Një thesar i pjekur ideshë poetike
Faqja 1 e 1
Një thesar i pjekur ideshë poetike
Qasje kritike
Një thesar i pjekur ideshë poetike
(Përkitazi me librin e Basri Çapriqit, Hapja e guacës, që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht)
Minica Mureşan
Takimi
me poezinë e Basri Çapriqit është i mirëseardhur në gjuhën rumune për
të lapsëruar portretin e një artisti shqiptar. Një ndjeshmëri e
jashtëzakonshme e nxit këtë t’i fshehë emocionet abstrakte, duke i
tulatur sentimentet nën vellon semitransparente të një padukshmërie e
dila mund të deshifrohet vetëm përmes forcës dhe aftësisë sonë për
koncentrim mbi idetë e mirëpozicionuara e të fshehura në tekst. Këto
pasuri dhe kjo plurivalencë vlerësohet te Hapja e guacës nëcilësi
artistike dhe kualitative, në prizmin e një akumulimi të dukshëm
kuantitativ përfytyrimesh, gjendjesh, shenjash, meditimesh dhe
konceptesh filozofike. Diskursi poetik, herëherë hijerëndë, nuk është
gjë tjetër veçse një mburojë pas së cilës poeti e konzervon dhe mbron
vetveten nga efekti destruktiv i materiales, bezdisshmërisë dhe
përditshmërisë. Artisti kosovar ka kapacitetin e hatashëm për të patur
një trajekt të përpjetshëm, me një konstrukcion të mirëpërgatitur, duke
u drejtuar kah zonat esenciale të shpirtit me ndihmën e syrit të
mendjes. Intuitat e tij gjejnë përgjigje dhe konture përmes një
materializimi virtual. Rikthimi në planin e materialitetit tokësor
përshkohet, ndërkaq, ciklikisht, falë faktit se autori din të përcjellë
elemente nga kjo botë në botën tjetër, duke i purifikuar.
Në
këtë kontekst ngjet dhe një fenomen i anasjellttë, në një simetri të
përmbysur, autori duke përfituar nga pronësia e një shpirti të
observimit që e ndihmon të përkthejë shenja dhe simbole, duke i
përshkruar poetikisht, kështusoj duke ua dekodifikuar manifestimin e
mrekullueshëm në planin konkret të jetës së përditshmërisë me
banalitetin e saj. Përmes këtij antropoformizmi të shfrytëzuar me
qëllim stilistik, disa gjëra të jetës apo elemente të botës vegjetale
marrin zë dhe është shumë më shumë se sa evidente që pa këtë pronësi
senzoriale të poetit, asgjë nuk do të kishte ngajrë. Kështu pra,
gjithçka është e mundur në botën poetike të B. Çapriqit. Përndryshe,
hyrja në këtë botë bëhet përmes portës së padukshme të syrit dhe përmes
iniciimit të një rituali (jo përmes një rituali të iniciimit), për
motivin e thjeshtë se një i iniciuar ka aftësi për kundrimin e një
porte të padukshme. Për atë, shenjën e parë e gjejmë te Guaca
(poezia me të cilën hapet ky vëllim), përmes së cilës i referohet
praktikës së gjeomancisë (pra, të deshifrimit të fatit në gjurmat e
lëna mbi dheun e gurtë, gjethe apo guaca), duke i avertizuar ato në
fushën e rieditimit të kultit të lashtë të hyjnores. Sigurisht, njeriu
i (pa)përmendur do ta receptonte këtë poezi në nivelin e vet e të
evolucionit të tij, por, madje, edhe ashtu, po ai di të intuojë kuptime
të fshehta pas fjalëve të dukshme (aparente), siç mund të jetë në këtë
rast, morfogjeneza, respektivisht fshehtësia e krijimit.
Njeriu
i sakralizuar është i përfshirë nga mrekullia e krijimtarisë duke e
harruar esencën e saj hyjnore, e gulçuar herëpashere nga senzualiteti i
konkretizimit të ndjenjave. Ai është “kyçur” në
senzualitet, duke hapur horizonte të reja, edhepse hapja e tij përmes
njohjes ekziston, potencialisht, prej ku buron edhe shpjegimi i etjes
së tij ndaj absolutes, vetëtejkalimit dhe shijes me të cilën kundron,
mahnitet dhe di ta shpjegojë e ta kuptojë. Duke i lexuar shenjat, ai
nuk e ka harruar formulën e kushtrimit për hapje: “Hapu
se/ Dua të dal/ Të pi ujë drejt nga qielli// Hiqu yjeve/ Pi ujë nga
goja ime/ Mbyllim farën tone/ Në fund të detit// Sa kohë u bë që jemi
mbyllur/ Humbur brenda o zot/ E s’dëgjojmë zërat e ujit” (Guaca). Në
mënyrë evidente, shungullima e fjalëve sugjeron kapacitetin e
mrekullueshëm të ujit për stokimin e informacionit, vetë trupi njerëzor
duke qenë i përbërë nga uji në proporcion prej rreth 70 për qind.
Pasojnë shenja tjera: Porta, Muri dhe Pasqyra, të cilat,
të gjitha këto dhe secila veçmas, ndajnë jo vetëm njërin plan nga
tjetri, duke e ndarë realen nga imagjinarja, por përfaqësojnë dhe një
mjedis hyrjeje dhe kalimi nga njëra në tjetrën anë, por edhe për kontinutetin e njërit përmes tjetrit: “muri s’është aty për t’u kapërcyer/ për t’u ndarë më dysh” (shih Muri gjigant). Ideja është e rimarë, mes tjerash, edhe te poezia Përkryerja e shiut, kështu: Kaq kohë presim atë ujë të rëndë/ Me na shkëput/ Përgjithnjë nga tokë e dashur. Poeti
duket të jetë përçuesi apo elementi i lidhjes ndërmjet planeve,
ndërmjet gjuhës (fjalorit, diskursit) të shenjave dhe fjalorit të
shfrytëzuar në komunikim. Është
evidente se plurivalenca për të cilën bëja fjalë vjen si pasojë e
specializimit të tij si profesor i stilistikës dhe semiologjisë.
Në
bazë të seleksionimit të lëndës në gjuhën rumune që e ka realizuar dhe
rikënduar me mjeshtri dhe besnikëri B. Ymeri, tekstet e B. Çapriqit e
justifikojnë formacionin e tij filologjik dhe shkencor,
duke sjellë kontribut të veçantë që e ndihmojnë teorecienin të aplikojë
në praktikë atë që e di, dhe atë që e intuiton. Mu ky specifitet
observohet në poezi, gjë që na e përforcon impresionin se autori
ka një praktikë të shkrimit, se për zotërinë e tij shkrimi është si
ecja, zgjimi apo çdo ndërmarrje dhe preokupim ditëror (i përditshëm),
dhe sërish mu ky banalitet i përditshmërisë është i
mbrujtur me një fshehtësi të mrekullueshme të gjestit, dukshmërisht të
imtë, një gjest që potencon në të manifestimin diskret të mahnitjes,
duke e kultivuar, duke e përsosur dhe shumëfishuar lumturinë për
përfytyrimin e një bote më të mirë. A ekziston vallë nevoja të
manifestojmë përgëzimin tonë për të zbuluar një poezi magjike,
arkitektura mentale e së cilës mund të rindërtojë një botë të tërë,
duke filluar nga studimi i përgjithshëm i shenjave deri te parashtrimi
i pyetjeve mbi aspektet dhe relacionet e jetës sociale?
Bota e Basri Çapriqit dëshmohet të jetë një fryt i proshkët ideshë të pjekura: ajo
është bërë më e mirë mu për shkak të kapacitetit për të evoluar
nëpërmjet observimit, eksperimentimit dhe njohjes ; ajo duke mbetur në
një plan të cerebralitetit (pjekurisë mentale), duke kristalizuar dhe
stokuar (grumbulluar) inforenergji siç është uji. Po e përmbyll duke e
nxjerrë në pah edhe eksperimentin e rëndësishëm hermeneutik, duke i
bashkuar përmes një harku të bardhë tingujt nga vargjet e famshme të Goethes: ,,Ich gehe
im Walde/ So fuer mich hin/ Und nicht zu suchen/ Das war mein Sin’’,
për jehonën e një poezie të poetit rumun Luçian Blaga, i cili, nuk e
shtrydhte „kurorën e mrekullive të botës”. Në këtë kontekst, ja pra se
si tingëllon magjia e vargjeve të Basri Çapriqit: Sheh
rrushi rrushin dhe s’piqet/ Pema ime po kalbet nga fortësia e vet/ Apo
nga shiu nga breshëri nga kohë e ligë/ Po u poqa tashti/ A më ha ti nga
malli për pemët apo për drunjtë/ A më lë vjerrë nga metafizika ime e
thartë/ Unë s’dua të kalbem pendimi më mire/ S’piqem fare/ Vetëm i
papjekur mund të mbes pemë përgjithnjë/ Si thua ti të mbetem mollë/
Tash që po hyn së dyti në drurin parahistorik/ Apo aty ishe e të
mbulonin gjethet// Kur sheh rrushi rrushin e s’piqet (Të piqet) – fjala e poetit.
Basri Çapriqi.JPG
Ballina e librit Hapja e guacës.JPG
Monica Muresan.JPG

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zemra Troket Ne Zemer: THESAR I ÇMUAR
» NJË TOKË E PJEKUR - ADEM ZAPLLUZHA
» BASHKIM BUXHOVI - TË PJEKUR ME ROBËRI...
» “Festë poetike në “Dodonë
» Biseda poetike mes poetëve me vargje!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi