Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Data “17” është gabim, duhet “28”;- nga e djathta: Kadri Osmani dhe Avdullah Rrustolli. Prapa tyre nga e majta: Remzi Bunjaku, Mehë Uka, Rrahim Rama, Raif Çela, Agim Vishi, Ibush Vishi, Bexhet Imishti, Ramë Buja, Enver Topalli, Ajet Duli, Nexhmedin Gërguri, Mahir Ibrahimi. |
Nga Baki Ymeri
Para një jave, nga adresa elektronike e një ishaktivisti të shërbimit të fshehtë të UDB-es jugosllave, arriti edhe në adresën tonë një pamflet me insinuata të montuara kundër patriotit të shquar kosovar, Kadri Osmani. Nuk është hera e parë kur ata që nuk janë në gjendje ta braktsin sherrin ballkanik për denigrimin e vlerave të demokracisë, dalin në fushë të mejdanit me një gamë shpifjesh, gënjeshtrash, trillimesh dhe montimesh të kurdisura për përçarjen e kombit në baza fetare apo politike. Kush janë ata që lehin kundër Zemrës Shqiptare dhe vlerave të larta të atdhedashurisë! Ata janë ata që s’janë (!?!). Ata janë ata që kanë qenë e kanë mbetur instrumente inkonshtiente të ultranacionalizmit që merren me të shkuarën në vend të ardhmërisë, breshka ballkanike që hapin varre duke e bërë mizën buallicë, mushka komuniste që kërkojnë lesh në lëvore veshë. Kadri Osmani është ai që ka thënë se më shumë vlen një kokë dashi se sa një kokë udbashi. Kadri Osmanin e njohim si një tribunë e mirëfilltë e atdhetarizmit shqiptar, gjithmonë në shërbim të atdheut dhe demokracisë, veteran dhe mbrojtës i zjarrtë i vlerave demokratike të Kosovës, editor i Shqipërisë Etnike, me një kontribut të jashtëzakonshëm për demaskimin e propagandave antishqiptare të Beogradit, dhe me një serë veprash, artikujsh dhe komentesh publike për fshikullimin e çapaçuleve të sëmura të pseudopatriotizmit enverist. Ja se ç’shkruajnë dashamirët e tij!
Gjergj Kabashi: Gëzim vëllai! Është e vërtetë se Kadri Osmani ka vuajtur shumë në burgjet serbe dhe është, pa dyshim, një ndër viganët e lirisë sonë, andaj pavarësisht se çka thotë ai ndonjëherë, ia qëllon a s'ia qëllon, atë nuk duhet lënduar dhe ai që e ofendon me një fjalë të vetme është barbar, primitiv, i lig, i dyshimtë a çka të duash! Madje në këtë vështrim edhe ato marrëzira që ia ka thënë dikush ndaj tij, janë të padurueshme andaj të kisha lutur që asgjë mos lësho në revistën tënde që e fyen dhe vë në dyshim veprën e tij gjigande atdhetare. Kishte shkruar edhe njëfarë Isë Hogoshti, pseudonim, duke trilluar mëkate të natyrës UDB-ashe, por ato janë krejt të pavërteta, miku im. E dij mjaft mirë natyrën e luftës speciale të hijeve të fshehta të shqiptarisë, andaj ruaje Kadri Manin nga fyerjet e ofendimet e mbeturinave të kriminelitetit komunist! (Norvegji, 15 janar 2009)
Gëzim Marku: Njerëzit kapen pas gjërave të vogla, kurse mua më interesojnë ato të mëdhatë. A e dini se Kadri Mani ka vuajtur 17 vjet nëpër burgjet serbe? A e dini se pse është dënuar? Vetëm imagjinoni se çdo të thotë! Kadri Mani është dhe do të mbetet një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzoni sot! (Angli, 14 janar 2009)
Agim Gashi: Miq të dashur! Pa u hap shumë në këtë propagandë të ndytë kundër Kadri Manit, marr guximin të shkruaj mendimin tim rreth tij dhe veprimtarisë së tij letrare dhe patriotike. Ju dikush që sot e sulmoni Kadriun, dikur kur Kadriu hante në pjatat e palara të burgjeve serbe, keni ngrënë në një tryezë me pjata porcelain, së bashku me armiqët e popullit! Eshtë çudi pse sulmohet ky njeri dhe pse kërkohet me çdo kusht koka e tij! Dihet mirëfilli se Kadriu i ka disa rrebe të tija, që ka dëshirë të sulmoj ndokend, por jo gjithmonë pa arsye, andaj dikujt nuk i pëlqen kjo dhe gjuhet në sulm. Mbrojtja më e mirë është sulmi! Më vjen keq për disa njerëz që bien në grackat e atyre spiujve që edhe në emër dhe email të dëshmorëve mundohen ta diskreditojnë njeriun i cili punon pa ndalë për të mirën e kombit ashtu si di, mirë apo keq ai punon dhe nuk ndalet. Duke marrë parasysh vitet e burgut që ka kaluar Kadri Mani në kazamatet sllave, është dobësi tani të kërkohet linçimi i tij sipak kutit sllav me metoda udbeske të cilat dikush i ka hangër me shpinë e dikush ka hangër nga to!
Ta sulmosh Kadri Manin, jo që është çmenduri por edhe një budallallëk që nuk lahet as me ujin e Drinit! Fundja sa është Kadri Mani "kundër" dy figurave të kombit, ai e ka treguar me vepër duke ua dedikuar që të dyve nga një libër, duke u shkruar poezi e artikuj. A nuk është absurde tani të sulmohet njeriu i ilegalës së orëve të para duke rënë në grackat e udbashëve dhe spiujve ordinerë! Si mund ti besohet një letre të një personi i cili shfrytëzon e-mailin e dëshmorit të kombit dhe emrin e Tij për ta diskredituar njeriun! Por më absurde më duket se si bien njerëzit në grackat e të tillëve?! Këto përçamje të cilit do prej nesh nuk qojnë në rrugë njerëzore, civilizuese e as patriotike. Njerëzit që në shpirt kanë vetëm sensin e grindavecit nuk mund të jenë njerëz normalë e as të punojnë dhe veprojnë për të mirën e kombit e atdheut.
Toleranca është vyrtyt të dashur miq. Falja e rritë njeriun dhe e bë atë me plotkuptimin e fjalës njeri. Kujtoni pajtimet e gjaqeve të vitit ´90-të. Cilët ishin heronjët e atij aksioni? A vallë mos ishim ne që vraponim odë me odë e fshat më fshat për të pajtuar? Jo të dashur miq! Heronjët ishin ata që falnin se po mos të falnin ata ne do kishim bredhë së koti. Andaj aperloj tek të gjithë Ju të dashur miq: Bëhuni tolerant, falni gabime, falne mikun, mos shiqoni të nxirrni dhjam nga pleshtat për ta dikredituar njeriu që dha për atdheun aq sa nuk pati më. Mos u besoni njerëzve anonimusa, me adresa të rrejshme, me emra të huaj sepse fundja armiku është duke punuar të na përçajë bile më shumë se kurrë. Ata e dinë se përçarja është fitore e tyre, e atyre që na vranë e torturuan, e atyre që na hodhën tritole edhe në shtëpija e në shtretërit e fëmijëve tanë. Qumshti kur gufon ai derdhet dhe qelbet nga djegja! Me shpresë se njëri tjetrit do i kërkoni falje, do ia shtrini dorën si vëllau/vllaut, Ju përshëndes duke Ju sugjeruar për maturi njerëzore e civilizuese! (Gjermani, 14 janar 2009)
Dardan Drenica: Shumë i nderuari Baki! Interesant ky pseudopatriot! Nuk e besoj se është nga Lugina e Preshevës ashtu siç shkruan ai! Kjo farë enveriste është mësuar me gjuajt gurin dhe me mesheh doren. Askush me mire se vete Kadriu nuk ka mundesi me dite se kush mshifet prapa ketij pseudonimi. As Kadriu nuk e ka leht me dite, sepse keta jane njerez te sigurimeve cilet kane mbledh materiale dhe dine shume per secilin prej nesh, por mjerisht edhe ato qe i dine i krehin dhe montojne sipas deshirave te tyre, gjithnje duke vepruar sipas stilit komunist te vendeve te diktatures. Me pelqeu shume letra e Gjergj Kabashit qe i kishte shkruar Gëzim Markut. Me kete intervenim ka treguar se eshte burre dhe e thote te verteten, edhe kur eshte ne pyetje familja e tij. Te lutem mos heshtni por perkrahne Kadriun i cili ka punuar shume per interesat e ceshtjes sone kombetare! Mjerisht per Kadriun nuk eshte kujdes asnje institucion i Kosoves. Ai sot jeton ne nje gjendje hiq te mire shendetesore dhe materiale. Une perpos punes qe bej per cdo dite, kam edhe shume halle tjera, pra nuk kam kohe te shkruaj. Asnjehere mos u bazo ne ato qe shkruan nje sigurims! Ai p.sh. mund te shkruaj se eshte nga Presheva, nga Lushnja apo Gjirokasta, por mund te jete nga Prishtina. (Zvicër, 16 janar 2009)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadri Mani: Kosovica e vogël e trimave të mëdhenj!
» Baki Ymeri: Rafi Halili - Ikona shqiptare e Kushtrimit të Lirisë
» Abas Fejzullahu:JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON VEPRIMTARIN E LIRISË KADRI MANI
» Kadri Mani: Çka është liria?
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri: Rafi Halili - Ikona shqiptare e Kushtrimit të Lirisë
» Abas Fejzullahu:JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON VEPRIMTARIN E LIRISË KADRI MANI
» Kadri Mani: Çka është liria?
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi