Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh.

Shko poshtë

Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh. Empty Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 13, 2010 10:59 pm

Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh.





Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh. LUFTIM-ME-PERBINDSHIN-Lek-Pervizi“Luftim me përbindeshin”,
gdhendje në dru shqope, në Kuç më 1957, 11 x 9 cm. Prof. Guljelm Deda i
kushtoi një vjershë. Kjo skulpture, simbolizonte qëndresen kundër
diktaturës e përfytyruar në përbindësh..

Dy vjersha të Prof. Guljelm Dedës, kushtuar skulpturave të mija
ne dru shqope të gdhendura në kampin-burg te Kuçit të Kurveleshit,
Vlorë, 1955-58.

Trimi dhe monstri
Merr jete
cungu i shqopes
kucka
nga dora jote
artist

kaperthye me nje perbindesh
monstër
lufton trimi drague
me forcen e muskujve t’çelikte
nofullat ia çan
e ngordh
egersinen hukubete
q’aq viktima te pafajshme
hoqi kesaj jete

e mjera Shqipni
nji kulsheder gjakatare
te ka mbërthye
te ka gllaberue
bijt ma te mire
ti ka farue

por ka burra
ka trim mbi trimat
Gjergj Elez Ali
të rinj
qe nuk mposhten kurre
fulqite me ia shkallmue
bishes monster
te tmerreshmes lubi

qendresen tone
n’ate skulpture
ke skalite
te heshtun e te vuejtun
kundershtimin tone
ke simbolizue

me tehun e nji thike
aq bukur
histori ke shkrue
pa germa
pa fjale
luften e se mires
kunder se keqes
ke perftyrue

artistet jane profete
n’ate veper
fundin ke parashikue
te perbindeshit gjakatar
njashtu
fulqishe zbertthye
ka me mbarue

te pergezoj mjeshter i ri
nese i prangosun
sot je
si Prometeu mitik
uroj
qe talentin tand
ta shprehish me fuqi
nji dite t’ardhme
ne liri !

( Plug, 1960 )

Gdhendjen qe paraqes, e kisha punue me te nje thike qe kisha sajue
vete nga nje cope helmete gjermane me të cilen kisha gdhende çibukun me
Prometeun e lidhun e te tjera forma, si satire, luane, Evën me gjarpen
e molle, lirinë e Samotraces, Laokooni, etj., te cilat ua dhuroja
bashkevuejtesve e kushedi ku kane perfundue, pas kaq vjetesh.
Keto
gdhendje une i basha aty ne prani te shokeve qe merreshin me lexime,
biseda e komente, te cilet me shpotisnin me fjale te tilla :
« Ku je artist i shqopes ! »
« Hajde, hajde Praksitel i Kurveleshit ! »

Kurse Lemi me kushtoi kete poezi ne nje faqe leter fletoreje, që i
shtohej asaj të Prometeut, qe grueja ime ruente te fshehura, kur ishim
ne Plug te Lushnjes, te cilen u detyruem ta digjnim bashke me shkrime
te tjera, nga frika e nje kontrolli te sigurimit, kur erdhen per
kontroll e na moren gjithe librat ne gjuhe te hueja.
Me te gjete nje poezin te tille perfundoje ne pushkatim siç ndodhi me poetet e rinj, Genc Leka e Vilson Blloshmi.
Une e kisha mbajte ne kujtese dhe e rindertova bashke me ate te Prometut.
I paraqita ne kete liber, sepse nga Lemi nuk kishte mbete asgja tjeter,
prej terrorit teper te madh. Prandaj ai iu kushtue perkthimit të vepres
“Orlando furioso” i Lodoviko Ariostos, prej 40 mije vargjesh per te
zevendesue nje krijimtari te lire qe nuk i lejohej

Dorë artisti
Tym e flake nxierr çibuku prej shqope
gdhendun me mjeshtri te rralle
Prometeu asht aty skalite
me pranga e vargoj lidhun pas shkambit
dhe zhgaba
kthetrat e ngulme mbi ate trup ciklopik
kah ia copton melçine me skepin çelik

zjarrin jetedhanes
u a pat grabit zotnave t’Olimpit
ky fatos i te gjitha kohnave
me guxim mbinatyror
me forcen e vetmohimit
per te ia dhurue njerezimit

dore artisti
skaliti trupin
e ketij pishtari te qytetnimit
ne nje cung shqope
dore e nje te burgosuni
i denje te quhej bir i Prometeut
( bijt e tij ishim ne te gjithe)
qe protesten e vet
protesten tone
vetmohimin e qendresen
perfytyroi
ne nje lulle te thjeshte
daltoi
me mjeshtri

nuk ka pranga qe te lidhin mendimin
qe te ndrydhin frymezimin
qe te mberthejne shpirtin
edhe n’ato burgje mizore
u shkruen
vizatuen
skaliten
ne leter
gur
dru
vepra te perkryeme
vepra tronditese
t’amshueme

ne kete çibuk shqope
ku ndizet zjarri i pashuem i Prometeut
or artist i burgjeve
me durim e perkushtim te vendosun
me tehun e mprefte te nje thike t’kalitun
ne farken e krahnorit
ke gdhendun
kampionin e lirise
qe nder shekuj e kohnat
mbetet heroi ma i madh i njerezise
dhe heroi
frymezuesi
ma i madh
yni
te lumte !

( Plug, 1962 )

Në mungesë te çibukut të shqopës pâraqes skicën origjinale model për gdhendjen e Prometeun të lidhur,
në kampin-burg të Kuçit të Kurveleshi, 1955-58.
Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh. Skice-Prometeu-i-Lidhun-Lek-PerviziLek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh. ThikaÇibukun
e pare ia pata dhurue Lemit, i cili me falenderoi duke i kushtue nje
poezie, qe u ruejt nga nana e gruaja ime. Kisha gdhende disa çibukë të
tillë, dhurue shokëve të ngushtë bashkëvuejtës.
Edhe thika pati nderin te permendet ne poezine, per aresye se Lemi e
kishte marre vesh se si une e kisha sajue ne Tepelene nga nje cope
helmete gjermane. Ngjarje te vogla por me kuptim te thelle, qe tash
mbas kaq vjetesh duken te randesishme. Shpirti i shqiptarit nuk
dorezohej kurre. Flaka e ditunise do ta udhehiqte gjitmone perpara per
te dritun rrugen e veshtire te afirmimit te kombit, ku vendosmenia e
qendresa arrinin deri ne sakrificen supreme te jetes, per hir te
lirise, drejteise e demokracise se vertete. Guljelm Deda ishte nje nga
pishtaret ma te guximshem te kultures dhe te qendreses shqiptare kunder
fuqise shtypese te diktatures !

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=15186

Ne fotot: Profesor Guljelm Deda dhe Lak Pervizi


Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh. Prof.Guljelm-Deda-1916-1994Lek Pervizi: Krijimtari artistike të panjohura burgjesh e kampesh. Lek-Pervizi-21
















__._,_.___








Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi