Baki Ymeri: Rafi Halili - Ikona shqiptare e Kushtrimit të Lirisë
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Rafi Halili - Ikona shqiptare e Kushtrimit të Lirisë
Rafi Halili - Ikona shqiptare e Kushtrimit të Lirisë
Besa shqiptare, ideali kombëtar, sinqeriteti dhe respektimi vlerave morale ishin vetitë më të çmuara të karakterit të tij. Ato ishin dhe janë, ngase Rafiu është mes nesh, ndërsa politikanët tanë që anashkalojnë interesat nacionale për interesa personale, nuk janë politikanë por lepujt e servilizmit që tremben nga hija e vet.
Nga Baki Ymeri
Në Tetovë, pra disa muajsh u promovua libri i Rami Kamberit “Ikona e Organizatës Politike Kombëtare Kushtrimi i Lirisë”, monografi për Rafi Halilin në 60 vjetorin e lindjes së tij. Kjo vepër i dedikohet veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare të rajonit të Tetovës, Rafi Halili, simbol i gjallë i atdhetarizmit shqiptar. Për autorin ky është një libër historiografik që ka një histori të ideologut dhe simbolit të qëndresës shqiptare, themelues i organizatës “Kushtrimi i Lirisë”, me një program të qartë dhe një betim të shenjtë. Vepra në fjalë është e mbrujtur me elemente të panjohura për njohjen e një figure kombëtare dhe, siç shprehet zoti Kamberi, përmban pamje historike dhe qëllimin e administrimit në kuptimin juridik e ushtarak të së drejtës legjitime për veprim, për realizimin e një shteti shqiptar në trojet shqiptare të pushtuara nga perandoria Jugosllave, më qëllim të bashkangjitjes së tyre me shtetin amë. Ndërkohë, gjatë përurimit, edhe vetë Rafi Halili i cili u burgos disa herë nga ish/pushteti komunist, u falënderua për këtë libër dhe për zbardhjen e disa momenteve të cilët deri më tash ishin të panjohura për popullatën.
Përndryshe, për këtë libër vlerash të veçanta, Rami Kamberi u shpreh se është një dhuratë simbolike për veprën e Halilit. Ndërkaq, në sallën e Pallatit të Kulturës në Tetovë, miq, ish/veprimtarë, intelektualë dhe personalitete tjera nga Tetova dhe viset e tjera, ishin tubuar për të marrë pjesë në promovimin e këtij libri i cili flet për një të kaluar jo shumë të largët, pasi që fati i Rafi Halilit është i lidhur ngushtë me fatin e popullit shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni, jo vetëm në atë kohë. Autori thekson se në jetën e përditshme shpesh thuhet se koha i shëron plagët: „Mu për këtë arsye vendosa të shkruaj, ngase në dhomën e krijimit, ditë e natë më ngacmojnë peneli dhe pena që të nxit të krijosh, duke vështruar përballë portretin e ikonës së Kushtrimit të Lirisë, i cili duke ia vjedhur trupit gjakun, mes xhelatëve e tradhtarëve në krahun e djathtë të murit, në dhomën e spitalit të qytetit, shkruan me gjakun e tij: “Rroftë Shqipëria e Bashkuar!“, një parollë e zjarrtë që tërboi xhelatë e tradhtarë.
Sipas Rami Kamberit, Rafi Halili është emri i portretit të ikonës Kushtrimi i Lirisë: Ai që lirinë nxori nga gjaku/ Duke shpuar plagën me gisht/ Në mitingun e fjalës së madhe/ Bëje ose vdis shqiptari/ Shqipërinë bëje Shqipëri!” Kështu thekson autori dhe vazhdon: Rafi Halili është ai që shtatin e zgjon çdo mëngjes në arën e qethur përballë Kalasë së qytetit, duke e përsëritur amanetin e maleve: Mos e shkel besën pa e dhënë jetën!” Rafi Halili studjonte para 40 vitesh drejtësinë në Prishtinë. Për nga natyra ishte i shkathët, i zhdërvjelltë, mikpritës, komunikativ dhe dashamir i madh i librit shqip dhe gazetave shqipe që ia sillnim nga Bukureshti, edhepse shumica sosh ishin të botuara në Tiranë. Ja betimi i organizatës së tij: “Unë, Shqiptar Shqipëria, i biri i tokës Shqipëri që më pagëzoi shqiptar: betohem para flamurit dhe kombit tim se: do të veproj për lirinë dhe bashkimin e atdheut në një shtet, duke ia falë edhe jetën. Në moskryerjen detyrës apo të dështimit tim, në emër të popullit, pajtohem të dënohem me vdekje. Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria!”
Besa shqiptare, ideali kombëtar, sinqeriteti dhe respektimi vlerave morale ishin vetitë më të çmuara të karakterit të tij. Ato ishin dhe janë, ngase Rafiu është mes nesh ndërsa politikanët tanë që shkelin interesat nacionale për interesa personale nuk janë politikanë por lepujt e demokracisë që tremben nga hija e vet. Monografinë kushtuar Rafi Halilit na e dërgoi miku i tij i ngushtë, Iljaz Kamberi nga Gjermania, një nga shqiptarët e panumërt që ka derdhur djersë e para për mbarëvajtjen e lëvizjes kombëtare dyzet vjet me rradhë. Në këtë vepër përshkruhet besnikëria e dashamirëve dhe qëndresa e Rafiut para bishave të spiunazhit antishqiptar. Në faqet e këtij albumi patriotik prej 476 faqesh defilon ndjenja e solidaritetit ndërshqiptar dhe kodoshllëku i udbashëve shqipfolës që delnin në gara për rroga të majme dhe funksione të larta duke shkelur mbi gjakun e shqiptarëve që militonin për liri, drejtësi, barazi dhe bashkim kombëtar. Vepra e Rami Kambert ka edhe karakter humanist. Në një moment kur Rafiun e kishin përgjakur policët sipas urdhërave të inspektorëve të sigurimit, viktimën e shpiejnë në spital dhe mjeku maqedon duke respektuar rekomandimet e Hipokratit, e përjashton nga salla udbashin shqiptar që i thoshte mjekut mos të ketë mëshirë ndaj „këtij iredentisti shqiptar”.
Autori i monografisë kishte nevojë për kujtimet tona për heroizmin e Rafi Halilit dhe biografinë e tij revolucionare, por duke shfletuar faqet e këtij monumenti editorial, konstatojmë se Rami Kamberi ka krijuar një vepër origjinale, duke e dinamizuar me dokumente dhe fotografi në kolor, duke prurë para lexuesit një vëllim dëshmishë autentike të atdhetarizmit shqiptar ku përshkruhet vendlindja, fëmijëria dhe shkollimi, vertikaliteti dhe interesimi për identitetin, sakrificat për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare, rezistenca dhe qëndresa shqiptare, demonstratat e vitit 1968 në Tetovë dhe ato të vitit 1981 në Kosovë, ndërlidhjen e Rafiut me veteranët e patriotizmit shqiptar, idiotizmin e shqiptarëve të shitur dhe tërbimin e policisë pansllaviste, krijimin e grupeve guerile dhe platformës politike për organizim dhe riorganizim, dënimin fillimisht me 7 e më vonë me 20 vjet burg të rëndë, stoicizmin dhe persekutimet në burgjet jugosllave, krijimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, betejat e vitit 2001 për (mos)desovjetizimin e Maqedonisë etj.
Çka bëjnë shqiptarët e mjerë, pyeste Gjergj Fishta në kohën e tij. Shumë vështirë kam arritur ta kuptoj se gjëja më e vështirë për ta shprehur në këtë botë, që nga krijimi i njeriut, ka qenë dhe mbetet e vërteta! Është aq vështirë të thuhet e vërteta, sa që krijohet përshtypja se e shkreta nuk ekziston fare. Kështu është gjithkund në botë, por ndër shqiptarë veçanërisht, sepse, shqiptarët janë përbuzësit më të vendosur të së vërtetës: të gjithë flasin me mburrje por masivisht e përbuzin në vepër. Askush sinqerisht nuk e do, sepse të gjithë ata që janë përpjekur t'i dalin zot së vërtetës, e kanë paguar shtrenjtë, me pësime e vuajtje të pakufishme, madje edhe me kokën e tyre! Kështu do të shprehet këto ditë një zog i atdhetarizmit shqiptar nga Kosova, dhe fjalët e tij ta përkujtojnë Rafi Halilin që militonte për triumfin e së vërtetës, por e vërteta dëshmon se vila dhe pasuri të patundur, funksione dhe limuzina luksoze nuk posedojnë ata që militojnë për të vërtetën por kungujt e politikës ballkanike që ende s’kanë nxjerrë ligj në Parlament për depensionimin e udbashëve të Maqedonisë dhe pensionimin e shqiptarëve dhe maqedonëve të persekutuar nga UDB-a jugoslave.
BOX
Rafi Halili, Mandela i shqiptarëve të Maqedonisë
Nga massmedia elektronike kuptojmë se më burgun e Idrizovës ku qëndronte Rafiu, do të njihet me organizatorët e protestave të vitit 1968 në Prishtinë, si Rexhep Malën, Hasan Dërmakun dhe Xhafer Shatrin. Rexhep Mala më vonë vritet nga policia e Sërbisë së bashku me Nuhi Berishën në vitin 1984 në luftë me policinë sërbe. Të njëjtin fat e pësoi më vonë edhe miku më i ngushtë i Rafiut, Gafur Loku, dëshmor i kombit, i vrarë nga policia serbe në oborr të shtëpisë së tij në Han të Elezit.
Urim Hasipi: Nëse populli afrikanojugor do të mburrej me Nelson Mandelën, Kosova me Adem Demaçin, atëherë padyshim se shqiptarët e Maqedonisë do të mburren me figurën e Rafi Halilit. Ai qëndroi në burgjet e ish Jugosllavisë më shumë se dhjetë vite, duke përjetuar lloj lloj torturash nga më të rëndat deri tek ato ç`njerëzore. Megjithatë, edhe pse katër herë u dënua ai nuk hoqi dorë nga qëllimi i tij jetësor, bashkimi me Shqipërinë dhe këtyre qëndrimeve ky mbinjeri u qëndroi besnik tërë jetën. Puna më e vogël për këtë njeri ishe që të rrezikonte vetveten për një ideal ndonëse shpesh herë rrezikoi edhe familjen e ngushtë. Po kush është ky njeri, të cilin e shohim në Çarshinë e Tetovës, duke gdhendur figura të ndryshme kombëtare që vetëm dora e tij di t`i bëjë.
Ai ka edhe një vendbanim tjetër, në malësinë e Sharrit, një kasolle ku shkon dhe prehet me kujtimet e tija, atje ku edhe kaloi një pjesë të jetës së tij, atje ku në mendimet e tija harton kufijte e Shqipërisë së bashkuar. Rafi Halili, u lind në fshatin Gjare, të vitit 1950, në një familje bujare dhe të fisme, ku edhe kreu shkollimin fillor. Vitet e shkollimit të mesëm në Tetovë, nuk i përjetoi si krejt tjerët, sepse që në vitin e dytë arrestohet,1967 kur bashk me një shok nga Kosova Gafur Lokun, vendosin flamurin kombëtar shqiptar në një rrugë të Tetovës. Arrestohet dhe mbahet në burg, ku përjeton tortura nga më të ndryshmet. Këto janë vitet kur edhe në Kosovë por edhe në Tetovë, organizoheshin demostrata, ndërsa Rafiu, edhe në këto ngjarje nuk qëndroi indiferent. Në demostratat e vitit 1968 ai morri pjesë aktive në ato, ndërkaq, ai në disa raste qeron hesapet fizikisht me policinë. “Me tre shokë nga Kosova Gafurr Loku, Idrizi dhe një tjetër që s’mund t’ia kujtoj emrin, filluan ta sulmojnë me gurë e shufra hekuri policinë. Ishim të provokuar nga prezenca e shovinistit Sllavko Janevski, i cili në sytë tanë e dogji flamurin shqiptar.
U betuam që këtë fotograf do ta likuidojmë, rrëfen Rafiu dhe shton se pas përfundimit të demonstratave u arrestua menjëherë dhe u dënua me 30 ditë burg, duke ia montuar akuzën gjoja se paska brohoritur “Rroftë Shqipëria!”, “Poshtë tradhtarët” etj. Ky ishte dënimi i dytë me burg, të cilin e mban në Tetovë. Atëbotë Rafiu, ishte nxënës i vitit të tretë në shkollë të mesme. Për një vit, Rafiu, dy herë prangoset dhe kjo ka mjaftuar që autoritetet e shkollës të marrin vendim që ai të përjashtohet nga shkolla. Në këtë kohë ai do të gjendet në shumë qytete të Kosovës për të kërkuar vazhdimin e shkollimin, ndërsa arrinë që në Kamenicë të vazhdojë shkollimin dhe të kryejë vitin e tretë, kurse vitin e katërt e përfundon në gjimnazin e Tetovës. Një kohë të gjatë ky njeri i gjallëruar dhe i palëkundër do të aktivizohet që të punojë në ilegalitet për të mobilizuar shqiptarët e Maqedonisë drejt idealit jetësor.
Megjithatë edhe këto aktivitete në organizatën “Kushtrimi i Lirisë” nuk ngelën pa u hetuar nga pushteti i atëhershëm. Përmes një memorandumi në emër të 500 mijë shqiptarëve ai u drejtohet pushtetmbajtësve të Jugosllavisë që të gjithë shqiptarët e Jugosllavisë të bashkohen me shtetin amë. Në burgun e Idrizovës ku qëndronte Rafiu, do të njihet me organizatorët e protestave të 68 në Prishtinë si Rexhep Malën, Hasan Dërmakun dhe Xhafer Shatrin. Rexhep Mala më vonë vritet nga policia kriminale e Serbisë së bashku me Nuhi Berishën në vitin 1984, në luftë të pabarabartë me policinë sërbe. Halili nuk duronte dot asnjë padrejtësi që bëhej ndaj të burgosurve sidomos ndaj shqiptarëve dhe për këtë ai shpesh herë hynte në grevë urie, ndërsa policët e burgut ishin gjithnjë e më brutalë ndaj tij. Menjëherë pas daljes nga burgu, formon në Tetovë organizatën “Kushtrimi i Lirisë”. Vendos pamflete në qytetin e tij dhe përpiqet që me një grup shokësh të organizojë domostrata në Tetovë, në shenjë përkrahjeje të demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë. Në organizatë inkuadrohen edhe anëtarë tjerë të familjes së tij, e sidomos e ëma dhe motra, të cilat japin një kontribut të çmueshëm në shpërndarjen e memorandumit si dhe të pamfleteve nëpër Tetovë dhe qytete të tjera të Maqedonisë, madje edhe në Kosovë.
Rafi Halili gjithnjë ishte halë në sy për pushtetin e atëhershëm dhe ndiqej këmba këmbës, kurse në mars të vitit 1981 ai arrin të ikë nga një arrestim dhe arratiset në malësinë e Sharrit, ku nuk qëndron këmbëkryq por punon për qëllimin e tij jetësor. Rafiu, tashmë ishte shndëruar në ikonë të vërtetë e shqiptarëve, kurse për armikun ishte tmerr i vërtetë, sepse shpesh herë kur ballafaqohej me ata në Çarshinë e Tetovës, ai nuk nguronte të shtynte ndaj tyre, kurse natën në qytet shpërndante pamflete, kurse kryerësi i kësaj tani më dihej. Policia e dinte se nga kush hidheshin këto pamflete dhe bënte presion në familjen e tij duke e keqtrajtuar nënën e tij, pastaj gruan me tre fëmijët e vegjël, Rinën 8 vjeçe, Shqipërikuqen 3 vjeçe dhe Shqipedëshmorin 2 vjeçar. Edhe emrat e tyre ishin halë në sy për armikun antishqiptar. E arrestojnë gjithashtu edhe vëllain, Vexhiun dhe e denojnë me 5 muaj burg, për shkak të shpërndarjes së pamfleteve.
Pas viteve të ‘80-ta, Rafiu priste që në Tetovë të vijë Rexhep Mala për vijuar kontaktet e mëhershme, por nuk u takuan sepse Mala, para se të hynte në shtëpinë e Rafiut, hetohet nga policia dhe ikën në drejtim të varrezave shqiptare në Tetovë, ndërsa policia gjuan pas tij, por ai shpëton, kështu që dështon takimi i dy idealistve për një bashkim kombëtar. Këtë e rrëfen Halili, i cili flet me admirim për figurën e Rexhep Malës. Në 6 qershor të 1982, Rafiu, kthehet në shtëpinë e tij, gjithnjë fshehurazi, por hetohet nga organet e sigurimit dhe rrethohet nga policia. Kur e kupton këtë, Rafi Halili vendos të përleshet me policinë dhe nuk pranon të dorëzohet. E dinte se dorëzimi do të ishte fatal për atë me shuarjen e aktivitetit të tij. Nuk bindet në urdhërat që vinin nga policia dhe vendos të qërojë hesape me ata duke shtënë. Pasi policia arrin ta plagosë atë, në shenjë hakmarrje ia marrin peng të atin dhe gruan njëkohësisht, duke i keqtrajtuar ato në mënyra më mizore. “Polici më tërhoqi zvarrë dhe më futi në shtëpin e xhaxhait ku pas pak e sollën babain duke e rrahur për të pohuar se jam i biri i tij”, kujton Rafiu ato çaste.
E dërgojnë në spitalin e Tetovës ku nuk trajtohet nga personeli mjekësor, kurse Rafiu në gjendje të vështirë shëndetësore vazhdon të vuajë për idealin dhe jeta në ato momente nuk ishe në pikpyetje për këtë njeri. Pas ndihmës së parë e nisën për në Spitalin e Shkupit me automjet të policisë. Në rrugë e sipër në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur shumë qytetarë për të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur gjatë luftimeve të mbrëmshme, polica e hap derën e makinës duke ua ekspozuar atyre Rafiun gjysmë të vdekur, me plagët që po i kullonin gjak. “Në spitalin e Tetovës më përplasën në dysheme, ndërsa unë me gjakun tim shkruajta “Rafi-Shqipëri”, thotë ai. Edhe në Shkup, trajtohet me duarlidhur dhe pas 19 ditësh qëndrim, si i plagosur në gojë, Rafiu, tani përballet me “hakmarrjen” e policëve me të cilët ishte përleshur. Rafiu tregon se në gjykatë e dërgojnë pas 5 muajve të kaluar në burgun hetues. Atë nuk e lejojnë të flasë. Dy fjalë të vetme që arriti t’i thotë përpara trupit gjykues ishin: “Nuk e respektoj kushtetutën tuaj”, dhe “Lexoni tekstin e Memorandumit që kam shkruar unë!”, thotë ai.
Së pari dënohet me vdekje, kurse më pas me 20, respektivisht 15 vite burg, pasi që i dalin në mbrojtje shumica nga afro 20 dëshmitarë sa i kishin sjellë në gjykatë. Ky ishte dënimi i katërt për Mandelën e shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa dënimin e vuan në Idrizovë ku është rrahur nga gjithë personeli i burgut. Për shkak të rrebelimit dhe futjes në grevë, atij ia rrisin dënimin edhe për një vit, madje në një moment përpiqen ta egzekutojnë. Përkundër mbarimit të burgut atë nuk e lirojnë. Disa shokë dhe bashkëveprimtarë të Rafiut, organizojnë në Tetovë demonstrata të fuqishme në kërkim të lirimit të tij dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë. Pas plot 10 vjetësh të kaluara në pranga, më 7 qershor të vitit 1992, derisa turma ende po demonstronte nëpër rrugët e Tetovës, Rafiu lirohet dhe më një makinë policie nga një rrugë anësore dërgohet drejt e në shtëpi, duke i vënë masa të forta sigurie dhe duke e kufizuar çfarëdo kontakti të tij me njerëz. E tërë kjo bëhet pasi që policia e dinte se ai nuk është shterur në burg, përkundrazi ende kishte adrenalinë patriotike në gjakun e tij, për të vazhduar rrugëtimin e tij drejt një ideali të shenjtë. Lufta e 2001 atë e gjen në një kasolle të improvizuar sipër Tetovës, nga ku ai bënte përgatitje për t`iu bashkangjitur luftarëve.
Megjithatë, burgjet, maltretimet, torturat, ndonëse nuk e kishin thyer shpirtërisht atë, kishin lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetin e tij. Në fshatin Gajre takohet me dy ushtarë të UÇK-së të cilët e marrin me vete dhe e shpiejnë në shtabin kryesor. Pas disa ditë qëndrimi atje, për shkaqe shëndetësore Rafiu detyrohet të shkojë në Prizren. “Vetëm rruga e luftës, vetëm gryka e pushkës shpiejnë drejt realizimit të aspiratave tona kombëtare. Ku është pushka, vërtetë është varri, por është edhe nderi, krenari dhe liria”, thotë Rafiu duke shtuar se kurrë nuk mundë të vritet dëshira e natyrshme e një populli për të jetuar bashkë. Bashkëveprimtarët e tij shprehen se Rafi Halili ka bërë më shumë punë ngaqë mendohet gjatë lëvizijeve të tija, sepse arriti që të vendosë kontakte të shumta edhe në Kosovë, për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, bashkimin me shtetin amë.
Rafi Halili gjithnjë takonte shokë në Sharr, dhe të njejtit i frymëzonte për këtë ideal. Tani më ky njeri tretet si një qiri, dita - ditës, duke u përballur me ekzistencën dhe me harresën nga populli i tij. Ai i dha shumë këtij populli, rrugën e lirisë, trasoi vetëdijen kolektive drejt realizimit të idealeve. I harruar dhe i lënë pas dore ai, vazhdon betejën jetësore për atë që edhe kishte qëllim. Këtyre ditëve e takojmë në lokalin e tij në Çarshi të Epërme, ku gdhendën figura të heronjëve më të dashur të tij, Skënderbeun, Isa Boletinin, Adem Jasharin, shqiponjën dykrenare etj. Ai ende është plot energji dhe vitalitet, ndonëse shihet qartë se jeta e ka lodhur fizikisht, por mban mend shumë detaje nga e kaluara e hidhur. Megjithatë, vitet e paskthimit nga burgu nuk e veniten atë, por i dhanë kurajë të punojë për bashkimin e shqiptarëve, ideal që edhe sot e kësaj dite e ka në zemër dhe flet me admirim, kurse në bisedë e sipër kuptojmë se personaliteti dhe veprimtaria e tij u ka penguar disa njerëzve këtu. Rafi Halili urren postet dhe lakmitarët e posteve, sepse ai është i bindur se bashkimi i trojeve shqiptare gjithmonë u ka penguar qarqeve të ndryshme antishqiptare që mundohen të justifikojnë qëndrimet e tyre gjoja se paskan “frymë proevropiane”.
Post Scriptum
Një dashamir i tij (Shabani), thekson se Rafi Halili është figura më e persekutuar dhe më e përvuajtur kombëtare në Maqedoni. Për Rafiun duhet bërë më shumë institucionalisht. Më e vogla punë që mund të bëhet është rehabilitimi publik dhe zyrtar i veprimtarisë së tij. Ai ka mbajtur 16 vite te plota burgu. Mbi trupin dhe shëndetin e tij është ushtruar terror mesjetar. Këto gjëra nuk duhet fshehur, përkundrazi, duhet të shpalosen, në rend të parë nga shokët e tij. E dimë që mbijeton nga gdhendja e figurave kombëtare në dru. Një herë më pat thënë: ,,Nga sllavët vetëm këtë zanat të mirë përfitova dhe po jetoj ekonomikisht me ata që u motivova për veprimtarinë kombëtare. Po gdhendi në dru figurën e Hasan Prishtinës dhe korifejve tjerë të kombit.''
Berat Luzha thekson se për Rafiun ka dëgjuar para vitit 1981, si një shok shumë i vendosur në trevat shqiptare në Maqedoni: “Kam pas fatin ta vizitoj në shtëpinë e tij pas daljes nga burgu, në vitin 1991, bashkë me Gursel Sylejmanin, tashmë Dëshmor i Kombit. E kam takuar edhe më vonë, në veprimtari përkujtimore në Tetovë. Gjithnjë mbresëlënës për përkushtimin e tij kombëtar. Rafiu ishte shok i ngushtë ideali dhe bashkëveprimtar edhe i, tashmë Dëshmorëve të Kombit, Gafur Lokut e Rexhep Malës dhe i shumë veprimtarëve tjerë. Veprimtaria e Rafiut kapërcen vetëmohimin dhe skalitet në antologjinë persekutuese të shqiptarëve nga regjimi antishqiptar dhe antipopullor titist. E inkurajoj autorin e këtij shkrimi, por edhe autorë tjerë, të vazhdojë gjurmimin e veprimtarisë së Rafiut, me qëllim të zbardhjes së të gjitha detajeve nga jeta e tij epike, por edhe e veprimtarëve tjerë kombëtar, duke i marrë me përparësi dëshmorët e kombit. Sigurisht se shoqëria jonë i mbetet borxh këtij veprimtari të palodhshëm dhe shumë veprimtarëve tjerë, të cilëve nuk u kanë dalë në ndihmë institucionale, në ditët kur ata kanë nevojë për përkujdesje dhe rehabilitim politik e material.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
» Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari
» Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
» Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Dr. Luan Topçiu dhe diplomacia shqiptare
» Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari
» Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
» Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Dr. Luan Topçiu dhe diplomacia shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi