjedhjes së shtëpive dhe marrjes së gjërave të vlefshme, serbët masakruan: Ali Myslimin dhe vëllain e tij Abdiun, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin.



Në Okashtinë, vetëm një shtëpi qëndron në këmbë nga 74 sa ishin. Të gjitha janë plaçkitur dhe djegur. Dy burra të quajtur Ferhat dhe Nazif janë prerë me bajonetë. Krejt kafshët janë marrë.



Në Topojan, fshat me 68 shtëpi, kishte plaçkitje dhe djegie të përgjithshme. Një burrë me emrin Abdullah Xhaferri u pre në qafë pasi nuk ishte në gjendje të paguante pesë lira turke (115 lira italiane) të kërkuara haraç nga oficeri komandues i detashmentit. Ushtarët serbë i morën me vete të gjitha kafshët.



Në Kovashicë, Malik Bajrami, Aziz Haxhi, Ahmet Ramadani, Leka, Destan Jashari, Sejfedin Elezi dhe Sulejman Ramadani janë masakruar. 150 krerë delesh, 41 gjedhe dhe 13 kuaj janë vjedhur. Burri me emrin Rashid Rexhepi është kursyer nga vrasja vetem së i ka paguar haraç prej 150 lirave turke (rreth 3450 franga) komandantit të detashmentit serb.



Në Gjuricë (katundi afër Topojanit) janë masakruar 14 burra. Dy gra po ashtu janë vrarë: Naile Seferi dhe Zemane Ibrahimi, si dhe djemtë e vegjël: 8-vjeçari me emrin Ismail Mehmedi, 10-vjeçari me emrin Bajram Elezi, 7-vjeçari me emrin Rrahman, dy dymbëdhjetëvjeçarë, njëri i quajtur Hasan Ali dhe tjetri Elias dhe e bija e Husein Cokës.



Në Golevishtë, i tërë fshati është grabitur. 74 shtëpi janë djegur dhe dy burra, njëri me emrin Halil Numani e tjetri Nuredin Mustafa janë prerë në fyt. Sa u përket kafshëve, herën e parë serbët i kanë marrë 1000 krerë dele, 30 krerë gjedhe dhe 35 kuaj, kurse herën e dytë 23 kuaj, 40 gjedhe dhe 500 krerë dele.



Në Kërçisht, dy shtëpi të vetme myslimane janë djegur. Pastaj janë vjedhur 60 krerë dele, dy dema dhe katër lopë.



Në Bllatë, serbët kanë djegur 75 shtëpi dhe kanë masakruar Rexhep Lleshin së bashku me të vëllain Abdiun dhe djalin e vogël Bajramin, si dhe gruan e Islam Kuaranas. Fshati është plaçkitur tërësisht dhe kafshët e mbetura, 90 krerë dele dhe 50 krerë gjedhe, janë marrë.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:09 am

Në Zogjaj, fshati është plaçkitur të gjitha të mirat. Drutë e dimrit dhe kafshët janë marrë. Serbët i kanë shkatërruar 124 shtëpi dhe, derisa zjarri shndërronte çdo gjë në hi, ata i kanë hedhur këta njerëz për së gjalli në flakë: një grua me emrin Rihane, dy vajza me emrat Fazile e Myslime dhe një 7-vjeçar me emrin Bajram. Ata gjithashtu i prenë me bajoneta Haxhi Myslimin, Nezir Azizin, Halil Numanin dhe Zenel Hasanin. Duke u kthyer për të dytën herë në Zogjaj, serbët masakruan: Musafa Myslimin, Aziz Jusufin, Adem Shabanin dhe Edin Nurkën. Ata, po ashtu, i vodhën shtatë lopë dhe gjashtë dele, që i kishin shpëtuar plaçkitjes së parë.



Në Maqellarë, 10 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Për me shumë, serbët i kanë prerë: Elmaz Selmanin dhe të birin e tij Selmanin, Malik Rexhepin dhe të birin e tij Muratin, Hasan Sulejmanin, Abdullah Qehajën, Hajredin Hasanin dhe të tre bijtë e tij Ymerin, Ramizin dhe Tevfikin, të vëllain Rakipin, babën Hasanin; Rrustem Mehmetin, Numan Shemsedinin, Ramadan Bajramin dhe Ejup Edhemin. Banorët e tjerë të fshatit u detyruan të sjellin 50 krerë gjedhe, dy lopë dhe 113 dhi, në mënyrë që të mos masakrohen.



Në Poçest, serbët e kanë vrarë Muharrem Muharremin dhe të birin e tij Behgjetin. I morën 100 krerë dele dhe nëntë copë bagëti, si dhe 150 lira turke (afër 3450 franga), që i zbuluan nëpër xhepat e katundarëve.



Në Kërçisht të Poshtëm, serbët kanë vjedhur shtëpinë e Mehmet Ejupit pasi ia pre në fytin atij në prani të familjes.



Në Çerenec, ata dogjën 23 shtëpi dhe e masakruan Hasan Abazin bashkë me gruan e tij, Ramadan Salihun dhe Rrustem Sulejmanin. Ata e kanë vjedhur krejt fshatin duke i marrë me vete të gjitha gjërat e vlefshme, furnizimet dhe kafshët. Në Bllacë, i gjithë fshati është djegur pasi ishte vjedhur. Banorët janë prerë me shpatë, krejt pa shkak, kështu që ka qenë e pamundshme përpilimi i listës së viktimave. Kur u kthyen në Bllacë, serbët e panë së i kanë lënë pa marrë 250 krerë dele, 37 1opë dhe 28 kuaj, kurse barinjtë i masakruan.



Në Spas ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe i dogjën dhjetë prej tyre. I morën të gjitha kafshët që mundën t'i zinin, 150 krerë dele, katër kuaj dhe 13 krerë bagëti.



Në Klobuçishtë, pas grabitjes së të gjitha shtëpive, ua vunë pastaj zjarrin. Tridhjetë shtëpi u bënë shkrumb e hi. Po ashtu, në prani të katundarëve i vranë: Adil Bilhalin, Ahmed Abazin, Mustafa Murtezin, Xhelaledin Destanin dhe të vëllain e tij Musën, Hajredin Maksutin, Lutfi Fejzullahun, Reshid Murtezin dhe të birin tij Fetahun, Gazanfer Zejnelin dhe të tjeret. Serbët po ashtu i vodhën 150 dele dhe dhi, 11 bagëti të tjera, dhe një gomar.



Në Pulçishte (Poçest?) serbët i morën 103 krerë dele, l5 krerë gjedhe, 14 kuaj, shtatë gomare dhe 65 lira turke (afër 1500 franga). Kur u kthyen herën e dytë, ata zunë dhe morën edhe pesë dele, 10 gjedhe dhe një kali.



Në Obok, i tërë fshati është plaçkitur dhe udhëheqësit të fshatit, Ramadan Bajramit, i është prerë fyti. Kur kaluan herën e parë, serbët morën një tufë prej 120 deleve dhe, herën e dytë, ata morën 25 dele, dy dema, një kalë dhe dy gomarë.



Në Pesjakë, ata kanë djegur dhe shkatërruar të gjitha shtëpite. Prej banorëve kanë vrarë këta: Jahja Ismajlin, Malik, Mahmut, Sejfullah, Abaz dhe Vehbi Sulejmanin. Serbët, po ashtu kanë marrë me vete 14 bagëti, 50 dele dhe një gomar.



Në Erebarë i gjithë fshati është plaçkitur dhe këta përsona janë masakruar: Ibrahim Osmani, Junus Kurtishi, Xhafer Demiri dhe Destan Ishaku. Po ashtu i kanë marrë me vete tre kuaj, një gomar dhe tetë krerë dele. Ata ia kanë marrë një tufë prej 150 deleve Shukri Beut nga kullota afër fshatit.



Në Vojnik, serbët plaçkitën e dogjën të gjitha shtëpite, 51 sish dhe, derisa flakët e shkretonin fshatin, ushtarët serbë e therrnin me bajoneta kë e gjenin. Mes viktimave ishin Sinan Ibrahimi, Nazif Numani, Ali Selimi dhe Idriz Shabani. Për më tepër, një grua me emrin Shame është torturuar dhe i është prerë fyti në prani të fëmijëve të saj. Të gjitha kafshët, 100 krerë dele, tetë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj janë marrë.



Në Allajbegi, serbët e plaçkitën tërë fshatin dhe dogjën 65 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Ibrahim, Zejnel Dalipin, Salih Ahmetin, Ali Selimin, Hajdar Shabanin dhe vëllain e tij Hajredinin, Hajredin Muçajn, Ali Osmanin, Numan Elmazin, Sejfedin Selimin, Zejnel Saipin, Salih Sulejmanin, Fazli Abazin dhe gratë: Shame, Qamile, Alie, Nimetallah, Hibe, Zaide, Fatime dhe një vajzë pesëvjeçare. Të gjitha kafshët e kullotave përreth janë vjedhur e marrë.



Në Avalan, fshati është plaçkitur dhe katër shtëpi janë djegur. Kryeplaku i katundit Ismajl Ismajli është prerë në fyt dhe kafshët, 90 krerë dele, 6 kuaj dhe 1 gomar janë marrë.



Në Çankë, pasi fshati është vjedhur, nëntë shtëpi janë djegur. Prej banorëve të fshatit janë prerë këta: Beqir Rrustemi, Husejn Abazi, Shahin Numani dhe Zejnullahu. Ata po ashtu i morën me vete 13 kafshë.



Në Kovaçicë, i tërë fshati është plaçkitur dhe 32 shtëpi janë djegur. Të masakruar ishin: Elias Dauti, Nuredin Nurçe, Salih Osmani dhe Zejnel Troza. Serbët morën dy dema, 30 krerë dele dhe nëntë lopë.



Në Bllatë të Eperme, i tërë fshati është plaçkitur dhe 18 shtëpi janë djegur. Abdul Azizi dhe Abdurrahmani ishin të vetmet viktima të serbëve. Për më tepër, 42 krerë dele dhe dy kuaj janë marrë.



Në Bllatë të Poshtme, 25 shtëpi, pasi janë plaçkitur, janë bërë shkrumb e hi. Një burrë me emrin Ali Bllata dhe të dy bijtë kanë vdekur në flakë. Serbët po ashtu i kanë marrë 30 krerë dele, katër lopë dhe tre kuaj.



Në Lishan, pasi fshati është plaçkitur, është djegur i tëri dhe të gjitha kafshët e gjetura në stalla dhe jashtë tyre janë marrë.

Masakra në rrethin e Dibrës së Ulët




Në Rabdisht, fshati është plaçkitur dhe është shkatërruar krejtesisht. 38 shtëpi dhe afër 30 stalla janë djegur. 65 burra janë masakruar, si zakonisht, me bajonetë. Për më tepër, në mesin e tyre ishte edhe një djalosh 6-vjeçar, i biri i udhëheqësit lokal, që ishte hedhur për së gjalli në flakë. Serbët, po ashtu, morën me vete 400 krerë dele, 150 dhi, 60 lopë dhe 22 kuaj. Hallakatja e xhepave të banorëve që ishin kursyer nga vdekja rezultoi me 20 lira turke (afër 450 franga), të cilat serbët i konfiskuan.



Në Zimur, serbët plaçkitën dhe dogjën shtatë shtëpi. Ata i prenë me bajoneta: Ahmet Shabanin, Mulajm Elmazin, Sulejman Zeqirin, Veisel Rizajn dhe Salih Shabanin. Kafshët u morën dhe ishin 245 krerë dele dhe 12 dema.



Në Staravec, i tërë fshati u plaçkit dhe 42 shtëpi u bënë shkrumb. Viktimat ishin: Husejn Muça, Reshid Rrahmani dhe një grua e quajtur Zobejda. Serbët zunë dhe morën 300 dele e dhi, 30 krerë bagëti të tjera dhe katër kuaj.



Në Bahutaj, serbët e detyruan Ramadan Mehmetin dhe shoqeruesit e tij të rrinë në terezi dhe pastaj ua prenë fytet. Ata i morën 10 kuaj.



Në Tomin, fshati është plaçkitur dhe dy shtëpi, teqeja dhe xhamia janë djegur. Mazllum Jusufi dhe një çunë dhjetëvjeçar janë prerë. Të gjitha kafshët e gjetura janë marrë.



Në Dohoshisht, pas grabitjes së fshatit, 55 shtëpi janë djegur. Mes viktimave që janë masakruar tmerrshëm, njeriu mund të njihte trupat e Malik Bajramit, Ramadan Ahmetit, Ymer Sadikut, Zejnullah Hasanit, Halil Junuzit, Musa Bajramit dhe Shaban Halilit. Serbët morën me vete edhe 400 krerë dele dhe 200 kuaj.



Në Zagrad, ushtarët shkatërruan tetë shtëpi dhe vodhën katër kuaj.



Në Bellovë, serbët plaçkitën tërë fshatin dhe morën çdo gjë që mund të bartnin.



Në Grazhdan, 22 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Aziz Shemsedini, Hasan Zekiria, Xhafer Jusufi, Emrullah Mahmuti, Mon Beqiri, Hasan Durmishi, Rrustem Hasani dhe i vëllai i tij Zekiria, Bexhet Nuri dhe e shoqja e tij, Ismail Xhelili dhe i biri i tij Elias, Elez Hasani, Emrullah Demiri, Sinan Xhaferi, Aziz Kurteshi, Maksut Numani dhe Ferhat ishin prerë me bajonetë në prani të familjeve të tyre. Serbët, po ashtu, i morën të gjitha kafshët.



Në Muhurr, ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe 14 i dogjën. Kur kapërcyen herën e parë, i morën 200 krerë dele, 100 qengja, 30 lope dhe 15 kuaj, si dhe mbi 300 lira turke (afër 7000 franga) që i gjetën në xhepat e banorëve. Kur kaluan herën e dytë nëpër fshat, trupat serbe vodhën 10 dele dhe një kalë. Ata i shkuan në bajonetë edhe njëmbëdhjetë udhëheqës fshati.



Në Luzni, të gjitha shtëpitë private janë plaçkitur. Serbët pastaj i shkatërruan pesë shtëpitë kryesore. Ata i morën të gjitha kafshët që i gjetën në stalla, mbi 1500 dele e dhi dhe 200 krerë bagëti të tjera. Dëmet njerëzore, të vrarë me bajoneta, janë 45 veta, emrat e të cilëve me kujdes janë verifikuar dhe regjistruar.



Në Çetush, katër shtëpi janë djegur dhe përsonat: Asma Hasani, Zejnel Shabani dhe Osman Numani janë masakruar. Tre kuaj janë vjedhur.



Në Brezhdan, serbët plaçkitën dhe dogjën 17 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Abedin Osmanin, Shahin Mehmetin dhe Salih Kadriun. I morën, po ashtu edhe 25 kuaj.



Në Ushtelencë, i gjithë fshati është grabitur dhe trembëdhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Janë masakruar këta përsona: Numan Rrustemi, Muslim Zeki dhe Mehmet Gota. U morën edhe 17 kuaj e gjashtë dema.



Në Deshat, serbët dogjën 15 shtëpi dhe e hodhën një djalosh dhjetëvjeçar e dy gra në flakë për së gjalli. I vodhën 50 krerë bagëti dhe 500 krerë dele.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:10 am

Në Sohodoll, i dogjën tri shtëpi dhe i masakruan katër burra: Abdullah Abedinin, Tusun Dalipin, Sulejman Bahtiarin dhe Dalip Ismajlin, si dhe një grua me emrin Belure dhe të birin e saj gjashtëvjeçar me emrin Mazllum. Po ashtu, i vodhën edhe 200 dele e 30 kuaj.



Në Borovjan, serbët i dogjën dy shtëpi dhe prenë në fyt Rrustem Muharremin, në prani të familjes së tij. Po ashtu i morën 27 krerë bagëti, 119 dele dhe pesë kuaj.



Në Rashnopojë, ata plaçkitën në tërësi shtëpitë, por nuk mundën t'i digjnin asnjë prej tyre. Ata i prenë në fyt gjashtë fshatarë udhëheqës: Bajram Mehmetin, Malik Rakipin, Selman Rakipin, Behgjet Behlulin, Osman Azanin, Hajredin Malikun dhe vodhën 20 dema.



Në Cerjan, serbët shkatërruan shtëpitë dhe vranë tre burra: Fazli Sulejmanin, Jashar Hejbatin dhe Bektesh Arsllanin dhe një grua; Zobejden. I morën 14 kuaj dhe 60 krerë dele.



Në Pilaf, të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë prej tyre janë djegur. Serbët e prenë me bajonete Dalip Ramadanin në prani të së ëmës së tij të vjetër.



Në Pilaf-Mahallë ata grabitën të gjitha shtëpitë dhe shkatërruan tetë nga to. E vranë Hasan Fetahun, Salih Jusufin dhe të bijen e tij gjashtëvjeçare Fatimen. Për më tepër soldateska serbe i vërviti djemtë e vegjël, 6-vjeçarin me emrin Shukri dhe 4-vjeçarin me emrin Hasan në flakë. U morën 100 krerë bagëti, 200 krerë dele dhe tetë kuaj.



Në Pollozhan, krejt katundi u grabit dhe tri shtëpi u dogjën. Këtu mbetën njëmbëdhjetë viktima: Hajredin Vehta dhe vëllai i tij Azizi, Jusuf Uka, Hajredin Shkurti, Husejn Zejneli, Hajredin Halili, Said Pasha, Emin Shahini, Elez Numani dhe vëllai i tij Osmani dhe i biri i këtij të fundit. Sa i

përket kafshëve, ata morën 50 krerë dele 12 dema dhe katër kuaj.



Në Gliçë (Blliçe?), të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë sish janë djegur. Serbët ua prenë fytin tre burrave (Xhafer Rrustemit, Destan Hasanit dhe Xhemal Salihut) dhe një gruaje (Ajshes). I morën 250 krerë dele dhe 30 kuaj.



Në Limjan, i tërë fshati u grabit. Në mesin e banorëve që u prenë me bajoneta ishin Hasan Shahini, Sejfullah Ibrahimi, Abdurrahman Fetahu, Qerim Sadiku dhe Bajram Xhelili. Po ashtu, i morën 200 krerë dele, 20 1ope dhe 10 kuaj.



Në Peshkopi, pasi u plaçkitën të gjitha shtëpite, 57 nga to, mes tyre edhe me të rëndësishmet, u dogjën. Të masakruar ishin: Xhelaledin Abazi, Ali Ymeri, Xhelman Selmani, Hasan Arsllani, Hajredin Shabani dhe Murat Demiri. 180 krerë bagëtish, 450 dele e dhi, 15 mushka dhe 20 kuaj janë marrë me vete.



Në Trepçë, katundi u plaçkit dhe Zejnullah Ahmeti u pre me egërsi në sy të familjes së vet. Dy kuaj dhe 57 krerë dele janë marrë.



Në Çidhën, tridhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Tre burra ishin mes viktimave: Kitan Keloshi, Hasan Hani dhe Arsllan Sadiku. 500 dele e dhi, 200 krerë bagëti, 13 kuaj dhe tre gomarë janë marrë.



Në Renz, serbët shkatërruan pesë shtëpi, ia prenë fytin Zëjnel Ahmetit në shkallare dhe morën 100 dele e dhi, 12 lopë, dhe 5 kafshë të tjera.



Tregimi i masakrave mban me vete listën tmerruese të zbulimit të martirizimit të rinisë shqiptare. Detajet janë pajisur edhe me vrasjet e bëra në pjesë të tjera të Krahinës së Dibrës së Ulët të Shqipërisë veriore, siç jane:



Në Dipjakë, grabitje e përgjithshme ku ndodhi vrasja e një burri me emrin Beqir Sulejmani dhe ku u paguan haraç 45 lira turke nga banorët për komandantin serb që të ndalte masakrën. Por, të gjitha kafshët i morën.



Në Venisht, grabitje dhe rrënime. U prenë në fyt Beqir Asimi dhe Idriz Tahiri dhe u plaçkitën të gjitha kafshët.



Në Sllatinë 30 shtëpi u shkatërruan. Bahtial Idrizi u dogj i gjallë dhe 1365 krerë të bagëtive u morën.



Në Trojak dhe Velështë 41 shtëpi u bënë shkrumb e hi. U vranë këta përsona: Zaim Idrizi, Abas Huseini dhe Salih Kadri. 660 kafshë janë marrë.



Në Kallë 30 shtëpi janë djegur. Një grua me emrin Daveshe është hedhur për së gjalli në flakë. Bajram Rrustemit iu pre fyti në shkallaret e shtëpisë së tij. 576 kafshë i morën.



Në Sllovë, nuk kishte viktima, pasi popullata nuk i kishte besuar amnistisë serbe dhe kishte ikur në male. Fshati u plaçkit krejtësisht, 32 shtëpi u dogjen krejt dhe 319 kafshë i morën teksa

kullosnin.



Në Dardhë, plaçkitje të përgjithshme. Dy viktima: Nuredin Sulejmani dhe Ramadan Sinani. 380 kafshë janë marrë.



Në Reç, plaçkitje e përgjithshme dhe marrje e 600 kafshëve.



Në Shumbat Palaman, plaçkitje, rrënim i tetë shtëpive. Tri gra, Rihane, Selvije dhe Ajshe, dhe tre burra, Jusuf, Bajram dhe një Bajram tjeter, janë vrarë. Mbi 1340 kafshë janë marrë.

Masakra në rrethin e Lumës




Në Shullan: ushtria serbe plaçkiti tërë fshatin, dogji 5 shtëpi dhe shkoi në bajonetë gjithë gjindjen. Shpëtuan vetëm 3 njerëz, sepse u ndodhën jashtë fshatit, kur therej gjindja...



Në Topojan: Fshatin e dogjën fund e krye dhe gjindjen, si nja 500 vetë, burra, e gra të çdo moshe i vranë me bajonetë.



Në Ceren: Plaçkitën gjithë çka gjetën, rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë.



Në Bushtricë: Dogjën tre shtëpi, morën 50 kuaj...



Në Palush: Dogjën fshatin fund e krye dhe vranë e hodhën në zjarre më tepër se 100 vetë, gra, burra dhe kalamaj.



Në Gjegje: Plaçkitën fshatin dhe rrëmbyen 27 lopë e 130 bagëti .



Në Matranxh: Bënë rrëmujë gjithë katundin dhe rrëmbyen 4 kuaj, 17 qe e 400 dhen.



Në Vasije: Përveç të plaçkiturit e shtëpive, morën 230 krerë bagëti, 32 lopë, 15 kuaj dhe 2 mushka.



Në Barruc: Morën gjithëçka kishte fshati si dhe 13 lopë, 14 dele dhe 6 kuaj.



Në Gjabër: Bënë plaçkë fshatin dhe morën 3 gomerë, 25 dhen e dhi, 4 kuaj dhe 40 lira turke.



Në Drazh: Përveç katandisë dhe ushqimeve, sidomos 500-600 okë fasule, morën 2 kuaj dhe 250 berre.



Në Gjin: Plaçkitën fshatin dhe morën 400 berre, 5 lopë e 1 kalë.



Në Kalis: Bënë rrëmujë gjithë gjënë, dogjën 40 shtëpi dhe vranë 67 vetë: gra, burra e kalamaj dhe rrëmbyen 500 krerë bagëti, 50 lopë, 10 kuaj, 10 gomerë,4 mushka.



Në Lusën: Dogjën 25 shtëpi, therën 52 vetë (76 vetë-Sh.B) rrëmbyen 1000 bagëti, 100 lopë, 6 mushka, 10 gomerë, 25 kuaj.



Në Vilë: Plaçkitën e dogjën 6 shtëpi...



Në Ujmisht: Plaçkitën e dogjën 21 shtëpi dhe vranë 15 vetë si dhe rrëmbyenberra, 50 lopë dhe 30 kuaj.



Në Xhafere: Këtë fshat prej 25 shtëpiash e dogjën fund e krye dhe gjithë gratë e burrat i vranë me bajoneta, dy veta që s´u ndodhën në fshat, shpëtuan.



Në Brekijë: Edhe këtë fshat prej mëse 150 shtëpiash e bënë hi dhe njerëzit, sa u ndodhën aty...



Në Lojme: dogjën 60 shtëpi dhe therën gjithë meshkujt, gra e çiliminj.



Në Nimçë: Katundin e bënë hi nga njerëzit shpëtuan vetëm 5 vetë, të tjerët, burra, gra e foshnje i shkuan në bajoneta.



Në Përbreg: Fshatin e tërë e dogjën dhe e bënë hi dhe gjithë njerëzinë, 375 veta burra, i shkuan në bajonetë.



Në Surroj: Dogjën 130 shtëpi dhe vranë 55 burra e 2 gra, të cilat i zunë besë amnestijes...



Në Novosej: I vunë zjarrë tërë fshatit.. serbërit arritën që të vrasin të shoqen e Islamit, Hanxhiut, katër fëmijët e tij, dhe tërë fëmijët e Ramadan Isufit, të cilët i hodhën të gjallë në zjarrë. Gjë e gjallë që rrëmbyen serbët janë: 40 kuaj, 280 lopë e qe, 1300 dhen e dhi.



Në Bardhoc: Dogjën tërë gjanë e Haxhiut të Bardhocit.



Në Sulaj (Sumaj): Dogjën 24 shtëpi vranë një fshatar dhe rrëmbyen 500 dhen, 10 dhi,10 kuaj.



Arrëzë: Dogjën 10 shtëpi dhe vranë 8 vetë.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:11 am

* * *
Si i përshkruan masakrat serbe shtypi i kohës


· Vuksanoviq: “Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdh urdhëri të therren me thika!”



Për shkaqet e shpërthimit të Kryengritjes shqiptare të vjeshtës së vitit 1913 dhe për përmasat e masakrave serbe të kryera ndaj shqiptarëve, kanë shkruar personalitete serbe ( edhe ata që morën pjesë në masakra) si dhe vet shtypi serb i kohës.



Një tabllo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq. Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan:”Kryengritja shqiptare e shtatorit ( 1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze - Sh.B) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovën e pushtuar - Sh.B). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbei - Sh.B).



Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai për masakrat serbe në Dibër ( shtator-tetor 1913), shkruan: ”Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”



Ndërkaq gazeta e Zagrebit ”Hrvatska Novosti” shkruan: ”Çudi e madhe?! Serbët jo vetëm në kohën e luftimeve, që bënë aq çudira mbi shqiptarët e Kosovës sa gjithë bota u neverit, por edhe sot pas vendimeve të Konferencës së Londrës, kudo që kanë shkelur, vrasin, presin, vjedhin, burgosin, dhunojnë e plaçkisin popullsinë e pafajshme vetëm pse janë shqiptarë.”



Gazeta”Daily Telegraph” shkruan: ”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave (reparteve) të gjeneral Jankoviqit”.



Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes, kanë shkruar edhe vet xhelatët serb. Në gazetën serbe ”Radniçke Novine” Nr. 212, Beograd, 9 tetor 19123, një ushtarak serb, në një letër të publikuar, për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan: ”...Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme. Unë rrënqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnji e pyes vetveten, vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu? Kjo është e tmerrshme e llahtarshme... Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë, askush gjallë... I mblidhnim tubë, 40 deri 50 njerëz, dhe ashtu si ishin, grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitja ordinere u bë kudo. Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren...”



Po në gazetën ”Radniçke novine” Beograd-Tetor 1913, socialdemokrati Dimitrije Tucoviç, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: ”...Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan (fshat i Lumës - Sh.B) aty s´kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhëra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët ”të gjithë a?” Të gjithë ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit. Për dy orë u vranë 500 shpirtëra... Shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin, kurse ushtria jonë e ”kulturuar” e shekullit XX po i vretë edhe fëmijtë e tyre....”



Ndërsa një ushtarë i quajtur Vuksanoviq për masakrat e kryera, rrëfen si vijon: ”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdh urdhëri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therren me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe..., rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kahë njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë. Këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenje njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftrave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” shkruan ”Radniçke novine”, Beograd - datë 22 tetor 1913.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 1:12 am

Paul Tedeschini: Faqja e zezë e “Albanian Canadian Community Association!”



Po japim tekstin e plote te mesazhit te Presidentit te “Shoqates se Bashkesise Shqiptaro-Kanadeze” zotni Petraq Pecit drejtue stafit drejtues te sitit www.albcan.org :



Date: Fri, 26 Sep 2008 17:14:06 -0400Subject: FW: 100 vjetori i Kongresit te Manastirit!From: Albanian Canadian Community Association [mailto:info@albcan.org]Sent: Friday, September 26, 2008 4:52 PMTo: info@albcan.orgSubject: 100 vjetori i Kongresit te Manastirit!

Pershendetje anetare te aktivit!Po ju dergoj njoftimin per tju informuar e mundesisht tjua dergoni te tjereve: 100 VJETORI I KONGRESIT TE MANASTIRIT - DARKE FESTIVE Shoqata Shqiptaro-kanadeze ne bashkepunim me komunitetin musliman dhe ate ortodoks me mbeshtetjen e ambasades shqiptare ne Kanada e personalisht te ambasadorit Z. Besnik Konci, organizojne nje mbremje festive me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, kongresit qe hodhi themelet e alfabetit te gjuhes moderne shqipe. Pas koncertit te pergatitur me kete rast, do te kete darke me gatim tradicional shqiptar, dhe me pas do te vazhdoje me muzike te te gjitha trevave e kercim per te pranishmit.

Data: 11 Tetor 2008, E shtune Ora: 17:30Vendi: Resurrection Hall,1 Resurrection Rd. Etobicoke, ON M9A 5G1Biletat kushtojne: 30$ per te rritur dhe 20$ per femijet 5-14 vjecPer bileta kontaktoni:Mississauga, Z. Lulzim Nura:
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revista "Shqipëria etnike" Empty Re: Revista "Shqipëria etnike"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi