Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Neper Oqeanet e kujteses - poezi - nga - Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Neper Oqeanet e kujteses - poezi - nga - Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Neper Oqeanet e kujteses - poezi - nga - Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 6:55 pm




Monda Korca: Neper Oqeanet e kujteses - poezi - nga - Raimonda Moisiu N1208896826_30450280_2031491


Monda Korca: Neper Oqeanet e kujteses - poezi - nga - Raimonda Moisiu


Më ngjethin mishtë carcafët e pazhubrosur,

Ylli im!

Ndjej shumë mall për ty...!

Po vijnë castet që do të më cmëndin pas pak,

Castet,

kur ti më afrohesh përqark I tëri dhe I padukëshëm,

Si një shtjellë ajrore!

Askush nuk e bën rrëmujë më shtratin tim!

Mbyll sytë dhe më shfaqet fytyra tënde,

Duke m’u lutur me duar të dridhura, më sy, me buzë,

Për një shikim të dhimbshëm nga unë,

Për një shikim prej nëne dhe

për një puthje!

Sa më mungon lëngu I buzëve të tua...,

Më bëhet sikur nëpër qënien time,

Po ndjej prekjet e tua të lehta, të ëmbëla dhe dinake-

Po I mbaj sytë mbyllur sikur flë, ti-

Mos e hiq lëpirjen e nxehtë të pëllëmbës tënde,

Po e hoqe atë kunadhen e nxehtë të dorës-

që ngurron, që ndruan të shtëtitë,

nëpër pyllnajën e panjohur të trupit tim ....

mua do të më dalë gjumi menjëherë!

Largoje lehtë fustanin e fijeve të flokëve. Atë...

Fustanin gështenjë që mban të strukur intimitetin tim,

- Veshin tim! Atje ...

më pëshpërij një serenatë,

Një serenatë, të lehtë, të padukëshme,

si eter nga eterniteti .

Ky është sekreti im - o dashuria ime!

Një serenatë atje....e..

do të shikosh kur

të të përmbyt me gulfet pranverore,

të puthjeve të mia, që...

do të ta cukitin trupin tënd ngado, si

një trumbë gazmore zogjësh…!

Një serenatë te intimiteti im – në veshin tim të veshur,

me fustanin e flokëve.

Dhe unë ..

Do të flak tej cdo gjë përdrejt shpirtit tënd,

O dashuria ime!

Do të ëmbëlsoj me magjinë e gjoksit tim,

me lëngun e tyre,

të njom buzët e përzhitura që mërmërijnë:

“O Yll!”!

Një serenatë…vetëm një..të betohem,

NJë!

Të ëmbël, të vjetër; tingujt e saj,

Të hyjnë si ajri nëpër alveolat

e mushkërive të mia!

Një serenatë në zonën më eteregjene,

të qënies sime,

Në zonën ku hyjnë vetëm,

Timbrat e dridhura të serenatave.

Një serenatë!

Atë po ma sjell era që nga dritarja-

Ka udhëtuar nëpër oqeanet e kujtesës, e shkreta

Për të ardhur te unë dhe...

Kaq dua !Asgjë më shumë,

M’u qorrofshin sytë,

Për nurin hyjnor të fjalës “Të dua”!

Nje se.. re.. na.. të…serenaaaaaatëëëëë...

O yje!

Për hir të kësaj nate,

Dërgoja të dashurit tim këtë klithëm,

Si ngrihen – ulen të rrahurat e zemrës,

Si ujë që valon nën cipën e lëmuar

të lëkurës sime.

Ahhh!!! Cfar nate!

As serenatë…I dashuri im kushedi se ku është,

Duke vështruar ujrat apo qiellin!

Sa më mungon i dashuri im!

Më mungon shumë, më mungon I tëri,

më mungon papushim, më mungon ngado,

kudo, gjithkund!

Kur të vish te unë-

Do t’a lë një vit krevatin pa rregulluar,

Carcafët do t’i lë ashtu

Të spërkatur me aromën e borzilokut

të ofshamave të tua.

Si beteja më e bukur e jetës sime!

Jam kthyer në një somnambul,

Me krahët e zgjatur,

Që prej vetmisë time

Deri përtej ujrave të pafund…...



Nga Raimonda Moisiu

Hartford, CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi