Monda Korca: Ne nuk i kishim faj askujt... - -poezi - nga- Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Ne nuk i kishim faj askujt... - -poezi - nga- Raimonda Moisiu
Monda Korca: Ne nuk i kishim faj askujt... - -poezi - nga- Raimonda Moisiu
U ngjize në një natë të bukur dhe me hënë, biri im.
Ishin castet më të bukura që provoja
unë me të dashurin tim,
Atin tënd!
Erdhe në këtë jetë papritur, padashur
Pa dashur? Po...
Unë
sapo kisha kaluar prakun e adoleshencës.
I braktisa lodrat
me filma multiplikativë,
me gërshetat e mia
për ty, i shtrenjti im.
Të mbajta,të dhashë shpirt nga shpirti im,
në brëndësi të trupit tim,
aty ku merr frymë jeta për cdo qënje
që vjen në jetë.
Të rrita me qumësht e paqumësht
një jetim me baba gjallë
Të gjithë na shihnin me përcmim biri im.
Për ty
o fryt i dashurisë sime të parë
durova kaq breshër që binte
mbi supet e mia të brishtë
si trëndafilat
mbi shpirtin tim që u gjënd papritur
para sulmit të hipokrizisë së kësaj bote.
I durova për ty
që trokisje në barkun tim
kur të gjithë më braktisën një ditë.
U rrite biri im,mes halleve,
erdhi shpejt mosha jote e adoleshencës
një ditë me the:
Do iki larg, larg mëma ime,
të varfër jemi,
nuk kemi veturë,
nuk kemi pallat me kopësht,
nuk kemi rrobe të shtrenjta për ty!
Do të t’i sjell unë, nënë,
nuk do të vuajmë më
duromë pak nënë pa më parë!
Lotët e mi të ndiqnin pas në gomone,
sikur ujrat e kripur të detit.
Rrija me orë me sytë në xhamin e dritares
Se mos vije ti.
Kafshoja buzët kur takoja shokët e tu
Që grindeshin për llotosportin.
Ndiqja me sy atë vajzën që më shihte plot trishtim
Kur ti ike,
Ajo kaloi disa muaj poshtë dritares sonë duke parë lart.
Një ditë,
Më së fundi
E pashë që po puthej me dikë tjetër ,
në cepin tjetër të rrugës.
Sa kam qarë, moj shpirti i nënëns atë natë....!
Kaluan ditë me ditë, me muaj e me vite
M’u mbush koka me thinja duke të pritur ty!
Shoqet më thonin se isha prishur kaq shumë,
Kisha qënë më e bukura e tyre dikur.
Një ditë,
Ndërsa thërrisja nëpër erë emrin tënd,
Era,
E vetmja qënie e sinqertë në tërë jetën time
Më mërmëriti duke vërshëllyer
“Djali yt ka rënë në dashuri”!
Sapo nisa të gëzohesha,
Era,
Më dërgoi disa pika shiu në vënd të lotëve të saj
Nisi të qante edhe ajo
Më mërmëriti
“Ka rënë në dashuri djali yt me një
hije te bardhë.
Ajo
e josh,e ledhaton e dëfren e flirton me të.
Dashnorja e djalit tënd
është shtriga plakë
që e josh me hiret e saj të plasteluara,
E bardhë si qumështi“
Mos!- klitha mes lotëve
Unë nuk e pyeta erën,
për emrin e shtrigës së pashpirt
që të shtrydhte.
Ajo ishte Droga.
Aq shumë u dashurove pas saj,
sa një ditë me kthetrat e shiringës,
të gjetën të dehur pa frymë, pa jetë
në një nga rrugët e atij qyteti të zhurrmshëm
plot drita, muzikë e lule.
Ndërsa unë, qaja pas xhamit!
Nuk më dhanë vizë të vija të t’i puthja sytë e mbyllur
shpirti i nënës.
Kur ma dhanë më së fundi vizën
poshtë kangjellave të ambasadës
nuk kisha para për biletë.
Kur shkova të prostituoja
për biletën tënde
për herën e parë në jetën time
që të puthja sytë e tu të mbyllur.
Ai..
Ai, zotëria klithi:
“Nuk kam ardhur të më qash!
Kam ardhur të dëfrej!”
Shpirti i nënës
Ne nuk i kishim faj askujt!
Do të takohemi në parajsë që të dy
Ja!
Pritëm dhe mua, po vij...
I lutem për ditë vdekjes
sapo vjen muzgu
si faqet e tua
kur më ike nga preheëri
Nuk fut asgjë në gojë
Dua vetëm një gjë
Të vij
Sa më parë
Në atë cep të qiellit
Ku të degëdisi
Shoqëria njerëzore.
Lamtumirë jetëëëëë
Që të desha aq shumëëëëë!
Dhe ti,
Nuk pate nevojë mëëë..
As për mua, as për birin tim
As për lotët e mi!
Nga Raimonda Moisiu
Hartfortd CT USA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Pas nje tradhetie.....-poezi - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Pas nje tradhetie-poezi-nga-Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Pas nje tradhetie.....-poezi - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Nje buzembremje-poezi nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Pas nje tradhetie-poezi-nga-Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi