Faruk Buzhala: Stuhi në gang
Faqja 1 e 1
Faruk Buzhala: Stuhi në gang
Faruk Buzhala: Stuhi në gang
Një shqyrtim sipërfaqësor i romanit ‘’Stuhi në Gang’’të shkrimtarit të madh indian Rabindranat Tagora.
Për të folur për krijimtarinë e një krijuesi duhet që patjetër ti njohësh veprat e tij.Pokështu duhet të kesh njohuri edhe për rrethin ku ai jetoi dhe për kohën kur ai krijoi.Pra,në këtë rast,të flas unë për shkrimtarin nobelist Tagorën,më duhet që të kem njohuri për te dhe krijimtarinë e tij.E për fat të keq,krijimtaria e tij është shumëdimensionale,derisa te ne,pë fat të mirë, njihet shumë pak.Nga ky aspekt unë do ta jap një analizë personale rreth romanit të tij ‘’Stuhi në Gang’’,ngase vepra tjera të tij(sa kam mundur të shoh) nuk ka të përkthyera në gjuhën shqipe.Paradoksi më i madh në këtë rast është ky:romanin përkthyesi nuk e ka përkthyer nga origjinali,por nga një gjuhë e dytë.Kjo bën që lexuesi të jetë edhe një hap më larg origjinalit,dhe të hamendet duke mos e kuptuar në është në ambient indian,rus ,apo shqiptar!
Dihet se autori këtë roman e ka shkruar para njëqind vjetëve,dihet edhe se nga ajo kohë e gjer më tani kanë ndryshuar shumë gjëra dhe shumë botëkuptime.Prandaj nuk e shoh të arsyeshme të hy në çështje të thella – ngase nuk I njoh ato.Kështuqë unë do të përqëndrohem në vetëm pak pika duke u munduar të nxjerr nga aty pikëpamjet e mia.Thënë drejtë,gjatë leximit të librit lexuesi humbet duke u thelluar dalngadalë në ngjarje.
Tematika e veprës është dashurore,por autori si çdo autor tjetër që shkruan,jep ca njohuri të tij rreth shumë aspekteve jetësore.Fjala bie në ndasitë fetare që pengojnë në një mënyrë bashkimin e dy të rinjëve,pastaj ato shoqërore të ndarë në shtresa etj.etj.Autori në këtë rast ka një vision të qartë rreth të gjitha problemeve me të cilat preokupohej shoqëria në atë kohë,dhe mundohet që të ngrisë zërin në këtë rast për të ndikuar sadopak në traditat e gabuara duke u munduar që ti ndryshojë ato.
Që në fillim të leximit të romanit,lexuesi e kupton se bëhet fjalë për dashurinë dhe për raportet e të dashuruarve.Ngjarja zhvillohet në një ambient intelektualësh siç është shtëpia e Onodi-babus,ku ky jeton me djalin e tij Xhogendron dhe vajzën Henmolinën.Romeshi,që është personazhi kryesor,banon afër shtëpisë së Onodi-babus.Ky,çdo ditë shkon të pijë çaj te ta.Aty është edhe Okhai që me karakterin e tij injorant,bën që të jetë i pranishëm thuaja se tërë kohën në rrjedhat e ngjarjes.Në fillim ky duket si rival i Romeshit,por me kalimin e kapitujve kuptohet se luan më shumë rrolin e një hetuesi dhe vëzhguesi.Xhogendroja,shoku i fëmijërisë së Romeshit dhe vllau i Hemnolinës,me kryeneçësinë e tij dhe kapjen e ngjarjeve si të zgjidhura,për çdo ngjarje dhe rrjedhë të jetës,kaplohet emocionalisht.Duke dashur të i zgjidhë ato,ky i ngatërron edhe më tepër.Hemnolina është studente ashtu siç është edhe Romeshi.Kjo është e pasionuar pas leximit dhe arteve.Simpatia që kanë këta dy të rinjë mes vete,krijojnë konfuzion te lexuesi deri në fund të ngjarjes.Pas fatkeqësisë që pëson Romeshi në tragjedinë që e shkakton stuhia në lumin Gang,derisa po ktheheshin krushqit nga fshati ku e kishin marrë nusen për te,ku të gjithë mbyten pos tij dhe nuses.Më vonë ky e kupton se kjo nuk është nusja e tij.Në tërë ngjarjen e romanit,Romeshi është i konfuzuar me vetveten ngase autori e sprovon karakterin e tij duke e vënë para dy alternativave,një Hemnolina dhe e dyta Komola.Derisa e para është një vajzë e zgjuar,intelektuale dhe e kohës d.m.th. e kalibrit të Romeshit,e dyta është një vajzë e thjeshtë,e çiltërt dhe e vuajtur.Shrimtari,në këtë rast,Komolën e futë në lojë dalngadalë duke i treguar tiparet e saj të bukura,duke e vënë në lartësitë e perëndive.Komolën dhe bukurinë e saj,autori e krahason me Onnpurnën dhe Lakshminë,dy perëndi induse.Pra,edhe vetë lexuesi hamendet në këtë rast.Hemnolina është e Romeshit pork y nuk e ka ate,ndërsa Komolën e ka por nuk është e tij.Ndodhin shumë peripeci,vuajtje dhe hamendje të cilat shkaktojnë tronditje te secili personazh,por më në fund çdo gjë përfundon mire – me happy end.Rrjedha e ngjarjes merr kahjen e vetë
Me futjen në lojë të Nolinakhut.Autori këtë personazh sikur e lë kah fundi i ngjarjes,duke ia marrë gjithë autoritetin Romeshit.Pra,ngjarja fillon me Romeshin ndërsa përfundon me Nolinakhun.Të dyja personazhet kryesore femra:Hemnolinën dhe Komolën,fati i dërgon në duar të Nolinakhut,derisa ia merr nga duart Romeshit.Në këtë rast,të katër personazhet e kuptojnë më në fund se dashuria nuk imponohet por dhurohet.Ngjarja ka rrjedhoja dramatike ku dalin në pah shumë probleme shoqërore të asaj kohe.Personazhet në një mënyrë janë vetë ata që përfaqësojnë shtresat e ndryshme shoqërore.Edhe shkrimtari në një rast e pranon se:’’në jetë ndodhin ngjarje kaq të çuditshme sa që shkrimtari i ndrojtur nuk guxon kurrë t’i shkruajë as edhe në një roman fantastik.’’Këtu pra,ky e pranon se edhe vepra e tij,në këtë rast ky roman,ka mangësi d.m.th.nuk është i përkryer.
Ky mund të jetë përshkrimi im në pika të shkurtëra i tërë ngjarjes së romanit,pa hyrë fare në detaje.Nëse më duhet të shtoj tjetër,atëherë mund të them se autori i romanit më mahnitë me njohuritë e tij që ka për shëndetsinë,gastronominë,psikologjinë,etikën dhe muzikën.Po e marr shembull një rast ku ky tregon se njeriu i dobishëm për shoqërinë,siç është intelektuali,ka nevojë për një grua që ti shërbejë atij duke bërë punë të madhe sepse në një mënyrë do të kryente një detyrë ndaj vetvetes.Si model e merr Komolën duke e krahasuar me Hemnolinën.Një kontrast në një anë dhe Koinçidencë në anën tjetër.
Kulminacioni i tërë veprës është vetë njeriu.Njeriu pra është ai që sfidohet nga të tjerët dhe është ai që sfidon të tjerët.Këtë analizë do ta përmbyllja me një citat të shkrimtarit të nënvizuar nga kjo vepër,ku thuhet:’’sa i vetmuar është shpirti i njeriut.’’E unë do të shtoja këtu se:shpirtin e njeriut e bëjmë ne të vetmuar – me vetminë tonë.
E nëse juve lexues të dashur të këtij esseu ju intereson më shumë të dini rreth kësaj,ju preferoj që ta lexoni këtë roman që besoj se do t’ju relaksojë dhe do t’ju largojë sadopak nga monotonia dhe depresioni që ju vie nga rutina e njejtë ditore.
P.S.
Nuk e di por…këtë analizë të këtij romani e pata shumë të vështirë që ta nis,e edhe më vështirë që ta përfundoj.Besoj se kam thënë diçka në këtë rast.
4/5/6/8/9/shtator/’09
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faruk Buzhala: Syçkat
» Faruk Buzhala: Der Unerwunschte
» Faruk Buzhala: Reklama
» Faruk Buzhala: Llafazanja ime
» Faruk Buzhala: Lolita
» Faruk Buzhala: Der Unerwunschte
» Faruk Buzhala: Reklama
» Faruk Buzhala: Llafazanja ime
» Faruk Buzhala: Lolita
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi