Kjo tregon se skemi shtet shqiptar-Ja deri ku kemi arritur-Paradox:Pejë, të rinjtë myslimanë kundër Nënë Terezës: Nuk është shqiptare.
Faqja 1 e 1

Kjo tregon se skemi shtet shqiptar
Ja deri ku kemi arritur-Paradox:Pejë, të rinjtë myslimanë kundër Nënë Terezës: Nuk është shqiptare.
Një grup të rinjsh myslimanë në Pejë, Forumi i të Rinjve Myslimanë, i ka kërkuar kryebashkiakut që të heqë dorë nga vendimi për të ngritur një statujë të Nënë Terezës në këtë qytet. Sipas të rinjve, kjo është një fyerje për qytetin me 98 përqind myslimanë.
Grupi thotë se ka mbledhur rreth 2 mijë firma në një peticion kundër statujës. Nëse statuja duhet të ngrihet, atëherë sipas të rinjve aty duhet të jenë heronjtë e pavarësisë.
“Vendimi i autoriteteve ka ardhur pas lobimit dhe financimit nga një sekt i Kishës Katolike, Opus Dei,” i tha agjencisë Balkan Insight Noli Zhita.
Grupi i të rinjve thotë se Nënë Tereza nuk është shqiptare. “Ajo është me origjinë vllahe, e lindur në Maqedoni, nuk është shqiptare,” thotë Zhita.
Kryebashkiaku i Pejës duket i vendosur për të mos u tërhequr nga kjo iniciativë.
Ndërkohë, lajmi i publikuar në Balkan Insight, të bie në sy se është përcjellë nga mediat e Iranit.
LETRA E PLOTE
Organizata Joqeveritare
“Forumi i të Rinjve Muslimanë”
Nr: 26/2011
Data: 23.05.2011
LETËR E HAPUR
Kundër vendosjes së shtatores së murgeshës maqedone-katolike Nënë Tereza në qytetin e Pejës
Për: Dr. Ali Berisha
Kryetar i Bashkisë së Pejës
Nga: Qytetarë të Pejës dhe
Forumi i të Rinjve Muslimanë
I nderuari kryetar i Bashkisë së Pejës,
Dr.Ali Berisha,
Ne, një grup qytetarësh pejanë, nëpërmjet kësaj letre duam të ju njoftojmë mbi shqetësimin e komunitetit të qytetit tonë, lidhur me aprovimin nga ana juaj për vendosjen e shtatores së murgeshës maqedone-katolike "Nënë Tereza" në qytetin tonë.
Duke besuar se i drejtohemi një njeriu te mirëkuptueshëm, që është zgjedhur në postin e tij për të përmbushur dëshirat e qytetareve të Pejes dhe mban përgjegjësi qytetare dhe ligjore për vendimet e tij, ne qytetarët e poshtëshënuar kemi vendosur të ju dërgojmë këtë letër të hapur. Me këtë letër ne duam të shfaqim indinjatën tonë të thellë kundër vendimit të miratuar nga asambleja komunale e qytetit tonë të cilën ju e drejtoni, për të vendosur shtatoren e misionares katolike Nënë Tereza në qendër të qytetit tonë.
Vendimi juaj për të vendosur këtë shtatore nuk është aprovuar nga qytetarët e qytetit tonë. Ai shkon kundër vlerave dhe kulturës sonë dhe për më tepër duke u vendosur në mënyrë arbitrare dhe pa një debat publik, dëmonton rëndë demokracinë dhe vlerat tona qytetare.
Jemi të mendimit se në asnjë vend demokratik të botës nuk mund të ndodhi që përkundër kulturës së banorëve të tij dhe pa aprovimin qytetar të shumicës të ndërmerren vendime si ky që keni marrë.
Ne, qytetarët që i bashkangjitemi kësaj letre duam të ju shprehim shqetësimin tonë qytetar dhe ti kujtojmë asamblesë komunale të Pejës dhe ju në person, se qyteti ynë në vend që të pushtohet nga shtatorja e “Nënë Terezës” ka shumë emrat patriotësh me famë që kanë derdhur gjakun për mbrojtjen e këtij vendi por që çuditërisht ju i keni përbuzur duke i zëvendësuar me shtatoren e një misionareje katolike e cila e flijoi jetën e saj jo për Kosovën e as për Pejën, por për një shtet të huaj fetar, Vatikanin.
Përveç shpërfilljes së qytetarëve pejanë dhe kulturës së tyre, akti juaj cënon rëndë laicitetin e Republikës së Kosovës ku neni 8 thotë: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.” Ne shohim me shqetësim veprimi juaj, që synon të pushtojë një hapësirë publike me një figurë kontroversiale dhe të huaj katolike është anti-kushtetues dhe provokon urrejtje ndërfetare.
Ne besojmë se me aktin që ju keni marrë ju:
1 .Jeni duke shkelur kushtetutën e shtetit të Kosovës.
2. Nuk përfaqësoni unitetin e qytetarëve të Pejës, kur dihet që përbërja e qytetarëve të Pejës është me shumicë muslimane.
Ne ndjehemi të fyer nga vendimi juaj i cili synon të katoliçizojë hapësirën publike të qytetin tonë dhe shtrembërojë historinë. Ne ndjehemi të kërcënuar dhe lënduar, kur shohim që qyteti ynë heroik i cili i bëri ballë për afro një shekull tendencave të Serbisë që donte ta krishterizonte atë dhe të gjithë Kosovën, sot katoliçizohet kulturalisht nga vendimi juaj arbitrar.
Për sa më lartë ne kërkojmë nga ju që të respektoni ndenjat e shumicës së banorëve të Pejës dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ne nënshkruesit e kësaj letre respektojmë shtetin e Kosovës, jemi tolerantë ndaj çdo feje tjetër që respekton demokracinë e vendit tonë, por veprimi juaj na bën të ndjehemi thellësisht të provokuar.
Ne ju bëjmë apel ju dhe asamblesë komunale të Pejës që të marrë masa urgjente për të korrigjuar ofendimin që ka bërë kundër muslimanëve dhe banorët me besime jo-katolike të Pejës, duke ndërmarrë këtë akt të frikshëm i cili kërkon të katoliçizojë imazhin e qytetin tonë i cili i rezistoi heroikisht miteve kristjane të Serbisë për afro një shekull.
Na duhet të ju kujtojmë që kur një akt i këtillë i gabuar u ndërmorr në Shkodër të Shqipërisë disa vite më parë, ky akt shkaktoi reagimin e muslimanëve, tensione ndërfetare në qytet dhe tërheqjen e pushtetit nga akti provokues katolik.
Ne si organizatë e Forumit të të Rinjëve Muslimanë dhe qytetarët e tjerë që mbështesin letrën tonë ju paralajmërojmë se në rast kërkesa jonë për ruajtjen e laicitetit të hapësirës publike të qytetit dhe tolerancës ndërfetare nuk merret parasysh, në mbështetje të ligjit dhe kushtetutës do organizojmë protesta demokratike dhe do kërkojmë të mbrojmë qytetin nga aktet jo-ligjore që cënojnë tolerancën fetare dhe imponojnë me dhunë pushtetuese shenjtorë katolikë në një vend me shumicë muslimane.
Ne jemi thellësisht të fyer nga vendimi juaj, dhe nuk arrijmë ta kuptojmë sesi një kryetar për të cilin kanë bërë thirrje të votohet shumë imamë dhe besimtarë muslimanë të këtij qyteti, të na ofendojë, zhgënjejë dhe shpërfilli në këtë formë.
Luteni që të merrni masa dhe korrigjoni gabimin e bërë dhe rifitoni dashurinë e qytetarëve pejanë.
Me respekt,
Një grup qytetarësh pejanë dhe
Forumi i të Rinjve Muslimanë
Pejë, Kosovë
Kryetari i FRM-së
Behar Beqiri / Prishtinë
Sekretar i FRM-së
Noli Zhita / Pejë
http://www.veriu.com/vp/index.php?ind=lajme&op=entry_view&iden=3228

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Imami shqiptar: Skëndërbeu është heroi ynë, Nënë Tereza na nderon si komb
» CNN shpërndan deklaratën Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» Asllan Dibrani:Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike e krijuesve Shqiptarë
» Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi