ME NJERËZ TË KORUPTUAR KEMI VETËM SHTET TË KORUPTUAR
Faqja 1 e 1

Dergoi:Shaban Cakolli
ME NJERËZ TË KORUPTUAR KEMI VETËM SHTET TË KORUPTUAR
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar Intervista
Intervistë ekskluzive për Kosova e re me poetin, publicistin, gazetarin
e mirënjohur, Naim Kelmendi, i cili raportoi edhe nga lufta e Kosovës
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
"Shkuarja ime për të raportuar nga lufta, atje në Koshare, ka ndodhur
dikund kah fundi i saj, edhe pse atëbotë askush nuk e kemi ditur se do
të ishte fundi i saj.Unë kam shkuar nga Zvicra,meqë atëherë jetoja në
Zvicër,edhe përkundër rrethanave të mia shëndetësore të atëbotshme
aspak të përshtatshme.Mirëpo ishte thirrja e lirisë në ndërgjegjen
tonë, ajo që na ka mobilizuar si shqiptar kudo që ishim. Ajo,koha e
raportimit nga lufta e lavdishme e Koshares,nga atje ku u çrrënjos me
luftë përgjithmonë kufiri shqiptaro-shqiptar, nga luftëtarët e
lirisë,në krye me arkitektët e asaj lufte, heronjtë Sali Çeku dhe Agim
Ramadani,do të mbetet përgjithmonë në jetën time si diçka e
shënuar"-tha ndër të tjera z.Kelmendi.
Z.Kelmendi, jeni një gazetar, poet, publicist i njohur, kudo që ka
shqiptarë dhe e dimë, se krijuesi nuk rrin rehat, por si duket kohëve
të fundit, Naim Kelmendi, ose është duke punuar diçka në qetësi, ose
nuk po mundet ta gjejë frymëzimin. Si qëndron puna?
Naim Kelmendi:Kjo që po thoni në pyetjen tuaj,mbase në një farë mënyre
edhe është e vërtetë.Unë disi kam bërë një tërheqje(pauzim) nga
paraqitja ime publike,vetëm të përkohëshme,e që për vite me radhë ka
qenë tejet dinamike,do të thosha.Nuk është se nuk e kam thënë fjalën
time publike në raste të caktuara.Kam pasur paraqitjet e mia herë pas
here, korrespondencën me lexuesin,në forma të ndryshme,shumë herë
përmes shkrimeve publicistike,apo ndonjëherë me shkrimet letrare të
botuara nëpër gazetat tona këtu në Kosovë,Shqipëri etj.Përkundër kësaj
që thashë,unë edhe kam krijuar.Kam përfunduar një vepër të re poezish,e
që mund të them se pos krijimeve të tjera,poezia zë vendin kryesor në
krijimtarinë time,është vokacioni im krijues.Poezinë e kam pasur dhe e
kam bashkudhëtare të jetës. Gjithashtu kam punuar në romanin e ri(një
ndër të tjerët) në krijim,në një libër me tregime,të shkruara nëpër
vite, e kështu me radhë,mbase duke menduar se mund të botohen në një
kohë të afërt.
E thashë për të gjetur frymëzimin, meqë në këtë kohë, që gjithçka është
politizuar, poeti e ka të vështirë që të mos i japë sëmundje politike
vargut. Si e komentoni Ju?
Naim Kelmendi:Thënë të drejtën,politizimi e ka vërshuar jetën
tonë,ngase këtë e kanë krijuar rrethanat në të cilat jemi gjendur ne si
popull,dhe kështu edhe vetë krijuesi,në vorbullën e ngjarjeve dhe
rrethanave.Mbase edhe është thënë,se muzën poetike mund edhe ta mbysë
politika,por këtu kam qenë i kujdesshëm.Poezinë dhe politikën i kam
parë dhe përceptuar si të ndara,dhe mbase kam luftuar vazhdimisht në
botën e krijimit, që ajo,pra,politika,të mos e vrasi poetikën.Duhet
thënë se poetika e politizuar është poetikë e ditës,e kohës dhe e
rrethanës,por jo edhe e një jete më të gjatë.Këtu është ai kufiri që i
vë politizimi artit dhe fjalës së shkruar,dhe pikërisht këtu duhet ai
kujdesi i krijuesit të vlerave,që t’i ruhet ndikimit politik.
Keni punuar gazetar me vite të tëra, si në Kosovë dhe Zvicër, por keni
raportuar edhe nga lufta e Kosovës. Na thoni dy fjalë, se si është të
raportosh nga lufta edhe pse e kuptojmë se nuk është edhe e lehtë të
përgjigjesh?
Naim Kelmendi:Shkuarja ime për të raportuar nga lufta, atje në Koshare,
ka ndodhur dikund kah fundi i saj, edhe pse atëbotë askush nuk e kemi
ditur se do të ishte fundi i saj.Unë kam shkuar nga Zvicra,meqë atëherë
jetoja në Zvicër,edhe përkundër rrethanave të mia shëndetësore të
atëbotshme aspak të përshtatshme.Mirëpo ishte thirrja e lirisë në
ndërgjegjen tonë, ajo që na ka mobilizuar si shqiptar kudo që ishim.
Ajo,koha e raportimit nga lufta e lavdishme e Koshares,nga atje ku u
çrrënjos me luftë përgjithmonë kufiri shqiptaro-shqiptar, nga
luftëtarët e lirisë,në krye me arkitektët e asaj lufte, heronjtë Sali
Çeku dhe Agim Ramadani,do të mbetet përgjithmonë në jetën time si diçka
e shënuar.Ndoshta më e rëndësishmja në karrierën e profesionit,por edhe
më e ndritshmja në jetën prej njeriu.
Si është gazetaria shqiptare, e sidomos ajo e Kosovës?
Naim Kelmendi:Që nga përfundimi i luftës,pra nga çlirimi i Kosovës,edhe
gazetaria në Kosovë i ka pasur peripecitë e veta.Gazetarët dhe
gazetaria ka qenë,do ta quaja, në një luftë dhe në një përballje
përmanente me fenomenet e së keqes që ndodhin në një shoqëri në
tranzicion,si ka qenë kjo e jona.Në Kosovën e pasluftës ka ndodhur
krimi i organizuar.Kanë lulëzuar shumë forma të kriminalitetit,vrasjet
politike,krimi ekonomik, etj.
Dikush e ka luajtur rolin e strucit, por ka pasur mjaft të tjerë që
janë shquar në përballje të hapura me krimin,dhe ndokujt edhe i ka
sjellur pasoja,por kjo është edhe pjesa e hidhur që të ofron misioni i
këtij profesioni.
Të gjitha këto kanë stagnuar zhvillimin e shoqërisë dhe mbase edhe
konsolidimin e demokracisë,sot ende po e ha si gangrenë edhe forcimin e
shtetit dhe sundimin e ligjit.Mjerisht mund të konstatohet se ende sot
gazetaria në Kosovë vuan nga këto pasoja.Sot kemi,në shumë raste
gazetari të kontrolluar,gazetari grupesh dhe partishë,gazetari bosësh
politikë etj,që përfaqësojnë interesa të caktuara,të ngushta fare,dhe
mbase rrënojnë interesa të caktuara.Kjo nuk i shkon për të mbarë vetë
demokracisë,ngase vet gazetaria është një shtyllë e fortë e saj.Sa më
shumë gazetari të lirë aq më shumë demokraci të fortë,kuptohet edhe me
shtyllat tjera,si drejtësia,ekonomia etj.
Keni punuar disa vite edhe në Zvicër, gazetar, lektor, por edhe mësues
i shkollës plotësuese shqipe. Sipas mendimit tënd, meqë tani jeni duke
jetuar në Kosovë, në çka duhet të përqendrohet më shumë qeveria e
Kosovës tek diaspora?
Naim Kelmendi:Në këtë qeveri ka mjaft njerëz që dje,krejt para lufte
kanë qenë vetë pjesëtar të diasporës,akëcili ka jetuar me vite në
Evropë e gjetiu.Me një fjalë kanë qenë vetë mërgimtarë.Unë,nuk e kuptoj
se si, së paku tek këta,nuk ka prekur aspak në ndërgjegjën e tyre
çështja e diasporës shqiptare.Kosova sot është shtet.
Shteti duhet të ketë lidhje me diasporën e vet të kudondodhur,jo vetëm
përmes ambasadash,por edhe përmes formash tjera përfaqësimi lidhjeje e
komunikimi.
Është dashur patjetër një ministri e diasporës në qeverinë e
Kosovës.Diaspora shqiptare në Evropë dhe përtej saj në SHBA e nëpër
botë,ka dhënë paranë,mundin dhe djersën,mbase edhe jetën për çlirimin e
Kosovës,ndërsa sot askush nuk merret me të.Kjo nuk do të duhej të ishte
kështu.Kjo duhet të trokas në ndërgjegjën e atyre,që deri dje e kanë
rrjepur atë diasporë e sot ia kanë kthyer shpinën.Mendoj se me
diasporën duhet krijuar lidhjet e përhershme kulturore dhe arsimore,për
ta zhvilluar arsimimin në gjuhën dhe kulturën amtare,për ta ruajtur
këtë diasporë nga asimilimi.Ne kemi një diasporë të re dhe duhet të
kihet kujdes ndaj asimilimit të saj,kjo është ajo qenësorja…
Mendoni se diaspora vetëm se po përmendet dhe asgjë nuk po bëhet në
këtë drejtim, duke e ditur, se bashkatdhetarët ballafaqohen me probleme
të ndryshme?
Naim Kelmendi:Keni të drejtë.Ju,mbase edhe vetë jetoni në diasporë,i
njihni dhe frymoni më afër këtyre problemeve,por unë mendoj se vetë
shteti ynë duhet të krijojë mekanizmat që merren me diasporën,me
çështjet dhe problemet e tyre,me zhvillimet dhe ruajtjen e tyre.Kjo
tash i takon shtetit,dhe kjo ende nuk po ndodhë.Nuk e di përse.Nuk mund
ta kuptoj…
Cili është raporti juaj me poetët e Kosovës dhe të diasporës?
Naim Kelmendi:Raport fare korrekt dhe fare ndërnjerëzor.Në Kosovë kam
mjaft miq të fjalës e të profesionit.Nuk është se edhe nuk
bashkëpunojmë,nuk bashkëveprojmë e nuk bashkëmendojmë.Edhe me poetët
shqiptarë në diasporë,meqë vet kam jetuar për trembëdhjetë vite rrjesht
në Zvicër,mbaj raporte të mira.Disa edhe më janë larg për t’u takuar,me
disa ende mbaj kontakte apo lidhje në forma të ndryshme.Me një fjalë
raporte të mira njerëzore dhe miqësore.
A është komercializuar edhe poezia në këtë kohë tranzicioni?
Naim Kelmendi:Duket se çdo gjë është komercializuar.Çdo gjë është bërë
bisnes,por ja që,mendoj se vlerat e njëmendëta nuk
komercializohen.Tranzicioni,sikur
po zgjatë më shumë tek ne,apo po më duket kështu.Kuptohet,edhe poezia
po e vuan këtë fenomen të tranzicionit e të komercializimit,por
gjithësesi vlera e vertetë letrare jeton dhe mbijeton.Ajo e ka jetën e
vet dhe emrin e vet të përbotshëm.
Ku do ta kishe parë veten më mirë, në shkollë, në TV, radio apo gazetë?
Naim Kelmendi:Sinqerisht, ta them të drejtën se më mirë e shoh veten në
gazetë.Këtu jam më afër lexuesit,apo disi,kështu e ndjej këtë.I shpreh
më mirë pikëpamjet intelektuale dhe reagimin tim në gazetë.Është një
medium që e vlerësoj shumë dhe e respketoj,mbase dhe e dua.Paraqitjet e
fjalës publike në gazetë,disi më duken më me peshën e vet për t’i thënë
dhe për t’i shkruar gjërat hapur.
Na thoni një koment, për këtë vit, meqë Shqipëria hyri në NATO dhe u bënë shumë lëvizje të mira mbarëkombëtare?
Naim Kelmendi:Janë dy arritje,pa lënë anash dhe të tjera, në këtë
nënqiellin tonë kombëtar.E para ishte hyrja e Shqipërisë në NATO dhe e
dyta kurorëzimi i ndërtimit të rrugës kombëtare Durrës-Prizren,që
tashmë lidhë dy shtetet shqiptare:Shqipërinë me Kosovën. Ky është
shekulli i kombit shqiptar.Ka filluar me lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës,tashmë me Shqipërinë zonjë në Evropë dhe do vazhdojë më
tutje.Në një të ardhme me bashkimin e shqiptarëve.Evropa e ka për
borxh,që qytetarëve të vet,shqiptarëve,t’ua ndreq padrejtësitë
historike të kohës.Ne jemi evropianë.I kemi dhënë mjaft si komb
qytetërimit dhe civilizimit evropian,që para dymijë vjetëve e këndej.
Kosovës,i duhet jetësisht zhvillimi ekonomik.Ky, zatën edhe është
çelësi i forcimit të shtetit.
Kosovës i duhet çrrënjosja e korrupsionit, që ka prekur edhe segmentet
e majave të shtetit,çrrënjosja e krimit të organizuar.Kosovës i duhet
sundimi i ligjit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.Kosovës i
duhet siguria,stabiliteti dhe etika njerëzore në drejtësi dhe në
sundimin e ligjit. Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të
korruptuar.Nuk janë të shëndosha ndarjet që i kanë bërë partitë,si,p.sh
kjo partia e filanit,kjo e fistekut etj,apo partia e këtyre të
Podujevës,e atyre të Drenicës,e këtyre të Dugagjinit,atyre të rrethit
të Ferizajit etj.Kështu do të na kushtojnë ndarjet.Kosova është e të
gjithëve.
Z.Kelmendi, t’i kthehemi botës krijuese. Jeni duke krijuar ndonjë vepër?
Naim Kelmendi:Është në natyrën e krijuesit dhe në domenin e tij,që
kurrë të mos pushojë së krijuari.Edhe unë kështu bëj.Edhe kur nuk duket
se krijoj mbase krijoj.Kam nëpër duar disa dorëshkrime,që pas procesit
të punës do ta shohin dritën e botimit, por kohë më shumë i dhuroj
punës me Shtëpinë Botuese "Rugova Art",me krijimet dhe botimet e
saj.Ajo vazhdon botimin e veprave letrare të zhanreve të ndryshme.Këtu
kam më shumë angazhime.
Çka më me dëshirë shkruani, poezi, prozë, roman, apo ndonjë shkrim për gazetë?
Naim Kelmendi:Unë përpos poezisë,që nëpër vite kam botuar më se 12
vepra poetike,dhe ato në publicistikë,lëroj edhe prozën.E shkruaj edhe
romanin,ende nuk kam të botuar.Por,përpos të gjitha gjinive më me
dëshirë e shkruaj poezinë.Ndërsa,shkrimin për gazetë,e bëj si reagim
intelektual ndaj çështjeve shoqërore që na preokupojnë dhe janë pjesë e
jetës dhe veprimit tonë…
E di, se na mbeten shumë gjëra pa përmendur, por shpresojmë, se herave
tjera prapë do të jemi në kontakt dhe do mësojmë edhe shumë gjëra tjera
nga Ju i nderuar, edhe pse të gjithë Ju njohin. Ju flm dhe ju urojmë
suksese.
Naim Kelmendi:Ju faleminderit edhe juve,suksese dhe jetë të gjatë në
misionin tuaj të shenjtë që je duke e bërë në punën e profesionit të
gazetarisë, juve që e drejtoni dhe të gjithë lexuesve të saj.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
» Ne nuk kemi shtet-Edhe kjo po na ndodhë-"Jo Skenderbeut, po Sulltan Muratit"!-Lexoni e mos besoni!
» Intervistë me Xhafer Lecin-Atdheut borxh ia kemi kthimin tonë në Kosovë
» Sejdiu: Kemi vetëm një vizion – Kosovën demokratike dhe të integruar në BE e në NATO
» Kjo tregon se skemi shtet shqiptar-Ja deri ku kemi arritur-Paradox:Pejë, të rinjtë myslimanë kundër Nënë Terezës: Nuk është shqiptare.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi